Doan Dani
“Ja kristiani i pare, themeluesi i natyres kristiane! Perpara atij kane ekzistuar vetem disa ndjekes sektesh hebraike.”
Nietzsche, Morgenrote 1,68 -1881.
Vizion i pergjithshem mbi ambientin paulician
Sauli lind ne Tarso, kryeqendra e Kilikise ( Turqia e sotme) rreth viteve 5-10 pas Krishtit, ne nje familje te klases se mesme me origjine hebraike nga fisi i Benjaminit. Eshte njohes i gjuhes hebraike dhe aramaike sebashku me greqishten-gjuha nderkombetare e kohes. Gjitashtu, nga fjalet e Palit mesojme se ka ndjekur shkolla talmudike(kryesisht ate te rabinit Gamalieli) dhe doktrina hebraike eshte e mirenjohur nga predikuesi i ardhshem i fese se re. Formimi fetare i Saulit nuk vjen vetem nga hebraizimi, origjinat dhe mundesite ekonomike, por edhe nga besimi prekristjan i rajonit ku lindi dhe jetoi “Apostulli”.
H.G.Wells eshte i mendimit se ai qe me vone do te njihej me emrin Pal eshte influencuar nga Mitraizmi per faktin qe ky kult pagan eshte i mirenjohur ne Kiliki dhe vendlindja Tarso eshte nje nga qendrat e adhurimit te Mitres. Rendesine e kultit mitraik ne Tarso e konfirmon Plutarku tek “Vita Pompei”( c.24). Nganjehere Mitra njihet si “Zoti i lindur nga shkembi”- pohon Samuel Golding. Pali ne Letren e I Korintasve 10:4 shkruan : “…pinin[pasardhesit- D.D] nga i njejti shkemb shpirterore…Ai shkemb ishte Krishti”. Sipas Bohling, Leipoldt dhe Durant ne kete qytet ekzistonte nje kult dedikuar Sandan-it, Perendia e bimesise, i cili vdiq dhe u ringjall ashtu sic beri edhe vete Mitra, pa anashkaluar edhe ekzistencen( ne te njejtin qytet) e kulteve te Atis, Osirit dhe Adonit qe vdiqen dhe u ringjallen. Pa dyshim nje nga meritat e Palit eshte trasformimi i vdekjes se Krishtit ne nje lloj sakrifice Hyjnore ku gjaku i Birit fal mekatet e popullit. Teroria e faljes se mekateve me sakrifica njerezore njihej nga babilonezet qe sakrifikonin per hire te perendise Marduk te zbritur ne toke nga Ea ( i Ati).
Herkuli dhe Dionisi misherojne plotesisht kete model. Ne kultin e Mitres gjaku i demit te sakrifikuar pastron individin nga mekatet. Tertuliani, nje nga eterit[themeluesit-D.D] e Kishes, pranon se paganet njihnin sakrificen dhe lidhjen e saje me faljen e mekateve. “Akoma sot ne Rome derdhet gjak njerezore per nder te Jupiterit latin”- pohon Tertuliani rreth vitit 200. Nje nga intelektualet me te medhenj te Krishterimit primitv, Origeni, ne shekullin e III sjell deshmi te sakrifices per hire te shpetimit te komunitetit ne boten heleno-latine dhe barbare.
Ne kete ambjent u rrit Sauli qe filloi nje karriere ne administraten romake dhe shpejt u rrembye nga vala e herezise se personazhit me emrin Yeshua te cilin Sauli nuk e njohu kurre. Ai fillimisht eshte nje persekutues i ndjekesve te pare te Krishtit. Merr pjese ne martirizimin e Stefanit, martiri i pare. Kjo deri ne momentin emblematik te ktheses si rrezultat i vizionit te Krishtit. Pikerisht ky vizion eshte interesant ne aspektin e vertetueshmerise te burimeve te cilat kane arritur ne ditet tona. Ka tre pjese Biblike qe e citojne. Aktet e Apostujve, 9:7 : “…Shoket e udhetimit te Saulit u ndalen pa fjale: zerin e degjuan por nuk verejten njeri”. Aktet e Apostujve, 22:9 : “..Edhe shoket e mi shikuan driten [ate cka shikoi edhe Pali-D.D] por zerin nuk e degjuan..”. Ne te dy rastet Sauli pyet: “kush je ti ?” , pra ai shikon personin qe shoqerohet me nje drite te fuqishme. Aktet e Apostujve, kapitulli 26, Pali i rrefen historine e vizionit te Krishtit[drites- D.D] Herodit, por ne kete tregim(version)nuk gjendet Anania e kapitullit 9 dhe 22. Qe te tre rrefimet-versionet e vizionit paulician qe me pas shnderruan Saulin ne nje propagandues te devotshem, nuk korrespondojne. Kjo moskoherence per te vetmet fakte qe disponojme mbi Palin zbeh shume historicitetin e kesaj figure.
Burimet mbi veprimtarine e shen Palit.
Deri sot nuk ka asnje epigraf ose deshmi autoresh jokristiane mbi jeten dhe veprimtarine e Palit. Te dhenat qe disponojme jane teresisht fetare.
Se pari jane Aktet e Apostujve ku Pali ka nje pjese te konsiderueshme vecanarisht ne pjesen e dyte. Se dyti jane vete Letrat e Palit te cilat numerohen rreth 13. Kohet e fundit mjaft studime kane hedhur poshte autenticitetin e autoresise se Palit ne keto letra. Se treti, shkrimet e themeluesve te Kishes si Jeronimi, Klementi , Eusebio etj, disa shekuj pas jetes se Shenjetorit. Se fundi, te dhenat Apokrife ku hyjne: Letra e III Korintasve, Letrat e Palit dhe Pjetrit, Aktet e Palit, Letra e Senekes etj. Sic shihet autoret jane biblike ose kishtare. Dokumentacioni i lene nga Pali eshte shkruar ne gjuhen greke dhe kopja me e vjeter ne dispozicion eshte “P46” qe permban pothuajse te plota letrat korintasve, hebrenjeve, romakeve, selanikasve, filipianeve, kolosianeve, galatianeve, efesianeve. Mungojne letrat derguar Titit dhe Timit qe B.Eherman ne “Gesù non lo ha mai detto” u kundershton kategorikisht autoresine pauliciane nga stili, gjuha dhe permbajtja.
Ky papir datohet rreth viteve 175-225, nje shekull e gjysem pas vdekjes se Palit! Scot Bidstrup ne “The Bible and Christianity: the Historical Origins” rreshton letrat selanikasve(2), korintasve(2), filipianeve, romakeve, Filemones dhe kolosianeve (kjo e fundit me rezerva) si pjese e veprimtarise se Palit, ndersa te tjerat jane nga autore te tjere te mevonshem. Perseri edhe ky autor perjashton letren e Titit qe eshte me rendesi pasi ketu ndodhet nje i ashtuqujtur “fakt” i vizites se Palit ne Iliri. Periudhen pauliciane e kane jetuar mjaft historiane dhe kronikane te famshem si : Marko Anneo Lukano, Silio Italiko, Klaudio Tolomeu, Valerio Massimo, Tito Petronio, Marko Valleio Paterkolo, Teoni i Izmirit, Flegonti, Plutarku, Apolloni, Seneka, Taciti, Fedro, Flavio Josifi, Kuinto Ruffio, Plini i Ri, Plini i Vjeter,Gaio Valerio Flako, Filoni i Aleksandrise, Lisia, Marko Fabio Kuintiliano, Dionis Pruseu, Appian Aleksandini, Horo Lucio etj. Ne kete liste jane edhe disa nga emrat me te ndritur te historise antike qe cuditerisht nuk njohin as Palin dhe as personin te cilin ky hebre i helenizuar e ngriti ne piedestal.
Faktet mbi viziten e Palit ne token Ilire
Sic e citova me lart, burimet kryesore jane biblike. Qe te gjykohet duhet degjuar jo vetem akuza ose i akuzuari, por te dy palet qe ne rastin tone reduktohen ne nje te vetme sepse burimet jane gjithmone kishtare, pra te nje ngjyre qe nuk eshte historike. Ne keto burime te pretenduara per fakte ka tre momente te vetme.
Letra Titit
Kjo leter eshte nga me te dyshimtat persa i perket autoresise se Palit. Ne kapitullin e 3 verseti 12 shkruhet :“Kur ta dërgoj te ti Artemin ose Tihikun, nisu e eja te unë në Nikopol, sepse atje vendosa të kaloj dimrin”. Kjo sipas Bibles qe disponojme ne gjuhen shqipe. Nikopoli apo Nikopoja eshte nje qytet bullgar dhe epirot. Ne Bibel flitet per Nikopojen e Epirit te themeluar nga Oktaviani ne vitin 31 para Krishtit ne gjirin e Ambrakise qe eshte edhe skaji me jugore i Epirit dhe tokave Ilire. Ne antikitet kur kufinjte politik nuk njihnin qendrueshmerine e atyre nacional dhe kur popullsia e ndermjetme kryente rolin e “jastekut” eshte e veshtire te flitet per nje ndarje me thike, te qarte ne aspektin etnik, kulturore, ekonomik, social, gjuhesore, fetare etj mes popullsive kufitare ne nje mase te atille sa te percaktohen kufinj. Me te vertete Nikopoja ben pjese tek Epiri gjeografik, por ajo u themelua pasi kjo krahine ishte nen sundimin latin ne provincen e Maqedonise. Popullsia kufitare edhe sot e kesaj dite eshte e predispozuar drejt perzierjes me popullsite fqinje. Ne antikitet ku kufiri etnik nuk ekzistonte kjo perzierje ishte normale. Gjeografikisht Nikopoja ben pjese ne Eprin ilir, etnikisht dhe gjuhesisht eshte vestire te percaktohet nje shumice madje eshte mjaft i guximshem atributi ilir, ndersa politikisht eshte pjese e Perandorise Romake qe nga ana administrative i perket Maqedonise,sic e pohova me lart.
Zonat urbane jane te banuara kryesisht nga popullsi latine dhe helene qe ne nje zone kufitare jane edhe me evidente. Keshtu nese une shkoj ne Nishin shqipetare deri ne shekullin e XIX, Podgorice, Janine etj, edhe pse aty ka shqiptare, eshte e veshtire te bind njeri qe vizitova Shqiperine dhe u fola shqipetareve, ne kushtet e realitetit te sotem.
Pervec veshtiresive qe paraqet prezantimi i Nikopojes si qytet Ilir apo i banuar me ilire, fragmenti i shkeputur nga Letra e mesiperme ka nje pjese e cila mjafton per te deshmuar se Pali nuk kishte arritur akoma ne kete qytet. Ai i kerkon Titit ne nje forme urdherore ta takoje ne Nikopoje. Sikure Pali te ndodhej ne kete qytet nuk do te perdorte ndajfojlen “atje”, por “ketu” sepse kjo e fundit eshte ndajfolje vendi qe perdoret kur subjekti(Pali) ndodhet afer vendit(Nikopojes). “Atje” perdoret pikerisht per te treguar se Pali nuk ka shkuar akoma ne Nikopoje. Kjo plotesohet nga “vendosa te kaloj”. Ai ka vendosur te kryej nje veprim qe nuk e ka kryer akoma madje nuk ka filluar ta veje ne jete. Veprimi mbetet nje qellim i ardhshem. Pali ne nje te ardhme ka vendosur te shkoje atje, ka vendosur te dimeroje ne Nikopoje. Ky qytet qe nuk eshte sinonim i Ilirise por vetem i nje skaji gjeografik me popullsi te perzier, me kulture helene, do te prese Palin. Shembull: une kam vendosur te bej propagande ne favor te shqipetareve te Maqedonise dhe per kete do te kaloj dimrin atje ne ishujt Hawai. Kjo verteton se une ne kete moment qe po shkruaj kam shkelur SHBA-ne? Nese une shkel ne Hawai a mund te bind njeri se amerikanet tani e njohin ceshtjen e shqipetareve te Maqedonise? Ne kete kapitull te kesaj letre te dyshimte persa i perket autoresise, Pali akoma nuk e ka vizituar Nikopojen ne ekstremin jugore te Ilirise, prandaj nuk mund te merret si fakt vizite.
Qyteti i Apollonise
Veprat e Apostujve 17:1 : “Duke kaluar neper Amfipol dhe Apolloni mberritem ne Selanik…”
Ky paragraf adreson enderrimtaret ne Apollonine e Ilirise. Nga vete fjalet e Palit verehet qe ne Selanik perfundon [momentalisht ne kete paragraf] udhetimi i cili kalon nepermjet Amfipolit dhe Apollonise. Ky udhetim ben pjese ne itinerarin e dyte te Palit qe fillon nga Antiokia e Sirise per te vazhduar ne Derbe, Lister, Antiokia e Pisidise, Troade, Samotrake, Neapoli, Filipi, Amfipoli, Apolloni, Selanik, Berea, Athine, Korint, Efest, Cezarea, Jeruzalem, Antiokia e Sirise. Lista biblike nuk permban asnje toponim te tokave ilire pervec pretendimit Apolloni. Eshte i vetmi udhetim i Palit qe kalon ne Apolloni dhe i vetmi udhetim i rrefyer ne Bibel ku permendet nje emer qyteti Ilir, por a eshte me te vertete Apollonia e Ilirise?
Ne rrefimin paulician, “Apostulli i 13-te” per te arritur ne Selanik kalon me pare nga Amfipoli dhe me pas nga Apollonia. I gjithe udhetimi pershkruhet dhe ka nje logjike gjeografike. Shmangia e Palit ne Apollonine e Ilirise do te thote nje perjashtim ekstrem jashte logjikes, aq me teper ne nje periudhe kur nuk ekziston avioni. Nese Pali nuk shkoi me avion, i mbetej vetem rruga Egnatia qe perpara Apollonise ilire numeronte ne tokat e paraardhesve tane disa qytete te rendesishme cuditerisht te pa permendura nga Pali. Amfipoli ishte rreth 100 km nga Selaniku. Sipas tezes qe mbeshtet Apollonine Ilire ne itinerarin palucian, Pali per te arritur ne sinagogen e Selanikut duhej te shkonte nga Amfipoli i Maqedonise antike ne Apollonine e Ilirise, rreth 800-1000 km rruge , per me teper pa asnje mbrese dhe kronike sic jane ato te Palit neper qytete te ndryshme!
A nuk do te ishte me e mundshme udhetimi permes qendres tregtare te Apollonise, 55 km nga Selaniku, per te arritur kete qytet? Bota nuk njeh vetem Apollonine e Ilirise, por te pakten edhe tre qytete me te njejtin toponim. Sot, Apollonia e shkelur nga Pali, eshte nje komune e vogel e Greqise ne gadishullin Kalkidik, e ndodhur ne rrugen mes Amfipolit dhe Selanikut.Udhetimi paulician ndjek nje rend urban te njepasnjeshem qe vjen ne Apolloni nga Amfipoli me synim Selanikun. Kilometrat qe ndajne Amfipolin nga Apollonia jane perafersisht 45, ndersa kete te fundit nga Selaniku 55, Selanikun nga Berea 75 e keshtu me rradhe. Ky burim biblik nuk percakon asnje qytet ilir, aq me teper Ilirine. Asnje studjues nuk eshte ne gjendje te barazoje Apollonine biblike me ate ilire. Do te ishte vetem absurd ky fluturim nga disa qindra kilomentra pa asnje memorie te denje per rrefim nga shenjetori.
Iliria ne Letren romakeve 15:19
“me fuqi të shenjave e të mrekullive dhe me fuqi të Shpirtit Shenjt. Kështu, që prej Jerusalemit e për qark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit”.
Ky version eshte marrur nga Bibla online me copyright te Kishes Katolike te Kosoves ne sitin e don Robert Jakaj (Ulqin) qe bashkepunon me Rrota, Karitasi Venecian, Qendra Rinore “Ate Lorenc Mazrreku” (Peje), sipas perkthimit original te mons.Simon Filipaj.
“ Through mighty signs and wonders, by the power of the Spirit of God; so that from Jerusalem, and round about unto Illyricum, I have fully preached the gospel of Christ”. King James Version.
“ by the power of signs and wonders, by the power of the Holy Spirit, so that from Jerusalem and as far round as Illyr’icum I have fully preached the gospel of Christ”. Revised Standart Version, RVS.
“…from Jerusalem, and in a circuit round to Illyricum, have fully preached the glad tidings of the Christ” . The Holy Bible ESV.
“con la potenza di segni e di prodigi, con la potenza dello Spirito. Così da Gerusalemme e dintorni fino all`Illiria, ho portato a termine la predicazione del vangelo di Cristo”. Versioni zyrtare ne Itali, CEI ’74. Versioni zyrtare perputhet plotesisht me LDC botuar ne Torino. CEI eshte Konferenca Episkopale Italiane, nje lloj asambleje e ipeshkeve ne Itali, organi me i rendesishem katolik ne Itali( jashte Vatikanit).
Fjalet e nenvizuara ne KJV perkthehen : “ perreth [kufirit D.D] deri ne ”. Ne RVS : “ deri ne ”, ketu perdoret edhe “round” – perreth, pra “ nga Jeruzalemi dhe perreth, deri ne”. Tek Holy Bible ESV : “ ne kufirin rreth “. Ne CEI ’74 : “ perreth, deri ne “, po keshtu edhe versioni LDC.
Keto 5 versione distancohen nga perkthimi ne shqip! Si ka mundesi qe vetem per te krishteret shqipetare Pali e vizitoi Ilirine? Kjo eshte situate normale per Biblen dhe per te gjithe librat e perkthyer qe humbin origjinalitet gjate perpunimit gjuhesore. Paraqitet si nje fakt i parevokueshem ilirizmi i udhetimit paulician thjeshte duke u nisur nga ky perkthim qe nuk korrespondon me versionet me prestigjoze katolike dhe jo vetem, pasi nese verejme me vemendje fragmentit shqip i mungojne elemente gramatikore. Keshtu, “qe prej Jeruzalemit e per qark ne Iliri” permban nje fillese misionare qe eshte Jeruzalemi dhe nje mbarim qe eshte Iliria, pra dy kufinj. Jeruzalemi perfshihet sepse Pali rrefen “qe prej Jeruzalemit” e cila do te thote se eshte nisur nga ky qytet-deshmuar ne disa pjese biblike. Iliria mbetet me nje perfshirje relative sepse nuk percaktohet nga : “perqark ne Iliri“. “Perqark” lidhet me Jeruzalemin duke ju referuar rajoneve perreth ku Pali predikoi. Mungon parafjala “gjer” perpara emrit “Iliri” qe do t’i jepte ketij rajoni kuptimin e nje kufiri i cili percaktohet ne te 5 versionet e mesiperme ne gjuhet angleze dhe italiane. Nese “perqark” do t’i kushtohej Ilirise do te duhej nje ndryshim i vogel pa lidhesen “ne”, pra : “perqark Ilirise”, por as ky pohim nuk perfshin qartesisht Ilirine ne udhetimin paulician pasi “perqark Ilirise” mund te nenkuptoje vetem kufirin. Ndajfolja “perqark“ ploteson emrin Jeruzalem, per rrjedhoje i mungon parafjala “gjer ne“ emrit Iliri.
Kjo parafjale e ndodhur ne Bibla te tjera shnderron Ilirine ne kufi te pakalueshem te udhetimeve pauliciane. “Gabim” shqiperimi apo gabim strukturore gjuhesore, fragmenti nuk e perfshin Ilirine as ne formen qe na serviret ne shqip. Ajo cka i mungon eshte nje “neper” e thjeshte e cila vene perpara emrit Iliri do te vertetonte se Pali (sipas asaje qe thote Pali dhe askush tjeter) propagandoj ne kete toke. Per nje moment le te supozojme qe 5 versionet jane te gabuara, qe Pali sipas perkthimit ne shqip ka udhetuar neper Iliri, atehere duhet te gjejme mjaft pershkrime qytetesh te vizituara. Ne cilin kapitull fshihen ato ?! Aq e vogel dhe e parendesishme ishte Iliria sa te mos linte asnje perjetim tek “Apostulli”? Mjafton kjo mangesi banale qe shnderrohet ne fatalitet per mbeshtetesit e perkthimeve te cilet e shikojne Palin ne Iliri, per te hdhur poshte te gjithe keshtjellen e kashtes, pa anashkaluar se i vetmi burim eshte Pali dhe asnje autor tjeter. Mund te kete qene edhe ne Bahamas, por duhen fakte ne te cilat nuk mund te shnderrohen as ca perkthime te “gabuara”. E keqja eshte se Pali nuk ka konfirmues burimore te asaj cka pohon, me e keqja eshte Iliria e Palit vjen nga nje leter e gjykuar fallso, nga nje Apolloni e ndodhur ne Greqi dhe nga nje perkthim i gabuar (i paqarte, i paperputhshem me versione te tjera) qe nuk permban asnje element (detaje) nga kjo propaganda fetare sic ishte ne normalitetin paulician. Vertetueshmeria historike ndahet nga euforia emotive qe tenton te shnderroje mitin dhe legjenden ne vertetesi .