Më 25 dhjetor, kristianët anembanë botës do të mblidhen për të festuar ditëlindjen e Jezusit. Këngë të gëzueshme, liturgji speciale, dhurata të mbledhura me letra të shkëlqyeshme, ushqime festive: të gjitha këto karakterizojnë ditën e festimit sot, të paktën në hemisferën veriore. Por nga erdhi festivali i Krishtlindjes? Si u bë 25 dhjetori i lidhur me ditëlindjen e Jezusit?
Bible ofron pak të dhëna: Festimet e lindjes së Jezusit nuk përmenden në Ungjijtë apo Aktet: nuk jepen as data, bile as dhe koha e vitit. Referenca biblike për barinj që janë duke u kujdesur për kopetë e tyre natën kur mësuan lajmin e lindjes së Jezusit (Luka 2:8) mund të sugjerojnë sezonin pranveror të qengjave; nga ana tjetër, në muajin e ftohtë të dhjetorit delet fare mirë mund të kenë qenë në stane. Megjithatë, shumica e studiuesve do të kërkonin maturi rreth nxjerrjes të një detaji të tillë të saktë, por të rastësishëm, nga një narrativë fokusi i së cilës është teologjik më shumë sesa kalendarik.
Dëshmia ekstrabiblike nga shekulli i I-rë dhe i II-të është njëlloj e pakët: Nuk ka asnjë përmendje të festimit të ditëlindjes në shkrimet e shkrimtarëve të hershëm kristianë si Irenaeusi (rreth. 130-200) apo Tertuliani (rreth 160-225). Origeni i Aleksandrisë (rreth 165-264) shkon aq larg sa të përqeshë festimet romake të ditëlindjeve, duke i damkosur ato si praktika “pagane” – një tregues i fortë se lindja e Jezusit nuk u shënua me festime të ngjashme në atë vend dhe kohë. Për aq sa mund të tregoj, Krishlindja nuk festohej aspak në atë kohë.
Kjo gjë është në kontrast të fortë me shumë tradita të hershme që rrethojnë ditët e fundit të Jezusit. Secili prej Katër Ungjijve na jep informacion të detajuar rreth kohës së vdekjes së Jezusit. Sipas Gjonit, Jezusi është kryqëzuar sapo qengjat e Pashkës hebraike qenë sakrifikuar. Kjo duhet të ketë ndodhur me 14 të muajit hebre Nisan, pak përpara se dita e pushimit hebraike të fillonte në perëndim të diellit (duke pasur parasysh fillimin e datës 15, pasi në kalendarin hebraik ditët fillojnë në perëndimin e diellit. Megjithatë, tek Mateo, Marku dhe Luka, Darka e Fundit është mbajtur pas perëndimit të diellit, në fillimin e datës 15. Jezusi është kryqëzuar mëngjesin tjetër, akoma në datën 15.
Pashka, një zhvillim shumë më i hershëm se Krishtlindja, qe thjesht riinterpretimi gradual kristian i Pesakut në termat e Pasionit të Jezusit. Mbajtja e saj mund të implikohet bile në Dhiatën e Re (1 Korintiasit 5:7-8: “Qengji ynë sakrifikues, Krishti, është sakrifikuar. Kështu që le ta festojmë përkujtimin.. .”); sigurisht që qe një festë kristiane e dallueshme kristiane nga mesi i shekullit të II-të B.C., kur një tekst apokrif i njohur si Epistoli për Apostujt e tregon Jezusin që të udhëzojë dishepujt e tij “për të përkujtuar vdekjen e tij, domethënë Pashkën hebraike”.
Aktiviteti fetar, mrekullitë, Pasioni dhe Ringjallja qenë shpesh gjërat me interes më të madh për shkrimtarët kristianë të shekullit të I-rë dhe të fillimit të shekullit të II-të B.C.. Por me kalimin e kohës, origjina e Jezusit do të bëhej një preokupim gjithnjë e më i madh. Ne mund të fillojmë ta shikojmë tashmë këtë ndryshim në Dhiatën e Re. Shkrimet më të hershme – Pali dhe Marku – nuk e përmendin lindjen e Jezusit. Ungjijtë e Mateos dhe Lukës na japin përshkrime të mirënjohura, por krejtësisht të ndryshme të evenimentit – megjithëse asnjëri nuk e specifikon një datë. Në shekullin e II-të B.C., detaje të mëtejshme të lindjes dhe të fëmijërisë së Jezusit janë të lidhura në shkrime apokrife të tilla si Ungjilli i Fëmijërisë i Thomait dhe Proto – Ungjilli i Xhejmsit. Këto tekste na japin çdo gjë, duke filluar nga emrat e gjyshërve të Jezusit deri tek detajet e edukimit të tij, por jo datën e lindjes së tij.
Më së fundi, rreth vitit 200 B.C., një mësues kristian në Egjipt i referohet datës që u lind Jezusi. Sipas Klementit të Aleksandrisë, disa ditë të ndryshme qenë propozuar nga grupe të ndryshme kristiane. E habitshme sa mund të duket, Klementi nuk e përmend aspak 25 dhjetorin. Klementi shkruan: “Janë ata që kanë përcaktuar jo vetëm vitin e lindjes të Zotit tonë, por edhe ditën dhe thonë se ajo ndodhi në vitin e 28-të të Augustit dhe në ditën e 25-të të [muajit egjiptian] Pachon [20 maji në kalendarin tonë]… Dhe duke trajtuar Pasionin e Tij, me saktësi shumë të madhe, disa thonë se ndodhi në vitin e 16-të të Tiberiusit, në ditën e 25-të të [muajit egjiptian] Phamenoth [21 marsi në kalendarin tonë]; të tjerë thonë në ditën e 25-të të Pharmuthi [21 prilli në kalendarin tonë] dhe të tjerë akoma në ditën e 19-të të Pharmuthi [15 prilli në kalendarin tonë] Shpëtimtari vuajti. Më tej akoma, të tjerë thonë se, Ai lindi ditën e 24-ët apo të 25-të të Pharmuthi [20 apo 21 prilli në kalendarin tonë]”.
Dukshëm që ekzistonte një paqartësi të madhe, por gjithashtu edhe sasi të konsiderueshme interesi në datimin e lindjes së Jezusit në shekullin e II-të. Megjithatë, nga shekulli i IV-ët, ne gjejmë referenca të dy datave që u pranuan gjerësisht – dhe që tani gjithashtu festohen – si ditëlindje të Jezusit: 25 dhjetori në Perandorinë Romake perëndimore dhe 6 janari në Lindje, (veçanërisht në Egjipt dhe Azinë e Vogël). Kisha moderne armene vazhdon që ta festojë Krishtlindjen më 6 janar; megjithatë, për pjesën më të madhe të kristianëve 25 dhjetori do të mbizotërojë, ndërsa 6 janari eventualisht u bë i njohur si Dita e Epifanisë, që përkujton ardhjen e magjistarëve në Betlehem. Periudha midis u bë sezoni i pushimeve më pas i njohur si 12 ditët e Krishtlindjes.
Përmendja më e hershme e 25 dhjetorit si ditëlindje e Jezusit vjen nga një almanak romak i mesit të shekullit të IV-ët që liston datat e vdekjeve të peshkopëve dhe martirëve të ndryshëm kristianë. Data e parë e listuar, 25 dhjetori, shënohet: natus Christus in Betleem Judeae: “Krishti u lind në Betlehem të Judeas”. Rreth vitit 400 B.C., Augustini i Hipos përmend një grup disident kristian lokal, donatistët, që në mënyrë të dukshme e bënte festimin e Krishtlindjes më 25 dhjetor, por refuzonte që të festonte Epifaninë më 6 janar, duke e shikuar atë si një novatorizëm. Qysh kur grupi donatist u shfaq vetëm gjatë persekutimit të Dioklecianit në vitin 312 B.C. dhe më pas qëndroi me kokëfortësi i lidhur me praktikat e atij momenti në kohë, ata duket se përfaqësojnë një traditë afrikanoveriore kristiane më të vjetër.
Në Lindje, 6 janari fillimisht nuk u shoqërua vetëm me magjistarët, por me historinë e Krishtlindjes si një e tërë.
Kështu, pothuajse 300 vjet pas lindjes së Jezusit, më së fundi gjejmë njerëz që e festojnë lindjen e tij në mes të dimrit. Por si i vendosën ata datat 25 dhjetor dhe 6 janar?
Sot, ekzistojnë dy teori: njëra jashtëzakonisht popullore, tjetra më pak e dëgjuar jashtë rretheve të studiuesve (megjithëse shumë më e vjetër).
Teoria e lavdëruar me zë më të lartë rreth origjinës së dat-ës/ave të Krishtlindjes është ajo që u huazua nga festimet pagane. Romakët e kishin festivalin e tyre të mesit të dimrit të Saturnalias në fundin e dhjetorit; popujt barbarë të Europës Veriore dhe Perëndimore i mbajtën ditët e pushimit në kohë të ngjashme. Për ta kompletuar atë, në vitin 274 B.C., Perandori romak Aurelian e caktoi një ditë festimi të lindjes së Sol Invictus më 25 dhjetor. Krishtlindja, vazhdon argumenti, është realisht një rrjedhim nga këto festime diellore pagane. Sipas kësaj teorie, kristianët e hershëm i zgjodhën me qëllim këto data për të inkurajuar përhapjen e Krishtlindjes dhe të kristianizmit anembanë botës romake: Nëqoftëse Krishtlindja dukej si një festë pagane, më shumë paganë do të hapeshin ndaj festës dhe Zotit, lindjen e të cilit ajo festonte.
Pavarësisht popullaritetit të saj sot, kjo teori e origjinës së Krishtlindjes ka problemet e saj. Pikë së pari, ajo nuk gjendet në asnjë shkrim të hershëm kristian. Autorët kristianë të kohës nënvizojnë një lidhje midis solsticit dhe lindjes së Jezusit: Për shembull, babai i kishës Ambrozi (rreth viteve 339-397) e përshkruante Krishtin si diellin e vërtetë, i cili i kalonte në ndriçim zotat e rënë të rendit të vjetër, por shkrimtarët e hershëm kristianë kurrë nuk e lanë indikacionin më të vogël në ndonjë përpunim të vonshëm kalendarik; dukshëm që ata nuk mendonin se data qe zgjedhur nga kisha. Më shumë, ata e shikojnë koinçidencën si një shenjë hyjnore, si provë të natyrshme që Zoti e ka zgjedhur Jezusin mbi zotat fallsë paganë.
Nuk ka qenë deri në shekullin e XII-të që ne të gjejmë sugjerimin e parë që festimi i lindjes së Jezusit të vendosur qëllimisht në kohën e festimeve pagane. Një shënim anësor në një dorëshkrim me shkrimet e komentatorit biblik sirian Dionysius bar-Salibi deklaron se, në kohëra të vjetra dita e pushimit e Krishtlindjes aktualisht u ndryshua nga 6 janari në 25 dhjetor, kështu që ra në të njëjtën datë si dita e pushimit pagane Sol Invictus. Në shekujt e XVIII-të dhe XIX-të, studiuesit e Biblës e shtyrë nga studime të reja religjionesh krahasuese u kapën pas kësaj ideje. Ata pretenduan se, për shkak se kristianët e hershëm nuk e dinin se kur kish lindur Jezusi, ata thjesht asimiluan festimin pagan të solsticit për qëllimet e tyre, duke e pretenduar atë si kohën e lindjes së Mesias dhe e festuan atë qysh atëhere.
Studime më të vonshme kanë treguar se, shumë prej efekteve moderne të ditëve të pushimit pasqyrojnë zakone pagane të huazuara shumë më vonë, teksa kristianizmi zgjerohej në Europën Veriore dhe Perëndimore. Për shembull, pema e Krishtlindjes është lidhur me praktikat mesjetare druide. Kjo vetëm i ka inkurajuar audiencat moderne që të supozojnë se gjithashtu edhe data duhet të jetë pagane.
Megjithatë, siç e pranojnë shumë studiues, ekzistojnë probleme me këtë teori popullore. Në mënyrë më domethënëse, përmendja e parë e një datë për Krishtlindjen (rreth vitit 200) dhe festimet më të hershme që ne dimë (rreth viteve 250-300) vijnë në një periudhë ku kristianët nuk po huazonin fuqishëm nga tradita pagane me një karakter të tillë të natyrshëm.
E pranuar si e vërtetë, besimi dhe praktika kristiane nuk u formuan në izolim. Shumë elementë të hershëm të adhurimit kristian – përfshi vaktet eukaristike, vaktet që nderonin martirët dhe arti funeral kristian shumë i hershëm – do të kishin qenë goxha të kuptueshëm për vëzhguesit paganë. Megjithatë, në shekujt e parë pas lindjes së Krishtit, minoriteti i persekutuar kristian qe thellësisht i preokupuar me distancimin e vetes nga ritualet fetare pagane më të mëdha publike, të tilla si sakrificat, lojërat dhe ditët e pushimit. Kjo qe akoma e vërtetë po aq vonë sa persekutimet e dhunshme të kristianëve të kryera nga Perandori romak Dioklecian në periudhën midis viteve 303 dhe 312 B.C.
Kjo do të ndryshonte vetëm, pasi Kostandini të konvertohej në kristianizëm. Nga mesi i shekullit të IV-ët e këtej, ne gjejmë kristianë që adoptojnë qëllime dhe kristianizojnë festime pagane. Një idhtar i famshëm i kësaj praktike qe Papa Gregori i Madh, i cili në një letër të shkruar në vitin 601 B.C. një misionari kristian në Britani, rekomandon që tempujt lokalë paganë të mos shkatërrohen, por të konvertohen në kisha dhe festimet pagane të realizohen si përkujtime të martirëve kristianë. Në këtë pikë të vonë, Krishtlindja fare mirë mund të ketë fituar disa ornamente pagane, por ne nuk kemi dëshmi të kristianëve që adoptojnë festime pagane në shekullin e III-të B.C., pikë, e cila daton se u vendos Krishtlindja. Për pasojë, ka pak të ngjarë që data të jetë zgjedhur thjesht për të korresponduar me festimet diellore pagane.
Festimi i 25 dhjetorit duket të ketë ekzistuar përpara vitit 312, të paktën përpara Konstandinit dhe konvertimit të tij. Siç e kemi parë, kristianët donatistë në Afrikën Veriore duket ta kenë ditur këtë qysh përpara këtij viti. Veç kësaj, në mesin dhe fundin e shekullit të IV-ët, liderë kishtarë në Perandorinë Lindore e preokuponin veten jo me futjen e një festimi të ditëlindjes së Jezusit, por me shtimin e datës së festimit tradicional të tyre më 6 janar.
Ekziston edhe një mënyrë tjetër për të shpjeguar origjinën e Krishtlindjes më 25 dhjetor: E çuditshme sa mund të duket, çelësi për të datuar ditëlindjen e Jezusit mund të qëndrojë në datimin e vdekjes së Jezusit në Pashkën hebraike. Kjo pikëpamje ju sugjerua fillimisht botës moderne nga studiuesi francez, Louis Duchesne, në fillimin e shekullit të XX-të dhe ju shpjegua plotësisht nga amerikani Thomas Talley, në vite më të vonshme. Por me siguri ata nuk qenë të parët që nënvizonin një lidhje midis datës tradicionale të lindjes dhe vdekjes së Jezusit.
Rreth vitit 200 B.C., Tertulliani i Kartagjenës raportoi llogaritjen se dita e 14-të e Nisan (dita e kryqëzimit sipas Ungjillit të Gjonit) në vitin që Jezusi vdiq ishte ekuivalent 25 marsin në kalendarin romak (diellor). Sigurisht, 25 marsi është 9 muaj përpara 25 dhjetorit; kjo më vonë u njoh si Dita e Zonjës – përkujtimi i konceptimit të Jezusit. Kështu që, Jezusi besohej se ishte konceptuar dhe kryqëzuar në të njëjtën ditë të vitit. Saktësisht 9 muaj më pas, më 25 dhjetor, Jezusi lindi.
Ideja duket në një traktat kristian anonim të titulluar “Lidhur me solsticet dhe ekuinokset”, i cili duket se ka ardhur nga Afrika Veriore e shekullit të IV-ët. Traktati deklaron: “Për këtë arsye, Zoti ynë u konceptua ditën e tetë të kalendave në muajin mars [25 mars], që është dita e pasionit të Zotit dhe e konceptimit të tij. Sepse është në të njëjtën ditë, që u konceptua në të njëjtën dhe vuajti”. Bazuar në këtë, traktati e daton ditëlindjen e Jezusit me solsticin e dimrit.
Edhe Augustine qe familjar me këtë asociim. Tek “Lidhur me Trininë” (rreth 399-419), ai shkruan: “Ai [Jezusi] besohet të jetë konceptuar me 25 të marsit, të njëjtën ditë që ai gjithashtu vuajti; kështu që mitra e Virgjëreshës, në të cilin ai u konceptua, ku asnjë prej të vdekshmëve nuk ishte prodhuar, korrespondon me varrin e ri në të cilin ai u varros, brenda të cilit asnjë njeri nuk qëndroi, as përpara tij, as qysh atëhere. Por, sipas traditës, lindi më 25 dhjetor”.
Edhe në Lindje, datat e konceptimit dhe vdekjes së Jezusit qenë të lidhura. Por, në vend që të niseshin nga 14 e Nisanit në kalendarin hebraik, lindorët përdorën 14-ën e muajit të parë të pranverës (Artemisios) në kalendarin e tyre lokal grek – 6 prill për ne. Sigurisht, 6 prilli është saktësisht 9 muaj përpara 6 janarit, datës lindore për Krishtlindjen. Edhe në Lindje ne kemi dëshmi se, prilli shoqërohet me konceptimin dhe kryqëzimin e Jezusit. Peshkopi Epiphanius i Salamisit shkruan lidhur me 6 prillin: “Qengji u mbyll në mitrën e papërlyer të Virgjëreshës së shenjtë, ai që hoqi dhe heq në sakrificë të përjetshme mëkatet e botës”. Akoma sot, Kisha armene e feston Ditën e Zonjës në fillimet e prillit (me 7 dhe jo me 6) dhe Krishtlindjen më 6 janar. Kështu që, ne kemi kristianë në të dyja anët e botës që e llogarisin lindjen e Jezusit në bazën që vdekja dhe konceptimi i tij ndodhën në të njëjtën ditë (25 mars apo 6 prill) dhe dalin me dy rezultate të afërta, por të ndryshme (25 dhjetor dhe 6 janar).
Lidhja e konceptimit dhe e vdekjes së Jezusit në këtë mënyrë, sigurisht që do t’u duket e çuditshme lexuesve modernë, por ajo pasqyron kuptimet e lashta dhe mesjetare e të gjithë ringjalljes që ndërthuren sëbashku. Një prej shprehjeve më pikante të këtij besimi gjehet në artin kristian. Në shumë piktura të engjëllit të Lajmërimit të Maries – momenti i konceptimit të Jezusit – foshnja Jezus tregohet se po zbret nga parajsa në ose me një kryq të vogël; një kujtues vizual se konceptimi sjell premtimin e shpëtimit nëpërmjet vdekjes së Jezusit.
Nocioni se krijimi dhe ringjallja duhet të ndodhin në të njëjtën kohë të vitit, pasqyron gjithashtu një traditë të lashtë hebreje, të regjistruar në Talmud. Talmundi babilonas ruan një konflikt midis dy rabinëve të fillimit të shekullit të II-të B.C. që e ndajnë këtë pikëpamje, por nuk janë dakord në datën: Rabiu Eliezer deklaron: “Në Nisan u krijua bota; në Nisan lindën Patriarkët; në Pashkën hebraike lindi Isaku… dhe në Nisan ata [stërgjyshërit tanë] do të ringjallen në të ardhmen”. (Rabiu tjetër, Joshua, i daton të njëjtat ngjarje në muajin pasardhës, Tishri). Për pasojë, datat e Krishtlindjes dhe të Epifanisë fare mirë do të kenë rezultuar nga reflektimi teologjik kristian ndaj kronologjisht të tilla: Jezusi duhet të jetë konceptuar në të njëjtën datë që vdiq dhe lindur nëntë muaj më pas.
Në fund ne kemi mbetur me pyetjen: Si u bë 25 dhjetori Krishtlindje? Nuk mund të jemi krejtësisht të sigurtë. Elementë të festimit që u zhvillua nga shekulli i IV-ët deri në kohët moderne, fare mirë mund të burojnë nga tradita pagane. Megjithatë, data aktuale mund të burojë fare mirë më shumë nga hebraizmi – nga vdekja e Jezusit në Pesak dhe nga nocioni rabinik se gjëra të mëdha mund të priten edhe njëherë akoma në të njëjtën kohë të vitit – sesa nga paganizmi. Edhe njëherë akoma, në këtë nocion ciklesh dhe rikthimi të shpëtimit të Zotit, ne ndoshta mund t’i afrohemi romakëve paganë që festonin Sol Invictus dhe shumë popuj të tjerë gjithashtu qysh atëhere duhet ta kenë kuptuar dhe pretenduar për veten e tyre.
(Biblical Archeology Review)
Përgatiti
ARMIN TIRANA