Shkruar nga: Abu AASIYA
Përktheu nga anglishtja: Besmir (Mexhid) YVEJSI
– Fjala arabe Islam nënkupton “ nënshtrim dhe dorëzim i vetëm ndaj të vetmit Zot të vërtetë, Allahut ”. Ai i cili i nënshtrohet Zotit me dëshirë, në gjuhën arabe quhet musliman. Ashtu si Krishterizmi, Budizmi, Konfuçionizmi, Hinduizmi dhe Judaizmi, Islami nuk është emër i ndonjë personi, ndonjë populli apo i ndonjë regjioni gjeografik. Krishterizmi është sipas emrit të Jezus Krishtit (Mesihut Isa a.s.), Budizmi është sipas emrit të Guatama Budës, Konfuçionizmi është sipas emrit të Konfuçit, Hinduizmi është sipas emrit të Hindit, dhe Judaizmi është sipas emrit të krahinës Judea. Emri Islam është nga Allahu xh.sh. dhe është përmendur qartë në Kur’an në suren Maide:3:
3.“ Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova dhuntinë Time ndaj jush, dhe e zgjodha Islamin për fe tuajën”. Si dhe në suren Ali Imran:85 Allahu xh.sh.thotë:
85. “ E, kush kërkon fe tjetër përveq Islamit, atij assesi nuk do t’i pranohet”.
Megjithëse Kur’ani ka zbritur para 1400 vjetësh, Islami nuk është religjion apo fe e re. Ajo që na intereson është se ky është emri i religjionit apo fesë së vërtetë nga Zoti xh.sh., në formën përfundimtare, i cili është shpallur në fillim tek Adami (Ademi a.s.) dhe vazhdimisht tek të gjithë profetët (Paqja qoftë mbi të gjithë këta).
Kjo do të thotë se të gjithë profetët e vërtetë të Zotit xh.sh. nga Adami (Ademi a.s.) deri tek Muhammedi a.s. predikuan “ Fenë e Vërtetë të Zotit ”. Atëherë duhet të ketë disa lloje në mësimet e tyre. Kështu ne gjejmë urdhërin e parë të shpallur tek profeti Moisiu (Musai a.s.) që deklarohet në Ligjin e Përtërirë 5:7 të Dhiatë së Vjetër:
7. “ Ju nuk keni Zot tjetër përpos Meje (Allahut) ”.
Ndërsa Kur’ani, shpallja e fundit thotë:
36. “ Por Ne kemi dërguar tek të gjithë popujt nga një profet dhe i kemi shpallur : Mos adhuroni Zot tjetër pos Allahut “. (Nahl : 36)
Andaj janë të panumërt shembujt në Kur’an dhe në Bibël që udhëzojnë lexuesin në adhurimin e vetëm të Allahut xh.sh.. Megjithatë Islami dhe numër i madh i të krishterëve të shkolluar pohojnë se teksti i vërtetë i Biblës që i është shpallur profetëve, ka pësuar ndryshim dhe korruptim nëpër vite. Vetëm teksti i Kur’anit ka mbetur origjinal, në formën e pafalsifikuar. Kjo nuk është për tu thënë këtyre teksteve të tjera të vlefshme. Ai është besuar që në të kanë mbetur disa të vërteta akoma në historinë e tyre dhe thëniet profetike. Ne mbështetemi vetëm tek ato, megjithatë është e rrezikshme.
Nëse Kur’ani është shpallja përfundimtare për njerëzimin, dhe tekstet e religjioneve tjera përmbajnë profetësi, atëherë kjo është e mundshme që këto tekstet e tjera të përmbajnë profetësi për shpalljen përfundimtare të Profetit Muhammed a.s..
Përderisa në Dhiatën e Vjetër paralajmërohet ardhja e Mesihut, profetit Isa a.s., atëherë në Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re paralajmërohet ardhja e profetit të fundit të Zotit xh.sh. Muhammedit a.s.. Edhe në shkrimet e shenjta të persianëve dhe të hindusëve ka disa shqyrtime të profetëve në Bibël, që është me rëndësi të madhe të fillojmë me rradhë. Shumica e profetëve në Bibël janë pasardhës të profetit Abraham (Ibrahim a.s.). Profetët e çifutëve dhe të krishterët janë pasardhës të djalit të dytë të Abrahamit (Ibrahimit a.s.), Isakut (Is’hakut a.s.).
Muhamedi a.s. është gjithashtu pasardhës i Abrahamit (Ibrahimit a.s.), megjithatë rrjedh nëpërmjet Ismaelit (Ismailit a.s.), djalit të parë të Abrahamit (Ibrahimit a.s.). Bibla e tregon premtimin e lidhur me pasardhësit e Abrahamit (Ibrahimit a.s.), me Isakut (Is’hakun a.s.) dhe me Ismaelin (Ismailin a.s.), që nga ai do të rrjedh “ kombi i madh ”, një rekomandim për profetin që do të lartësohet nga mesi i pasardhësve të tij. Tek çifutët dhe të krishterët, megjithatë, roli i Ismaelit (Ismailit a.s.) dhe vija e pasardhësve të tij është zvogëluar dhe injoruar shume herë.
Tek Zanafilla 17:20 ne lexojmë:
20. “ Sa për Ismaelin, unë ta kam plotësuar dëshirën. Ja unë do ta bekoj, do ta bëj të frytshëm dhe do ta shumoj fort. Ai do të bëhet babai i dymbëdhjetë princërve, dhe unë do ta bëj prej tij një komb të madh ”.
Shumë çifutë dhe të krishterë besojnë që ky “ kombi i madh ” që i referohet Ismaelit (Ismailit a.s.) ka qenë lartësimi i dymbëdhjetë fiseve në Arabi. Megjithatë, përsa i përket Isakut (Is’hakut a.s.) njëlloj këta çifutë dhe të krishterë thonë që “ kombi ” referohet edhe tek profetët e tyre.
Është e qartë që vija e pasardhësve të Ismaelit (Ismailit a.s.) do të sjell një profet të madh dhe do ta lartësoj atë….mirëpo “ i madh ” në ç’mënyrë?.
Përpara lindjes së Ismaelit (Ismailit a.s.) dhe Isakut (Is’hakut a.s.) kanë qenë të theksuara përgjigjet e këtyre pyetjeve. Ligji i Përtërirë 21:15-17 flet për inspirimin hyjnor të çifutëve në lidhje me të drejtën e trashëgimit ku thotë:
15. “ Në qoftë se një burrë ka dy gra, dhe njerën e dashuron dhe tjetrën e urren, dhe si e dashuruara ashtu edhe ajo e urrera i kanë lindur fëmijë, në rast se i parëlinduri është fëmija e gruas së urryer,
16. ditën që u lë me testament pasurinë që zotëron bijve, nuk mund t’i shënojë të drejtën e paralindjes djalit të gruas që dashuron duke e preferuar nga djali i gruas që urren që është i parëlindur;
17. por do të njohë si të parëlindur djalin e gruas së urryer, duke i dhënë një pjesë të dyfishtë të të gjitha atyre që zotëron; sepse ai është prodhim i parë i fuqisë së tij dhe atij i përket e drejta e paralindjes “.
Prandaj, mund të themi se nuk është vetëm vija e pasardhësve të Ismaelit (Ismailit a.s.) në dhënien e “ kombit të madh “, por madhështia e këtij kombi është dy herë më e madhe se e vëllaut të tij më të ri, Isakut (Is’hakut a.s.). Detyra tjetër është përmendja dhe dëshifrimi i citateve nga Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re që vërtetojnë profetin tjetër që është në pritje. E vërteta tjetër që duhet vërtetuar është se profeti që pritet nuk është askush tjetër përveq profetit Muhammed a.s.. Duhet mbajtur në mend që të krishterët nuk pranojnë ndonjë profet midis ardhjes së parë dhe të dytë të Jezusit (Isaut a.s.).
Megjithatë në kapitullin e parë të Ungjillit të Gjonit ne lexojmë:
19. “ Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jerusalemi priftërinjë dhe levitë për ta pyetur: “ Kush je ti ”?.
20. Ai edhe e rrëfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrëfeu: “ Unë nuk jam Krishti ”.
21. Atëherë ata e pyetën: “ Kush je, pra? A je Elia? ”. Ai tha: “ Nuk jam! ”.
” Je ti profeti? ”. Dhe ai përgjigjej:” Jo ”.
22. Atëherë ata i thanë: “ Kush je ti, që t’u japim përgjigje atyre që na dërguan? Ç’thua për vetën tënde? ”.
23. Ai u përgjigj: “ Unë jam zëri i atij që bërtet në shkretëtirë: drejtoni udhën e Zotit, sikurse tha profeti Isaia ”. (Gjoni 1:19-23)
Në këtë pikë është bazuar që priftërinjtë dhe levitët, njerëzit më të shkolluar në Jerusalem, kanë pritur për përmbushjen dhe realizimin e tri profetësive.
Gjon Pagëzori (Jahjau a.s.) në fund është pyetur përsëri:
24. “ Dhe ata që qenë dërguar, ishin nga farisenjtë;
25. ata e pyetën dhe i thanë: “ Atëherë pse ti pagëzon, kur nuk je as Krishti, as Elia, as profeti? “. (Gjoni 1:24-25)
Farisenjtë, gjithëashtu kanë pritur ardhjen e këtyre të treve, siç përmendet në Shkrim.
Në Biblën e Shenjtë vetëm dy prej këtyre të treve kanë ardhur, domethënë profeti Elija dhe profeti Jezus (Isa a.s.). Pyetja tjetër logjike është, “ kush është profeti? ”.
Moisiu (Musai a.s.) na jep neve pak mendjemprehtësi tek Ligji i Përtërirë 18:15:
15. “ Zoti, Perëndia yt, do të krijojë për ty një profet si unë në mes teje dhe vëllezërve të tu; atë keni për ta dëgjuar “.
Megjithatë dukshëm kjo është e rëndësishme të shënohet që profeti Moisiu (Musai a.s.) i ka folur për këtë çifutëve. Ai na tregon neve që Allahu xh.sh. do ta lartësoj profetin nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe i cili duhet ta dëgjoj atë që i flitet atij.
18. Unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t’u thotë atyre të gjitha ato që unë do t’i urdhëroj.
19. Dhe do të ndodhë që në se dikush nuk i dëgjon fjalët e mia që ai thotë në emrin tim, unë do t’i kërkoj llogari ”. (Ligji i Përtërirë 18:18-19)
Mënyra më e mirë e zbërthimit dhe analizimit të këtij citati është ndarja e tij veç e veç apo fjalë për fjalë.
E para nga të gjitha, është e qartë që ky profet do të vijë “ nga gjiri i vëllezërve të tyre “. Ata janë izraelitët. Izraelitët janë pasardhësit e Isakut (Is’hakut a.s.).
Atëherë vëllezërit e tyre janë arabët, pasardhësit e Ismaelit (Ismailit a.s.). Kështu që është e qartë që profeti do të vijë nga mesi i arabëve, ky është profeti Muhammed a.s..
Së dyti, ky profet do të jetë i ngjashëm me Moisiun ( Musain a.s.).
Nga kjo profetësi shumë herë janë shtrembëruar vetitë dhe tiparet e Jezusit (Isaut a.s.). Më së miri është të pyetet,“ kush është më shumë i ngjashëm me Moisiun ( Musain a.s.), Jezusi ( Isau a.s.) apo Muhammedi a.s. “?.
Moisiu (Musai a.s.) dhe Muhammedi a.s. erdhën në këtë botë “ lindën “ në mënyrë të natyrshme, ndërsa Jezusi (Isau a.s.) erdhi “ lindi “ në mënyrë të mbinatyrshme.
Moisiu (Musai a.s.) dhe Muhammedi a.s. u martuan dhe kishin fëmijë, ndërsa Jezusi (Isau a.s.) nuk u martua dhe nuk pati fëmijë.
Moisiu (Musai a.s.) dhe Muhammedi a.s. vdiqën nga vdekja natyrale, ndërsa Jezusi (Isau a.s.) nuk vdiq.
Moisiu (Musai a.s.) dhe Muhammedi a.s. ishin burrështetas, ndërsa Jezusi (Isau a.s.) nuk ishte burrështetas.
Në të gjitha pikëpamjet e jetës rinore të tyre, Jezusi (Isau a.s.) kurrë nuk u shpëngul apo emigroi dikund me forcë, ndërsa Moisiu (Musai a.s.) shpëtoi duke emigruar në Medjen
“ Median “, dhe Muhammedi a.s. shpëtoi duke emigruar në Medine.
Moisiu (Musai a.s.) dhe Muhammedi a.s. ishin tërhequr në përndjekjet me armiqtë e tyre dhe kishin fituar përvojë morale dhe fizike, ndërsa Jezusi (Isau a.s.) nuk kishte përndjekje të tilla, fitoret e tij kishin moral të natyrshëm.
Shpalljet që i janë dhënë Moisiut (Musait a.s.) (Teurati) si dhe Muhammedit a.s. (Kur’ani) ishin shkruar gjatë jetës së tyre, ndërsa Dhiata e Re, ngjarjet, thëniet dhe jeta e Jezusit (Isaut a.s.) ishin shkruar shume vite pasi ai ishte ngritur (në qiell).
Moisiu (Musai a.s.) dhe Muhammedi a.s. sollën përpara mësime ligjore dhe shpirtërore, ndërsa mësimet e Jezusit (Isaut a.s.) ishin kryesisht shpirtërore.
Përfundimisht, Moisiu (Musai a.s.) dhe Muhammedi a.s. gjatë misionit të tyre, në fillim ishin refuzuar, pastaj ishin pranuar nga populli i tyre, ndërsa Jezusi (Isau a.s.) sinqerisht asnjëherë nuk ishte pranuar nga izraelitët.
Kështu që është e qartë që Muhammedi a.s. ka qenë shumë i ngjashëm me Moisiun (Musain a.s.) sesa që ka qenë Jezusi (Isau a.s.) me Moisiun (Musain a.s). Lutem që shënimet nga ky krahasim i këtyre tre profetëve të mëdhenjë të Zotit xh.sh. nuk është për qëllim të nënkuptohen që këta janë ose kanë qenë në ndonjë lloj konkurence.
Të gjithë profetët përbëjnë një vëllazëri, dhe të gjithë duhet besuar. Allahu xh.sh. i tregoi Moisiut (Musait a.s.) në lidhje me këtë profet që tashmë do të vijë, “ dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t`u thotë atyre të gjitha ato që unë do t`i urdhëroj ”. Profeti Muhammed a.s. veproi pikërisht kështu. Ai foli, fjalë për fjalë, kështu që ai fliste atë që e dëgjonte nga engjulli Gabriel ( Xhebrail a.s.).
Profeti Muhammed a.s. tha gjithçka që Allahu xh.sh. e udhëroi ta thoshte atë.
Kjo është se, në mënyrë të zakonshme ne gjejmë citate në Kur’an që fillojnë me:
“ thuaj o Muhammed “ , “ recito “ , “ thuaj “….etj.
“ Do të ndodhë që nëse dikush nuk i dëgjon fjalët e mia që profeti thotë në emrin tim ”. Në Kur’anin Fisnik, 113 prej 114 sureve “ kaptinave “ fillojnë më frazën:
“ BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM “.
Fjalë për fjalë nëgjuhën shqipe domethënë:
“ NË EMËR TË ALLAHUT, GJITHËMËSHIRSHMIT, MËSHIRËPLOTIT “. Muhammedi a.s., në atë kohë, e kishte përmbushur në çdo fjalë këtë profetësi.
Profetësi për ardhjen e profetit Muhammed a.s. në tekstin e Biblës gjejmë me bollëk në të gjitha pikëpamjet. Tërë kaptina 42 e librit të profetit Isaia qëndron dukshëm jashtë kontekstit të profetit Muhammed a.s., profetit të fundit të Zotit xh.sh..
Kjo kaptinë e përshkruan profetin Muhammed a.s. si “ drita e kombeve “.
Ndërsa Jezusi (Isau a.s.) herë pas here thoshte:
24. “ Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveç te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit “. (Mateu 15:24)
17. “ Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar “.
18. Sepse në të vërtetë ju them: Derisa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka”. (Mateu 5: 17-18)
5. “ Këta janë të dymbëdhjetët që Jezusi i dërgoi mbasi u dha këto urdhëra:
“ Mos shkoni ndër paganë dhe mos hyni në asnjë qytet të Samaritanëve,
6. por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit “. (Mateu 10:5-6)
I vetmi është profeti Muhammed a.s. që ka qenë i dërguar për të gjithë njerëzimin
(tek çifutët dhe tek gjitha kombet). Kaptina 42 e profetit Isaia ai përmend këtë përshkrim “ shërbëtorit të Zotit “ që ai do të vijë nga toka e Ke’darit.
Kjo është e rëndësishme të shënohet se Ke’dari ka qenë djali i dytë i profetit Ismael (Ismail a.s.) dhe stërgjysh i profetit Muhammed a.s..
Një profetësi shumë e çuditshme përmendet tek kapitulli 21 i profetit Isaia ku ne lexojmë:
13. “ Profecia kundër Arabisë. Do ta kaloni natën në pyjet e Arabisë, o karvanë të Dedamitëve.
14. I dilni para të eturit duke i sjellë ujë, o banorë të vendit të Temas; i kanë dalë përpara ikanakut me bukën e tyre.
15. Sepse ata ishin para shpatave, para shpatës së zhveshur, para harkut të nderur, para tërbimit të betejës.
16. Sepse kështu më ka thënë Zoti: “ Për një vit, ashtu si viti i një argati me mëditje, tërë lavdia e Kedarit do të zhduket;
17. dhe ajo që do të mbetet nga numri i harkatarëve, njerëzit trima të bijve të Kedarit, do të jetë një gjë e vogël, sepse ka folur Zoti, Perëndia e Izraelit “.
Kjo profetësi tregon për një vend në Arabi, tokën e Muhammedit a.s..
“ Arratisjet “ në këtë rast janë të profetit Muhammed a.s. dhe ithtarëve “ shokëve “ të tij besnikë (Zoti xh.sh. qoftë i kënaqur me të gjithë këta).
Ata shpëtuan duke emigruar nga Mekka, në kohën kur shtëpia e Muhammedit a.s. ishte e rrethuar nga kurejshitët, me shpata të zhveshura në duar. Ai shpëtoi duke emigruar në Medine, dhe në mënyrë paqësore arriti të kthejë “ konvertojë “ në fenë Islame, dhe numri i tyre arriti mbi 10 mijë përkrahës.
Muhammedi a.s. u kthye nga beteja e ashpër e luftës së Bedrit, i cili udhujtarët kurejshit “ madhështinë e Ke’darit “ e shpartalloi duke i shkaktuar humbje të mëdha.
Sot studiuesit e Biblës, çifutë apo krishterë, nuk mund t’a nxjerrin historikun e ngjarjes që përshtatet me këtë profetësi. Megjithatë profetësia tjetër e profetit Muhammed a.s., me ngjashmëri të vetme, ndodhet tek Ligji i Përtërirë 33:1-2 ku ne lexojmë:
1. “ Ky është bekimi me të cilin Moisiu, njeri i Perëndisë, bekoi bijtë e Izraelit, para se të vdiste.
2. Dhe u tha: “Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta në Seir; u paraqit në madhështinë e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i 10 mijë shenjtorëve; nga e djathta e tyre dilte për ta një ligj i zjarrtë “.
(Përkthimi i Biblës në gjuhën shqipe (Diodati i Ri 1991-1994), shprehjen “ 10 mijë shenjtorë “, e ka përkthyer “ një morie shenjtorësh “).
Zoti erdhi nga Sinai, ” aludohet në Moisiun ( Musain a.s.) “, dhe u ngrit lartë nga Se’iri
” i referohet Jezusit (Isaut a.s.), sipas vendit të tij të lindjes që quhet “ thirret “ Se’ir “. Profeti i cili u ndriçua “ shkëlqeu me madhështinë e tij nga mali Paran “ nuk mund të ishte askush tjetër përveq profetit Muhammed a.s..
Parani është emri antik i një krahine në Arabi ku fëmijtë “ pasardhësit “ e Ismaelit (Ismailit a.s.) ishin vendosur përfundimisht.
Në gjuhën arabe, Parani është “ Farrani “, i cili në fakt i referohet Mekkes dhe fjalë për fjalë në gjuhën shqipe domethënë,” dy emigrantët “. Kjo duket megjithatë sikur ti marrësh këta emra nga Hagari (Haxherja) dhe Ismaeli (Ismaili a.s.) të cilët shkuan në këtë vend si emigrantë, kur Ismaeli (Ismaili a.s.) kishte qenë ende i vogël.
Dhe sigurisht, ardhja me “ 10 mijë shenjëtorë “, që zbresin në Mekke që sjellin një ligj të zjarrtë (Kur’anin e Shenjtë), padyshim është referuar tek profeti Muhammed a.s..
Referenca tjetër tek profeti është dhënë nga Jezusi (Isau a.s.), ku Muhammedi a.s. është përshkruar si “ Ngushëllues “ tek Gjoni 14:16:
16. “ Dhe unë do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju “.
Ndërsa si “ Shpirti i së Vërtetës “ është përshkruar tek Gjoni 16:13:
13. “ Por, kur të vijë ai, Shpirti i së Vërtetës, ai do t`ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t`ju kumtojë gjërat që do vijnë “.
Nga Jezusi (Isau a.s.) tregohet “ urdhërohet “ që Ngushëlluesi nuk do të vjen nëpërmjet vetëvetës së tij. Kjo vërtetësisht është e pamundur për Ngushëlluesin që të bëhet Shpirt apo Frymë e Shenjtë, sipas disa pohimeve të studiuesve të krishterë.
Shpirti i Shenjtë ndodhet në Shkrimin e Shenjtë para, gjatë dhe pas jetës së Jezusit (Isaut a.s.). Kështu që nuk mundet Jezusi (Isau a.s.) të jetë i njejtë ose ta arrijë Shpirtin e Shenjtë.
Tashmë Ngushëlluesi është i njejtë me “ profetin e ngjashëm me Moisiun (Musain a.s.)” sepse tek Ligji i Përtërirë 18:18 lexojmë:
18. “ Unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t’u thotë atyre të gjitha ato që unë do t’i urdhëroj “.
Ndërsa tek Gjoni 16:13 lexojmë:
13. “ Por, kur të vijë ai, Shpirti i së Vërtetës, ai do t`ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t`ju kumtojë gjërat që do vijnë “.
Tërë Kur’ani (shpallja përfundimtare e Allahut xh.sh.), dhe tërë Sunneti (veprat, punët dhe thëniet e Muhammedit a.s.), tregojnë se Muhammedi a.s. është i vetmi udhëzues “ në të gjitha të vërtetat “.
Dhe të dytë, Kur’ani dhe Hadithi na tregojnë për “ të gjitha gjërat që do të ndodhin “.
Derisa për ngritjen në qiell të Jezusit (Isaut a.s.), Allahu xh.sh. në Kur’an e pastron Jezusin (Isaun a.s.) nga gënjeshtrat dhe trillimet rreth jetës dhe vdekjes së tij.
55. “ (Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: ‘O Isa, Unë po të marr ty, po të ngris te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t’i ngrisë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm te Unë është kthimi juaj, Unë gjykoj mes jush për atë që kundështoheshit “. (Ali Imran:55)
Njëra nga përshkrimet e mbetura të profetit Muhammed a.s. në Bibël, është ku Muhammedi a.s. qartësisht përmendet me emër në gjuhën hebraike në origjinal tek Kantiku i Kantikëve 5:16:
16. “ Hikko mamittadim vikullo MAHAMMADIM “.
Që në gjuhën shqipe domethënë:
16. “ Goja e tij është vetë embëlsia, dhe ai është MUHAMEDI “.
(Në përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe (Diodati i Ri 1991-1994) emri i Muhammedit a.s. është përkthyer si “ tërheqës në çdo pikëpamje “).
5. “ Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova dhuntinë Time ndaj jush, dhe e zgjodha Islamin për fe tuajën “. (Maide :5)
Për në fund do të dëshiroja të bëj një du’a “ lutje “ për të gjithë ata të cilët e lexojnë këtë..
FUND