Rëndësia e qështjes
Kjo është një temë shumë e gjerë dhe rëndësishme njëkohësisht, pasi që ka të bëjë me faktin se sa afër origjinalitetit janë 2 librat më të lexuar (Bibla dhe Kur’ani) të konsideruara si të Shenjta, për hir të të cilëve janë dhënë (dhe siç shihet edhe në të ardhmen do të jepen) shumë jetëra njerëzish.
A janë të ndryshuara ato?
Nëse po, ku janë argumentat se diçka e tillë ka ndodhë??
Ky ndryshim që mund të ketë ndodhë ia heq apo jo shenjtërinë librit në fjalë??
Po burimet e tjera jashtë këtyre librave, por që në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë kanë të bëjnë me to, si kanë qenë dhe si janë??
Cila është rëndësia e tyre??
Shpresojmë që këtyre pyetjeve t’u jepet një përgjigje sa më e saktë.
Çfarë thonë për Kur’anin
Fillimisht do të nisemi me trajtimin e çështjes se sa afër origjinalitetit është libri të cilin ne e konsiderojmë si të shenjtë!
Cili është pretendimi i muslimanëve për librin e tyre të shenjtë?
Muslimanët në përgjithësi pretendojnë se Kur’ani është po thuajse i vetmi ndër librat (që konsiderohen si të shenjta), në sipërfaqe të tokës, që nuk ka ndryshuar aspak, duke ngelë në origjinalitetin e vet ashtu sikur u shqiptua nga goja e Muhammedit!
Dhe ky pohim (që Kur’ani që kemi sot në dorë, është i njëjtë me Kur’anin që solli Muhammedi) tashmë nuk është më një pretendim por një e vërtetë rreth së cilës nuk ka dyshime as nga kritikët e Kur’anit!
Bile ata vetë e pohojnë një gjë të tillë.
Kështu një nga kritikët e Islamit, emri i të cilit është Uilliam Muir duke folur për Kur’anin pohon:
“Ende pa u bërë një çerek shekulli që ndërroi jetë Muhammedi, filluan grindje të ashpra dhe u formuan grupe
dhe si pasojë e tyre ra viktimë Uthmani.
Këto mosmarëveshje janë në vijim e sipër, por Kur’ani mbeti libri i vetëm i të gjithë grupeve.
Nuk do mend që mbështetja e këtyre grupeve në Kur’an si libër për lexim është DESHMI E PATHYESHME, se ky libër që gjendet në duart tona, është po ai libër që kalifi i flijuar urdhëroi të tubohet dhe të shkruahet.
PRANDAJ KY MUND TE JETE I VETMI LIBER NE BOTE, TEKSTI I TE CILIT PLOT 1200 VJET MBETI I RUAJTUR E I MBROJTUR NGA FALSIFIKIMI.”
(Uilliam Muir, në librin “Life of Mohammed)
Edhe orientalistë të tjerë që janë marrë me studimin e Kur’anit bëjnë po thuajse të njëjtat pohime mbi këtë libër.
Kështu Lane Poole në lidhje me Kur’anin thotë:
“Veçoria më e dalluar e Kur’anit vërtet mbështetet në faktin se nuk ka asnjë dyshim në origjinalitetin e tij. Ne mund të bindemi plotësisht se çdo shkronjë që e lexojmë sot, ka mbetur ashtu siç ka qenë, nuk ka pranuar asnjë ndryshim gjatë shekujve.”
(Selections from the Quran)
Ndërsa Tomas Arnold thotë:
“Kur’ani me të vërtete që është fjalë ashtu sikur e ka thënë Muhammedi…”
(Islamic Faith, f..9)
Por normalisht që nuk duhet të mjaftohemi vetëm me pohimet e këtyre njerëzve (që në të vërtetë kanë shumë rëndësi, sepse këto pohime nuk janë bërë nga muslimanët, por përkundrazi nga kritikët e Islamit), por duhet edhe të sjellim provat që vërtetojnë mosndryshimin e Kur’anit që nga koha kur ka zbritur!
Ruajtja e Kur’anit
Për të gjithë librat e Shenjtë, prova e parë me anë të së cilës mundohemi të vërtetojmë mosndryshimin e librit në fjalë është ekzistimi i manuskripteve (i shkrimeve) që datojnë që në kohën kur është paraqitur për herë të parë libri i konsideruar si i shenjtë.
Kështu p.sh kristianët kur duan të vërtetojnë se Bibla nuk ka ndryshuar mundohen të sjellin si argument për këtë gjë ekzistencën e disa manuskripteve që në kohë shumë të hershme (shumë afër kohës ku u paraqit për herë të parë libri) dhe që sipas tyre teksti i këtyre manuskripteve pothuajse përputhet plotësisht me tekstin që ata kanë sot, çka tregon se teksti që kristianët kanë sot nuk ka pësuar ndryshim me tekstin që ka qenë që në kohën kur doli për herë të parë libri.
Duke mos u ndalë për momentin, se sa e vërtetë është që teksti i këtyre manuskripteve është i ngjashëm me tekstin e sotëm vazhdojmë më tej…
E njëjta logjikë, ndiqet edhe për librat e tjerë, bile edhe për ato libra që nuk konsdiderohen si të shenjta nga askush.
Pra për të gjithë librat, si provë kryesore për vërtetimin e origjinalitetit të tyre shërben ekzistenca e sa më shumë manuskripteve të asaj kohe (ose afër asaj kohe) kur ka dalë për herë të parë libri.
Por kjo edhe pse është një provë kryesore por jo edhe tërësisht e mjaftueshme për vërtetimin e origjinalitetit të një libri, në rastin e Kur’anit ajo nuk është kryesorja, por dytësore.
Kjo jo për shkak se kemi të bëjmë me mungesën e manuskripteve, përkundrazi ekzistojnë një sasi e konsiderueshme e manuskripteve (si në asnjë libër tjetër) që vërtetojnë mosndryshimin e Kur’anit.
Por në rastin e Kur’anit kemi një provë akoma më të fuqishme, e cila është e posaçme vetëm në rastin e Kur’anit (ç’ka e bën edhe më superior ndaj librave të tjerë), të cilën provë nuk kanë mundur ta ketë asnjë libër para apo pas Kur’anit.
Kësaj prove që në fillimet e zbritjes së Kur’anit, i është kushtuar një rëndësi tepër e madhe, dhe kjo për faktin se është e vetmja provë dhe e pazëvendësueshme njëkohësisht, që ka shërbyer dhe që shërbën për ruajtjen e origjinalitetit të Kur’anit (apo të çdo lloj libri tjetër nëse do të kishte mundësi ta posedonte një provë të tillë).
Cila është kjo provë pra?
Kjo provë është mësimi dhë këndimi përmendësh nga gjenerata në gjeneratë i Kur’anit.
Muslimanët për ruajtjen e Kur’anit i kanë kushtuar rëndësi të madhe të dy këtyre metodave, por kuptohet më shumë i kanë dhënë rëndësi metodës së pazëvendësueshme e që është mësimi përmendësh.
Fillimisht do të flasim për metodën e ruajtjes së Kur’anit me anë të shkrimit…
Ruajtja me anë të shkrimit
Kur’ani i zbriste Muhammedit nëpërmjet Xhibrilit dhe Muhammedi duke qenë se nuk dinte shkrim e këndim (dhe kjo ka urtësinë e madhe) e mësontë Kur’anin përmendësh dhe pastaj ua mësonte përmendësh edhe shokëve të vet (që sa vinin e shtoheshin).
Kështu Muhmmedi, e mësonte përmendësh nga Xhibrili (pastaj atë që e mësonte ia thoshte Xhibrilit, për t’u parë nëse e kishte mësuar mirë, dhe kjo ka vazhduar për 23 vjet rresht), pas kësaj Muhammedi ua mësonte shokëve , dhe u kërkonte atyre që edhe ata t’ia përsërisnin atë që kishin mësuar (vlen për t’u theksuar se arabët ishin nga njerëzit që shquheshin për mësimin përmendësh).
Por Muhammedi përveç që ua mësonte Kur’anin tërë atyre që ishin rreth vetes, mbante rreth vetes edhe persona që e shkruanin Kur’anin në sende të ndryshme (kryesisht lëkura), disa prej atyre shkruesve kanë qenë të përhershëm (kanë qenë rreth 40 të tillë) dhe disa jo të përhershëm.
Gjatë shkrimit, Muhammedi ua këndonte, ndërsa ata e shkruanin dhe pasi e mbaronin së shkruari Muhammedi, u kërkonte që t’ia lexonin edhe njëherë për të parë mos kishin bërë ndonjë gabim gjatë shkrimit.
Por, Muhammedi megjithëse i dha përparësi edhe metodës së shkrimit të Kur’anit në “letër”, në çastet e fundit ai nuk dha ndonjë urdhër apo qoftë edhe këshillë, që tërë lëkurat apo sendet ku ishte shkruar Kur’ani të mblidhen të tëra, pasi siç do ta sqarojmë më vonë më shumë rëndësi ka mësimi përmendësh në prani të “mësuesit” se sa ta mësosh atë nga “letra”.
Por kur Islami filloi të dilte jashtë gadishullit Arabik, luftrat u shtuan, si pasojë edhe të vrarët, në mesin e të cilëve kishte shumë veta që kishin qenë shokë të Muhammedit dhe që e dinin Kur’anin përmendësh.
Atëherë kalifi (i pari i muslimanëve, që në atë kohë ishte Ebu Bekri) me këshilltarët e tjerë të frikësuar se mos zvogëloheshin në maksimum (saqë të mos ngelte asnjë gjallë, përfshi edhe veten e tyre), numri i atyre që e dinin përmendësh Kur’anin, e panë të arsyeshme që tërë Kur’anin e shkruar në sende të ndryshme ta mblidhnin dhe t’ua linin atyre që vinin pas (sido që të ishte puna, të ekzistonte i tërë Kur’ani i shkruar).
Për mbledhjen e Kur’anit u ngarkua një komision ku kryetar ishte një nga shkruesit dhe sekretarët e njohur të Muhammedit, që ka qenë edhe shkrues i rregullt, emri i tij është Zejd ibn Thabit.
I tërë Komisioni edhe pse e dinin vetë përmendësh Kur’anin, gjurmuan dhe për çdo varg Kur’ani vendosën kusht (hera e parë në historinë njerëzore ku vendoseshin kritere të tilla) që të gjendeshin të paktën 3 kopje prej shkruesve të ndryshëm të Kur’anit dhe jo vetëm kaq por vendosën edhe kusht që këto shkrime të ishin shkruar në prani të Muhamedit.
U plotësua çdo kusht i vënë, dhe në fund komisioni ia arriti me sukses të plotësonte detyrën e rëndë që i ishte ngarkuar.
Pasi e mblodhën ia dhanë Ebu Bekrit.
Por a ndodhi ajo gjë për të cilën frikësohej Ebu Bekri???
Jo, ajo gjë nuk ndodhi kurrë, sepse nuk vdiqën të gjithë ata që e dinin Kur’anin përmendësh, kështu që kjo kopje e Kur’anit thjesht qëndronte tek Ebu Bekri.
Pas vdekjes së Ebu Bekrit kopja, iu kalua Umerit dhe edhe tek Umeri thjesht qëndronte pa qenë nevoja të përdorej.
Pas vdekjes së Umerit, kjo kopje iu dha vajzës së Umerit dhe njëkohësisht gruas së Muhammedit Hafsas, ndërsa kjo e fundit e groposi në oborrin e saj.
Pas vdekjes së Umerit (kur kopja i kaloi Hafsas) në krye të muslimanëve u vendos Uthmani (dhëndri i Muhammedit).
Në kohën e tij, shteti Islam ishte zgjeruar shumë edhe midis banorëve që nuk e dinin gjuhën arabe.
Por në këto vende, numri i personave që nuk dinin gjuhën arabe, por që kishin pranuar Islamin, ishte shumë i madh.
Këta banorë kishin një vështirësi në mësimin e Kur’anit (sepse ai ishte në një gjuhë të huaj për ta), por për t’iu lehtësuar atyre u ishte lejuar që ata ta këndonin në dialekte të tjera, jashtë dialektit kurejshit (që ishte dialekti i Muhammedit, në të cilin dialekt zbriti edhe Kur’ani) dhe kjo lejesë vinte nga vetë Allahu nëpërmjet Muhammedit.
Kjo lejesë ishte bërë për arsye lehtësimi, për besimtarët që flisnin dialekte të ndryshme dhe që ishin nga vende të ndryshme dhe ishte bërë në një kohë kur muslimanët nuk kishin mundësitë që të rrinin e të mësonin dialektin kurejshit.
Por një ditë, dikujt prej sahabëve i bëri përshtypje një ngjarje midis dy fëmijëve, ku njëri krenohej me dialektin e vetë me të cilin e këndonte Kur’anin.
Atëherë ai shkoi tek Uthmani, dhe i sugjeroi atij se tashmë ishin krijuar mundësitë (ishin krijuar shkollat e para për studimin e shkencave të ndryshme fetare, etj.) që Kur’ani të mësohej në dialektin që fliste vetë Muhammedi, pra atë kurejshit.
Dhe Uthmani e pa të arsyeshme që të bënte ashtu.
Kështu ai caktoi një komision për mbledhjen e Kur’anit, në krye të cilit u vendos përsëri Zejd ibn Thabiti.
Por tashmë ky komision e kishte punën shumë herë më të lehtë, ata duhej vetëm të shumonin Kur’anin që e kishin mbledhur në kohën e Ebu Bekrit.
Prandaj ata shkuan tek Hafsa dhe i kërkuan asaj kopjen që asaj i ishte dhënë nga Umeri.
Ajo ua dha dhe ata bënë edhe 6-7 kopje të tjera, pastaj ia kthyen përsëri…
Këto kopje Uthmani i shpërndau në qendra të ndryshme dhe një mbajti për vete, ku në çdo qendër përveç kopjes së Kur’anit që dërgoi, dërgoi edhe persona që e dinin përmendësh Kur’anin.
Pikërisht 2-3 prej këtyre 6-7 kopjeve kanë mbërritur deri në ditët tona.
Një gjendet në muzeun e Londrës, një në muzeun e Stambollit dhe një në Kaukaz (kopje të cilën Stalini e morri gjatë luftës së dytë botërore).
Thuhet se kopja që gjendet në muzeun e Stambollit ishte kopja që Uthmani e mbajti për vete dhe aty gjenden pikat e gjakut të Uthmanit sepse në momentin e vrasjes së tij, ai pikërisht ishte duke lexuar Kur’an në kopjen e vet personale.
Nuk ka pikë dyshimi se teksti që gjendet në këto kopje është 100% i ngjashëm me tekstin e sotëm të Kur’anit, duke dëshmuar qartë mosndryeshmërinë e Kur’anit.
Që këto kopje janë të kohës së Uthmanit, nuk është vështirë të përcaktohet pasi ato shumë mirë janë ekzaminuar me anë të metodave shkencore (me karbon dhe uranium) që përdoren për të treguar vjetërsinë e diçkaje.
Por edhe një tjetër argument se këto janë të kohës së Uthamit është edhe mënyra e shkrimit se si janë të shkruajtura këto.
Ato janë të shkruara në një Shkrim që quhet Ku’fi dhe karakteristikë është se janë pa zanore, karakteristikë kjo vetëm për kohën e Uthmanit, sepse disa vjet pas vdekjes së Uthmanit filluan të vendosen edhe zanoret.
Dhe çdo kopje tjetër e vjetër e Kur’anit që është gjetë, ka zanoret përveç këtyre tre kopjeve që përmendëm.
Shkurt, ekzistenca e manuskripteve të plota të Kur’anit që nga koha e Uthmanit dhe mosndryshimi i tekstit të këtyre manuskripteve me tekstin e sotëm që ne kemi, dëshmon qartë se Kur’ani nuk ka pësuar asnjë lloj ndryshimi, duke ngelë kështu në origjinalitetin e vet ashtu sikur ka dalë nga goja e Muhammedit.
Ruajtja nëpërmjet mbamendjes
Rruga kryesore me anë të së cilës Kur’ani ia arriti të ruajë origjinalitetin e vet, është ajo e mësimit përmendësh, ndërsa tjetra është ajo me anë të shkrimit (manuskripteve).
Për manuskriptet ne folëm më herët, ndërsa tani do të flasim për rrugën kryesore e cila u bë shkak për ruajtjen e origjinalitetit të Kur’anit deri në ditët tona (kuptohet do të vazhdojë kjo edhe deri në ditët e fundit të kësaj bote).
Që mësimi përmendësh i një libri, apo qoftë edhe i një mësimi apo diçkaje tjetër, është mënyra kryesore për ruajtjen e origjinalitetit të këtij libri (sidomos kur bëhet fjalë për kohët e vjetra, kohë në të cilat alfabeti i një gjuhe jo vetëm që nuk ishte i përsosur, por edhe sendet në cilat shkruheshin gjërat ishin shumë të vështira për t’u gjetë, dhe akoma më të vështira për t’i mbijetuar kohës nga mos shkatërrimi), kjo gjë tashmë dihet dhe pohohet nga të gjithë pa përjashtim.
Ne këtu po mjaftohemi vetëm me pohimin e një pastori të njohur protestant, emri i të cilit është Josh Mekdouell.
Ja se çthotë ai në librin e tij, “Kush është Jezu Krishti?” (fq. 34) kur flet për një zakon judeas:
“Në religjionin judeas ishte zakon që studenti ta mësoj përmendësh mësimin rabinik. Studenti i mirë ka qenë si një çisternë e lyer me allçi, e cila nuk humb asnjë pikë ujë…”
Pra siç e thotë edhe pastori protestant, mësimi përmendësh është vërtetë si një çisternë e lyer me allçi, e cila nuk humb asnjë pikë ujë…
Dhe kjo është mënyra kryesore, që na ka ardhë Kur’ani deri në ditët tona, “pa i humbur as edhe një pikë ” (pa iu ndryshuar as edhe një shkronjë, nga kuptimi i tij).
Fillimisht do të shohim se cili ishte zakoni arab në lidhje me të mësuarit përmendësh!
Arabët kanë pasë një cilësi të hershme që gjërat i mësonin përmendësh, pavarsisht se çfarë ishin ato.
Në shekullin kur u paraqit Muhammedi, në mesin e arabëve ishte përhapur në shkallë të gjerë poezia.
Ata çdo vit organizonin konkurse të ndryshme të poezisë dhe poezitë që fitonin çmimet e para (por një poezi nuk mund të fitonte një çmim të parë po nuk qe disa qindra apo mijëra vargje), ata kishin zakon që i mësonin përmenësh pa pasur nevojë për shkrimin…
Ka shembuj të habitshëm që tregojnë aftësitë e arabëve në mbajtjen përmendësh të gjërave.
Pikërisht kjo cilësi e arabëve në lidhje me mësimin përmendësh, shërbeu si një mjet tepër i fuqishëm në ruajtjen e origjinalitetit të Kur’anit.
Dhe këtë cilësi të tyre Allahu dhe i dërguari i Tij (Muhammedi) e “shfrytëzuan” shumë mirë, për ruajtjen e Kur’anit.
Kjo gjë u realizua nëpërmjet dy rrugëve kryesore:
1)Nëprmjet këndimit (përmendësh) të detyruar të Kur’anit, gjatë faljeve që bëjnë muslimanët.
Kështu muslimani falet 5 herë në ditë, por gjatë të 5 faljeve ai këndon pjesë nga Kur’ani përmendësh, gjë kjo të cilën e nxit muslimanin të mësojë sa më shumë Kur’an përmendësh.
2) Nëprmjet nxitjeve duke premtuar shpërblime të mëdha, për atë që mëson pjesë nga Kur’ani.
Janë me qindra hadithet të cilat i nxisin besimtarët për mësimin përmendësh të Kur’anit.
Thotë Muhammedi:
“Këndoni Kur’an sepse ai do të jetë ndërmjetës Ditën e Kijametit (për ta ruajtur nga zjarri i xhehennemit), për “shokun” e tij…”
“Kush këndon nga Kur’ani një shkronjë, atij do t’i jepet 10 sevape (shpërblime)…”
Në një thënie tjetër të Muhammedit thuhet:
“Ditën e Gjykimit do t’i thuhet personit:
Lexo nga Kur’ani deri ku ke arritur së lexuari në dunja, dhe për çdo varg që ke lexuar do të ngrihet një shkallë në xhennet dhe vendi yt në xhennet do të jetë atje ku ka qenë vargu i fundit, që ke lexuar nga Kur’ani…”
Njëherë tjetër Muhammedi u tha shokëve:
“Nëse do t’ju thuhej:
“Shkoni në filan kodër dhe aty keni për të gjetur dy deve të kuqe (devetë e kuqe në Arabi janë konsideruar si pasuria më e madhe).
I vetmi mundim për të do të ishte sa të shkonte tek kodra në fjalë…
A do të kishte dikush prej jush që do të shkonte t’i merrte??? ”
Thanë ata:
“O i dërguari i Allahut, çdo njërit prej nesh nëse i thuhej ajo gjë, pa asnjë dyshim që do të kishte shkuar…”
Ua ktheu Muhammedi:
“Unë po ju them, se mësimi i dy ajeteve të Kur’anit, është më i mirë se sa të kesh pasuri dy deve…”
Kur i dëgjuan këto thënie shokët e Muhammedit, filluan leximin e Kur’anit, sa që u bë problem në xhaminë e tij, nga zërat e shumtë dhe që padashje ngriheshin dhe iu desh Muhammedit që t’i këshillonte që ata ta ulnin zërin…
Përsëri tregohen raste të habitshme, se sa shumë rëndësi i kanë kushtuar leximit të Kur’anit ata njerëz…
Filluan të merreshin aq shumë me leximin e Kur’anit, saqë tërë Kur’anin që ishte donin ta përsërisnin për 1 ditë, por Muhammedi nuk ua pëlqeu këtë gjë dhe u tha se të paktën ta lexonin tërë Kur’anin në 3 ditë.
Por, sigurisht Muhammedi nuk harroi që t’i porosiste ata, që Kur’anin t’ua mësonin edhe të tjerëve, bile e konsideroi këtë vepër si një vepër që të bën prej besimtarëve më të mirë.
Kështu Muhammedi u tha:
“Më i miri prej jush, është ai që e lexon Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve…”
Dhe tani mendoni pak…
Një populli që e kishte zakon që gjërat t’i mësonte përmendësh, nga ana tjetër nxitet me një nxitje të fortë, që ta lexonin dhe mësonin Kur’anin, duke u premtuar për këtë shpërblime të pallogaritshme.
Duke mos harruar se ata ishin një popull që besonte plotësisht se do të shpërbleheshin me atë që u premtohej (dhe për këtë kanë dhënë qindra e mijëra prova)…
A mund të ketë pikë dyshimi vallë, që ky popull të mos e mësonte Kur’anin përmendësh, sidomos kur u ishte bërë edhe detyrë që gjatë 5 faljeve që ata bëjnë duhet të këndonin Kur’an???
Ata jo vetëm që e kishin mësuar përmendësh të gjithë Kur’anin, por e kishin përsëritur atë me mijëra herë, dhe nëse do t’u jepej mundësi ata edhe mijëra herë të tjera do ta përsërisnin…
Këta qindra dhe mijëra burra, (me këtë lloj besnikërie ndaj këtij libri, për të cilin ata ishin gati të jepnin jetën e tyre, dhe shumë prej tyre e dhanë atë), u përhapën në të katër anët e botës, me të vetmin qëllim që ky libër të arrinte në çdo cep të botës…
Dhe kudo që shkuan, ua mësuan të tjerëve, ashtu siç atyre u ishte mësuar, shkronjë për shkronjë (për kuriozitet shkoni në ndonjë xhami dhe shikoni se si mësohet Kur’ani).
Megjithëse të gjithë ata u ndanë, dikush në Lindje e dikush në Perëndim, dikush në Jug e dikush në Veri, edhe pse nuk kishin edhe shumë mundësi komunikimi me njëri-tjetrin (për shkak të kushteve që ekzistonin në atë kohë), nxënësit e tyre
që mund të ishin nga vende të ndryshme (dikush kinez, dikush afrikan, dikush prej Kaukazi etj. etj.) të gjithë kur takoheshin (rastësisht apo jo), në cilëndo xhami të globit qoftë, gjatë leximit të Kur’anit që bëhej, kurrë nuk patën ndonjëherë probleme që dikush po thoshte një varg Kur’ani që tjetri po atë varg e kishte ndryshe…
Ja kjo është mënyra kryesore që ka shërbyer për ruajtjen e Kur’anit…
Ndërsa mënyra e të mësuarit shkurtimisht ka qenë kështu…
Kur’ani i zbriste Muhammedit nëpërmjet Xhibrilit (ashtu siç pretendohet nga muslimanët), Muhammedi duke mos ditur shkrim e këndim e mësonte Kur’anin përmendësh, më pas atë që kishte mësuar përmendësh ia thoshte Xhibrilit (dhe kjo për 23 vjet) dhe pastaj ua mësonte përmendësh edhe shokëve të vet dhe u kërkonte atyre që edhe ata t’ia përsërisnin atë që kishin mësuar.
Ndërsa shokët e Muhammedit shkonin dhe ua mësonin familjeve të tyre, fëmijëve dhe të gjithë atyre që nuk kishin mundësi të ishin prezentë aty ku ishte Muhammedi.
Që gjatë jetës së Muhammedit Islami filloi të përhapej shumë dhe pas vdekjes së tij Islami u përhap me të shpejtë edhe jashtë gadishullit arab.
Në këtë përhapje ndikuan shumë faktorë (nuk e shohim me vend që t’i përmendi), por ajo që ka më shumë rëndësi është se kjo përhapje u bë nga shokët e Muhammedit, të cilët shkuan në ato vende për të përhapur Islamin, jetuan dhe vdiqën atje.
Kështu kudo që shkonin shokët e Muhammedit ua mësonin të tjerëve Kur’anin, ashtu si Muhammedi ua mësonte atyre.
Dhe vazhdonte kjo mënyrë e të mësuarit të Kur’anit deri në ditët e sotme, edhe sot e kësaj dite vazhdon e njëjta mënyrë e të mësuarit të Kur’anit.
Sot në botë ka me miliona vetë që e dinë Kur’anin përmendësh (janë me qindra edhe në Shqipëri) dhe që kanë dëshminë për diçka të tillë, por të gjithë këta nuk e kanë marrë dëshminë (që dinë Kur’anin përmendësh) ngaqë e kanë mësuar Kur’anin nëpërmjet librit të shkruar, por e kanë marrë sepse e kanë mësuar nga profesorë që janë të autorizuar për këtë gjë (që t’u mësojnë të tjerëve Kur’anin).
Dhe në diplomën e secilit shënohet, një listë e gjatë emrash që përfundon në fund me emrin Muhammed.
Aty shënohet se nga cili profesor e ka mësuar Kur’anin, ky i fundit nga kush e ka mësuar, po ai tjetri nga kush e ka mësuar, e kështu me rradhë vazhdon ky zinxhir deri sa vjen në kohën e Muahmmedit ku shënohet emri se nga cili shok i Muhammedit e ka mësuar Kur’anin dhe mbyllet kjo listë e gjatë emrash me emrin Muhammedit, që e mësoi nga Xhibrili dhe Xhibrili nga Allahu.
Për ta kuptuar më mirë po e ilustroj me një shembull.
E zëmë se sot “Teologu” ka ndërmend që të marrë dëshminë si mësuesi përmendësh i Ku’anit (kjo dëshmi nuk i duhet për t’u mburrur apo për të zënë ndonjë punë, por i duhet që n.q.s do t’ua mësojë të tjerëve, të jetë i autorizuar për këtë gjë), për të marrë këtë dëshmi “Teologu” nuk duhet ta mësojë përmendësh Kur’anin nga libri i shkruar, apo i ndihmuar nga kasetat e magnetofonit, apo faqet e internetit.
Ai mund ta mësojë në këtë mënyrë, por ai këtë e ka vetëm për vete, dhe nuk mund të hapë shkollë që t’ua mësojë të tjerëve Kur’anin (sipas nesh ka shumë sevape për diçka të tillë).
Për të hapë shkollë, ai duhet të shkojë ta mësojë nga dikush që ka dëshmi për diçka të tillë.
Dhe nëse “Teologu” shkon dhe e mëson. kur ta marrë dëshminë, tek dëshmia e tij do të shënohet:
“”Teologu” e mësoi përmendësh Kur’anin nga Ibrahim el Xhibrin (këndues i njohur i Kur’anit), Ibrahim el Xhibrin e ka mësuar nga Abdullahu, Abdullahu nga Abdusamedi, Abdusamedi nga……………….. filani, filani e ka mësuar nga Ebu Bekri (shok i Muhammedit), ndërsa Ebu Bekri nga Muhammedi (i dërguar i Allahut), Muhammedi nga Xhibrili (ëngjëll që merret me shpalljet) dhe Xhibrili nga Allahu (Zoti i Botrave).”
Ja kjo është rruga kryesore se si Kur’ani na ka arritur deri në ditët tona, dhe mrekullia qëndron ashtu si edhe e përmendëm më sipër se edhe pse është mësuar nga njerëz të ndryshëm, në vende të ndryshme (në shumicë e rasteve pa mundësi komunikimi midis tyre) kurrë nuk ka pasur “konflikte” që dikush e ka mësuar ndryshe e dikush tjetër ndryshe, dikush ka mësuar një ajet më tepër apo më pak.
Së fundi po përmendim edhe një përparësi të pazëvendësueshme që ka pasë mënyra e të mësuarit përmendësh ndaj asaj me të shkruar…
Kur’ani që kur i zbriti Muhammedit i zbriti me një farë “muzikaliteti” (nëse do të kishim të drejtë ta quanim kështu).
Ky “muzikalitet” formohet nga zgjatja, ngecja, shqiptimi me hundë, i shkronjave të ndryshme të Kur’anit.
Tani nëse Kur’ani do të na kishte arritur deri tek ne, jo me anë të mësimit përmendësh, por vetëm me anë të manuskripteve atëherë ky “muzikalitet” do të kishte humbur me kohë, dhe si pasojë njerëzit nuk do ta këndonin Kur’anin ashtu sikur Zoti ua zbriti atyre, pra nuk do t’i jepnin hakun (atë që i takon)…
Njëlloj si puna e një kënge…
Nëse neve nuk e dëgjojmë këngën ashtu siç është kënduar në origjinal, atëherë sado që të kemi skriptet e kësaj kënge ne nuk mund t’i afrohemi aspak ashtu siç është kënduar në origjinal, apo jo???
Në pika të shkurtëra kjo ishte historia e ruajtjes së Kur’anit.