Ebu’l-A’la El-Mevdudi
Përktheu: Qani Nesimi
S’ka dyshim se burime të besueshme dhe me vlerë për të fituar njohuri për Muhamedin a.s. nuk janë vetëm sihariqet e Isait, por, në të njëjtën kohë janë vetë jeta e tij dhe katër ungjijtë legjitim të Kishës. Krahas tyre, bu¬rim me vlerë është Ungjilli i Bernabës, të cilin Kisha nuk e merr parasysh, për shkak se “përmbajtja e tij është e dy¬shimtë”. Është shumë interesante, se të krishterët ka¬në treguar zell shumë të madhë për ta fshehur këtë libër. She¬kuj me radhë ai është mbajtur larg. Në shekullin e gjashtë¬mbëdhjetë, në bibliotekën e papa Sixtus – it gjendej një kopje e një përkthimi jo të rëndomtë latin dhe as¬kujt nuk i lejohej që ta prekte. Vetëm në fillim të she-ku¬llit të tetëmbëdhjetë kjo kopje ra në dorën e të quajturit John Toland. Më pastaj, duke kaluar nëpër duar të ndry¬shme, në vitin 1738 arriti në bibliotekën e Perandorisë së Vje¬nës. Përkthimi anglisht i këtij Ungjilli u botua më 1907 nga shtëpia botuese Oxford – Clanderen. Por, me të dalë në shitje, vepra shkaktoi një shqetësim në botën e krish¬terë, ndërsa shumë prijës fetarë e përfaqësues të ki¬shës i kaploi skepticizmi se përhapja e tepërt e librit në fja¬lë mund të bëhej shkak që feja e krishterë të humbej. Si pasojë, tirazhi i botuar u zhduk në mënyrë të fshehtë dhe të planifikuar. Nuk u bë e mundshme që përkthimi an¬glisht të botohej edhe një herë.
Në shekullin e tetëmbëdhjetë një botim i përkthyer nga latinishtja në spanjisht është hasur në biblioteka të ndryshme dhe në shitje. Këtë fakt e transmeton George Sell në përkthimin e tij anglisht të Kur’ani Kerimit. Por edhe ky përkthim është humbur. Për fat të keq, sot nuk gjen¬det askund një kopje e tij. Unë pata rastin të lexoj një kopje të përkthimit anglisht, të botuar në Oxford. Un¬gjillin e Bernabës e kam lexuar me kujdes. Sipas meje ky Ungjill, është një dhunti shumë e madhe për të krish¬te¬rët dhe se ata, vetëm për shkak të fanatikëve dhe inat¬çinj¬ve kanë mbetur më të varfër për këtë vlerë. Kudo që në literaturën e krishterë përmendej emri i tij, aty shë-no¬hej një kundërkomentim se fjala ishte për një Ungjill fals, prandaj është rekomanduar që të refuzohet. Disa pri¬jës fetarë të krishterë të mangët nga shkenca kanë shkuar aq larg saqë kanë menduar se kjo është vepër e sa¬juar nga muslimanët. Kjo është një gënjeshtër e madhe dhe shkak i kësaj është fakti se në shumë vende në tek¬stin e këtij Ungjilli gjenden shënime të thukëta dhe të qar¬ta për ardhjen e Muhamedit (a. s) në këtë botë.
Së pari, çdo njeri që e lexon, bindet në mënyrë të pre¬rë se ai nuk është shkruar nga dora e muslimanit. Së dy¬ti, po të ishte shkruar nga dora e një muslimani, muslimanët do ta njihnin shumë mirë dhe dijetarët muslimanë do ta theksonin shpesh dhe gjerë e gjatë në veprat e tyre. Ti¬tullin e Ungjillit të Bernabës muslimanët asqë e kishin dë¬gjuar para se të përkthehej Kur’ani Kerimi në gjuhën an¬gleze nga George Sell. Historianët, shkrimtarët, dhe fa¬kihet që kanë qenë të informuar mirë me burimet e të krish¬terëve, si Taberiu, Jakupi, Mes’udi, Biruni, Ibn Haz¬mi, Ibn Tejmije dhe të tjerë, i përmendin katër ungjijtë dhe krishterimin, por nuk kanë dhënë as edhe shenjën më të vogël për Ungjillin e Bernabës. Bibliografitë më të be¬sueshme dhe më të gjera të librave që gjenden në bib¬li¬o¬tekat e shumta në botën islame janë të përgatitura nga Ibni Nedimi dhe Haxhi Halife (shih “El – Fihrist” dhe “Keshf edh – Dhunun”). Por as në këto nuk përmendet Un¬gjilli i Bernabës. Argumenti i tretë dhe më i forti për t’i shpallur të pabaza pretendimet e të krishterëve, madje që 75 vjet para ardhjes së Muhamedit a. s. në këtë botë, ësh¬të përmendja e Ungjillit të Bernabës (Evangelium Ber¬na¬be) në listën e përgatitur “Librat e gabuar dhe të kundërt me mendimin fetar” në kohën e papa Gelasiusit I. A mund ta kishte shkruar në atë kohë ndonjë musliman këtë Un¬gjill fals?
Disa njohuri themelore rreth Ungjllit të Bernabës
Para se të fillojmë me myzhdet (sihariqet) dhe lajmet që gjenden në Ungjillin e Bernabës për ardhjen e Mu¬ha¬medit a. s. si pejgamber, së pari le të njoftohemi me këtë libër të cilin të krishterët nuk e kanë njohur mirë, ndërsa muslimanët nuk e kanë njohur fare, në mënyrë që ta ke¬mi më të qartë rëndësinë, përmbajtjen dhe esencën e tij. Të qartë do të kemi sidomos arsyen që të krishterët e mbaj¬tën larg këtë Ungjill. Është me rëndësi të dihet se as¬njëri prej ungjijve, që në mënyrë të respektuar dhe le¬gj¬i¬time zënë vend në Librin e Shenjtë, nuk është shkruar nga apostujt (shokët e Jezusit). Pastaj, asnjëri prej shkru¬es¬ve të këtyre ungjijve nuk ka pretenduar se është bazuar në transmetimet e apostujve. Krahas këtyre përvetë¬si¬me¬ve, nuk është shënuar burimi i asnjë shkrimi. Pra, nuk di¬het nëse vetë transmetuesi i ka dëgjuar fjalët, apo i ka pa¬rë ngjarjet. Në përgjigje të kësaj, shkruesi i Bernabës, thotë:”Unë jam njëri nga dymbëdhjetë apostujt e parë të Mesias. Prej fillimit e deri në fund kam qenë me Mesian, ngjarjet që i kam parë me sytë e mi dhe fjalët që i kam dëgjuar vetë, i shkruaj në këtë libër”. Nuk është vetëm kjo. Bernaba thotë edhe këtë: ”Mesia duke u shpërngulur nga kjo botë më ka urdhëruar që gënjeshtrave dhe thashethemeve që do të lindin për të, t’u jap fund duke ia shpjeguar botës të vërtetën”.
Kush ishte Bernaba? Emri i këtij personi haset shpesh në “Veprat e Apostujve” të Librit të Shenjtë. Ber¬na¬ba ka qenë pjesëtar i një familjeje çifute qipriote. Ësh¬të e shënuar se ka dhënë kontribut të madh për për¬hap¬jen e krishterimit dhe për ndihmën që ua ka ofruar ith¬ta¬rë¬ve të Isait. Por, nuk është përcaktuar se kur e ka pra¬nu¬ar krishterimin. Në mesin e dymbëdhjetë apostujve të ci¬lët përmenden në tre ungjijtë, emri i Bernabës nuk ha¬set. Kështu që nuk është e qartë nëse shkruesi i këtij Un¬gji¬lli është ky apo ndonjë Bernabë tjetër. Nëse e kra¬ha¬soj¬më listën e Mateut, të Markut dhe të Bernabës për apo¬stujt, do të shohim se mes tyre vetëm dy emra janë të ndry¬shëm. I pari është Thomasi, në vend të të cilit Ber¬na¬ba përdor emrin e vet, ndërsa i dyti është Shemun Ke¬na¬ni, në vend të të cilit Bernaba e shkruan emrin e Ja¬ko¬bit, birit të Jehudës (Juda). Ky emër ekziston edhe në Un¬gjillin e Llukës. Më vonë liderët dhe prijësit fetarë të krish¬terë, për ta shpëtuar veten nga Bernaba dhe Ungjilli i tij, ia kanë fshirë emrin dhe në vend të tij e kanë shkru-ar emrin e Thomasit.
Për të nderuarit dhe liderët e krishterë falsifikimet e kë¬tilla për dobitë e tyre personale ishin më se normale. Një njeri i pavarur dhe me mendje të shëndoshë, që e le¬xon Ungjillin e Bernabës dhe pastaj e krahason atë me ka¬tër ungjijtë e Dhiatës së re do të konkludojë se ky ësh¬të shumë më i mirë se të tjerët. Përjetimet dhe jeta e Je¬zu¬sit në këtë Ungjill janë sqaruar më detajisht. Pikërisht siç vepron një njeri që i ka parë dhe i ka përjetuar ngjar¬jet. Rrëfimi i ngjarjeve në katër ungjijtë është bërë me ndër¬prerje dhe jo në lidhshmëri me njëra tjetrën, ndërsa në këtë të Bernabës ato janë më të kuptimta dhe më të drej¬ta, e sidomos ngjarjet historike janë shënuar me një ren¬ditje më të kujdesshme.
Pastaj sugjerimet e Jezusit në këtë Ungjill, në kra¬ha¬sim me katër ungjijtë e tjerë, janë më të hollësishme, më të qarta dhe më të ndikueshme. Temat, si këshillat mbi mo¬noteizmin, mohimin e politeizmit, cilësitë e Zotit të Lar¬tësuar, esenca e adhurimit dhe morali i mirë janë shpje¬guar në mënyrë më të logjikshme. Edhe shembulli më i vogël nga shembujt praktikë, të cilin e jep Jezusi për ta kuptuar më mirë temën dhe gjuhën të cilën e ka për¬dorur ai, e që gjendet në këtë Ungjill, është e pa¬mund¬shme të gjendet në katër ungjijtë e tjerë. Nga kjo kup¬tohet se si Jezusi i ka këshilluar ithtarët dhe apostujt e vet. Njëherazi kuptohet edhe se çfarë metodash logjike ka përdorur ai. Një njeri që ka sadopak njohuri për gju¬hën, metodën, natyrën dhe sjelljen e Jezusit, pasi ta le¬xo¬jë këtë Ungjill, nxjerr përfundimin se ky nuk është fals ose i ndrequr nga ndokush. Nëse duhet ta themi të vër¬te¬tën, personaliteti dhe mësimet e Jezusit në Ungjillin e Ber¬nabës, në krahasim me katër ungjijtë, dalin para nesh më të qarta dhe më të thukëta. Për më tepër, në këtë Un¬gjill nuk ekzistojnë kundërshtimet dhe të metat e dukshme që gjenden në katër ungjijtë.
Jeta dhe udhëzimet e Jezusit në Ungjillin e Bernabës për¬puthen plotësisht me jetën dhe udhëzimet e një pro¬feti. Ai vetë përpara nesh del si pejgamber dhe sjell pro¬va për të gjithë pejgamberët dhe librat e mëparshëm. Për¬veç profetizmit nuk ka rrugë tjetër për ta kuptuar të vër-tetën dhe ai që nuk i merr parasysh pejgamberët nuk e merr parasysh as Allahun. Për Tevhidin – monoteizmin, profetizmin ky Ungjill thotë fjalë që përputhen me udhë¬zimet e të gjithë pejgamberëve. Edhe për namazin, agjë¬rimin dhe zeqatin udhëzon atë që është e duhur. Na¬mazet të cilat shpesh ceken në Ungjillin e Bernabës në fakt janë namazet që i kanë të njohur edhe muslimanët, si namazi i sabahut, i drekës, i iqindisë, i akshamit, i ja¬ci¬së dhe i tehexhxhudit. Posaçërisht bëhet e qartë se edhe pa¬ra çdo namazi merret abdest. Jezusi/Isai në listën e pej-gamberëve i fut edhe Davudin dhe Sulejmanin. Ndër¬kaq, çifutët dhe të krishterët këta dy pejgamberë i kanë nxjerrë prej listës së pejgamberëve. Ai pranon edhe se Is¬maili është dhebih (i bërë kurban për hir të Allahut), kësh¬tu që, një dijetar çifut, detyrohet ta pranojë këtë të vër¬tetë. Po ky dijetar thekson se çifutët, për dobi të tyre, mun¬dohen që ta bindin çdo njërin se Ishaku ka qenë i bë¬rë kurban.
Shkurt, sipas shënimeve të Ungjillit të Bernabës li¬gjë¬ratat dhe këshillat e Jezusit për ahiretin, kijametin, xhe¬netin dhe xhehenemin pothuajse janë të njëjta me shpje¬gimet që bëhen në Kur’ani Kerim.
Pse të krishterët nuk e pranojnë Ungjillin e Bernabës ?
Nëse e studiojmë çështjen pse të krishterët e kun¬dër¬shtojnë kaq ashpër këtë Ungjill, do të shohim se shkak nuk janë vetëm shenjat e qarta të cilat i përmban ai për ardhjen e Muhamedit a. s., meqë të krishterët, në fakt, këtë Ungjill e kanë refuzuar që para lindjes së Mu¬ha¬medit a. s.. Në rreshtat e mëposhtëm do të mun¬do¬he¬mi të sqa¬roj¬më shkakun e vërtetë të hidhërimit dhe të kun-dër¬shti¬mit të fortë të të krishterëve. Siç dihet, ithtarët e parë të Isait e njihnin atë vetëm si një pejgamber dhe nuk u për¬mba¬heshin pikë për pike urdhrave të Tij. Këta – ithtarët e parë të Isait – kanë jetuar sipas ligjit çifut, d.m.th. në be¬simin dhe në ibadetet e tyre nuk kanë qenë të ndryshëm nga çifutët. Dallimi i vetëm ndërmjet të krish¬terëve të pa¬rë dhe çifutëve ka qenë ky: të krishterët e parë e pranojnë Je¬zusin si Mesia dhe i besojnë atij, kur¬se çifutët nuk e pra¬noj¬në atë si profet. Më vonë, Shën Pa¬li, pasi e pranoi krish¬terimin, u mundua që romakët, gre¬kët, çifutët, po bi¬le edhe ata që nuk ishin çifut t’i bash¬konte nën çatinë e krish¬terimit. Për këtë arsye the¬meloi një fraksion apo fe të re. Kjo fe e re, në aspektin e be¬simit dhe të principeve të be¬simit, ka qenë shumë më ndry¬she nga feja të cilën është mun¬duar ta përhapë Isai. Në të vërtetë, ky shenjtor as¬një¬herë nuk e ka parë Isain dhe nuk ka marrë këshilla nga ai. Sa kohë ka qenë gjallë Isai, po edhe disa vjet pas vdekjes, ai (Pali) ka qenë njëri prej kundërshtarëve të tij. Më vonë, si i krishterë, duke e the¬meluar fenë e re, ai ka vepruar si¬pas qejfit të vet, pa u ba¬zuar në asnjë fjalë apo vepër të Isa¬it; ai madje, ka vep-ruar të kundërtën – se qëndrimi i tij ësh¬të inspirimi per¬so¬nal. Qëllimi kryesor i Palit në shpik¬jen e fesë së re ësh¬të se kjo fe është e një cilësie që çdo po¬pull i cili nuk ësh¬të çifut padyshim se do të mund që ta pra¬noj atë. Për¬veç kësaj, deklaroi se një i krishterë është të¬rësisht i pa¬varur nga Ligji i Shenjtë hebraik. Ai nuk e pra¬non fare ndry¬shimin mes hallallit dhe haramit në ush¬qim dhe në pije. Edhe traditës së synetimit, e cila për jo¬çi¬fu¬tët ishte shu¬më vështirë, i dha fund. Pali nxori edhe shu¬më teza të tjera të palogjikshme, siç është teza për su¬pe¬rioritetin e Jezusit, se Jezusi është bir i Zotit dhe se me kry¬qëzimin e tij mori mbi vete dhe i lau të gjitha mëkatet e bi¬jë¬ve të Ade¬mit. Këto mendime dhe qëndrime për po¬li¬te¬istët dhe për jobesimtarët ishin atraktive. Me këto uj¬dur¬ma Shën Pali i magjeps ata dhe mundohet t’i nxit në fenë e re. Ithtarët e parë të Isait i kundërshtuan risitë dhe be¬si¬met e kota të këtij lloji.
Por ç’e do që mendimi satanik i Shën Palit ia hapi de¬rën krishterimit dhe të gjithë ata që nuk ishin çifutë hy¬në me një hov të madh (në fenë e re)! Shumë të paktë në numër ishin ata që mundën esencialisht t’i për¬ba¬llo¬nin kësaj torture. Edhe pastaj, deri në fund të shek. III të e. s., ka pasur shumë individë që e kanë mohuar shenj¬të¬ri¬në e Jezusit. Në fillim të shek. IV të e. s. këshilli i prif¬të¬rinjëve, i mbledhur në Nike (325), mendimet dhe me¬j¬ti¬met e Shën Palit i ka pranuar si burime kryesore të krish¬terimit. Së këtejmi, edhe Perandoria Romake e pra¬noi krishterimin si fe zyrtare. Kjo ngjarje u përforcua me nxjerrjen e një ligji në kohën e perandorit Theodoseus. Pas këtej të gjitha veprat dhe dokumentet që ishin kun¬dër besimit të Shën Palit u shpallën jolegjitime. Për herë të parë në vitin 367 të e. s., në përputhje me letrën e Atha¬nasiusit, është përgatitur lista e veprave dhe e do¬ku¬men¬teve të respektuara dhe legjitime. Këtë listë e ka apro¬vuar Këshilli i mbledhur nën udhëheqjen e papës Da¬masius në vitin 382. Ndërkaq në fund të shek. V, pa¬pa Gelasius, krahas vërtetimit të kësaj liste, urdhëroi që të përgatitet edhe lista e dokumenteve dhe e veprave jo¬le¬gjitime. Është interesant se për klasifikimin e veprave të lartpërmedura, nëse janë legjitim apo jo, kriter i vetëm ka¬në qenë besimi dhe parimet të cilat i ka përshtatur ve¬të Shën Pali dhe asnjëri prej të krishterëve apo etërve të ki¬shës nuk ka marrë rrezikun në sy e të thotë nëse këto u për¬shtaten apo jo direktivave të Jezusit. Madje, në un¬gjij¬të e përfshirë në përmbledhjet e veprave legjitime dhe va¬lide nuk ka asçfarë shënimi për fjalët dhe veprat e Je¬zusit.
Merret vesh që Ungjilli i Bernabës është shënuar në fi¬llim të listës së veprave jo legjitime dhe jo valide. Shka¬ku kryesor qëndronte te përmbajtja e tij, e cila ishte në kun¬dërshtim me parimet dhe besimin fetar zyrtar, që mbre¬tëronte asokohe. Autori i librit në fillim tregon arsyen pse ka marrë në dorë lapsin për ta shkruar këtë libë¬r: ”Qëllimi i këtij libri është përmirësimi i mendimeve të atyre të cilët për t’iu përshtatur dredhive të shejtanit deklarojnë se Jezusi ësh¬të biri i Zotit. Këta njerëz synetimin e meshkujve e pranojnë si të panevojshëm, ushqimet që janë haram i bëjnë hallall. Në mesin e atyre që e bëjnë këtë gabim gjendet edhe Shën Pali”. Siç shpje¬gon Bernaba, edhe në gjallje të Jezusit ushtarët romakë po¬liteistë, të cilët edhe pse i kanë parë mrekullitë e Isait, ka¬në thënë se ai është biri i Zotit, madje edhe kanë fi¬llu¬ar të thonë se është Zot. Më vonë me këtë besim të ga¬bu¬ar janë infektuar edhe çifutët. Zhvillimet e më¬pas¬taj¬me Bernaba i transmeton kështu: ”Jezusi është demoralizuar shumë për zhvillimet e këtilla. Shumë herë, atyre që grumbu-llo¬he¬shin për rreth tij ua tërhiqte vërejtjen dhe i qortonte ashpër besimet e kota. Nxënësit e tij i dërgonte në zona të ndryshme. Këta nxë¬nës, në saje të lutjeve të tij, mu si vet ai, i tregonin popullit disa mre¬kulli. Qëllimi i këtij demonstrimi (të mrekullive) është që të tre¬gohet qartësisht se njeriu të cilit i bëhen të mundshme këto mre¬kulli nuk duhet të jetë Zot apo Bir i Zotit”.
Pastaj Bernaba transmeton biseda të ndryshme të Je¬zusit në lidhje me këtë temë. Prej këtyre bisedave kup¬tohet qartë se sa ai ka qenë kundër besimeve të kota të për¬hapura në popull. Bernaba thotë se ishte shumë i bren¬gosur për devijimin e popullit të Isait nga rruga e vër¬tetë. Ai e përgënjeshtron ashpër sidomos besimin e për¬gjithshëm të Shën Palit për vdekjen në kryq të Jezusit dhe ngjarjet që i ka parë me sytë e tij i shpjegon në këtë më¬nyrë: ”Nxënësi Jehuda (Judah, Judas), duke marrë ryshfet prej një kryerabini erdhi për ta zënë Isain. Katër engjëj, me urdh¬rin e Zotit, Isain e ngritën në qiell dhe zëri e fytyra e Jehudës u bë e njëjtë me të tij. Kështu që, i kryqëzuar nuk ishte Isai por vet Jehu¬da”. Kjo shprehje në Ungjillin e Bernabës, siç u pa, edhe pse i gërmon rrënjët e krishterimit, sjell prova bin¬dë¬se për atë që thotë Kur’ani Kerimi. Nuk duhet habitur aspak se plot 115 vjet para zbritjes së Kur’anit këto shë¬nime në Ungjillin e Bernabës ishin shkak që ky të shpallej jo legjitim nga ana e njerëzve të Kishës.
Lajmet dhe shenjat e qarta në Ungjillin e Bernabës
Çështjet të cilat i cekëm shkurtimisht më lart, mjaf¬toj¬në për të pranuar se Ungjilli i Bernabës është më i be¬su¬eshmi nga katër ungjijtë. Në këtë Ungjill fjala, vepra dhe biografia e Mesias është shpjeguar në përputhje me të vërtetën. Mjerisht, të krishterët e kanë humbur shan¬sin që kredonë, parimet e besimit dhe direktivat e Jezusit t‘i mësojnë apo t’i përmirsojnë me anë të këtij Ungjilli.
Pas këtyre shpjegimeve, mendojmë se mund t’i pa¬ra¬qesim këtu lajmet dhe shenjat që gjenden në Ungjillin e Bernabës për ardhjen e Pejgamberit (Muhamedit a.s.) të transmetuara nga goja e Jezusit/Isait. Në lajmet në fja¬lë për Muhamedin a.s. Isai ka përdorur ndonjëherë fja¬lën “Resulullah“, kurse ndonjëherë “Mesih“, ndonjëherë shpreh¬jen “Ai i cili është i denjë për lavdërim“, ndonjëherë “Lai¬lahe il-la All-llah Muhammedur – Resulullah” (Allahu ësh¬të një dhe Muhamedi është i dërguari i Tij). Aq të shum¬ta janë shenjat që i ka thënë Isai për hz. Muhamedin, sa për t’i sqaruar të gjitha ato do të nevojitej një libër më vete. Që t’i transmetojmë të gjitha këto është e pa¬mund¬shme. Ne këtu do të transmetojmë vetëm disa lajme më të rëndësishme:
“Profetët që Zoti i ka dërguar, numri i të cilëve është 124 mi¬jë, kanë folur në mënyrë të komplikuar. Ndërsa pas meje do të vijë Drita e të gjithë profetëve dhe e të gjithë krijesave të shenjta, e cila do t’ua sqarojë dhe shpjegojë fjalët e profetëve. Për shkak se Ai është i Dërguari i Zotit”. (Kapitulli, 17).
“Farisijtë dhe Levitët i thanë Jezusit se, pasi që ti nuk je as Mesia, as Iljasi e as ndonjë i Dërguar tjetër, atëherë pse ligjëron dhe jep këshilla të reja dhe pse vetveten e paraqet më të madhë se Mesia. Jezu Krishti tha se, qëllimi i Zotit në paraqitjen e mre¬ku¬lli¬ve përmes meje është që t’ju tregoj juve se ato që i bëj unë janë në për¬puthshmëri me dëshirën e Zotit. Përndryshe unë nuk e quaj vet¬veten më të madh se Ai (Mesia) për të cilin flas. Unë nuk jam në atë nivel, as që kam mundësi t’ia zgjidh lidhëzat e këpucëve apo rruazën e çorapëve të tij. Ai, Mesia, është krijuar para meje dhe ai do të vijë pas meje. Ai do t’i sjellë të vërtetat e fesë, të cilat nuk do të kenë fund”. (Kapitulli, 42).
“Ju them duke u betuar se çdo profet ka ardhur si shenjë e më¬shirës së Zotit për një popull. Për këtë shkak direktivat e kë¬ty¬re profetëve nuk kanë dalë jashtë komunitetit apo popullit të cilit i ja¬në dërguar. Por me të ardhur i Dërguari i Zotit do t’ia jap atij në dorë vulën. Derisa të gjithë popujt e botës të cilët i kanë marrë di¬rektivat e Tij, të ballafaqohen me paqen dhe me mëshirën (e Zo¬tit). Ai do t’i sundojë pabesimtarët dhe idhujtarinë, ashtu do ta zhdu¬kë nga sipërfaqja e tokës saqë shejtani nuk do të gjejë vrimë për të ikur” (pas këtyre rreshtave zë vend një bisedë e gjatë e Jezu¬sit me nxënësit e Tij. Në këtë bisedë Jezu Krishti shpjegon se pro¬fe¬ti i ardhshëm do të jetë prej Bijve të Izraelit). (Kapitulli, 43).
“Juve për këtë arsye ju them se, Profeti është një kënaqësi për të gjitha krijesat e Zotit. Meqë ai është përplot me ndjenja të mira si të kuptuarit, të këshilluarit; me urtësi, fuqi, zell, dashuri. Ai ësh-të i armatosur me frymë të bujarisë, mëshirës, drejtësisë, devot¬shmë¬risë, të së vërtetës, mirësisë dhe të durimit. Atij, nga këto cilë¬si i është dhënë tri herë më tepër në krahasim me krijesat tjera të ci¬lat i ka krijuar Zoti. Ardhja tij në botë do të jetë një moment i shenj¬të. Besoni se unë atë e kam parë dhe e kam nderuar. Ashtu si¬kur të gjithë profetët e tjerë që e kanë parë dhe e kanë dëgjuar atë. Zoti duke e parë shpirtin e tij i dhuroi profecinë atij. Edhe unë kur e pashë atë nga entuziazmi mu dridh shpirti dhe i thashë: “O Muhamed! Zoti të ndihmoftë dhe mua Zoti të më bëjë të denjë që të mund të t’i lidh lidhëzat e panrofeleve tua. Në fakt nëse unë e arrij këtë do ta quaj veten një profet të madh dhe krijesë të shenj¬të të Zotit “. (Kapitulli, 44 )
“(Pasi do të largohem nga këtu) Zemra juaj mos të rënkojë dhe ju mos u frikësoni. Sepse unë nuk jam krijuesi juaj. Krijuesi im dhe i juaji është Zoti dhe Ai do t’ju mbrojë. Sa për mua, unë tash jam duke e përgatitur terrenin për të Dërguarin e ardhshëm të Zotit, i cili do të sjell paqe dhe shpëtim…Andreasi tha : ”O mësues, na trego neve disa cilësi të qarta te tij që ta njohim atë.” Jezu Krishti tha: Ai nuk do të vijë në kohën tuaj, përkundazi, ai do të vijë më vonë. Deri në atë kohë Ungjilli im ashtu do të jetë i fal¬si¬fikuar, saqë në botë do të ketë vetëm 30 besimtarë. Atëherë Zo¬tit do t’i dhimset bota dhe do të dërgojë të Dërguarin e vet. Mbi ko¬kën e atij profeti do të ketë një re (mjegull). Në saje të kësaj mje¬gulle do të bëhet e qartë se është i afërt dhe i dashur i Zotit, dhe se përmes tij bota do të bëhet do të falet nga ana e Zotit. Ai do të v¬i¬jë me një fuqi të madhe kundër pabesimtarëve dhe idhujtarinë do ta pastrojë nga sipërfaqja e tokës. Dhe unë nga kjo jam plotësisht i kënaqur dhe në fakt në saje të tij do të njihet dhe do të shenj¬të¬ro¬het Zoti ynë dhe se ai do t’ia shpjegojë të vërtetën botës. Ve¬ça¬në¬risht, ai do të hakmerret ndaj atyre të cilët mua do të më mendojnë diç më tepër se njeri…Ai do të vijë ashtu me një të vërtetë saqë ajo do të jetë më e qartë dhe më e thukët se të gjitha të vërtetat të cilat i kanë sjellë të gjithë profetët.” (Kapitulli, 72)
“Në Kudus (Jerusalem) apo në tempullin e Sulejmanit është dhë¬në fjalë (betuar) për Zotin? Por besoni fjalët e mia se do të vijë një ditë ku mëshira e Zotit do të shpallet në një qytet tjetër. Pastaj në çdo vend do t’i bëhet ibadet Atij në mënyrë të vërtetë dhe në çdo vend Zoti me më¬shirën e Tij do ti pranojë adhurimet e vër¬te¬ta…Unë në të vërtetë jam dër¬guar si shpëtimtar për popullin e Iz¬ra¬e¬lit. Por pas meje do të vijë Me¬sia, të cilin Zoti do ta dërgojë për tërë botën. Ai është ashtu një pro¬fet që Zoti e ka ktrijuar tërë bo¬tën vetëm për të. Atëherë në botë do të adhu¬rohet vetëm Zoti dhe më¬shira e Tij do të shpallet në çdo anë.” (Kapitulli, 83)
“(Mesia kryepriftit i tha:) Betohem në Zotin, i cili është i gja¬llë dhe në duart e të cilit gjindet shpirti im. Unë nuk jam ai Me¬sia të cilin e presin bota. Zoti premtimin për këtë profet ia ka dhë¬në Ib¬ra¬hi¬mit, duke i thënë: “Nëpërmes gjeneratës suaj të gjithë po¬pujt e botës në sipërfaqen e tokës do të fitojnë bollëk” (Lindje, 22:18). Pasi që Zoti të më ngrejë (lartësojë) mua nga kjo botë. Sa¬tani përsëri do të ngre¬jë kryet dhe ata të cilët nuk do të jenë be¬sim¬tarë do të supozojnë se unë jam Zoti dhe Biri i Zotit. Për këtë shkak fjalët dhe direktivat e mia do të falsifikohen. Deri atëherë saqë nuk do të mbeten vetëm se 30 besimtarë. Atëherë Zotit do t’i dhim¬set bota dhe do ta dërgojë pro¬fe¬tin e Tij. Ai është një profet për të cilin është krijuar e tërë bota. Ai pro¬fet me tërë fuqinë e tij do të vijë nga jugu dhe do t’i zhduk të gjithë idhujt bashkë me idhuj¬tarët e tyre. Satanit do t’ia marrë udhëheqësinë dhe do ta sje¬llë mëshirën e Zotit për t’i shpëtuar ata të cilët i kanë be¬su¬ar Atij. Ju lumtë atyre të cilët do ta dëgjojnë fjalën e Tij.” (Kapitulli,96)
“Kryeprifti pyeti: “A do të vijë profet tjetër pas këtij profeti të Zo¬tit? Mesia iu përgjigj: “Pas këtij kështu profet i vërtetë i dër¬guar nga ana e Zotit nuk do të vijë, por, do të vijnë shumë profetë të rrejshëm. Unë për këtë jam shumë i brengosur. Për arsye se Dja¬lli për shkak të ven¬dimit të drejtë të Zotit, do të mundohet t’i nxje¬rrë në shesh. Dhe ata (pa¬besimtarët) do të fshihen pas perdes së Ungjillit tim.” (Ka¬pi¬tulli, 97)
“Kryefallxhiu pyet: “Ky Mesia me çfarë emri do të thirret? Jezu Krishti tha: Emri i këtij Mesia do të jetë “I denjë për lav¬dë¬rim”. Respektivisht, kur Zoti e ka krijuar shpirtin e tij ia ka dh¬ënë atë emër. Dhe atij i është bërë një trajtim i posaçëm. Zoti tha që: O Muhamed, prit se për ty do të krijoj xhenetin, botën dhe shu¬më gjë¬ra të tjera, dhe të gjitha këto do të t’i jap ty dhuratë. De¬ri atëherë kur, atyre të cilët të urojnë Ty t’u jepet bollëk dhe ata të ci¬lët të mallkojnë Ty të mallkohen. Unë kur do të të dërgoj ty në botë do të dër¬goj si lajmërues i shpëtimit. Fjalët e tua do të jenë të vërteta. Ash¬tu që toka dhe qielli do të zhduken por feja jote do të qëndrojë. Pasi ësh¬të ashtu emri i tij është Muhamed.” (Kapitulli, 97)
Bernaba tregon se Jezusi, duke u ligjëruar nxënësve të tij, u tha: “Njëri prej nxënësve të mi mua do të më shesë te ar¬mi¬ku për 30 monedha (sikke) ( më vonë doli se ishte Jehuda, Ju¬dah apo Judas) dhe shtoi: “Pas kësaj ai i cili do të më shesë, jam i bin¬dur se do të vritet në emrin tim. Kështu që Zoti do të më ngrejë prej toke në qiell dhe fytyra e tij (shitësit tim) ashtu do të ndry¬sh¬o-het që çdo kush do të mendoj se jam unë. Megjithatë, vdekja në më¬nyrë të keqe do të hapë rrugë për njollosjen time. Por, njolla mbi mua do të pastrohet me ardhjen e Muhamedit, gjegjësisht, të Dër¬gu¬arit të Shenjtë të Zoti. Zoti këtë do ta bëjë për shkak të bes¬ni¬kë¬risë që e kam treguar. Ai do të më jap shpërblimin. Në këtë më¬nyrë çdo kush do të kuptojë jetën time dhe (do ta ketë të qartë) se unë nuk kam pasur aspak lidhje me një vdekje të poshtër”. (Ka¬pitulli, 113). ”(Jezusi nxënësve të tij u tha:) Pa dyshim unë juve ju them se, sikur të vërtetat të mos ishin nxjerrë nga libri i Mu¬sait, Zoti babait tonë Davudit nuk do t’i jepte libër tjetër. Dhe sikur të mos ishin bërë ndryshime në librin e Davudit, Zoti nuk do të ma jepte nua Ungjillin. Meqë Zoti nuk ishte (as) fal¬si¬fi¬kues e (as) ndryshues. Ai çdo profeti i ka dhënë të njëjtin me¬sazh. Kur ai, profeti, erdhi i pastroi të gjithë infektimet që ia kanë bërë librit tim mosbesimtarët”. (Kapitulli, 124).
Suprimimi i tri ndryshimeve
Në këto lajme dhe shenja të qarta dhe të thukëta ve¬tëm tri gjëra janë të dyshimta. Në vende tjera në Un¬gji¬llin e Ber¬na¬bës, theksohet me këmbëngulje se Jezusi nuk ka qe¬në vetë Mesia. Së dyti, jo vetëm në transmetimet e për¬men¬dura më lart, por edhe në shumë vende në Un¬gjill ësh¬të për¬kuj¬tu¬ar qartë se emri i tij origjinal arabisht ësh¬të “Mu¬hamed”. Ësh¬të vërejtur se profetët, kur kanë laj¬mëruar për ardhjen e tij u kanë ikur fjalëve të thukëta, ve¬çanërisht nuk kanë dhë¬në emra të personave. Së treti, është të bërët fjalë në shprehjet e lartpërmendura për Mu¬hamed Mus¬ta¬fa¬në a.s. si “Mesih”. Për dyshimin e parë mund të themi se jo vetëm në Un¬gjillin e Bernabës, por edhe në Ungjillin e Llu¬kës ka shë¬ni¬me se Jezusi ka urdhë¬ruar nxënësit dhe apo¬stujt e tij të mos i thonë “Me¬sia”. Shprehjet në Un¬gji¬llin e Llukës janë kë¬to: “Ai ata i pyeti: Ju si më thirni mua? Pjetri iu përgjigj: Mesia i Zo¬tit”. Për këtë i urdhëroi: “këtë mos ia thoni askujt”. (Kapitulli, 9:20-21). Prandaj, ne mendojmë se, shkaku i këtij ndalimi ësh¬¬të mosdashja e Jezusit që të ngatërojë emrin e tij me Me¬sian e pritur. Siç dihet, bijtë e Iz¬raelit presin qëmoti ardh¬jen e Mesias. Sipas tyre Mesia me shpatën e tij do t’i mun¬dë të gji¬thë armiqtë e Zotit. Pra, për këtë edhe Je¬zu¬si ka qenë i de-tyruar të tregojë se ai ve¬të nuk është Me¬sia, i cili pritet të vi¬jë, dhe se Ai do të vi¬jë pas tij. Sa i ta-kon dyshimit të dytë, në përkthimin la¬ti¬nisht të Ungjillit të Bernabës, i cili ak¬tu¬a¬lisht ekziston, me të vërtetë emri i Pajgamberit Fisnik haset si Muhamed. Por askush nuk e di se nga cila gjuhë, për-k¬thim mbi përk¬thim ka ardhur de¬ri te përkthimi latinisht. Ësh¬të e mund¬shme që Ungjilli i Bernabës të jetë në si¬ri¬a¬nish¬te.
Siç u cek më herët, sirianishteja e vjetër ishte gjuha e Je¬¬zusit dhe e apostujve. Po të ekzistonte origjinali i librit, do të ishte e mundshme të kuptohej se si është shkruar em¬ri i Mu¬hamedit a.s.. Sipas bindjes sonë, siç kemi thënë më he¬rët, kur kemi bërë fjalë për përkthimin e Ungjillit të Gjonit nga ana Ibn Ishakut, Jezusi në të vërtetë ka përdorur emrin “Munhamanna”. Ka mundësi që kjo fjalë në përkthime të ndryshme të jetë dhënë në mënyra të ndry¬shme. Më vonë, ndoshta ndonjëri nga përkthyesit e ka shkruar emrin e tij Muhamed, duke parë se emri i pej¬gam¬berit të paralajmëruar është gati i njëjtë me emrin Mu¬hamed. Për këtë arsye, është gabim të supozohet se Un¬gjilli i Bernabës është shkruar nga dora e një muslimani, vetëm ngaqë emri i Muhamedit, siç shihet, ësh¬të shkruar qartë në të.
Sa i takon pikës së tretë, në të vërtetë “Mesia” është një term izraelit. Ky term është përdorur në Kur’ani Ke¬rim për t’i bindur çifutët, të cilët mohojnë se Jezusi është Me¬sia. Për¬ndryshe, ky term nuk është as i Kur’ani Ke¬ri¬mit e as që ësh¬të përdorur në Kur’an në kuptimin të cilin ka¬në synuar çi¬futët ta përdorin. Nëse Isai ka përdorur fja¬lën Mesia për Mu¬hamedin a.s., dhe nëse kjo shprehje në Kur’an nuk është për¬dorur, nuk do të thotë se i është ve¬shur diçka Mu¬ha¬me¬dit a.s., që është në Ungjillin e Ber¬nabës e nuk është në Kur’an. Në të vërtetë, në mesin e bijve të Izraelit ka pasur një traditë të këtillë. Kur diçka apo dikush është caktuar të she¬nj¬tërohet ata persona apo ato gjëra shenjtërohen duke i stër¬pikur me yndyrë nje¬rë¬zit mbi kokë dhe gjërat sipër. Në heb¬raisht veprimit stër¬pik me yndyrë i thuhet “mesh”, ndër¬sa atyre që e stër¬pi¬kin kokën e tyre quhen “mesih”. Çanakët, pja¬tat, gotat dhe poçet të cilat gjindeshin në tempull dhe në ven¬det e adhurimit, bëheshin mesh dhe shenjtëroheshin për adhu¬¬rim. Fallxhinjtë dhe priftërinjtë, kur arrinin gradën e pri¬f¬¬tit, bëheshin mesh (shenjtëroheshin). Në të njëjtën më¬ny¬¬rë shenjtëroheshin edhe mbretërit dhe pejgamberët, du¬ke vë¬në kurorën apo duke arritur në nivelin e pro¬fe¬ci¬së. D.m.th. në historinë e bijve të Izraelit, sipas Ungjillit, ka pa¬sur raste të shumta të “Mesh” – it dhe të “Mesih” – ut. Për¬veç kësaj, Haruni a.s., përveç lajmëtar, ka qenë edhe Mesih. Mu¬sai a.s. ka qenë lajmëtar dhe nebij, Taluti mbret, Davudi a.s mbret dhe pejgamber, Sadaku sun¬du¬es dhe fallxhor dhe Elje¬sa si ne¬bij. Të gjithë këta kanë qe¬¬në mesih. Më vonë, tra¬dita e stër¬pik¬jes me yndyrë u zhduk. Ndërkaq, përcaktimi i ndonjërit nga ana e Alla¬hut, për ndonjë pozitë apo për ndo¬një detyrë, u bë e njëj¬të me të bërit “mesh” apo të shenj¬tërimit. Për shem¬bull, në Mbretërit I, kapitulli 19, është e shë¬nuar se urdhri i Zo¬tit i është dhënë Iljasit se, Haz’ajili, pa¬si të bëhet mesh, do të bëhet sundimtar i Aramit (Sirisë), dja¬li i Nem¬siut si të bëhet mesh, do të bëhet sundimtar i Iz¬ra¬e¬lit dhe si të bëhet mesh Eljesa do të bëhet pejgamber në vend të Iljasit. Koka e asnjërit prej tyre nuk është stër¬pi¬kur me yndyrë. Vetëm se, shpallja se janë sjellë në detyrë nga ana e Zotit, ka kuptimin e të bërit mesh (shenjtë¬ri¬mit). D.m.th., sipas traditës dhe të kuptuarit e bijve iz¬ra¬e¬lit fjala “me¬sih” ka kuptimin “të ngarkuarit me detyrë nga ana e Zotit”. Edhe Jezusi fjalën Mesia për Muhamedin a.s. e ka përdorur në këtë kuptim.
Shkëputur nga libri: Dialogu obligim hyjnor – Qani Nesimi