Shaban Tairi
Është fakt i pamohueshëm se Krishterët pas ngritjes së Isait a.s. nga ana e Allahut xh.sh. e ndryshuan Inxhilin dhe futën në të fjalët e tyre, dhe duke bërë këtë, harruan se në të do të bëjnë kontradikta të pa para. Në të shohim gabime fatale, ku shohim se ngjarjet kryesore për Isaun a.s. janë të shtuara duke mos u mbështetur në argumente. Në këto reshta do të mundohemi t`i sjellim disa gabime të Biblës, të shohim se pse tregimi i Isaut në Bibël është shumë i ndërlidhur me personazhet pagane në të kaluarën, si p.sh. me Budën, disa perëndi të Egjiptit apo të Hindusëve. Vallë, a është e mundur që të ketë ndikuar qeveria Romake në personazhin e Isaut, qysh në mbledhjen e Nikejës më vitin 325, ata të jenë ata të cilët kanë trilluar ngjarje mbi Isaun a.s.?; Ngjarje të cilët i kanë bartur prej besimit pagan dhe i kanë futur në jetën e Isaut a.s.? Që fjalët biblike të jenë të lidhura me astrologji e jo me shpallje dhe realitet?
BESIMI GJATË HISTORISË
Gjatë historisë, është e njohur se ndër trupat e gjithësisë, më së shumti është adhuruar Dielli, pasi pa të është e pa mundshme jeta në planetin tokë, këtë e kanë ditur edhe më parë, pasi në shumë hieroglifë në Egjipt nëpër piramida, e shohim të vizatuar diellin. Gjithashtu ka qenë e njohur edhe në kohën e Ibrahimit a.s. adhurimi i Diellit, ku në ajet kuranor thuhet: Kur e pa diellin të lindur, tha: “Ky është Zoti im, ky është i madh!” e kur ai perëndoi, tha: O populli im, unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!” (En`am; 78). Ibrahimi a.s. e përdori këtë metodë që t`ua vërteton se besimi i tyre është i kotë, e jo se ai i ka adhuruar ato, siç mendojnë disa.
Ndër simbolet më të vjetra është vizatimi apo tabela e “Zodiak”; e cila në të tregon rrugën e diellit, 12 muajt, dhe 4 stinët e vitit, ku në të janë vizatuar 12 shenja apo të njohura te njerëzit si shenja të horoskopit. Në mes të kësaj tabele qëndron Dielli, ku simbolizon sipas tyre zotin dhe forcën. Tash të shohim, historinë; Horus ka jetuar 3000 vjet para Isaut a.s. i njohur në Egjipt si zot i Diellit, ku edhe vet emri i tij d.m.th. dritë, ngjashmëria me Isaun qëndron këtu: është i lindur me 25 Dhjetor, në të njëjtën datë kur ka lindur Isau a.s. sipas krishterëve; është i lindur nga një grua me emrin Isis e cila ka qenë virgjine; lindja e tij është karakterizuar me daljen e një ylli në Lindje; dhe i ndjekur nga 3 mbretër. Në moshën 12 vjeçare ka qenë i nderuar në popull si mësues, e në moshën 30 vjeçare fillon misionin duke i ndihmuar Anapi, ka pasur 12 pasues që e kanë ndjekur, ka shëruar të sëmurët; i njohur në popullin e vet si “Dritë” apo “dele e Zotit”; pasi e tradhton Tifoni, atë e kanë kryqëzuar në kryq, në të ka vdekur dhe pas 3 ditëve është ringjallur!!! Vallë, kjo a nuk përputhet me historinë e trilluar mbi Isën a.s. Priftërinjtë të cilët kanë marrë jetën e personazheve tjera të historisë dhe ia kanë përshkruar Isaut a.s.!!! Por nuk është këtu fundi; Attis, nga Greqia, jetoj 1200 vjet para Isaut a.s.; i lindur më 25 Dhjetor; i kryqëzuar; 3 ditë pas vdekjes është i ringjallur! Rastësi? Pastaj Krishna, nga India, jetoi 900 vjet para Isaut a.s. i adhuruar në Indi si zot; dalja e yllit në Lindje në ditën e lindjes; ka bërë mrekulli; i ringjallur pas 3 ditëve. Dionysus, nga Greqia e vjetër, jetoi 500 vjet para Isaut a.s. i lindur më 25 dhjetor; mrekullia e tij ka qenë se e shndërronte ujin në verë, i njohur si mbret i mbretërve; dhe pas vdekjes është ringjallur!!! Mithra nga Persia; jetoi në vitin 1200 para Isaut a.s.; më 25 dhjetor; ka pasur 12 pasues, ka shfaqur mrekulli (mrekullia e parë e të gjithëve këtyre që përmendëm ka qenë shërimi nga Lebrosa1 mrekullia e parë edhe e Isaut a.s.), kur ka vdekur, pasi e kanë varrosur, pas 3 ditëve është ringjallur; dhe ditë adhurimi e ka pasur ditën e Diell. Ka edhe shumë personazhe tjera që kanë të njëjtat të dhëna, sikur p.sh. Budha Sakia nga India; Orus nga Egjipti; Odin nga Skandinavia; Indra nga Tibeti; Bali nga Afganistani; Jao nga Nepal; Thammuz nga Siria; Promoteu nga Kavkazi; Amon Ra apo zoti i Diellit në Egjipt; Dalay Lama nga Tibet; Alexandri i Madh vdiq në moshën 33 vjeçare; dhe 16 individë tjerë të adhuruar në popuj të ndryshëm në periudha të ndryshme brenda 10.000 vjetëve; ka 12 shokë; fillon misionin në moshën 30 vjeçare; i kryqëzuar dhe vdes në moshë 33 vjeçare dhe pas vdekjes ringjallet!
Pse jeta e Isaut a.s. sipas Biblës është e ngjashme me këta individë; është bibla libër fetar apo merret me tregime pagane!
Përse ky tregim, përse Isau a.s. në Bibël të emërtohet p.sh. “Dele e Zotit”, ku shohim se edhe Dalay Lama nga Tibet është i njohur me këtë emër? (Dalay-Zot; Lama-dele).
25 DHJETORI
Apo, përse përmendet ylli në Lindje dhe data 25 Dhjetor gjatë lindjes së këtyre personave? Në bibël përmendet se Jesusin e kanë ndjekur 3 mbretërit! Kjo ka kuptim astrologjik. Së pari, ylli në Lindje është ylli Syrius, ylli më i shndritshëm, i cili mund të shihet më 24 Dhjetor, kur paraqitet, me të paraqiten edhe 3 yje të tjerë në anën e djathtë, të cilët sipas biblës simbolizojnë 3 mbretërit që përmenden në Bibël, por këto tre yje edhe në kohën antike edhe tash quhen 3 mbretërit, pastaj më 25 dhjetor lind dielli, e atë e pasojnë 3 yjet, d.m.th. nuk e kanë ndjekur Isaun a.s. 3 mbretërit, por kjo është një tregim pagan.
VDEKJA E ISAUT A.S.
Edhe një fenomen tjetër i ndërlidhur me vdekjen e Isaut a.s. Sipas biblës; Isau a.s. simbolizon dritën, e në fakt këtu bëhet fjalë për Diellin. Kur thonë krishterët se Isau ka vdekur më 22 Dhjetor i kryqëzuar në kryq, dhe pas 3 ditëve është ringjallur! Këtë do ta shpjegojmë në këtë mënyrë: Më 22 Dhjetor, dita është më e shkurtë, dhe dielli përfundon procesin e lëvizjes kah ana veriore për gjatë 3 ditëve më 22, 23 dhe 24 dhjetor, dhe gjatë pauzës së këtyre 3 ditëve, dielli lind dhe në veri paraqiten grumbuj yjesh të njohura “kryqi verior”; dhe më 25 dhjetor dielli ngjitet për një shkallë kah ana jugore dhe dita fillon të zgjatet dhe të jetë më ngrohtë. Prandaj është thënë, se dielli (Isau) ka vdekur në kryq, dhe pas 3 ditëve është ringjallur. Prandaj Isau edhe shumë “perëndi” e ndajnë në mes vete kryqëzimin dhe 25 dhjetorin e shumë tregime tjera pagane.
12 APOSTUJT
Tash të shohim se përse është zgjedhur numri 12 si ndjekës të Isaut (apostujt). Kjo shumë ndërlidhet me 12 simbolet e Zodiak-ut, ku Isa a.s. simbolizon Diellin, e 12 apostujt shenjat e Zodiak-ut. Gjithashtu numri 12 përmendet shumë në bibël si për 12 vëllezërit e Josephit; 12 gjykatësit e Israelit; 12 patriarkët e mëdhenj; 12 mbretërit e Israelit; Jesusi në tempull në moshën 12 vjeçare; përse në Bibël përmendet kaq shpesh ky numër; me çka ndërlidhen këto? Këto numra simbolizojnë 12 shenjat e Horoskopit (Zodiak).
KRYQI
Gjithashtu, kryqi, nuk është simbol krishterë, por është simbol pagan, ku në mesin e figurës të Zodiakut, shohim diellin, i cili gjendet në kryq, kryq pasi tabela është e ndarë në 4 pjesë. D.m.th. Jesusi është dielli, ku në shumë vende në Bibël shohim këtë referencë. “Unë jam drita e botës” (John, 9;5); Ai i cili lind nga të vdekurit (Matt, 28;6); Do të vij përsëri; (John, 14,3); i cili gjendet në qiell dhe qëndron pas mjegullave. Të gjithë këto versë biblike ndërlidhen me diellin edhe pse krishterët ia referojnë Jesusit. Dihet se kryqi ka qenë para Isaut a.s. dhe ka qenë mjet me të cilin Romakët i dënonin njerëzit, e si mundet që një mjet vrasës të jetë i shenjtë? Apo si thuan ata se me të pikuarit e gjakut të Isaut a.s. në kryq, ai u bë i shenjtë? Më parë do të themi se është parësore t`u bëhej i mallkuar e jo i shenjtë.
PESHKU
Në Bibël përmendet se apostujt i kanë thënë Jesusit: “Na kanë mbetur 5 copë bukë dhe 2 peshq” (Matt, 14;17). Këtu përmenden, dy peshq, e në epokën në të cilën jetoi Isau a.s. ka qenë epoka e 2 peshqve (Pisces) sipas periudhës Zodiak, gjithashtu simbolikë e krishterimit është peshku d.m.th. përsëri ndërlidhet jeta e Isaut a.s. me periudhën pagane apo me besime astrologjike, pasi peshku është simbol pagan astrologjik që tregon sundimin e diellit.
Edhe një shembull tjetër, ku jeta dhe fjalët e Isaut i ndërlidhin me shenjat Horoskopike. Kur apostujt e pyesin Isaun: Dhe Jezusi dërgoi Pjetrin dhe Gjonin duke u thënë: “Shkoni e na bëni gati Pashkën, që ne ta hamë”. Dhe ata e thanë: “Ku dëshiron ta përgatisim?”. Atëherë ai u tha atyre: “Ja, kur të hyni në qytet, do t`ju dalë përpara një njeri që mban një brokë uji; ndiqeni në shtëpinë ku ai do të hyjë. (Luka, 22; 8,9,10). Kjo thënie është shumë e ndërlidhur me shenjat e horoskopit sikur asnjë tjetër, pasi Isau kur jetoi, ishte epoka e njohur “Peshqit – Piscies”, ndërsa pas asaj epoke sipas Zodiak simboleve pason epoka “Aquarius-bartësi i ujit”, e Jesusi u thotë: njeri që mban një brokë uji; është po ai simbol i cili gjendet në Zodiak i cili prezanton këtë epokë, një njeri duke bartur ujë. D.m.th. ka folur për epokën e cila pason, prej asaj ku gjendej Isau, në atë e cila pason, d.m.th. Aquarius, vallë, mendja e shëndosh a e pranon këtë, se Isau a.s. ka folur për kësi gjëra, por jo, këtu del gënjeshtra e priftërinjve të cilët me dorën e tyre shkruajtën në të tregime pagane, e ndryshuan Inxhilin dhe thonin se kjo është prej Zotit.
EMRI I ISAUT A.S.
Vetë emri Christ, nuk është autentik në Bibël, pasi përmendet vetëm në bibël e asnjë historian nuk e shënon këtë emër, përveç 3 vetëve, Pleni i Riu, si historian dhe përkthyes i Biblës, e emërton atë “Christ” ; Suetonie e emërton me “Chrestus”; ndërsa Tacije e emërton me “Christus”, që nuk është emër, por epitet – titull, që d.m.th. “ndihmës i paqes”.
Pra, kur shohim se sa gabime ka në të, se sa është i ndikuar nga paganizmi dhe fjalët e njerëzve, nuk është çudi se shumë njerëz largohen nga krishterimi. Thomas Paine (1737-1809) deklaron: feja krishtere është parodi dhe adhurim i diellit, por kanë venduar një njeri të cilin e quajnë “Christ” në vend të “Diell”…”
Ky është realiteti të cilit i shmangen çdo herë priftërinjtë, dhe kur shohin se njerëzit fillojnë të pyesin se përse këto doktrina kaq të paqarta, ata thuan: mbylli sytë dhe ndjek.
______________
1 Lebrosa – sëmundje tropikale, e cila paraqitet në lëkurë, e përhapur më shumë në Kinë, Indi, Afrikën Qendrore, në botë ka rreth 10-16 milion të sëmurë nga Lebra.