Rreth faqes

Pse webfaqa Bibla dhe Kurani ?

Të nderuar lexues
Web faqa Bibla dhe Kurani të cilën e keni para vehtes është një iniciativë, dëshirë personale e lindur pikërisht nga kontakti personal me grupet jo Islame dhe me mesimet e tyre. Është një punë personale e imja e viteve të tëra në studimin e Biblës dhe të Kuranit dhe shpresojm që të jetë një trasues i mirë, udhëzues për rrugën tuaj drejt të së Vërtetës.

Web faqa Bibla dhe Kurani ka lindur ( në vitin 2006) që tju ndihmojë publikut shqipfolës, ata që dëshirojn të dijnë sa më tepër rreth kësaj çështjeje, do të mundohemi tju ofrojmë apo ti serviret vizitorëve një anë tjetër e medaljes nga ajo që janë mësuar ta shohin nga misionarë të tillë.

Web faqa Bibla dhe Kurani është një projekt i cili pret bashkpunimin dhe ndihmën tuaj në këtë drejtim që të pasurohet sa më tepër kjo faqe. Gjithashtu ndihma juaj do të jetë e mirëpritur edhe nga të tjerët.

Nëse keni shprehur dëshirën dhe vullnetin që të jeni pjesë e aktiviteteve tona. Në lidhje me shtypjen, botimin dhe shpërndarjen e librave tonë që botohen dhe përkthehen për tu shpërndarë FALAS, mund të na ndihmoni edhe përmes donacioneve tuaja, aq sa ju keni mundësi, qoftë edhe një euro e vetme, duke u bërë edhe ju bashkveprues në sevape dhe thirjen tonë në të vërtetën Islame.

  • Zhiro llogarit bankare për kontributin tuaj, mund ti gjeni këtu KLIKO.  Ju falënderojmë gjithashtu në kontributin tuaj.

Këto aktivitete, të bëra për hirë të Zotit, do të sjellin përfitime të rëndësishme shpirtërore. Kjo sepse edhe Allahu i Lartmadhëruar e thotë në Kuran: “Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo” (Kuran, 4:85)

APELOJ që kjo web faqe nuk ka për qëllim urrejtjen ndaj asnjë besimi religjioz dhe inkurajon vizitorët për një studim vetanak të mirëfillt të gjitha atyre që thuhen në këtë faqe dhe jo pranim i verbër i tyre.

Perëndia në Kuran ia bën të njohur njerëzimit rrugën e Tij të drejt dhe largimin nga rruga e shtrembër, e devijuar, kurse juve ju mbetet të zgjidhni vetë midis të vërtetës dhe të pavërtetës.

Zoti xh.sh. në Kuran thotë: “Nuk ka detyrim në fe, rruga e drejtë është dalluar shumë qartë nga ajo e padrejta” (Bekare 256) dhe nëse nuk e dëshironi të vërtetën, atëherë “Ju keni fenë tuaj e unë kam fenë time”. (Kafirun 6)

I vetëdijshëm për mungesat eventuale. Kështuqë çdo vërejtje sugjerime, këshilla, çdo lloj ndihme e mirëpres me kënaqësi.

E-Mail Kontaktues:
senadmaku@gmail.com
bibladhekurani@gmail.com