Autor:ABDUL WAHID KHAN
Përktheu: Muhamet Bahtiri
PARATHËNJE
1. Pas një studimi të thellë të Biblës për shumë vite, kuptova se kishte shumë mospërputhje ndërmjet mësimeve të Jezu Krishtit dhe të Shën Palit. Isha i alarmuar. Këto zbulime kishin domethënje të mëdha për të Krishterët, të cilët e duan dhe i’u përulën Jezu Krishtit, dhe kanë dëshirë t’i përcjellin mësimet e tij të vërteta.
2. Por Pali i shtrembëroj mësimet e Jezusit me mosndëshkim. Pali me kapriçot dhe me fantazitë e tij e ka shtrembëruar besimin e vërtetë të Jezu Krishtit në mënyrën më të përçmuar, më të neveritshme. Ai ka qenë shytja e devijimeve dhe e ndryshimeve. Ai i ka ndryshuar, falsifikuar, bastarduar mësimet e Jezusit.
3. Askush jashtë Krishterimit nuk do të kishte guxim të ndërhynte në Krishterizëm me aq shumë liri siç e ka bërë Pali me fenë e Krishterë.
4. Pali është një i vetquajtur i Krishterë. Mësimet e tij janë vetëm të tijat dhe nuk kanë nga ndonjë autoritet i Perendisë. Ai ka futur versionin e tij në mes të të Krishterëve dhe gabimisht të Krishterët e kanë adoptuar mësimet e tij të gabuara duke menduar që po i marrin mësimet e Jezu Krishtit. Pali është ai që më së shumti i ka shëmtuar mësimet e Jezusit dhe ka përhapur versionin e tij të mësimit të fesë! Gjithashtu Pali ishte një njeri i zakonshëm i cili nuk kishte të drejtë të ndërhynte në mësimet e ndonjë të dërguar të perendisë. Gjithashtu, ai nuk ka pasur autoritet t’i mbivlersojë, zvogëloj, ndryshojë dhë shkatërrojë mësimet e Perendisë të shpallura nga Jezusi. Pali i ka bërë devijime të mëdha dhe falsifikime Krishterimit të vërtetë duke i përhapur mësimet e veta e jo ato të Jezusit.
5.Kështu Pali i ka shkaktuar Krishterimti një shkatërrim total shpirtëror të Krishterimit të vërtetë. Sot të Krishterët janë të humbur në fenë e tyre. Të Krishterët me njohuri mund t’i spjeojnë gjërat vehtes dhe të vërejnë kontradiktat dhe kontrastin në fenë e tyre. Për këtë dualizëm vetëm vetën mund ta fajësojnë. Ata kanë vendosur vetvetiu, veçanërisht nga mësimet joudhëzuese të autoritetit të Kishës dhe drejtim në rrugën e gabuar. Doktrina e Palit është atraktive për tu përcjellur, por haptas duket që është e fallco.
6. Të Krishterët harrojnë se Ligjet e Zotit pa marë parasysh se sa të vështira mund të jenë ato kurrë nuk mund të ndryshohen nga dora e njeriut. Është pikërisht kjo arsyeja që Jezusi na ka tërhjekur vërejtjen duke thënë. Ruajuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtirë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë. [Mateu 7:15]
7.Duke i analizuar dy anët e Krishterimit, një të përhapur nga Jezu Krisht dhe tjetra nga Pali, le të shikojmë se çfarë personaliteti ishte Pali. Kush ishte ai?! Çfarë ka bërë dhe pse e ka bërë?! Kjo nuk do të thotë që po tregojmë munges respekti ndaj personalitetit të tij.
Personaliteti i Shën Palit
1. Katrëmbëdhjetë vite pas Jezu Krishtit, në Jeruzalem u paraqit një njeri me emrin Pal (Paul). Ai ishte një çifut i lindur në Qipro dhe ishte pjesë e Perandorisë Romake.
2. Gjatë tërë jetës së Jezusit, Pali ka mbetur si një kundërshtar i fortë i Jezu Krishtit (Veprat e Apostujve 22:3, 26:10-11). Ai vazhdoi të mbetet ashtu katrëmbëthjetë vite edhe pas ngritjes së Jezu Krishtit. Pali duke qenë jehudi i torturonte dhe i vriste shumë nga pasuesit e Jezusit. Ai ishte i pranishëm në gurëzimin e Shën Stefanit, dëshmorit të parë të Krishterë. Fjalët e tija ishin ” Sepse unë jam më i vogli i apostujve dhe as nuk jam i denjë të quhem apostull, sepse e kam përndjekur kishën e Perëndisë. [1 Korintasve 15:9]. Tek [1 Timoteu 1:15] Pali rrëfehet me këto fjalë “Që më parë isha blasfemues, përndjekës dhe i dhunshëm, por m`u dha mëshira, sepse i bëra nga padija në mosbesimin tim”
3. Pali personalisht kurrë nuk e ka takuar Jezusin dhe kurrë nuk ishte njëri nga dishepujt. Pali duke qenë çifut ishte vizotor i rregullt i Sinagogës. Atje ai u dashurua në vajzën e bukur të një Rabini çifut. Pali deshi të martohej me të por prijësi Rabi refuzoji ta martonte bijën e tij me Palin. Pali u zhgënjye, i hidhëruar dhe i zhgënjyer nga dështimi i tij. Ai humbi interesin e tij për jetën e gjithashtu edhe për Sinagogën. Ai bë i përmbajtur dhe mbeti vetmuar. Atij i nevojiteshin një klasë e re njerëzish me të cilët ai do të lidhej.
4. Pastaj pas 14 viteve, duke u bazuar në fjalët e Palit, Jezu Krishti i’u është paraqitur atij në mënyrë vizive, që është shkaktuar nga goditja e diellit përderisa ai ishte rrugës nga Jeruzalemi për në Damask (Siri). Në atë përfytyrim Jezusi e pyeti atë se pse po i persekuton pasuesit e tij të pafajshëm ?! Kjo e dridhi zemrën e Palit dhe nga një kundërshtar dhe armik i Jezusit dhe pasuesve të tij ai u bë një nga pasuesit më të zjarrtë të Jezusit. Pali më në fund e gjeti një klasë njerësish me të cilët mund të lidhej.
5. Pali tashmë kishte të drejta ndaj njerëzve të Perandorisë Romake, të cilët jetonin në toka të largëta përtej detit Mediterran afër hapësirës së Romës, Greqisë dhe Turqisë. Në ato zona jetonin njerëz paganë të cilët e adhuronin Diellin, yje të tjera, planete, idhuj nga guri dhe idhuj të tjerë. Sikur egjiptasit ata besonin në Trinitetin Pagan.
6. Pali ishte shumë mirë i njohur me traditat, zakonet, kulturat dhe besimet. Politeizmi ishte i pabërmbajtshëm në mes të Grekëve, Romakëve, Egjiptasve dhe Paganëve Persian të asaj kohe.
7. Pali ishte një njeri inteligjent dhe me personalitet të forte. Ai filloi të ndikojë në besimet pagane përmes përdorimit të fjalëve të tij të menqura. Ai ishte një njeri që të bindte me fjalë dhe mënyrën se si luante me fjalë. Akrobacionet dialektike ishin mjeshtëri e tij dhe ishte një njeri që kishte personalitet kompleks.
8. Pali pretendonte se shpirti i cili e kishte vizituar, i’u kishte paraqitur atij me vizione dhe e kishte këshilluar atë që të sillte një Brend të Ri të Krishterimit. Por ai ndryshim i Krishterimit ishte fundamentalisht i ndryshëm nga forma e cila ishte mësuar nga Jezusi. Pra tani lindin konflikt opinionesh ndërmjet Palit dhe pasuesve të vërtetë të Jezusit të cilët në mënyrë strikte pasonin Monoteizmin, që predikonte Jezu Krishti.
9. Pavarsisht nga kundërshtimet Pali vazhdoi të predikojë formë të ndryshuar të Krishterimit. Pali madje e ka quajtur Ligjin Çifut të Moisiut si të vjetëruar dhe pa ndonjë vlerë. Pali ka thënë gënjeshtra kundër Jezu Krishtit. Disa shembuj i keni më poshtë.
a) Tek Romanët 7:6 Pali thotë: “Por tani jemi zgjidhur nga ligji”
b) Tek Galatasve 3:10 Pali thotë: “Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim”
c) Tek Galatasve 2:16 Pali thotë: “Duke ditur se njeriu nuk shfajësohet me anë të veprave të ligjit, por me anë të besimit në Jezu Krishtin”
d) Tek Galatasve 3:13 Pali thotë: “Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne, duke qenë se është shkruar: “I mallkuar është kushdo që varet në dru”
e) Tek Galatasve 5:4 Pali thotë: “Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti ratë poshtë nga hiri.”
f) Tek Hebrenjtë 8:13 Pali thotë: ” Duke thënë “një besëlidhje e re”, ai e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetrohet dhe plaket është afër zhdukjes.”
10.Pali bënte kompromise me besimin e Krishtit dhe atë të Paganëve. Pali i ndryshoj mësimet e Krishtera të Krishtit me besimin e tij të rremë dhe imagjinar. Pali i “dhuroj” Paganëve dhe idhujtarëve një Zot alternativ si person Jezu Krishtin të cilin ata do ta adhuronin. Por kjo ishte kundër asaj që Jezusi u’a kishte mësuar dhe predikuar njerëzve. Paganët the Idhujtarët mendonin se afroheshin më afër me Zotin e tyre përmes Jezu Krishtit sesa me Zotërat e tyre të ndryshëm. Pali huazoji besimin në Trinitet nga Paganët dhe Idhujtarët dhe u’a dhuroi atë të Krishterëve në formë të Trinisë Hyjnore. Zoti, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. (Ose Ati, Fjala dhe Shpirti i Shenjtë) (ose Uji, Gjaku dhe Jezusi. Zgjedhni cilindo kombinim).
11. Pali mori pak nga Krishterimi dhe pak nga Paganizmi dhe Idhujtarët dhe filloi të projektojë formën e vet të teologjis të njohur si Paulinizëm. Ai nuk la gurë të pakthyer për ta shkatërruar formën origjinale të krishterimit të predikuar nga Jezu Krishti. Është me të vërtetë për të ardhur keq që ka edhe sot ka disa të Krishterë që i përcjellin mësimet e Palit e jo të Jezu Krishtit edhe pse thonë që e dojnë përzemërsisht Jezusin.
12. Jezusi kurrë nuk e ka quajtur veten Zot ose Bir i Zotit dhe e gjithë Bibla është dëshmi për këtë. Në të kundërt Jezusi e ka quajtur vetën si në vijim:
(a) Shërbëtor ===> Mateu 12:18 dhe 24:45, Gjoni 13:16
(b) Profet ======> Mateu 13:57 dhe 21:11 ==> Marku 6:4, 6:15 dhe 9:37, ===> Lluka 7:16, 13:33 dhe 24:19 ===> Gjoni 7:16. 12:49 dhe 13:17.
(c) Bir i njeriut ===> Mateu 8:20, 12:8, 17:22, 18:11 dhe 26:2 ==> Gjoni 5:27.
(d) Shërbëtor ===> Mateu 10:24 ===> Gjoni 13:16.
(e) Nxënës ====> Mateu 10:24
(f) Jezusi (metaforikisht) tek Gjoni 20:17 ka thënë: ” Unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj ”
Këtu nuk përmendet TRINITETI nga Jezusi. Njerëzit e kanë shpikur këtë. TRINITETI është ofendimi më i madh që mund t’i bëhet ZOTIT NJË DHE TË VETËM. Është mëkati më i madh mbi të gjitha mëkatet. Është mëkat i pafalshëm nga ZOTI.
13. Në sajë të këtyre kontradiktave nga Pali, shihet qartë se ka pasur kundërshtime nga pasuesit e vërtetë të Jezusit, veqanërisht nga Barnabasi dhe Xhejmsi i cili ishte vllau i ri i Jezu Krishtit dhe që në atë kohë ishte kryesuesi i fesë. Ata e konsideronin Palin si tradhëtar i mësimeve të Jezu Krishtit. Xhejmsi dhe pasuesit e tij e konsideronin Palin si armik të mësimeve dhe predikimeve të Jezusit. Ata e konsideronin atë tradhëtarë dhe të ndotur dhe e kishin këshilluar atë që të pendohet. Ata madje e kishin këshilluar atë që ta rruante kokën që tregonte si akt shlyerjen e mëkateve, ashtu sic vepronin të gjithë të tjerët (Lluka 21:4)
14. Në sajë të këtyre kundërshtimeve Palit nuk i mbetej gjë tjetër pos një grup i ri njerëzish me të cilët do të lidhej dhe që do ta pranonin me lehtësi në mesin e tyre.
15. Prandaj Pali insistoi që t’u predikonte paganëve dhe idhujtarëve edhe përkundër faktit që Jezusi i kishte urdhëruar dishepujt e tij që mos t’i përhapin fjalët e Ungjilit të tij JO-IZRAELITËVE, por Pali ishte një njeri finok, kokëfortë dhe mendjemprehtë. Ai nuk i ndëgjoi ata. Ndikimi i personalitetit të tij ishte aq i madh sa që u pranua ga Paganët dhe Idhujtarët si predikues, mësues dhe lider i tyre fetar.
16. Pali po vazhdonte rrugën e tij, diferencat ideologjike dhe fetare ndërmjet dy grupeve po zgjeroheshin sa më shumë me kalimin e kohës. Grupi origjinal i Krishterimit apo Grupi i Xhejmsit po e quante Palin si një mashtrues me taktikë (Kapitulli Veprat e Apostujve).
17. Pali e dëshironte formën e tij të re të Krishterimit të ndarë nga vetja dhe të pastruar nga Sinagoga, pasi ai më nuk ishte i mirëseardhur atje. Lëvizja e tij ishte dykahëshe politikek dhe fetare. Por jo qëllimet e tij më mirë i arrinte duke qenë jashtë Sinagogës. Ai dëshironte një ndarje të pastër nga Sinagoga. Ai dëshironte që adhurimet ti bënte në një vend tjetër, e cila diku 40 vite pas Krishtit është quajtur “KISHË”.
18. Kështu Pali u largua nga Sinagoga dhe formoi vendin e tij për adhurim, Kishën në të cilën praktikohej ky lloj adhurimi i modifikuar, i cili ishte dizajnuar nga vet Pali por që nuk kishte mesazh apo mbështetje nga Perëndia. Doktrina e Trinitetit dhe kryqëzimi i Jezusit ishin e tëra pjellë e imagjinatës së tij dhe ishte gjëja primare e tij që e përdorte si instrument teologjik për të ndikuar tek njerëzit. Por të dyja këto instrumente ishin gënjeshtra dhe Bibla është dëshmi për këtë. Në kishën e re Pali kishte rëndësi më të madhe sesa që kishte në Sinagogë. Pra me shumë entuziazëm ai filloi t’i mbërthente Paganët dhe Idhujtarët.
19. Në mënyrë që të mbledhë sa më shumë pasues ai u’a hapi derën e formës së tij të Krishterimit të gjith Paganëve dhe idhujtarëve në tërë Perandorinë Romake. Në mënyrë që të përfitonte simpatinë dhe besimin e këtyre Paganëve dhe Idhujtarëve, Pali i mësonte ata se si ti përcjellin predikimet dhe mësimet e “Jezu Krishtit”.
20. Letrat që Pali u’a dërgoi Kishave të ndryshme të reja të cilat ishin ngritur ishin të parashtruara nga forma e tij e Krishterimit të cilat ndodhen në Bibël. Ato sot njihen nga të Krishterët si pjesë e Testamentit të Ri. Çdo njeri mund t’i dallojë kontradiktat ndërmjet mësimeve të Palit dhe të Jezu Krishtit. Pali ishte ishte një njeri kompleks dhe shumëfytyrësh i cili me kapriçot dhe imagjinatën e tij e ka shkatërruar religjionin e vërtetë të Jezus Krishtit. Sot të Krishterët janë më mirë të edukuar. Ata nuk kanë nevojë të jenë paganë për ti përcjellur dhe adoptuar mësimet e pasuara dhe mësuara nga Pali.
21. Dishepujt kanë thënë se Jezusi nuk është mbytur në kryq sepse Testamenti Një thotë që kushdo që vdes duke u vjerrur në dru është i mallkuar (Galatasve 3:13). Dhe Jezusi padyshim nuk ishte kryqëzuar. Por Pali deklaronte se Jezusi ishte mbytur në kryq. Që nga shkrimet e Mateut, Markut, Llukës dhe Gjonit shihet më vonë së që të gjitha janë shkruar dhe influencuar më së shumti nga mënyra e mendimit të Palit dhe nga mësmet e tij. Edhe pas kësaj Mateu, Marku dhe Luka nuk kishin pikpamje të njejta me ato të Palit njëashtu edhe me ato të Gjonit. Ekzistojnë shumë kontradikta ndërmjet dy grupeve.
22. Tek 1 Korintasve 9:22 Pali thotë ===> “E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit, e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz”
Tek 2 Timoteu 2:8 Pali thotë ====> “Ky është ungjili im”
Tek Romakët 3:7 Pali thotë ====> “Prandaj në qoftë se me anë të gënjeshtrës sime e vërteta e Perëndisë e lartëson lavdinë e tij, përse unë gjykohem akoma si mëkatar?”
23. Duke u bazuar në Palin “Ligji” ishte në rregull që nga koha e Jezusit. Mirëpo tash i njejti Ligj që e kishte përhapur Jezusi ishte bërë i pavlefshëm dhe i zbrazët. Sipas Palit njeriu ishte liruar nga ky “Ligj” pas vdekjes së Jezusit.
24. Mësimet më të rëndësishme të Palit thonë që njeriu bëhet i mirë apo konsiderohet i mirë nga “Besimi” i tij dhe jo nga veprat që ai i kryen. Duke u bazuar tek Pali çdo njeri që lind përmban mëkatin e trashëguar nga Adami. Më pas Pali thotë se mëkatet e njeriut nuk do t’i falen asnjë njeriu përderisa ai nuk beson që Zoti i Plotëfuqishëm e kishte dërguar birin e tij të vetëm në Tokë. Ai do të dërgohej në tokë për tu torturuar dhe për tu vrarë në kryq nga njerëzit si një shlyerje e mëkatit të Adamit. Të gjitha këto janë mësime të devijuara të fesë të cilat i predikonte Pali. Jezusi nuk na i ka thënë kurrë këto.
25. Pali thoshte që bërja synet e meshkujve nuk ishte e nevojshme. Tek Galatasve 5:2 Pali thotë ===> “Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t`ju bëjë dobi aspak”. Por si të gjithë profetët e tjerë edhe Jezusi ishte bërë synet në ditën e 8 pas lindjes së tij ==> “Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t`ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij; [Luka 1:59] ”
26. Pali e bëri të lejueshme ushqimin me mish derri dhe të kafshëve të tjera që ishin të ndaluara në kohën e Jezu Krishtit, në kohën e Jezusit këto ishin konsideruar si të papastërta dhe të paushqyeshme.
27. Paganët dhe idhujtarët e festonin të dielën si ditë pushimi në nderim të Zotit të tyre “DIELLIT”. Pali e zëvendësoi Sabbathin të shtunën apo ditën e çifutëve me të dielën që përputhej me pushimin e paganëve.
28. Paganët dhe Idhujtarët e festonin 25 Dhjetorin si ditën e lindjes së Zotit të tyre “Diellit”. Pali e zëvendësoi këtë datë me ditëlindjen e Jezu Krishtit që sot njihet si “Festa e Krishtlindjes”
29. Pali u’a prezentoi Paganëve dhe Idhujtarëve një Zot alternativ në personalitetin e Jezusit. Ishte doktrina e tij e Trinitetit në rregull !? Pali u mundua në mënyrën më të mirë që të fitoj në anën e tij sa më shumë pagan dhe idhujtarë edhe nëse duhej që të thoshte gënjeshtra për qëllim të pasimit të tij sa më të mad. Ai e adoptoi parimin jep dhe merr. Ai e zëvendësoi të vërtetën me trillime. Me Trinitetin ai zbuloi një formulë të re hyjnore dhe konvertime të reja ishin të mashtruara. [Kapitulli Romakët]
30. Pas vitit 325 A.D. mësimet e Palit korrën fitore mbi ato të Jezusit me kthimin e mbretit Konstantin. Kjo fitore nuk u arrit me urdhër të perendisë por ishte përmes injorancës dhe dobësisë së besimit të njerëzve në mësimet e Jezu Krishtit. Pasuesit e Palit morën rrugë që ishte polotësisht kundër Ligjit të Perëndisë. Sot të krishterët përcjellin mësimet e Palit dhe JO TË JEZUSIT. Dhe e quajnë veten TË KRISHTERË ?! A nuk është hipokrizi ?!
31. Sipas pikëpamjes së Palit, siq është shembull Triniteti, Biri i Zotit, Ati, dhe Shpirti i Shenjtë, Tre në një dhe Një në tre. Zoti përbënte një trup me shumë gjymtyrë dhe kështu e gjeti rrugën tek besimi i Krishterë. Pali ishte shkaku që lejoji që në Krishterizëm të futen dogma, dyshime dhe mendime jologjike siq ështe shembull “Mëkati Origjinal” “Mëkati dhe Shlyerja”, “Jezusi vdiq për mëkatet tona”, “Kryqëzimi”, “Ringjallja”, “Buka si mish dhe vera si Gjaku i Jezusit”, Pali gjithashtu është shkaku që në krishterizës sot ekzistojnë teori misterioze dhe të rreme si shembull ==> ” Si shlyerje për mëkatin është vdekja, por shpërblimi i Zotit është jeta e Përjetshme ekziston në Jezu Krishtin, Zotin tonë, Vdekja përmes Adamit jeta përmes Krishtit, Jeta përmes shpritit etj. A ka pasur leje nga ndokush Pali që ti përhapte këto fjali të cilat janë shumë të pakuptimta dhe që ndoshta nuk i ka kuptuar as vet?!
32. Edhe përkundër moshës Pali i mbeti besnik dashurisë ndaj vajzës së Rabinit. Pa të, jeta e tij ishte jokomplete. Me një protestë të qetë ai e kaloi jetën në vetmohim. Ai mbeti i pamartuar. Por çdo qenje njerzore në vetën e tij ka dy natyra, natyrën e mirë njerëzore si dhe atë djallëzore. Njeriu mund të ketë mendime të mira por në të njejtën kohë mund të ketë edhe një djall në trupin e tij. Të shohim se si kjo e vërtetë univerzale përshkon ekzistencën e Palit. Tek Romakët 7:14-20 Pali haptasi e rrëfen ligësin e tij që është në gjuhën e pastër thotë ==> ” Ne e dijmë se ligji është frymor, por unë nuk jam shpirtëror, i shitur mëkatit si skllav. Nuk e kuptoj se çfarë bëj. Se çfarë dua të bëj nuk e bëj, por bëj atë që e urrej. Dhe nëse e bëj atë që nuk dua ta bëj, Pajtohem që Ligji ëshët i mirë. Tani nuk jam më unë ai që e bëj atë që nuk dua, por është mëkati ai që jeton në mua. Unë e di që asgjë e mirë nuk jeton në mua, kjo është, në natyrën time mëkatare. Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj, por të keqen që s`dua, atë bëj. Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s`jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua.
33. Tek Romakët 7:21-25 Pali më tej rrëfehet duke thënë: “Unë, pra, po zbuloj këtë ligj, duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjindet në mua”, “Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm.”, “Por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia.”, “Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?”, “I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë. Unë vetë, pra, me mendjen, i shërbej ligjit të Perëndisë, por, me mishin ligjit të mëkatit.”
34. Tek 2 Timoteu 4:9 Pauli i ka shkruar përcjellësit tij të ri Timotit ==> “Përpiqu shumë që të vish shpejt tek unë. Tek 2 Timoteu 4:21 Pali thotë ==> ” Përpiqu të vish përpara dimrit.”
35. Pali ka qenë njeri me bindje të fortë. Atë që besonte qoftë mirë ose keq ai e bënte patrembur edhe përkundër kundërshtimeve. Gjithashtu Pali ishte guximtar pasi kishte kurajo që ti rrëfente mëkatet e tij. Pali i ishte prerë koka në Romë diku rreth viteve 61-68 pas Krishtit, por edhe pas vdekjes së tij mësimet e tij për Një Trup me 3 Pjesë e gjetën udhën e tij për tek besimi i Krishterë. Pali ishte shkaku i lejimit të konfuzionit dhe dogmave jologjike në fenë e Krishterë siç është edhe Mëkati i Trashëguar, Mëkati dhe Mudnimi, Jezusi vdiq për mëkatet tona, Kryqëzimi, Ringjallja, Shpagimi, Buka si mishi i Jezusit dhe vera si gjaku i tij. Pali gjithashtu ishte shkaku që e futi Krishterimin në teori misterioze dhe të rreme p.sh. Shpagim i mëkatit është vdekja, por më pas vjen jeta e përjetshme me Zotin tonë Jezu Krishtin, Vdekja përmes Adamit, Jeta përmes Krishtit, Jeta përmes Shpirtit etj. A ka pasur ndonjë leje Pali që të përhapë këto mësime që as vet nuk i ka kuptuar dhe shpesh ka rënë në kundërshtim edhe me fjalët e veta?!
36. Jezusi përderisa pret në parajsë me siguri është duke vajtuar për sjelljen e pasuesve të tij. Me siguri Jezu Krishti është i dërguari më i pafat nga të gjithë të dërguarit e Zotit për moskuptimin e pasuesve të tij.
37. U mbetet të Krishterëve që të zgjedhin se kë duan ta pasojnë, Jezusin apo Palin. Unë jam vetëm një dashamirës i të Krishterëve prandaj dua që t’i paralajmëroj ata që të mundohen të shikojnë dhe të logjikojnë dhe si destinacion të fundit ta kenë Parajsën e jo që me mosbesimin e tyre të futen në zjarrin e Ferrit.
“Wa maa ‘alainaaa il lal balaa ghul mubeen.”
(Dhe nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç se t’ua kumtojmë mesazhin qartë.)
(Kur’an: Sure Jasin 36:17)