Ndarja e Dhiatës së Vjetër te të krishterët

Ndarja e Dhiatës së Vjetër te të krishterët

Pasi që të krishterët e konsiderojnë Dhiatën e Vjetër të shenjtë, shtrohet pyetja nëse  ky shenjtërim përputhet me atë të hebrenjve dhe a e konsiderojnë ashtu siç e konsiderojnë hebrenjtë? Te të krishterët ndarja e Dhiatës së Vjetër ndryshon jo vetëm nga hebrenjtë, por gati edhe nga sekti ne sekt. Po ashtu numri i librave është më i madh te disa se sa te disa të tjerë. Kjo është si pasojë e pranimit të disa librave si libra “kanonike” (ligjorë) dhe refuzimit të disa të tjerëve.

 2.1. Protestantët. Numri i librave te këta është aq sa edhe te hebrenjtë, por këta e numërojnë çdo libër më vete, madje secilën pjesë te librat me dypjesësh, e konsiderojnë si libër në vete, si p.sh. dy librat e Samuelit, apo dy të mbretërve etj. dhe në fund numri arrijnë në 39 sish. Edhe ndarja ndryshon, sepse e ndajnë në katër pjesë, gjithashtu dhe emërtimet e saj:

Pjesa e parë përfshin Torën; Ligjin i Moisiut, me pesë librat e tij, ashtu siç ishin në hebraizëm.

Pjesa e dytë përmban  Librat historikë me 12 libra, siç janë:

1-Jozueu, 2-Gjyqtarët, 3-Rutha, 4-I Samueli, 5-II Samueli, 6-I Mbretërit, 7-II Mretërit,  8-I Kronikave, 9-II Kronikave, 10-Esdra, 11-Nehemia, dhe 12-Ester.

Pjesa e tretë përbëhet nga Librat poetikë  dhe përfshin 5 libra:

1- Jobi, 2-Psalmet (Zeburi), 3-Fjalët e urta, (Proverbat), 4-Predikuesi, (Eklisiastiu) 5-Kantiku i Kantikëve, (Këngët e Salomonit). 

Pjesa e katërt përfshin Librat profetikë, ku llogariten 17 libra:

1-Isaija, 2-Jeremia, 3-Vajtimet, 4-Ezekieli, 5-Danieli, 6-Osea, 7-Joeli, 8-Amosi, 9-Abdia, 10-Jona (h.Junusi), 11-Mikea, 12-Nahumi, 13-Habakuku, 14-Sofonia, 15-Hagai, 16-Zakaria (h. Zekerijau), 17-Malakia.

Të gjithë këta libra pranohen dhe mbështeten nga kisha protestante, me të gjitha degët e saja.

2.2. Dëshmitarët e Jehovait. Ata nuk e ndajnë Dhiatën e Vjetër në pjesët e lartpërmendura si te jahudinjtë apo te të krishterët katolikë dhe ortodoksë, madje as nuk i quajnë dy pjesët e Biblës; Dhiata (Besëlidhja) e Vjetër dhe e Re, por i emërtojnë ato si “Shkrimet hebraiko-aramaike” dhe “Shkrimet krishtero-greke”. Të gjitha këto i quajnë “shkrime të shenjta”, duke u arsyetuar se “i gjithë shkrimi është i dobishëm dhe i frymëzuar nga Perëndia”. Prandaj, nuk ka vend të konsiderohet fjala e Perëndisë si e “vjetër dhe e re”.[1] Edhe këta i llogarisin 39 libra si protestantët, meqë janë sekt i ndarë nga protestanizmi.

2.3. Të krishterët katolikë dhe të krishterët ortodoksë. Ata jo vetëm që llogarisin shtatë libra më shumë sesa hebrenjtë dhe protestantët, por edhe numri i pjesëve të ndarjes së tyre është më i madh dhe përbëhet prej pesë pjesëve. Librat e shtuar nuk janë të grupuar në një pjesë të veçantë, por janë të përfshirë dhe të inkorporuar brenda tërë Dhiatës së Vjetër.

Pesë pjesët janë:

I Tora; apo Ligji, i cili kishte pesë libra.

II Librat historikë; që përmban 16 libra:

1-Jozueu, 2-Gjyqtarët, 3-Rutha, 4-I Samueli, 5-II Samueli, 6-I Mbretërit, 7-II Mretërit, 8-I Kronikave, 9-II Kronikave, 10-Esdra, 11-Nehemia, 12- Tobia, 13-Ester, 14-Juditës, 15- I Makabenjve, 16- II Makabenjve

III Librat poetikë, numri i të cilëve është 6 :

1- Jobi, 2-Psalmet (Zeburi), 3-Fjalët e urta, 4-Predikuesi, (Kishtari), 5-Kantiku dhe 6-  Vajtimet.

  IV Librat profetikë. Edhe ky grup ka 17 libra, duke përfshirë librin e Barukut në vend të Vajtimeve, të cilin e kanë transferuar në pjesën e poetëve:

1-Isaija, 2-Jeremia, 3-Baruku, 4-Ezekieli, 5-Danieli, 6-Osea, 7-Joeli, 8-Amosi, 9-Abdia, 10-Jona (h.Junusi), 11-Mikea, 12-Nahumi, 13-Habakuku, 14-Sofonia, 15-Hagai, 16-Zakaria (h. Zekerijau), dhe 17-Malakia.

V Librat e mësimeve përbëhet vetëm nga dy libra:

 1 – Urtia dhe 2 – Siracidi.

Siç pamë edhe më lart, librat apokrifë janë shtatë libra, të cilët nuk gjenden në Besëlidhjen e Vjetër hebraike, po ashtu te protestantët dhe Dëshmitarët e Jehovait: ata janë: 1 – Libri i Tobisë, 2 – Libri i Urtisë, 3 – Libri i Siracidit, 4 – Libri i Barukut, 5 – Libri i Juditës, 6 – I, Makabejve, 7 – II-Makabejve.

Në Biblën katolike, të përkthyer në gjuhën shqipe[2], nuk është bërë ndarja e mësipërme, madje gati se nuk ndahet në përmbajtje as Besëlidhja e Re, përpos me shkronjat e para të fjalëve (BR) dhe është radhitur si vijon:

 

 

Libri i Zanafillës

=   i Daljes

=   i Levitikut

=   i Numrave

=   i Ligjit te Përtërirë

=   i Jozuehut

=   i Gjyqtarëve

=   i Rutes

=   I i Samuelit

=   II i Samuelit

=   I i Mbretërve

=   II i Mbretërve

=   I i Kronikave

=   II i Kronikave

=   i Esdrës

=   i Nehemisë

=   i Tobisë

=   i Juditës

=   i Esterës

=   i Jobit

=   i Psalmeve

=   i Fjalëve të urta

=   i Kishtarit

Kënga e Këngëve

Libri i Urtisë

=   i Siracidit

 

 

=   i Isaisë

=   i Jeremisë

Vajtimet

Libri i Barukut

Profecia e Ezekielit

=   e Danielit

=   e Ozesë

=   e Joelit

=   e Amosit

=   e Abdisë

=   e Jonës

=   e Mikës

=   e Nahumit

=   e Habakukut

=   e Sofonisë

=   e Agjeut

=   e Zakarisë

=   e Malakisë

Libri i I i Makabenjve

=   i II i Makabenjve

BR

Ungjilli sipas Mateut

=   sipas Markut

=   sipas Lukës

=   sipas Gjonit

 

 

 

Veprat e Apostujve

Letrat e Apostullit Pal:

Letra drejtuar Romakëve

=   I drejtuar Korintasëve

=   II dretuar Korintasëve

=   drejtuar Galatasve

=   drejtuar Efesianëve

=   drejtuar Filipianëve

=   drejtuar Kolosianëve

=   I drejtuar Selanikasve

=   II drejtuar Selanikasve

=   I drejtuar Timoteut

=   II drejtuar Timoteut

=   drejtuar Titit

=   drejtuar Filemonit

=   drejtuar Hebrenjve

=   Jakobit

=   I  e Pjetrit

=   II e Pjetrit

=   I e Gjonit

=   II e Gjonit

=   III e Gjonit

Letra e Judës

Zbulesa e Gjon

 

Kisha katolike i pranoi librat e shtuara (apokrifet) në vitin 1547, të cilat nuk i kishte pranuar më parë. Librat më të rëndësishëm që i pranoi ishin ata të sipërpërmendurit. Ndonëse ekzistojnë libra të tjerë, të cilët nuk janë pranuar, siç janë: Suzana, Beli e Dragoi, Të Rinjtë etj. Këto apokrife ose shtesa janë vendosur pas kohës së miratimit të “Periudhës së Dhiatës së Vjetër”. Shkaku i refuzimit nga disa kisha nuk ishte nga nënvlerësimi i këtyre librave në krahasim me të tjerët, por ngase këta janë formuluar pas “periudhës së formulimit së Dhiatës së Vjetër”. Disa nga librat apokrifë kanë rëndësi të veçantë sepse përmbajnë studime historike, siç është libri i Makabejve, dhe disa janë të mbushura me legjenda si libri i Juditës.[3]

 

Përmbajtja e librave apokrifë

Librat apokrifë nuk përmbajnë vetëm tregime historike apo dispozita fetare, por janë të veshura me legjenda të ndryshme, të cilat na i paraqesin shpresat e izraelitëve për t’u bërë heronj, jo vetëm në mposhtjen e armiqve të zakonshëm të gjinisë njerëzore, por edhe ndaj krijesave të tjera siç janë disa exhinë të tmerrshëm, të cilët nuk mund t’i  mbysë askush përveç heronjve të tyre legjendarë (libri i Tobisë). Po ashtu legjenda për heroinën, e cila kur e pa popullin e vet në gjendje të mjeruar dhe para dorëzimit ndaj armikut të pamëshirshëm, përdori bukuritë, hiletë, dredhitë dhe aspektin e saj femëror për ta futur armikun në kurth. Edhe pse këto sjellje janë në llogari të moralit e të dinjitetit femëror, -sipas tyre- nuk merren parasysh në këto situata. Kjo legjendë është një nxitje direkte për shfrytëzimin e bukurisë femërore kur t’iu jepet rasti, (libri i Juditës). Në anën tjetër Salomonit (h. Sulejmanit a.s.) i përshkruajnë disa urtësi, si në rastin kur u drejtohet mbretërve dhe tiranëve të botës që t’i përmbahen drejtësisë e cila është shpëtim i tyre dhe i mbarë njerëzimit (Libri i Urtësisë). Ndërsa nxitja morale bëhet përmes Siracidit, i cili udhëtonte pandërprerë. Kishte një mënyrë shumë të bukur të sistematizimit të mendimeve dhe të urtësisë, të cilat ishin dhunti direkte nga Zoti, që ua dhuronte urtësinë më të dashurve të Tij. Siracidi e porosit ndonjë orator që do të mbajë një fjalim të përgatitet mirë, sepse, sipas tij, ‘është urtësi që njeriu të mos konsultohet me xhelozi’’ (Libri i Siracidit). Feja shpesh mund të devijohet, andaj nuk do të thotë se duhet që të ndjekim devijimet. Baruku, i cili ishte nxënës i Jeremisë, paraqiti shkakun e syrgjynosjes së izraelitëve në Babiloni, e që ishte mëkatimit i tyre dhe etërve të tyre ndaj Zotit dhe mosdëgjimi i fjalës së Tij dhe si dënim ishte vuajtja në Babiloni deri në shtatë breza, që ishte dënim i drejtë nga Zoti për t’u penduar izraelitët nga mëkatet. (Libri i Barukut). Heroizmi i hebrenjve është hiperbolizuar tepër, kur fisin e Makabenjve e paraqesin si kundërshtar të trashëgimisë intelektuale të Aleksandrit të Madh, kundërshtim, i cili çoi në përçarje me pushtetin qendror dhe që ishte shkak për pësimin dhe vuajtjet e shumta. (Libri i Makabenjve I, dhe II).[4]

 

Prof.Dr. Zija Abdullahu

……………………………………………………………………

[1] Bibla, “Shkrimet e Shenjta”, Përkthimi Bota e Re, f. 6, botoi: watchtower bible and tract society of new york, 2005.

[2] Bibla, Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re, përktheu: Dom Simon Filipaj, Drita, Ferizaj, 1994.

[3] Dr. Ahmed Shelebi,”اليهودية” (Jahudizmi), f. 245-246.

[4] Shiko: Librat e lartpërmendur në Dhiatën e Vjetër, po ashtu shiko burimi e sipërm, f. 246, 247.