Ungjilli i Gjonit apo thashethëma e Gjonit !

Ungjilli i Gjonit apo thashethëma e Gjonit !

Halil Ibrahimi

Ungjilli sipas Gjonit konsiderohet të jetë i njohur për përmbajtjen e doktrinës së mishërimit të Zotit në Jezusin e cila paraqitet që në fillim të Ungjillit:

“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.” (1:1)

Duke vazhduar tutje:
“Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit” (1:14)
Fjalët e mësipërme i atribuohen ose i janë atribuar Gjonit dhe duke qenë se Gjoni ishte njëri nga dishepujt e Isait (Jezusit), dëshirohet me këtë të krijohet imazhi se nuk ishte Pali ai që krijoi doktrinën e mishërimit të Perëndisë në trup njeriu tek Jezusi, por ishte Gjoni.
Ky pohim do të ishte i mbështetur po qe se Ungjilli sipas Gjonit të paktën do të ishte i ngjashëm dhe koherent sikur tre ungjijt e parë. Sidoqoftë, Ungjilli sipas Gjonit vihet në dyshim dhe pasiguri nga vetë të krishterët. Një numër i madh i të krishterëve të shekullit të dytë e kanë mohuar mundësinë që Gjoni t’a ketë shkruar atë. Në kohët e sotme autenticiteti i këtij Ungjilli është bërë qendër e debateve dhe mospajtimeve.

Ireneusi, Origeni, Klementi dhe Euzebiusi ishin të parët që ngritën pohimin se ky ungjill ishte vepër e apostullit Gjon. Megjithatë, në atë kohë (254 pas Krishtit), një grup i të krishterëve refuzuan që ta pranojnë pohimin se Gjoni apostull e kishte shkruar këtë ungjill. Sipas Enciklopedisë Britanike, qëndrimi i këtij grupi ishte si vijon:
“Një dëshmi pozitive për konkluzionin kritik nxirret nga ekzistenca e një grupi të të krishterëve të Azisë së Vogël të cilët rreth vitit 165 e mohuan që ungjilli të ishte shkruar nga Gjoni, por pohuan se ishte vepër e Cerintusit. Atribuimi është padyshim i gabueshëm, por a do të mundnin këta të krishterë, të cilët ishin me numër të mjaftueshëm që të meritonin një diskutim të gjatë nga Shën Epifaniusi më 374-377, dhe të cilët mbështetnin ungjijt sinoptikë, t’u kundërvihen guximshëm Gnostikëve dhe Montanistëve, dhe të cilët iu shmangën çdo emërtimi special derisa Peshkopi ua vuri nofkën “Alogi” (mohues iracional të Logos-Ungjillit); pra a do të mundinin këta në një vend të tillë dhe në një kohë të tillë të mbanin pikëpamje të tilla po qe se origjina apostolike e ungjillit do të ishte e pakontestueshme.”

Se ka fakte edhe brenda për brenda ungjillit se ai nuk është i shkruar nga Gjoni është evidente. Sidoqoftë, autori i Ungjillit sipas Gjonit duket të ketë qenë padyshim teolog Hebraik i cili ishte mjaftë mirë i familjarizuar me mendimet dhe idetë hebraike. Siç duket nga Veprat e Apostujve 4:13, dishepulli Gjon, bir i Zebedeut ishte i pashkolluar. Mirëpo Ungjilli sipas Gjonit na e zbulon se autori i tij ishte thellësisht i mësuar dhe i përkiste një familjeje të shquar. Përkundër kësaj Gjoni (apostull) biri i Zebedeut kishte një status të ulët nga këndvështrimi shoqëror. Përveç kësaj, përmbajtja dhe stili i Ungjillit sipas Gjonit në mënyrë radikale ndryshon nga të tre ungjijt e tjerë.

Personi i parë i cili e përshkruajti ungjillin e katërt si vepër të Gjonit apostull, ishte Ireneusi, i cili, sipas shkollarëve Kristianë nuk është i besueshëm dhe as që ishte ekspert në fushën e të analizuarit kritik. Për arsye të njëjta, një numër i madh i shkollarëve kristianë në kohët e tanishme e shohin këtë ungjill si fabrikim dhe mendojnë se ai nuk do të duhej të përfshihej krahas librave të tjera të Biblës.

Ata shkollarë kristianë të cilët e konsiderojnë këtë ungjill si korrekt dhe të cilët duan që ta mbrojnë nga akuzat për fabrikim, janë virtualisht unanim se autori i Ungjillit të katërtë nuk ka qenë Gjoni (biri i Zebedeut), por Gjoni i Vjetri. James Mackinon shkruan:
“Ka shumë gjasa që Ireneusi, saktësia dhe mprehtësia e të cilit nuk lënë shumë për tu dëshiruar, e ka ngatërruar atë (apostullin Gjon) me një Gjon tjetër (Gjonin e Vjetër) të përmendur nga Papiasi i Hierapolisit në Azi, në çerekun e dytë të shekullit të dytë, njëjtë edhe sikur me Profetin Gjon të Librit të Zbulesës”

Shkollari i mirënjohur kristian nga Pakistani, Barakatullah, shkruan:
“Ne kemi arritur në konkluzionin se të pohuarit se Ungjilli sipas Gjonit është shkruar nga Gjoni biri i Zebedeut, është i pasaktë”
Barakatullah tutje vazhdon:
“E vërteta është se teologët nuk janë të vullnetshëm që të pranojnë pa debat se ungjilli i katërt është shkruar nga Gjoni biri i Zebedeut. Dhe në përgjithësi, janë parë teori për të kundërtën”.
Barakatullahu në librin e tij, është përpjekur që në detaje të thella ta vërtetojë pohimin e tij se autor i Ungjillit të katërt nuk është Gjoni biri i Zebedeut. Përse Barakatullahu, një shkollar kristian me besim të madh do të dëshironte ta rrënjosë dhe vërtetojë këtë fakt? Ai sçaron me fjalët vijuese:
“Ata teologë të cilët besojnë se ungjilli i katërtë është shkruar nga Gjoni biri i Zebedeut- ata në përgjithësi nuk pranojnë rëndësinë historike të këtij ungjilli. Teoria e tyre është se ungjilli i katërt është pa ngjarje historike, dhe se përmbajtja e tij i takon autorit i cili e vë atë në gojën e Fjalëve të Zotit.”
Faktikisht, atribuimi i ungjillit të katërt si vepër e apostull Gjonit birit të Zebedeut, e sjell autenticitetin e tij në rrezik serioz. I nderuari më sipër ka tentuar që të tregojë se ky ungjill është shkruar nga Gjoni i Vjetri. Hulumtimet e tij indikojnë se Gjoni i Vjetri ishte gjithashtu nxënës i Jezusit, por nuk llogaritej midis dishepujve. Sipas kësaj, Gjoni i Vjetri ishte një i ri dhe u nderua nga Jezusi në ditët e tij të fundit duke e përfshirë atë në shoqërinë e tij. Gjoni i Vjetri ishte një person i kulturuar dhe i mësuar në Dhjatën e Vjetër. Ai i takonte një familjeje të shquar gjë që shprehet në ungjillin e tij. Shumë të krishterë në përgjithësi e kanë pranuar këtë konkluzion sot, gjë që ka rezultuar në mohimin se Gjoni apostull, biri i Zebedeut është autor i ungjillit të katërt.

Konkludimi i mësipërm është pa ndonjë themel. Përveç mbrojtjes së origjinalitetit të ungjillit të Gjonit, nuk mund të shihet ndonjë arsyetim tjetër. Pyetja që akoma nuk është përgjegjur është se a ishte Gjoni i Vjetri, përveç dymbëdhjetë apostujve, një nxënës tjetër i Jezusit. Përse ai nuk është përmendur nga Marku, Luka dhe Mateu në ungjijt e tyre? Ungjilli i katërt indikon se autori i tij ka qenë në kontakt shumë të afërt me Jezusin; gjithashtu ai ka qenë shumë i dashur për Jezusin. Autori i ungjillit të katërt e ka përdorur në shumë vende shprehjen ‘apostulli të cilin Jezusi e deshi’. Në fund, autori thotë se kuptimi i asaj shprehjeje është vetë autori i ungjillit të katërt.

[Shiko për shembull 13:23 dhe 13 25] Nuk shihet një afërsi e tillë nga/për dishepujt tjerë, por ky dishepull supozohet pra të jetë dashur aq shumë nga Jezusi sa që është lejuar që ti qëndrojë afër dhe të hajë me të. Kështuqë nëse Jezusi ishte aq i afërt me të (autorin), atëherë përse autori nuk është përfshirë si dishepulli i trembëdhjetë? Sa është racionale që të pranohet se Juda Iskarioti i njohur si vjedhës (Gjoni 12:6) dhe i cili e tradhëtoi Jezusin dhe i kurdisi Zotëriut të tij (Jezusit) arrestimin (Luka 22:3), të konsiderohet midis dymbëdhjetë apostujve, ndërsa nxënësi i Jezusit (autori i ungjillit të katërt) i cili i paska qëndruar aq afër të mos konsiderohet dishepull?
Tutje, përse Marku, Mateu dhe Luka në ungjijt e tyre, të cilët sipas të krishterëve përmbajnë përshkrim të detajuar dhe komplet të jetës së Jezusit, bile duke i përmendur edhe personat e rëndomtë në lidhje me Jezusin si Mari Magdalena ose Marta lidhur me rastin e mushkës dhe Jezusit, dështojnë totalisht që të japin ndonjë referencë sado të largët për këtë nxënës të supozuar të Jezusit?

Po qe se do të kishte ekzistuar ndonjë apostull i quajtur Gjoni i Vjetri, përveq apostull Gjonit birit të Zebedeut, atëherë përse autorët e që të katër ungjijve dështojnë që të sqarojnë dallimin midis këtyre dy Gjonave në mënyrë që të shmangen konfuzionet? Midis dymbëdhjetë apostujve ne e dime se ishin DY Jakobër: 1) Jakobi biri i Zebedeut dhe 2) Jakobi biri i Alfausit. Ngjashëm, ekzistonin dy persona me emrin Judë: 1) Juda biri i Jakobit dhe 2) Juda Iskarioti. Autorët e ungjijve e kanë tërhequr shumë mirë dallimin midis këtyre duke i përmendur ata ndaras në mënyrë që të shmangin mëdyshjet. (Shiko për shembull tek Mateu 10:6, Luka 6:14, Veprat 1:13). Kështuqë, nëse do të ekzistonin midis apostujve të Jezusit dy persona me emrin Gjon, atëherë përse autorët e Ungjijve nuk e kanë larguar konfuzionin ashtu siç kanë bërë në rastin e dy Jakobërve dhe dy Judave?

Tutje, nëse do të ekzistonte apostulli i Jezusit i quajtur Gjoni i Vjetri, atëherë ku shkoi ai pas ngritjes së Jezusit? Përpjekjet dhe aktivitetet e apostujve të Jezusit pas largimit të këtij të fundit janë përshkruar në detaje në librin biblik të quajtur Veprat e Apostujve. Por nuk përmendet kurrfarë Gjoni i Vjetri. Nuk mund të supozohet apo të thuhet se ai (Gjoni i Vjetri) vdiq menjëherë pas ngritjes së Jezusit, pasi që Ungjilli sipas Gjonit është shkruar shumë kohë pas Jezusit. Është thenë aty pastaj “se ai dishepull nuk do të vdiste” (21:23), kështuqë të gjithë teologët kristianë të cilët e konsiderojnë Gjonin e Vjetër të ndarë nga apostull Gjoni biri i Zebedeut, janë të mendimit se Gjoni i Vjetri mbeti gjallë për një periudhë të caktuar pas Jezusit, deri në atë masë që Polikarpi të bëhet nxënës i tij. Janë të pamohueshme faktet se Gjoni i Vjetri nuk ishte apostull i Jezusit. Vargu nga fundi i Ungjillit të Gjonit thotë se:
“Ky është dishepulli që dëshmon për këto gjëra dhe që ka shkruar këto gjëra; dhe ne dimë se dëshmia e tij është e vërtetë.” (21:24)

Le ta kemi parasysh këtu faktin se shumica e shkollarëve kristianë besojnë se vargu i mësipërm është shtesë e mëvonshme dhe se nuk është e shkruar nga autori i Ungjillit të Gjonit. Westcott, komentues i njohur i Biblës, i cili është shumë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm gjatë të kritikuarit të Biblës, lidhur me këtë qështje thotë:
“Që të dy vargjet duket të jenë shënime të ndara bashkangjitur ungjillit para publikimit të tij. Forma e vargut 24 ballafaquar me vargun 35 nga kapitulli 19 tregon bindshëm se ky nuk është dëshmi e ungjilltarit. Fjalët janë shtuar mbase nga të vjetrit Efesianë, të cilëve u është dhënë rrëfimi paraprak në mënyrë gojore dhe të shkruar” [1] Ky qëndrim mbështetet nga autori i mirënjohur bashkëkohor, peshkopi Gore, dhe kjo është arsyeja pse këto dy vargje janë të dyshimta duke pasur paraysh rrethanat manipuluese të tyre në Codex Sinaiticus. Kështuqë nuk mund të thuhet se autori i këtyre vargjeve është apostulli i Jezusit.

Është e qartë pa kurrfarë dyshimi se autor i Ungjillit të katërt nuk është as apostulli Gjon biri i Zebedeut e as Gjoni i Vjetri apo kushdoqoftë tjetër nga apostujt e Jezuit. Duke pasur parasysh faktet e mësipërme, shihet se autori i Ungjillit të katërt ka qenë peson i cili ka jetuar shumë më vonë se apostujt e Jezusit dhe i cili e kishte fituar njohurinë e tij nën mbikëqyrjen e Palin dhe nxënësve të tij. Sipas Westcott, në mënyrë që ungjilli i katërt t’i mvishet Gjonit apostull, birit të Zebedeut, janë shtuar disa sentenca të cilat përfshijnë përvojën personale të autorit, me qëndrimin për të kundërshtuar argumentet e disa sekteve gnostike të asaj kohe të cilat mohonin hyjnueshmërinë e Jezusit. Është e pakundërshtueshme në botën akademike se ndryshimet dhe modifikimet e Biblës ishin të rëndomta dhe të vazhdueshme në mënyrë që të debatojnë sektet kundërshtare të kohës. Profesor Streeter, shkollar i njohur modern kristian në librin e tij në mënyrën më të qartë që është e mundur e tregon këtë:
“Në ungjillin e katërt ne gjejmë një shtesë tekstit e panjohur për autorin origjinal, e cila jepë një deklaratë definitive rreth autorësisë, por a nuk është më e mundshme që kjo të jetë shtuar në ndonjë kohë të mëvonshme, mbase gjithashtu në ndonjë lokalitet tjetër dhe ka pasur për qëllim që të formojë pikëpamje rreth autorësisë së librit nga e cila pikëpamje shmangeshin persona të caktuar në atë vend dhe kohë? Dhe se një mospajtueshmëri e tillë ekzistonte në shekullin e dytë do ta shohim shumë shpejtë. Kështuqë nga kjo, fjalët ‘ky është dishepulli i cili i ka shkruar këto gjëra’ duhet të interpretohet si tentim për të qetësuar qështjen e diskutueshme, dhe është kështu një fakt shtesë i ekzistencës së dyshimeve lidhur me autorësinë e Ungjillit”[2]

Nga kjo del se nuk është për tu çuditur që nën rrethana të tilla ungjilli i katërt dhe letrat e Gjonit janë shkruar nga ndonjë nxënës i Palit, dhe më vonë njerëzit bënë ndryshime për të vendosur besimin se autori i ungjillit të katërt e ka takuar personalisht Jezuin dhe se ka qenë në shoqërinë e tij, gjëra të cilat nuk janë të vërteta.
Duke pasur parasysh qasjen e përgjithshme në atë kohë, ky konkluzion duket të jetë i vërtetë. Sipas pikëpamjes kristiane ungjilli i katërt mund të jetë shkruar nga Gjoni i Vjetri, por ai nuk ishte apostull i Jezuit. Duke adoptuar pikëpamjet e profesorit Streeter, autor i ungjillit të katërt ishte Gjoni i Vjetri por:
“Gjoni i Vjetri është përshkruar nga Papiasi si ‘dishepull i Zotëriut’dhe nga Polikarpi si ai ‘që e ka parë Zotëriun’. Por nuk mund të supozojmë se ai ka bërë diçka më tepër se sa që e ka ‘parë’ Atë, i sjellur mbase si një çun dymbëdhjetë vjeçar në Jeruzalem nga i ati i tij në pelegrinazhin e Pashkëve. Dhe ai mund të ketë qenë midis turmës që ka shikuar kryqëzimin, dhe njerëzit në atë kohë nuk ishin mjaft të kujdesshëm që të mbanin fëmijët larg këtyre gjërave. Në këtë rast, rreth vitit 95 pas Krishtit ai do të ketë mbërrirë moshën 77 vjeçare. Letra e parë e Gjonit është shkruar definitivisht nga dikush në moshë të shtyrë, i cili shumë natyrshëm do të kalonte nga përdorimi i frazës ‘vëllezër’ në ‘fëmijtë e mi të vegjël’ në paragrafin e njëjtë (IJN III 13 dhe 18). Kjo frazë e fundit vështirë të jetë shkruar nga dikush në moshën nën shtatëdhjetë vjeçare”[3]

Kështuqë nuk ka ndonjë vështirësi në supozimin se Gjoni i Vjetri ka shkruar Ungjillin e katërt rreth vitit 90-95 pas Krishtit në moshën shtatëdhjetë vjeçare ose më shumë.

Konkluzion

Misionarët dhe evangjelistët kristianë dëshpërueshëm tentojnë ta ruajnë ungjillin e katërt nga të deklaruarit si të krijuar. Por nëse shmangim tentimet e pasuksesshme të të arsyetuarit dhe e pranojmë teorinë ashtu siç është, konkluzionet e mëposhtme janë të pashmangshme.

Autori i ungjillit të katërt NUK ËSHTË Gjoni apostull, biri i Zebedeut, por Gjoni i Vjetri.
Gjoni i Vjetri NUK ishte apostull i Jezuit.
Gjoni i Vjetri e kishte parë një here Jezusin kur i kishte 12 vjetë, por NUK pati ndonjë rast t’i shërbente Jezusit apo të dëgjonte mësimet e tij.
Gjoni i Vjetri e kishte parë mbase Jezusin në tentimin e kryqëzimit të supozuar.
Ai NUK ishte banor i Jeruzalemit por vinte nga regjioni Jugor i Kanaanit.
Pas Jezusit dhe deri në vitin 95 nuk ka ASNJË shënim për atë se ku mund të kishte jetuar ai. Dhe prej kujt i kishte mare njohuritë! Me kë ishte shoqëruar! Dhe çfarë relacione kishte ai me apostujt e Jezuit!
Në vitin 95 pas Krishtit ose aty përafërsisht, në moshën 70 + vjeçare ai shkroi ungjillin e Gjonit ku për here të parë përmendet doktrina e inkarnimit.

Më vonë, u bë një shtesë në fund të Ungjillit e cila indikonte gjoja se autor i Ungjillit ishte Gjoni biri i Zebedeut ose ndonjë apostull i dashur i Jezuit.
Konkluzionet e mësipërme nuk janë rezultat i të arsyetuarit të Muslimanëve, por janë pikëpamje të teologëve kristianë në mënyrë që të ruhet Ungjilli i katërt nga të deklaruarit si i krijuar. Konkluzionet e mësipërme do të na qojnë pashmangshëm në faktet e padiskutueshme të cituara më poshtë:

(a) Doktrina e inkarnimit, apo mishërimit të Zotit në trupin e Jezusit nuk mund ti përshkruhet as Jezusit e as dikuj nga apostujt e tij.

(b) Personi i cili vetëm e kishte parë Jezusin në moshën 12 vjeçare por nuk kishte marrë ndonjë dituri nga ai, fillimisht e shkroi këtë doktrinë pas ngritjes së Jezusit.

(c) Personi që e ka paraqitur këtë doktrinë është i panjohur për ne, me përjashtim të shkrimeve të tij; konditat dhe situatat e tij janë të panjohura.

(d) Çfarë personi ishte ai? Çfarë ishin besimet e tij? Si erdhi ai deri tek ajo doktrinë? Çfarë ishte marëdhënia e tij me apostujt?

(e) Kjo doktrinë e inkarnimit u krijua apo u shtua në Bibël rreth vitit 95 pas Krishtit kur ai i kishte rreth 70 vjetë dhe 28 vite pas vdekjes së Palit.

(f) Duke qenë se Pali kishte vdekur para tij dhe se në letrat e tij ai kishte aluduar në inkarnimin, del se personi që e ka parashtruar doktrinën e inkarnimit nuk ishte Gjoni i Vjetri por Pali.

Dhe në fund mos të harrojmë faktin se asnjë thënie e Jezusit nuk e mbështetë doktrinën e inkarnimit e as që është përkrahur kjo doktrinë nga dishepujt e tij.
——————————————-
[1] Cituar nga Streeter, faqe 430
[2] Streeter në “The Four Goslpels” faqe 4
[3] Streeter në “The Four Goslpels” faqe 443