Muhammedi a.s., në shkrimet Zoroastriane

Muhammedi a.s., në shkrimet Zoroastriane

Xhemal Badavi
Përktheu: Arsim Dauti

Muslimanët besojnë se mëshira dhe udhëzimi i Zotit nuk janë kufizuar vetëm se në Lindjen e Mesme, e as vetëm se në fetë e njohura ibrahimiane: Jahudizmi, Krishterizmi apo Islami, porse ato i përfshinë të gjithë njerëzit.

Muslimanët nuk mund të thuan se zoroastrizmi, budizmi apo hinduizmi nuk kanë kredibilitet religjioz apo çfarëdo lidhje tjetër me mesazhin e pejngamberëve të mëparshëm, vetëm se nuk kanë pasur pejngamberët e tyre, sepse Allahu, xh. sh, në Kur’anin fiskni thotë: “secili popull kishte të Dërguarin e vet…“ (Junus, 47) “dhe (dërguam) të Dërguar për të cilët të rëfyem dhe të Dërguar të tjerë për të cilët nuk të rëfyem “ (En-Nisa, 164).

Kjo do të thotë se kanë ekzistuar pejgamberë të cilët nuk janë përmendur në Kur’an dhe nuk përjashtohet mundësia që ata ndonjëherë të kenë qenë të Dërguar të Zotit. Sipas formave religjioze të cilat i shohim tani në ato shkrime, nuk ka shenja të monotoizmit të pastër, ashtu siç proklamon Kur’ani, por është shum e mundshme që në format origjinale të mund të haset monoteizëm i kulluar. Problemi qëndron në atë se me kalimin e kohës ka ndodhur ndryshimi i mësimeve burimore të pejgamberëve të mëparshëm, sepse ato shkrime sipas Kur’anit tregojnë të vërtetën fundamentale: njëshmërinë e Zotit.

Me kalimin e kohës është vështire të njihet se cilat janë pjesët autentike dhe që paraqesin mësimin e pastër të atyre pejngamberëve, ndërsa cilat pjesë janë elemente kulturore të adaptuara apo të huazuara. Megjithatë, Kur’ani tregon se të gjithë pejgamberët kanë folur për ardhjen e Muahmmedit, a. s, dhe kanë dhënë shenjat e ardhjes së pejgamberit të fundit të Zotit. Dhe tani në këto shkrime ekzistojnë disa shenja se i Dërguari, Muhammed, a.s., do të vij.

Paralajmërimet e ardhjes së Muhammedit në shkrimet zoroastriane

Zoroastrizmi si religjion është emërtuar sipas Zoroastrës, reformatorit religjioz të Persisë antike. Zoroastrizmi ndonjëher identifikohet me magionizmin nga magiani ose religjioni i adhurimit të zjarrit. Thuhet se zoroastrasit besojnë në dy zotra: zoti i mire ose zoti i shkëlqimit (dritës) dhe zoti i keq ose i erësirës.

Megjithatë, zoroastrasit sot veten e konsiderojne si monoteistë, duke besuar se Zotit nuk i përngjanë asgjë, se Ai është krijuesi i të gjitha sendeve dhe se askush nuk mund ta shmang mëshirën e Zotit. Një fjali, në mësimet e tyre, thotë kështu: “Syri nuk mund ta sheh Atë e as mendja nuk mund ta kuptojë” (Vidyarthi ). Andaj, mësimet që hasen në shkrimet e vjetra zoroastriane deri diku përputhen me Biblën dhe Kur’anin.

Disa njerëz zoroastrizmin e konsiderojnë si një fe pagane apo zjarrputiste. Mirëpo, transmetohet se, në fakt, zjarri është konsideruar si symbol i afrimit me Zotin ose betim i ndjekjes së dritës së Zotit, madje edhe të përmbajtjes së ligjeve fetare nga ana e njeriut. Ky mësim u ndryshua me paraqitjen e disa personave të cilët filluan ta adhurojnë vetë zjarrin, ashtu që zjarri u bë nga një symbol, në një objek adhurimi.

Në mësimet zoroastriane gjenden disa paralajmërime të qarta mbi ardhjen e Muahmmedit a.s., I pari është përmendur në Zend Avest (kategoria e parë e shkrimeve zoroastriane) i cili thotë se zjarri , që e përdornin ata për djegie të përhershme në tempujt e tyre, do të shuhet. Nga aspekti historik, është fakt se zjarri, për së pari herë në Persi, është shuar me lindjen e Muhammedi, a.s. Shuarja e zjarrit, gjithashtu, mund të shpreh zhdukjen e formës religjioze e cila u zhvillua pas Zoroastrës, për shkak se kur islami erdhi në Persi, mbetën vetëm disa anëtarë të mësimit zoroastrian, kurse të tjerët e përqafuan islamin. Aspekti tjetër i këtij paralajmërimi është se shuarja e zjarrit mund të identifikohet me të ashtuquajturin restaurim i fuqishëm i botës, ndërsa kjo mund të implikojë këndelljen nga falsikimi apo sjellja devijante e cila kishte filluar pas Zoroastrës.

Paralajmërimi i dytë vjen nga Dasatiri (kategoria e dytë e shkrimeve zoroastriane) i cili thotë se njerëzit kur do të largohen nga Rruga e drejtë, atëherë do të paraqitet një njeri nga mesi i arabëve, i cili do ta rrëzoj udhëheqësinë tirane, ndërsa mënyra të tilla të udhëheqjes, në ditët e para të islamit, ekzistonin në perandoritë Persiane dhe Bizantine.

Kurse një udhëheqësi e tillë atëherë ekzistonte në Persi dhe Bizant në ditët e hershme të islamit.

Gjithashtu është thënë se ata, që me rastin e lutjeve të tyre kthehen kah tempulli i zjarrit, në të ardhmen do të kthehen kah tempulli tjetër i cili nuk do të ketë fotografi. Dihet se Qabeja kah e cila Persianët u kthyen kur pranuan islamin, ishte e mbushur përplot me idhuj që i kishin bërë arabët, mirëpo pas ardhjes së Muhammedit a.s., ajo u pastruar, kurse idhujt u thyen ashtu që pastërtia dhe modestia e adhurimit të një Zoti u shfaq përsëri në skenë.

Shënimet paralajmërojnë se personi i cili do të mundësojë një ndryshim të tillë, do të jetë ligjvënës, ndonjë që ka pranuar shpallje në formë të ligjit, gjë që i përgjigjet përshkrimit të të dërguarit, Muahmmedit a.s.

Poashtu, atë e përshkrujanë edhe si një oratorë të mirë dhe elekuent. Kur’ani, që Zoti ia shpalli Muhamedit, a.s., sipas këtij përshkrimi, gjithashtu, është i paaritshëm në elekuencën e tij.

Literatura e shfrytëzuar:
Vidyarthi Abdulhaq, Muhammad in world scriptures, New Delhi , Adam Publishers, 1990.

______________________
Burimi:
www.monteislam.com
Boton:
“BIR – Brezi i Ri”