TRINITETI-Misteri shekullor i Krishterimit

TRINITETI-Misteri shekullor i Krishterimit

Autori: Senad Maku

Një përmbajtje e shkurtër në lidhje me librin
Marrë në përgjithësi librin e kam ndarë në tre kapituj.
Në kapitullin e parë e kam titulluar “HISTORIA E TRINITETIT”, ku fillimisht kam folur për Doktrinën e Trinitetit te fetë tjera, historinë e saj si doktrinë dhe Doktrinën e Trinitetit siç e besojnë të krishterët.

Kapitulli I
Historia e Trinitetit

Doktrina e Trinitetit tek fetë tjera
Triniteti Babilonian
Triniteti Egjiptian
Triniteti Greko-Romak
Triniteti Persian
Triniteti Hinduz
Triada Palmires
Triada Budiste e Mahajanes

Historia e Doktrinës së Trinitetit në Krishterizëm
Pali – Arkitekti i Krishterimit
Historia e Trinitetit në Koncilin e Nikesë
Zhvillimi i Trinitetit në koncile të tjera, sidomos ai i Konstantinopojës (v. 381)
Doktrina e Trinitetit tek të Krishterët
Konsiderimi i Merjemes/ Marisë si nënë e zotit

Më pas kapitullin e dytë e kam titulluar “KËNDVËSHTRIMI BIBLIK DHE KURANORË NDAJ DOKTRINËS SË TRINITETIT”, ku kam folur për këndvështrimin Biblik dhe Kuranorë ndaj kësaj doktrine, duke cekur emrat e saj që e përmbajnë këtë doktrinë siç janë: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë, duke i elaboruar secilën prej tyre në mënyrë të veçantë sipas citateve Biblike dhe ajeteve Kuranore.

Kapitulli II
Këndvështrimi Biblik dhe Kuranorë ndaj Doktrinës së Trinitetit
1. Koncepti i Zotit në Bibël dhe në Kuran
1.a) Njëshmëria dhe cilësitë e Zotit në Bibël dhe Kuran
1.b) Dallimet ndërmjet Biblës dhe Kuranit në lidhje me cilësitë e Zotit

2. Trajtimi Biblik dhe Kuranor ndaj Jezusit/ Isait a.s.
2.a) Nderimi i Merjemes (Marisë)
2.b) Njerëzorja e Jezusit
2.c) A është Jezusi bir i Zotit?
2.d) A është Jezusi Zot?
2.e) Dallimet ndërmjet Jezusit dhe Perëndisë
2.f) Jezusi profet (pejgamber) dhe i dërguar i Zotit
2.g) Jezusi i dërguar vetëm te një popull
2.h) Mrekullitë e Jezusit
2.i) Isai paralajmëroi për ardhjen e Muhamedit s.a.v.s.
2.j) Isai nuk u kryqëzua

3. Trajtimi Biblik dhe Kuranor ndaj Shpirtit të Shenjtë
3.a) Koncepti i Shpirtit të Shenjtë në Biblës
3.b) Shpirti i Shenjtë mes Ortodoksve dhe Katolikëve
3.c) Këndvështrimi hebraik mbi Shpirtin e Shenjtë
3.d) Koncepti i Shpirtit të Shenjtë në Kuran
3.e) Dallimet ndërmjet Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë

Kurse në kapitullin e tretë dhe të fundit të këtij punimi e kam titulluar “TRINITETI DHE VËRTETËSIA E SAJ”, ku kam shqyrtuar citatet që sipas të krishterëve e argumentojnë këtë doktrinë. Pastaj kam folur për mendimet e personaliteteve të njohura rreth trinitetit dhe për fund kam shtjelluar pikëpamjet Kuranore të kësaj doktrine.

Kapitulli III
Triniteti dhe vërtetësia e saj
1. Rreth citateve të Doktrinës së Trinitetit
 Fjala ishte Perëndi. (Gjoni 1:1)
 Në emër të Atit, e të Birit, e të Frymës së Shenjtë. (Mateu 28:19)
 Kush më ka parë mua, ka parë Atin. (Gjoni 14:8-9)
 Unë dhe Ati jemi një. (Gjoni 10:30)
 Këto të tre janë një. (1 Gjoni 5:7)
 Perëndia u shfaq në mish. (1 Timoteu 3:16)
 Perëndia i ngjashëm me njeriun. (Zanafilla 1:26)
 Unë jam në Atin, Ati është në mua. (Gjoni 14:11)
 Unë jam. (Gjoni 8:58)
 Zoti Jezus. (Marku 16:19)
 Adhurimi i Jezusit. (Mateu 28:17)
 Biri i vetëmlindur. (Gjoni 1:14/ 3:16,18)
 Jezusi nuk është prej kësaj bote. (Gjoni 8:23)
 Emanuel – Zoti me ne. (Isaia 7:14 / Mateu 1:23)
 Zoti im dhe Perëndia im. (Gjoni 20:27-28)
 Shëmbëllimi i Perëndisë. (2 Korintasve 4:4)

2. Mendimet e personaliteteve të njohura rreth Doktrinës së Trinitetit
3. Pikëpamjet Kuranore rreth Doktrinës së Trinitetit

Për çdo lloj informacioni në lidhje me librin, mund të më lajmëroheni në emailat kontaktues: [email protected]; [email protected]

Detajet e librit:
Titulli: TRINITETI-Misteri shekullor i Krishterimit
Autori: Senad Maku
Recenzentë: Dr. Zija Abdullahu
Formati i librit: B5
Faqe: 241
ISBN e librit: 978-9951-435-33-8

Fjala e recensentit
Feja gjatë historisë ka luajtur një rol esencial në jetën e njeriut dhe ky rol vazhdon të jetë aktual edhe në kohën e sotme, sepse ajo ka qenë, është e do të mbetet pjesë e personalitetit esencial të njeriut në përgjithësi, qoftë si individ, qoftë si shoqëri, kuptohet me pak përjashtime. Këtë e shohim qartë në lidhjen e pashkëputshme të njeriut me fenë, ngase kur përmendet emri njeri, pjesë e pandashme e tij është feja, meqë asnjë gjallesë tjetër fizike nuk është fetare. Këtë nevojë më së miri e ilustrojnë fetë e shpikura, që tregojnë për nevojën e pashmangshme të njeriut për një çështje të tillë, pa hyrë në gjykime për vërtetësisë e saj.
Meqë pozita e fesë në jetën e njeriut është kaq e rëndësishme dhe njeriu, për ta mbushur këtë nevojë, me aftësitë e tij të kufizuara, e sidomos ndaj çështjeve metafizike, shpesh mund të çorientohet e të degradohet nga pozita njerëzore, e gjejmë në mënyrë të pandërprerë përkujdesjen Zotit me anë të shpalljeve, përmes pejgamberëve, që ta vetëdijesojë njeriun në këtë sferë, e të mos humbasë pas besimeve të kota.
Ndonëse shpalljet ishin të njëjta, me kalimin e kohës, u formuan sjellje të ndryshme fetare, si rrjedhojë u formuan kultura të ndryshme. Kështu, hasim edhe fetë e shpallura, si: judaizmi, krishterizmi dhe islami si fe kryesore monoteiste në esencën e tyre, me përmasa globale, secila në vete përmban individualitetin e jashtëm dogmatik, që ndryshon nga njëra te tjetra. Për t’i njohur dogmat e njëra-tjetrës është e domosdoshme të formohen njohuritë elementare për secilën prej tyre, pasi çdo religjion ka nevojë për kuptim të drejtë nga të tjerët, ashtu siç e kundron ai veten.
Kjo njohje, pa dyshim, ndihmon në ngritjen e marrëdhënieve ndërkonfesionale, dhe shmangien e veprimeve konfliktuale, nëse jo çrrënjosjen e plotë të tyre. Pse jo edhe ndihmën e njëri-tjetrit, përmes kësaj njohjeje, për të arritur tek e vërteta e që është synim i çdo njeriu në këtë botë.
Në këtë kah, islami, që nga ditët e para të paraqitjes së tij, është ndeshur me fetë e tjera, së pari me politeizmin që ishte i shtrirë në ato troje, pastaj edhe me fetë e shpallura, përkatësisht me judaizmin dhe krishterizmin. Në këtë kontekst, islamin e hasim si nxitës për njohjen e tjetrit dhe shtrirjen e urës së dialogut me të, por edhe pranimin e tij, ngase vetë dialogu nënkupton pranimin e bashkëjetesës me tjetrin. Madje, ithtarët e feve të shpallura i vlerëson me status të veçantë, duke i quajtur “ehlel kitab” “Ithtarë të Librit”. [Kur’ani: 3: 64, 71, 113, 199; 4: 123, 153, 171, 5: 15, 19, 47, 59, 68, 77; 29: 46].
Mirëpo, luftërat e mëvonshme ndërmjet njerëzve të feve të ndryshme, posaçërisht ndërmjet muslimanëve dhe të krishterëve, do të ndikojnë në gjykimin dhe mënjanimin e islamit\krishterizmit nga ana e krishterëve\muslimanëve, si nga aspekti doktrinar, ashtu edhe ai politik, e sidomos në Ballkan, ku përherë ekzistonte një prapavijë urrejtjeje të ndërsjellë, të shkaktuar nga interesat politike, duke e bërë të afërmin shumë të largët në të gjitha aspektet e jetës, e posaçërisht në atë kulturoro-fetar. Një hov edhe më të madh të kësaj mosnjohje të ndërsjellë në trojet tona ia dha edhe sistemi politik dominues për një kohë të gjatë në Ballkan, gjë që la zbrazëtirë të thellë në këtë drejtim.
Me ndërrimin e këtyre sistemeve kohët e fundit dhe me ndryshimin e konceptit kulturoro-fetar ndaj tjetrit, pa dyshim se marrëdhëniet mund të përmirësohen duke e njohur tjetrin sa më mirë, e posaçërisht thelbin e besimit, njohjen e besimit të krishterë, e sidomos trinitetin, si shtyllë e besimit të krishterizmit, meqë besimi nuk është vetëm fenomen individual, por mbarëshoqëror, i tillë që reflekton në të gjitha aspektet e jetës.
Duke u nisur nga ky këndvështrim, Senad Maku, në veprën e tij “TRINITETI-Misteri shekullor i krishterimit”, përpiqet që ta bëjë këtë njohje të ndërsjellë, duke u orvatur që ta nxjerrë realitetin ashtu si është, duke qenë i liruar nga paragjykimet. Këtë e pohon në shumë vende dhe duke bërë ballafaqimin e dy besimeve, krishterizmit\islamit për të njëjtën çështje dhe duke ofruar argumentet e të dyja palëve, me një gjykim logjik dhe të arsyeshëm aty ku ka qenë e mundur një qasje e tillë. Pra, punimi është serioz, ngase është bërë duke përfillur metodologjinë shkencore, e cila i ka bërë të mundur autorit që çështjet t’i shqyrtojë me sy kritik, duke i nxjerrë në pah të gjitha aspektet pozitive dhe negative të çështjes së studiuar, të cilat i trajton si të tilla bazuar në shtjellimin e duhur të argumenteve përkatëse.
Fokusimi i Senad Makut në doktrinën e trinisë së shenjtë – për të cilën na ofron njohuri të bollshme, duke e shtjelluar me përpikëri dhe me shumë argumente nga Bibla e Kur’ani – e cila shtrihet në një periudhë kohore shumë të gjatë, duke filluar nga zanafilla e kësaj doktrine, rreth 3000 vjet para e. s., pastaj gjatë kohës së Jezusit e deri në kohën tonë, gjë që e përbën bazën kryesore të besimit te të krishterët. I gjithë ky dimension shterues trajtimi flet bindshëm për cilësinë unikate të punimit në fjalë.
Në këtë punim autori të nxitë dhe të bën kureshtar që të futesh sa më thellë në analizimin e gjërave deri te zbulimi i së vërtetës, duke qenë sa më objektiv në zgjidhjen e një çështjeje. Kështu, punimi është tërheqës për entuziastët, por, njëkohësisht, edhe nxitës dhe shtytës për studime të mëtejshme që janë aq shumë të nevojshme. Me këtë punim autori i hap horizonte të reja të studimit serioz në aspektin religjioz ndërshqiptar.
Pa dyshim, çështjet e tilla religjioze, sikurse çështja e trinisë, në kontekstin brendashqiptar janë fare pak të analizuara e të studiuara si duhet, ndaj vepra e tillë do ta mbushë një zbrazëtirë të madhe në këtë lëmë në gjuhën shqipe. Gjithashtu, vepra do ta gjejë vendin e merituar në mesin e lexuesve të rëndomtë, meqë ajo nuk i dedikohet vetëm një niveli të caktuar, por shtresës së gjerë të opinionit, ndaj mund të thuhet lirisht se intenca e shtjellimit të autorit ka qenë që këtë punim ta bëjë të përshtatshëm për çdo lexues, studiues e hulumtues shkencor.
E lusim Allahun xh. sh. ta shpërblejë autorin për këtë vepër, ndërsa ne i urojmë suksese të mëtutjeshme në këtë drejtim.

Prishtinë, 02.03.2009
Dr. Zija Abdullahu

Literatura me të cilën është shfrytëzuar autori
Libra, Enciklopedi, Fjalora:

a) Në gjuhën Shqipe:

1. Kurani- Përkthim me komentim nga H. Sherif Ahmeti
2. Shpjegimi i Kuptimeve të Kuranit të lartë në gjuhën shqipe, Grup përkthyesish, Riad 2000
3. Bibla- Diodati i Ri, përkthim 1991-94, tiranë 1999
4. Shkrimet e Shenjta, përkthim Bota e Re, Roma 2006
5. Bibla, përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj 1994
6. Bibla, Shoqëria biblike, Tiranë 2003
7. Ungjilli sipas Barnabes, përktheu Avdi Berisha, Prishtinë 1998
8. Al Johani, Dr. Maneh Hammad, “E vërteta rreth Jezusit”, Tiranë 1993
9. Abdulbaki, Muhamed Fuad, “Klasifikimi tematik i ajeteve Kuranore”, Shkup 1995
10. Ajgyn, Abdurrahman, “Profeti Islam në Ungjillin e Barnabeut”, Konja 1989
11. Abdullahu, Zija, “Hyrje në studimin e feve”, Dispenc e ligjëratave të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, viti 2008
12. Baxhil, Hasan, “Dialog ndërmjet të krishterit dhe myslimanit”, Prishtinë 2001
13. Bucaille, Dr. Maurice, “Bibla, Kurani dhe shkenca”, Gjakovë
14. Brown, Dan, “Kodi Da Vinçi”, Tiranë 2004
15. Brown, Mike, “Përgjigjet për Dëshmitarët e Jehovës”, Prishtinë 1999
16. Bulaç, Ali, “Islami dhe demokracia, teokracia dhe totalitarizmi”, Shkup 1998
17. Bazat e Biblës – Udhëzim Kapitujsh (Shpalosja e gëzimit dhe paqes së Kristianizmit të vërtetë), Botuar nga Christadelphian Bible Mission (CBM), England (pa vit botimi).
18. Çupi, Fatmir, “Autoriteti dhe saktësia e shkrimit të shenjtë”, Tiranë 2003
19. Dawud, Prof. Abdul Ahad, “Muhamedi në Bibël”, Prishtinë 1995
20. Dalliu, H. Hafiz Ibrahim, “Ajka e kuptimeve të Kuranit kerijmit”, Tiranë 2005
21. Didat, Ahmed, “Krishti në Islam”, Mitrovicë 1995
22. Didat, Ahmed, “A është bibla fjalë e Zotit”, Mitrovicë
23. Deedat, Ahmed, “Kurani-Mrekullia e mrekullive”, Podujevë (pa vit botimi)
24. Ndreca, Mikel, “Fjalor fjalësh dhe shprehjesh të huaja”, Rilindja-Prishtinë 1986
25. El-Hindi, Rahmetullah, “Trumfi i së vërtetës”, Shkup 1998
26. El-Havli, Dr. Muhamed Ali, “Komperacioni mes katër ungjijve”, Shkup 2002
27. El Faruki, Ismail Raxhi, “Tevhidi, implikimet e tij për mendimin dhe jetën”, Prishtinë 2006
28. Et-Terxhuman, Abdullah, “Rruga e Priftit në Islam”, Novi Pazar 2006
29. Ehrman, Bart D., “Të keqcitosh Jezusin-Si dhe përse u ndryshua Bibla”, Boton Qendra studimore fetare “Erasmus”,viti 2007.
30. Fjalori i gjuhës shqipe, Tiranë 1980
31. Fjalori i gjuhës së Sotme Shqipe, N-ZH (vol. II), Rilindja-Prishtinë 1981
32. Filips, Ebu Emine Bilal, “Feja e vërtetë e Zotit”, Prishtinë 2006
33. Grup Autorësh, “Ti afrohemi Jehovait”, Roma 2003
34. Grup Autorësh, “Çfar mëson vërtet Bibla?”, Roma 2005
35. Gjolaj, Don Nosh, “Meditime për Trininë e Shenjtë”, Prishtinë 1999-2000
36. Hart, Majkël, “100 Njerëz më me ndikim në histori”, Shkup 2000
37. Houssney, Dr. Georges, “Perënditë paraislame të arabëve”, Prishtinë 2004
38. Hathout, Hassan, “Leximi i mendjes së myslimanit”, Tiranë 2006
39. Hofmann, Dr. Murad, “Islaim në mijëvjeçarin e tretë”, Shkup 2007
40. Ibrahimi, Halil, “Islami dhe Krishterimi”, Prishtinë 2005
41. Ibën Kethir, Hafidh, “Rrëfime për të dërguarit e Allahut”, Prishtinë 2005
42. Imzot Nikë Prela, “Fjalori Biblik”, Ferizaj 1994
43. Jasin, Muhamed Naim, “Besimi, Bazat-Esenca-Negacioni”, Prishtinë 2000
44. Juniku, Nazim, “Porositë hyjnore”, Gjakovë 1996
45. Kutub, Sejjid, “Islami dhe paqja universale”, Tetovë 2005
46. Keldani, Prof. Benjamin, “Muhamedi në Bibël”, botuar nga Qendra Erasmus, 2004
47. Kukaj, Tahir, “Besueshmëria e citateve Kuranore dhe atyre Biblike”, Prishtinë 2005
48. Kardavi, Dr. Jusuf, “Veçoritë e përgjithshme të Islamit”, Prishtinë 2002
49. Kairanvi, Rahmetullah, “Ngadhnjimi i së vërtetës”, Tiranë 2003
50. Kutub, Muhammed, “Bota në fokusin Islam”, Tiranë 2006
51. Luther, Martin, “Reformatori”, Tiranë 1997
52. McDowell, Josh dhe Don Stewart, “Përgjigje & argumente”, Albania 2002
53. Miller, William, “Besimet dhe ritet e Krishtera”, England 1991
54. Murtezai, Ekrem, “Fjalori i feve”, Prishtinë 2000
55. Mutahhari, Dr. Murteda, “Shkaqet e animit ndaj materializmit”, Gjilan 1997
56. Muharremi, Halit, “Fjalori i teologjisë”, Tiranë 2006
57. Nesimi, Qani, “Ortodoksizmi te shqiptarët”, Tetovë 2005
58. Nesimi, Qani, “Dialogu obligim hyjnor”, Shkup 2005
59. Philips, Ebu Ameenah Bilal, “Bazat e Tevhidit”, Prishtinë
60. Presheva, Ekrem, “Tregues i Kuranit”, Gjilan
61. Fet’hi-Rifai, Muhamed, “Mendimi Islam”, Shkup 2003
62. Samed, Ulfe Azizus, “Islami dhe Krishterimi”, Prizren 1992
63. Sinani, Ajni, “Të tjerët për Islamin”, Prishtinë 2005
64. Sarikçioglu, Ekrem, “Historia e Feve – Prej fillimit deri sot”, Shkup 2007
65. Sejdiu, Driton, “Enciklopedi, e ilustruar botërore dhe shqiptare (Almanak 2007)”, Prishtinë 2006
66. Tresmontant, Claude, “Shën Pali”, Prizren 1999
67. Tërnava, Naim, “Islami, besimi i vërtetë dhe fet tjera- Akaidi 2”, Prishtinë 1998
68. Tolstoj, Leon Nikollaeviq, “Tolstoji për Muhamedin (salallahu alejhi ves-sel-lem)”, Shkup 2006
69. Topbash, Osman Nuri, “Vargu i profetëve- 3”, Stamboll 2004
70. Topaloglu, Prof. Dr. Bekir, “Ekzistenca e Zotit”, Prishtinë 2002
71. Takvim 2003, Prishtinë 2003
72. Takvim 2008, Prishtinë 2008
73. Tërnava, Naim, “Pejgamberia, njeriu dhe përgjegjësia- Akaidi 3”, Prishtinë 1999

b) Në gjuhën Boshnjake:

74. Belinger, Gerhard J., “Veliki leksikon religija”, Beograd 2004
75. Cvitković, Dr. Ivan, „Rječnik religijski pojmova“, Sarajevo 2005
76. Cvitković, Dr. Ivan, “Religije suvremenoga svijeta”, Sarajevo 2005
77. Grup Autorësh, “Čovječanstvo u potrazi za Bogom”, Brooklyn, New York 1995
78. Gazali, Muhamed, “Islam ili Kršćanstvo izazov vremena“, Sarajevo 2005
79. Karahodžić, Mehmed, ISA a.s. u knjigama sufija“, Sarajevo 2002
80. Marmarinta- Omar P. Mabaya, “Bozija Jednoća: Konačno rješenje proturiječnosti trojstva“, Sarajevo 2003
81. Pekaric, Hajrudin -Dino, “Sljedbenici knjige”, Tuzla 2003
82. „Tefsir ibn Kesir“, Skraćena izdanje (Izabrao najispravnije verzije Muhamed Nesib er-Rifa’i), Sarajevo 2000

c) Në gjuhën Angleze:

83. The Holy Bible, King James Version, Michigan
84. Abdullah, Misha’al Ibn, “What did Jesus really say?” USA 2001
85. Abdurrahman, Abuhuraira, “The Bible or the Quran which one is the word of God?” Malaysia 2001
86. Abbott, Lyman, “A Dictionary of Religious Knowledge”, 1875, (Harper & Brothers, Publishers, NY)
87. Achtemier, Paul J., “Harper’s Bible Dictionary”, San Francisco: Harper and Row, 1985
88. Buzzard, Anthony F. & Hunting, Charles F., “The Doctrine of the Trinity – Christianity’s Self-Inflicted Wound”, 1994 (pa vend botimi)
89. Buzzard, Anthony, “Who is Jesus?” (pa vit dhe vend botimi)
90. Bowman Jr., Robert M., “Why you should believe in the Trinity”, 1989
91. Bernhard, “A Short History of Christian Doctrine”, 1966, (Fortress Press, Philadelphia, PA)
92. Cave, M.A.C., “Is the Trinity doctrine divinely inspired?” ——– 1996
93. Charles Scribner’s Sons, “Encyclopaedia of Religion and Ethics”, vol. XI, New York 1928
94. Dawud, Abdul Ahad, “Muhamed in the Bible”, Kuala Lumpur 1969
95. Deedat, Ahmed, “Christ in Islam”, Al Ain- U.A.E.
96. Deedat, Ahmed, “The Choice”, vol. II, New Delhi 2001
97. Doane, T.W., “Bible Myths and Their Parallels in Other Religions”, (pa vit dhe vend botimi)
98. “Dictionary of New Testament Background”, InterVarsity Press, Illinois, 2000
99. Encyclopaedia of Byblical, Theological and Ecclesiastical Literature, vëll. X, Harper&Brothers Publishers, New York 1894
100. Elwell, Walter A., “Evangelical Dictionary of Theology”, Baker Book House, Grand Rapids, Miçigan 1984
101. Eliade, Mircea, “The Encyclopedia of Religion”, 1987, Vol. 15, (Macmillan Publishing Company, NY)
102. Enciklopedia Britanica 2007, CD
103. Ghounem, Muhamed, “200 + ways the Quran corrects the Bible”, Brooklyn NY 2003
104. Gunton, “The Promise of the Trinity”, (pa vit dhe vend botimi)
105. Hugh, H., Stannus, “A History of the Doctrine of the Trinity in the Early Church”, London 1882, Christian Life Publishing Co. 281 Strand London
106. Hislop, Alexander, “The Two Babylons”, 1916 (pa vend botimi)
107. Lamson, Alvan, “The Church of the First Three Centuries”, 1869 (Horace B. Fuller, Boston, MA)
108. Mckenzie, John L., “Dictionary of the Bible”, 1995
109. Norton, Andrews, “A Statement of Reasons”, 1872, Fifth edition, (American Unitarian Association, Boston, MA)
110. “New Catholic Encyclopedia”, 1967, vëll. XIV
111. Paine, Levi Leonard, “A Critical History of the Evolution of Trinitarianism”, 1900 (Houghton, Mifflin, and Company, Boston and New York; The Riverside Press, Cambridge)
112. Rath, Jeff, “An Appeal to Trinitarian Christians”, ——–1997
113. Richardson, Alan, “A Dictionary of Christian Theology”, SCM Press LTD, 1969
114. Thomson, Ahmad & Ata’ur-Rahim, Muhammad, “For Christ’s Sake”, London 1996
115. The Harper Collins, “Encyclopedia of Catholicism”, 1995
116. “The Jewish Encyclopedia”, vëll. XII, KTAV Publishing House
117. “The New International Dictionary of New Testament Theology”, Vol. 2
118. The Harper Collins, “Encyclopaedia of Catholicism”, 1995 (pa vend botimi)
119. Wierwille, Victor Paul, “Jesus Christ is not God”, Ohio 1985
120. W. R. Halliday, “The Pagan Background of Early Christianity”, Liverpool: University of Liverpool, 1925
121. Weigall, Arthur, “The Paganism in Our Christianity”, 1928, (G. P. Putnam’s Sons, NY, London)

d) Në gjuhën Arabe:

122. Ibën Kethir, Ismail, “Tefsirul Kuranil Adhim”, Bejrut 1969
123. Ibn Tejmijje, “El-xhevabus-sahihu limen bed-dele dinel mesih”, pjesa e parë (pa vend dhe vit botimi)
124. Enciklopedia elektronike në CD e nëntë koleksioneve të haditheve, versioni i II.

e) Në gjuhë të tjera:

125. Gyndyz, Shinazi, “Pavlus Hiristiyanligin Mimari”, Ankara 2001
126. Lachatre, Maurice, “Nouveau Dictionnaire Universel”, Vëll. 1, Paris 1467
127. Smith, Adel, “Il Dio che non c’è”, Alethes, Romë 2000
128. Hadot, P., “La fine del paganesimo – Le Religioni del mondo classico”, (nën kujdesin e H.-C. Puech), Roma-Bari 1987

Libërtha, Revista, Broshura:

129. Libërth “A duhet të besosh në trinitet?” Roma 1996
130. Broshurë “Cili është qëllimi i jetës?” Roma 2000
131. Revista “Zgjohuni”, Maj 2006
132. Revista “Zgjohuni”, 8 Maj 2005
133. Revista “Zgjohuni”, 8 Shtator 2005
134. Revista “Zgjohuni”, Shkurt 2006
135. Revista “Zgjohuni”, 22 Prill 2005
136. Revista “Zgjohuni”, Korrik 2006
137. Revista “Kulla e Rojes”, 15 Dhjetor 2004, Roma
138. Revista “Kulla e Rojes”, 15 Maj 2004, Roma
139. Revista “Kulla e Rojes”, 15 Mars 1994, Roma
140. Broshurë “Si mund ta gjejm rrugën për në parajsë”, Roma 1993
141. Revista “Argumenti”, Shkurt 2006, nr. 2 (47), Prishtinë
142. Revista “Dituria Islame”, viti XIX, nr. 178, Maj 2005, Prishtinë

Web faqe Interneti:

143. www.zeriislam.com
144. www.islamidhekrishterimi.com
145. www.bibladhekurani.com
146. www.geocities.com/bibladhekurani
147. www.geocities.com/alcislam
148. www.erasmusi.org
149. www.mesohu.net