Përse do të lejonte Zoti që të ndërrohej Bibla?

Përse do të lejonte Zoti që të ndërrohej Bibla?

Le të shohim tash se çfarë ka thënë Profeti Muhamed rreth validitetit dhe besueshmërisë së Biblës.

Transmetuar nga Abu Namlah al-Ansari : “Derisa ai po qëndronte me të Dërguarin e Allahut, e edhe një Hebre ishte me të, një funeral kaloi andej. Ai (hebreu) e pyeti atë: Muhamed, a flet ky funeral? Profeti tha: Allahu e di më së miri. Heberu tha: Ai (funerali) flet.

I dërguari i Allahut tha: çfarëdo që të ju thojnë njerëzit e librit ( hebrenjtë dhe të krishterët) mos i verifikoni ata dhe as mos i përgënjeshtroni por thuani: Ne besojmë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nëse është gënjeshtër, mos e konfirmoni, dhe nëse është e drejtë mos e përgënjeshtroni” (Përkthim i Sunan Abu Dawudit (Kital Al-Ilm, libri 25 nr 3637)

Transmeton Ubaidullahu fjalët e Profetit Muhamed: “Përse i pyetni njerëzit e shkrimeve rreth çfarëdo gjëje kur Libri (Kur’ani) i cili i është shpallur Profetit të Zotit është më i riu dhe i fundit. Ju e lexoni atë të pastër, të pashtrembëruar dhe të pa ndryshuar, dhe Allahu u tha se njerëzit e shkrimeve (Hebrenjtë dhe të Krishterët) i ndërruan shkrimet dhe i shtrembëruan; shkruan shkrime me duart e tyre dhe thane: është nga Allahu, për ta shitur atë për një fitim të vogël. ….(Sahih Buhari Volumi 9 libri 92, nr 461)

Transmeton Ebu Hurejra “ Njerëzit e Librit e lexonin Torën në hebraisht dhe pastaj ua sqaronin atë Muslimanëve në Arabisht. Profeti i Allahut u tha (Muslimanëve) Mos ju besoni njerëzve të Librit dhe as mos tregoni mosbesim ndaj tyre por thuani Ne besojmë në atë që na është shpallur neve dhe në atë që ju është shpallur juve’ (Buhariu Volumi 9, Libri 92, numër 460)

Kur i bashkojmë të gjitha këto thënie është e qartë se burimet që i përdorin të Krishterët dhe Hebrenjtë (Bibla apo çfarëdo burimi tjetër fetar) duhet të injorohen si të tilla sepse nuk janë të besueshme. Siç kemi parë tek Jeremia skribët i korruptuan ligjet dhe i kthyen ato ‘në rrenë’ (Jeremia 8:8)

Sipas Islamit Perëndia në librat e shenjta u ka premtuar atyre që do të ndërrojnë fjalët e tij se do të ballafaqohen me zjarrin e dënimit, sepse Ai e dinte se kjo do të ndodhte. Ai i vuri njerëzit e librit (Hebrenjtë dhe të Krishterët) në sprovë dhe ata dështuan thellë në këtë test. Sot edhe ashtu nuk e kemi një Bibël. Bibla katolike ndërron nga Bibla Protestane apo nga Biblat e disa kishave të lindjes. Zoti thotë në Kur’an 5:13 “Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vërejsh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe hiqu tyre. All-llahu ido ata që bëjnë mirë.”

Izraeli kur e humbi mëshirën e Allahut filloi të mëkatojë kundër të së vërtetës dhe besimit në tri rrugë: 1) ata filluan të keqpërdorin shkrimet, duke ose i larguar fjalët nga kuptimi i vërtetë, ose duke i aplikuar ato aty ku ato kurrë se kishin pasur kuptimin. 2) duke e bërë këtë ata e harruan një pjesë të Porosisë së Allahut dhe qëllimit të Tij 3) Ata zbuluan gënjeshtra të reja për të mbështetur ato të vjetrat.

Kur’ani thotë tek 5:41 “O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i tyre që me gojët e tyre thanë: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i tyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshrës dhe shumë e dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i menjanjojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet ( nga ana e All-llahut) e thonë: “Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet,atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do, të humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për te (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve All-llahu nuk deshi t’iu pstrojë zemrat (prej kufrit). janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në botën tjetër”

Përse atëherë Zoti lejoi korruptimin e Fjalës së Tij. Kjo në fakt edhe nuk është një pyetje për tu shtruar. Zoti i dha njerëzimit lirinë e mendjes dhe të vendosjes. Kjo është ajo që na dallon nga të gjitha krijesat tjera. Dhe për këtë nuk duhet ta akuzojmë Zotin për bëmat e këqia të njerëzve. Ky arsyetim i cili zakonisht dëgjohet nga të krishterët bie pasi që në këtë rast UNIK Zoti e bëri të njohur ndryshimin e bërë Fjalës së tij më herët dhe në Fjalën e tij Finale të Fundit, në Kur’an e tregoi të vërtetën hyjnore dhe duke qenë se Kurani u shpall që të jetë Fjala e fundit e përhershme e tij deri në fundin e botës ai edhe premtoi se do ta ruajë Kur’anin por një premtim të tillë nuk e bëri për librat e shpallur më herët

www.islamidhekrishterimi.com