A ËSHTË JEZUSI ZOT ? (Pjesa e Parë)

A ËSHTË JEZUSI ZOT ? (Pjesa e Parë)

A ËSHTË JEZUSI ZOT ?
Ligjerat nga Ahmed Didati
Ky program u realizua nga Qendra Ndërkomëtare Islame për zhvillim
Kati i tretë, qendra Sejani P.O.Box 2439 Durban

Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
Ju urojmë të gjithëve mirëseardhjen në qendrën e shërbimit Keintington. Do t’i luteshim Imam Faudi Koniliusit të fillojë farset që paraprijnë këtë mbrëmje me një recital nga Kur’ani i shenjtë.(Lexoi nga Kur’ani i shenjtë 50:30 – 45)

Vetë Zoti i lartë ka folur të vërtetën. Ata që rrijnë tek dera veçanërisht zotërinjtë mund të vini në skenë, po jo edhe ju zonjat . Disa prej tyre tu japin karriget zonjave e pastaj të vijnë. Ata në oborr ju lutemi të gjejnë vende, nuk duam t’i shohim në këmbë. Ata tek dera ju lutemi t’u ofrojnë karrige zonjave. Zonja ju lutem zini vendet bosh. Ata që janë jashtë të ulen brenda. Zonja zini vend drejt nesh.

Mirëmbrëma zonja e zotrinj. Kemi ardhur në fund të shtjellimit të 8 ligjëratave nga zoti Ahmed Didad të cilat përfshijnë këto tema: “Çfarë thotë Bibla për Muhammedin a.s”, “Kryqëzimi me mospajtueshmërinë” dhe “Mrekullitë e dukshme të Al Kur’anit”. Sonte tema që do të diskutojmë është: “A është Jezusi Zot”. Në të vërtetë jemi me fat të kemi në mesin tonë zotin Ahmed Didad, menjëherë pas udhëtimit të gjatë në vendet e Europës ku zgjodhi këto tema. Niset nesër në mëngjes për në Durban. Jam i sigurtë që largimi i tij do të na pikëllojë. Përmes Qendrës Islame për zhvillim ai solli ligjerata falas. Mendoj se të gjitha ligjëratat janë shpërndarë, duhet të presim për më shumë. Nëse dëshironi ndonjë nga ligjëratat që nuk e kemi në dispozicion sonte, drejtohuni Qendrës Islame për zhvillim dhe do tju dërgohen falas. Broshurat e ligjëratave të mbrëmshme “Mrekullitë e dukshme të AL Kur’anit” do të jenë në dispozicion së shpejti në Maj. Kur’ani për të cilin do të diskutojmë sonte do të shitet në Rosmit Klimont për të njejtin çmim të vlerë prej 7,50 reina për një dhe 10 reina për dy copë. Nëse nuk keni të paguani 7,50 ose 10 reina, ju mund t’i drejtoheni Qendrës Islame për zhvillim duke treguar shkakun për se duhet t’i shpërndajmë tre kopjet e përkthyera nga Al-lame Abdulla Jusuf Ali, të cilat do t’ju dërgohen. Audio kasetat e këtij programi të transmetuara në këtë program televiziv Kryqi i krishter, ku tema ishte “Islami dhe Krishterizmi” nga zoti Gilt Kristicidi dhe zoti Ahmed Didad dhe Meulana nga Durbani si dhe një tjetër ministër katolik romak, do të kushtojë 25,00 reina. Mund t’i shkruani Qendrës Islame për zhvillim dhe do të merrni kopjen tuaj nëse dërgoni 25,00 reina. Gjithashtu disponojmë edhe në supermarketin Rozmit. Për ata që shkruajnë për në Durban, dërgoni 25 reina dhe do ta merrni videokasetën. Mund të bëni kopje dhe mund t’i shihni sa të doni, e kur ta ktheni kasetën do te merrni 25 reina përsëri. Kasetat e ligjëratave të sotme do të jenë në dispozicion brenda dy javë e gjysmë. Gjithashtu do të kushtojnë 25 reina dhe t’i shkruani në të njejtën adresë në Durban, bëni kopje dhe përsëri do tu kthehen të hollat kur ta ktheni kasetën prap. Ju lutem mos e nxirrni kasetën dhe ta keqpërdorni . Nuk duam që tua marrim kohën prandaj e thirrim zotin Ahmed Didad që të zhvillojë bisedën me temë: “A është Jezusi Zot”.

I kërkoj strehim All-llahut nga shejtani i mallkuar. Në emër të All-llahut, Mëshiruesit , Mëshirplotit.
Jezusi biri i Maries nuk ishte tjetër veç i dërguar: Shumë të dërguar kaluan para tij, nëna e tij ishte grua e shenjtë. Të dy hëngrën ushqim tokësor. Shikoni! Sa të qartë e bëmë mesazhin tonë për ata. Shikoni! Si u mashtruan dhe u larguan nga e vërteta.
I nderuari zoti kryetar dhe ju vëllezër. Njerëzit natyrisht bëhen kureshtarë. Ata duan të dijnë si është e mundur që një musliman të shpjegojë profetitë biblike, të trajtojë tematikën Islame nga pikëpamja krishtere. Po ju mundësoj tua paraqes të krishterëve se nga i mora këto dituri. Ju tregova në rendin e parë të ligjëratave të mia se kam punuar me një dyqan ku përballë ndodhej një mision i krishter “stacioni i misionit të Adamit”, ku paraqiteshin misionarët. Këta vinin tek dyqani ku punoja, ku shitnim sheqer, kripë, varse, lule, kjo ishte puna ime. Unë dhe disa ish studentë të rinj goditeshim nga të krishterët. Ata vinin vetë e ushtronin mbi ne çfarë do që të studjonin. Ata thonin: E dini se Islami është religjion i predikuar nga Muhammedi duke i kërcënuar njerëzit me heqjen e kokës. Thonin se Muhammedi a.s e ka kopjuar Kur’anin nga hebrenjtë dhe të krishterët, e dini se ka patur shumë gra, e kështu me rradhë. U dhamë fund goditjeve krishtere. Mendoja, ose ta lë punën e të largohem, ose të mbrohem, mirëpo nuk mund ta mbrosh vetëveten nëse nuk ke dituri. Isha në dëshpërim dhe All-llahu i lartëmadhërishëm më krijoi mundësi. Isha duke pushuar mëngjesin e një të Diele. Doja të lexoja, por nuk kisha literaturë. Po une isha i etur të lexoj, prandaj shkova tek shtëpia e pronarit tim. Shfletoja gazeta duke kërkuar për diçka të këndshme për lexim, p.sh: “E përjavshmja” e famshme e gjëra të këtij lloji. Dhe në këtë grumbull gazetash gjeta një libër Iz-Harul Haq(E vërteta triumfoi). Në fund të broshurës “A është Bibla fjalë e Zotit” nëse e keni marrë, gjendet epilogu se si ndodhën këto gjëra, ku kam përmendur se si ky libër ma ndryshoi jetën, gjithë eksperiencën time. Pikërisht një libër më solli këtu, dhe ju erdhët të më dëgjoni për shkak të këtij libri. Çfarë mund të bëjë një libër? Pra libri i shkruajtur nga një arab që përpiqet të armatosë muslimanët indianë, kur ishte fundi i pranimit të krishterizmit. Pra India ishte në duart e muslimanëve, ata e udhëheqnin atë për mijëra vjet. Kur erdhën britanezët me armatim superior ua morën fuqinë, dominimin dhe udhëheqjen nga duart. Ata e ndjenin se mendonin me të drejtë se çdo problem do të rridhte nga muslimanët sepse ata e kishin shijuar fuqinë, dominimin dhe udhëheqjen që do t’i inspironte të ktheheshin prap në fuqi. Nëse i bindim këta njerëz, i detyrojmë të kthejnë faqen tjetër ne mund t’i sundojmë ata për mijëra vjet të tjera. Dërguan misionarët në Indi në stinën e të reshurave e specializuan gjuhën dhe donin të debatojnë me muslimanët. Në fillim muslimanët ishin analfabet: -ata janë udhëheqësit tanë tani, ata janë pushtues, nëse debatojmë me ta mund të na burgosin dhe robërojnë në ishull, diçka e tillë. Që kur mësuan gjuhën tonë na sfiduan. Muslimanët ishin të detyruar ta pranojnë sfidën, edhe Meulana Abdulaziz nga Delhi. Prandaj e lexova librin që d.m.th çdo gjë që më interesoi më pruri këtu. Meulana Abdulaziz nga Delhi ishte i detyruar ta pranojë sfidën, ishte padyshim i respektuar dhe kryesori i lëvizjes misionare dhe në ditën dhe datën e caktuar filloi debatin. Udhëheqësi filloi debatin duke pyetur Meulanën: Meulana Saheb-zotëri i nderuar-fillo. Kështu Meulana tha: – shiko ti je vëllau ynë më i madh përndryshe krishterizmi paraprinë për gjashtëqind vjet, kështu gaboni ndaj nesh. Ky është parapëlqimi i juaj i parë. Dy: ju jeni misafirët tanë padyshim, atëherë edhe unë do të bëhem miku juaj kështu e kanë miqtë. Por ju them përsëri ju e keni parapëlqimin e parë. Kështu që udhëheqësi u detyrua ta fillojë debatin me një pyetje. Zoti Meulana, ku është profeti juaj Muhammedi a.s? Meulana iu përgjegj se ai ndodhet në Xhennet, në Qiell me Zotin e plotëfuqishëm. Atëherë e pyeti për së dyti ku ishte ai kur nipi i tij Huseini u martirizua në Kerbela? Atëherë Meulana iu përgjegj se ai ishte përsëri në Xhennet me Zotin e madhërishëm. Pas përgjegjies rrodhi pyetja e tretë, këtë e lexova në libër. Në rregull, nëse Muhammedi a.s ishte tek Zoti i tij siç thoni ju, derisa nipi i tij vritej si Shehid në Kerbela, pse nuk i kërkoi ndihmë Zotit të tij? T’i thoshte: shiko nipi im po vritet pa mëshirë ju lutem shpëtoje atë. Pas një pushimi të gjatë udhëheqësi nuk duroi më dhe filloi t’i përplasë këmbët. – Thuaj, pse? Përgjigju a i kërkoi ndihmë Zotit të tij? Sepse nëse dikush më kërcënohet e nëse kam afër ndonjë kampion të ri do t’i kërkoja ndihmë atij. Pra, a i kërkoi ndihmë Zotit të tij? Pas një pushimi të gjatë Meulana tha: po.- Por çfarë tha? Ne e dimë ai nuk shpëtoi. Çfarë tha All-llahu? Dhe u kërkua pushim i jashtëzakonshëm e udhëheqësi filloi përsëri t’i përplasë këmbët. Përgjigju, çfarë tha? Meulana tha : Zoti qau. Çfarë? Zoti ka qarë? Nuk munda ta shpëtoj birin tim Jezusin, si mund ta shpëtoj nipin tënd? Atëherë debati mbaroi. Shpresoj kryetari ynë nuk do t’i kundërshtoj të qeshurat tuaja. Ne jemi njerëz, duhet të kemi sens për humor. Sensi për humor nuk është vetëm t’i qeshësh të tjerët, por të qeshësh edhe me vetëveten. Ka ndodhur që edhe ju e keni bërë këtë.

Mbaj mend kur isha në Keintigton bëra shaka me Malezët, por ata u kënaqën me të edhe pse ishte kundër tyre. Thashë: shiko ata kanë sens për humor, qeshin për veten e tyre. Kjo është mrekulli. Të qeshësh të tjerët mund ta bëj çdo i marrë, por a mund ta tallësh vetëveten? Ndonjëherë shakaja është për ty, por ti duhet të qeshësh mos humb durimin. Do tu lexoj një anekdodë tjetër. Çfarë më bëri ta lexoj këtë libër. Na ishte një sheik arab. Një misionar krishter e këshillonte atë, patjetër duhet tua japim këtë kredit. Ata mund të vijnë çdo natë, t’i bindish e tu japësh argumente, por përsëri do të kthehen për më tepër. Ata e kanë këtë aftësi, ne nuk e kemi. Ne nuk e kemi këtë kualitet ata e kanë marrë me gjithë dëshirë. Misionari i krishter vazhdonte të shkonte tek sheiku e çdo ditë i predikonte se si Jezu Krishti u kryqëzua: ai vdiq për mëkatet e tua, prano dhe do të shpëtosh ai nuk do tju lëshoje. Kështu sheiku arab tha lutjen e dytë: kur ky njeri të vijë prap dua që të më pëshpëritësh diçka në vesh. Kështu në bazë të marrëveshjes kur misionari filloi sërisht t’i thotë, Krishti u kryqëzua për ty, ai vdiq për mëkatet e tua. Pastaj i dyti filloi t’i pëshpërisë diçka në vesh: – Nuk e bëra unë dhe filloi të qajë sikur dikush kish vdekur. Misionari i habitur pyeti: Çfarë ndodhi? Sapo mora lajmin e pikëlluar, se Xhebraili vdiq. Mos u bën budalla engjujt nuk vdesin. Ti i marrë po më thua se Zoti vdiq. Engjujt nuk vdesin por Zoti mund të vdesë? Ne duam të dimë a ishte Jezusi Zot? Tema është: “A është Jezusi Zot”. Nëse vdiq, a vdiq ai si njeri? Ne e dimë ai nuk vdiq. Ata nuk e vranë e nuk e kryqëzuan. Por le të pranojmë siç thonë ata. Kur vdiq ai, vdiq si njeri apo si Zot? Nëse vdiq si njeri, ishte i pavlefshëm. Gjithçka është e pavlefshme, sepse një njeri nuk mund t’i marrë të gjitha mëkatet e botës, kështu ai duhet të ketë vdekur si Zot. Nëse ka vdekur dhe është kryqëzuar ai duhet të jetë kryqëzuar si Zot. Vetëm atëherë ai mund të drejtojë njerëzimin. Prandaj ata duhet të na tregojnë a vdiq si njeri, apo si Zot. Nëse ka vdekur si Zot atëherë Zoti vdiska. Na tregoni. Pyetjes, a është Izusi Zot? Mund t’i përgjigjemi shumë lehtë me një kundër pyetje. Pra pytjes së tyre i përgjigjemi me kundërpyetjen: A u deklarua Jezusi Zot? Nëse u shpall Zot atëherë mos të filloj të diskutoj më tej. Ku është mosmarveshtja këtu, nëqoftëse është shpallur si i tillë. Ka njerëz që udhëtojnë nëpër botë si p.sh: në Indi. Ata thonë se Mahatma Gandi, besoj se e njihni, është inkarnimi i nëntë i Zotit . Shihni Hindusët besojnë në inkarnimin e Zotit, pra ata besojnë se Zoti inkarnohet dhe vjen në Tokë gjihmonë si njeri. Pra Zoti ynë i plotëfuqishëm vjen në Tokë, shpërndan mesazhet e Tij dhe vdes. Dikush e godet e ai vdes e kur i duhet të ngrihet, sërisht ai vjen. Kjo është teologjia Hinduse. Në këtë sistem të inkarnimit, ata besojnë se Rama është inkarnimi i shtatë i Zotit, Krishna është inkarnimi i tetë. Që do të thotë se tetë herë Zoti erdhi në botë në formë të Krishnës. Buda ishte inkarnimi i nëntë. Kalen Kalltar ishte i dhjeti dhe Mahatma Gandi ishte i njëmbëdhjeti. Më falni që thashë i nënti, por ishte i njëmbëdhjeti në bazë të teologëve Hindus. Tani duhet t’i pyesim kushërinjtë tanë Hindus: A e ka thënë Mahatma Gandi këtë? Ata thanë jo, koha e tij ka kaluar. Shumë thjeshtë. Nëse i pyesim 600 miljonë Hindusë që thonë se Mahatma Gandi është inkarnimi i njëmbëdhjetë i Zotit, a e ka thënë ai këtë? Ata thonë jo, mos humbë kohë largojeni nga mendja. 190 miljonë gjermanë shkojnë edhe më thellë. Ata thonë se Hitleri është inkarnimi i dytë i Zotit. Jezusi është i pari, e Hitleri i dytë. Ne i pyetëm gjermanët: A e ka thënë Hitleri këtë? Ata thonë: Jo, ju lutem mos na humbni kohë. Kjo është e pamundur, diçka nuk është në rregull me ju. Të njejtën gjë pyetëm për Ramën. A e ka thënë këtë gjë, ata thanë jo, hidheni poshtë.
Nëse dikush thotë se Muhammedi a.s është inkarnimi i Zotit. Pyeteni atë të marrë: A e ka thënë ai këtë? Ai thotë: jo, hiq dorë. Kjo është shumë e thjeshtë. Në fillim njeriu i deklaruar, tani ne e analizojmë këtë deklarim, por nëse ky njeri nuk e ka deklaruar këtë atëherë pse lodhim mendjen. Pra pyetjes: A është Jezusi Zot? Ne iu kundërpërgjigjemi me pyetjen: A u deklarua ai si Zot? Dhe në natën e parë të bisedës sime ishte një nga vllezërit krishterë i cili më erdhi drejtë, e nuk kishte lidhje me ligjëratën, por i duhej të bënte një deklaratë që Jezu Krishti është Zot. Patjetër duhej ta bënte atë deklaratë, sepse e dija nga zemra dhe mendja ime se i takon muslimanëve. Do të shkoni në Xhehenem nëse nuk e pranoni atë. Ai ka bërë detyrën e vet. Kështu unë iu përgjigja: Shiko, nuk ka asnjë fjali kudo në Bibël ku Jezusi thotë unë jam Zoti dhe adhuromëni mua. Që do me thënë s’ka një fjali të vetme ku ai thotë: unë jam Zoti, s’ka dyshim, nëse ka thënë unë jam Zoti atëherë më adhuroni. Unë u thashë: Ma tregoni në librat tuaja, 73 librat romakë ose 66 të protestantëve, kudo në cilindo verzion pasi ata kanë mijëra verzione tani që dalin dita ditës duke rrjedhur pa rregull. Shkova në shtëpinë e Biblës këtë pasdite. Isha i habitur me shumën e verzioneve biblike që kishin. Më duhej të bleja vetëm një. Pasi një i krishterë pyeste një të interesuar, e kur unë e pyeta cilën Bibël e ka? Ai nuk mu përgjegj. Ai më pyeti cilin Kur’an e ke? -Unë i thashë të Abdulla Jusuf Alisë. Unë e pyeta përsëri cilën Bibël e ke? -Ai më tha: “të NIB-ës”. Këtë s’e kam dëgjuar kurrë më parë. Duhet të jetë e shënuar. Ndoshta ka thënë NIV por kjo tingëllon si NIB. Unë i thashë çfarë Bible është kjo NIV? Ai tha: “Vizioni i ri Ndërkombëtarë”, kështu që bleva vetëm një sot. Tani ai mund të më drejtohet mua të bisedojmë me ata të NIB-ës. E shihni se puna ime është të shoh se si rriten dituritë. Dikush të bën një problem, zbulon diçka të re, e nuk do t’a shoh këtë të re tani, ku i gjetën ata këto informata. Dua që ata të vijnë e të më pyesin për NIB dhe unë do t’u tregoj rreth NIB-së. Ju do të pyesni nga i di unë ata të NIB-së, por ata janë shokët e mi. Çdo njeri që pyet çdo gjë të vështirë ai është shoku yt më i mirë edhe pse nuk ju pëlqen për momentin. Një filozof grek thotë: “Nëse dikush don t’ju godasë, bëjeni të mendojë”. Bëjeni të mendojë, sepse ju nuk doni të mendoni. Kush pin cigare ju lutem shuajeni, mos na e prishni takimin.

Më 1840 Tomas Kalajl njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit të kaluar, duke zhvilluar një sërë bisedash ku foli për Nebie Kalim SVS si Profet hero. Në hyrjen e ligjëratës së tij ai filloi me këto fjalë: “Në historinë botërore nuk do të ketë më njeri kaq të madh që shoku i tij do ta konsideronte si Zot”. Asnjëherë, pra ky njeri që ka arritur këtë shkallë të intelektit, që të mos pranojë më krijues tjetër si Zot. Kështu tha, por ishte gabim. Nëse marim shembull veten time. Nëse fluturoj si zog në këtë sallë dhe të kthehem prap këtu, e dini se është e pa mundur, nuk kam fletë ose gjëra të tilla. Më shihni se fluturoj, jua lexoj mendjen, ju shoh se ç’keni në xhep, më pranoni kështu si Zot? Jo. Pse jo? Ju them, shiko babai juaj nuk mund ta bëjë këtë. Unë mund ta ngjall të vdekurin, të fluturoj si zog, të eci nëpër ujë. Besoni se jam Zot! Ju do të thoni kur ju shoh juve unë shoh gjëra. Ti je afro 66 vjeçar ose 60 për çdo rast dhe nuk do të jeni më për 60 vjetë të tjera definitivisht. Pra secili prej nesh mund të të kap për fyti, nëse ka thikë mund të të therë. Kështu nuk e dimë se si i regulloni këto gjëra, nuk e kuptojmë se si i bëni ato, por nuk jeni Zoti im. Sepse para 66 vjetëve ti nuk ishe këtu, por gjithësia egziston miliona vjet, ti nuk e krijove babain dhe gjyshin tënd apo jo. Unë thashë jo, pra ti nuk je Zot, shiko unë jam tmerruar nga ty. Nëse ti mund t’i bësh këto gjëra, ti mund edhe të më vrasësh. Dhe tha ti nuk je Zoti im, unë mund ta shoh. A han bukë? Nëse nuk han në kohë mund të vdesësh, nëse nuk pin ujë mund të dehidrohesh. E di që nuk je Zoti im. Shumë thjeshtë. Atëherë, si ndodhi, pyetën Tomas Kalajl, që njerëzit pranuan hyjnizimin e qenies njerëzore. Jo, ne mund të pyesim, a kishte menduar ndonjë lloj i qenies njerëzore se njeriu që shohim pranë tyre është Zot, krijues i gjithësisë? Pyetni vetëveten se bashkëkohësit e Ramës, a menduan ata se Rama ishte Zot? Sepse Ravën, mbreti i Sironit e grabiti gruan e tij. A mendoi ai se grabiti gruan e Zotit. Jo, ai udhëtoi bashkë me të dhe e mbajti për 12 vjetë. Gruan e Zotit? Ajo ishte si gjithë njerëzit, e bukur, e mirë. Ai e organizoi dredhinë dhe rrëmbeu atë. Por jo gruan e Zotit të tij. Logjikë e thjeshtë. Mosmarrëveshjet që kishin ata me Krishnën. A mendonin ata se luftonin me Zotin? Jo, nëse mendonin se Krishna ishte Zot, ata nuk do të shkonin asnjëherë në betejë me Zotin. Për Jezu Krishtin, Bibla thotë në kaptinën 2 -rreshti 23, duke e ditur se të krishterët janë të çuditshëm, ajo mund të jetë 3-23. Dikush që e has do të thotë se Zoti Didad bëri gabim nuk ishte kapitulli 3 por 2. Besa jam i vjetër dhe nuk mund t’i mbaj mend të gjitha gjërat, sidoqoftë ishte kaptina 2 rreshti 23. “Kur u mbushën 8 ditë ai u bë synet dhe ia ngjit emri Jezus sikurse e quajti engjulli kur ishte në krahëror të nënës” Luke 2:21. Unë e pyeta: Kush ishte në krahërorin e nënës? Ai tha Jezusi, kush ishte Jezusi? Zoti dhe i biri i Zotit. Por si lindi? Ai është njësoj si unë dhe ti. Po, të lutem më sqaro. Si? Mos e thjeshtëzo. Ma sqaro! Dhe ja shikoni fytyrën. Si mund të ma shpjegojë? Ai thotë kjo është punë e Biblës dhe privilegji e tyre. Pra vetë Bibla paska ardhur pas 8 ditëve dhe të marrë pjesë në synetim. Unë për vete e mbaj mend kur u bëra synet në moshën 8 vjeçare dhe e di shumë mirë se ç’u bë. Kurse fëmija 8 ditësh nuk dinë asgjë. Imagjinoni, Zoti mund të synetohet.
Të vijë dikush e ta plagosë Zotin duke menduar se ky është Zoti im dhe do ta bëj synet. A mendon Bibla se ai ishte Zot? Jo. A mendonte mësuesi i tij se po shkollonte një Zot? Kur dikush e ka goditur në stomak, a ka menduar ai se po godet Zotin e tij? Jo. Kur ushtari ia shpoi lëkurën, a mendoi ai se po shponte Zotin? Jo. Shumë e thjeshtë. Bashkëkohësit e personit në fjalë, a kanë menduar ata se ai ishte Zot? Jo. Por si kështu, duan të na fshijnë kujtesën. Xhefri Haunter në një film të tij kishte si rol të ngjiste malin Sajmon jashtë Jerusalemit. Duhej të ngjitej dhe gjatë ngjitjes u djersit, mezi merrte frymë, duhej të mbrinte në majë pasi nuk kishin helikopterë ta dërgonin atje. Ata ishin të gjithë të krishterë, atëherë ai tha: Për herë të parë në jetën time e kuptova se sa njerëzor ishte Jezusi. Ai asnjë nuk pyeti për pasojat e tilla: si të djersiturit, vështirsitë në frymëmarje. Mirëpo të krishterët imagjinojnë se ai ishte si shpirt që lëvizte një minut këtu, një minut atje, siç thotë vëllai ynë si të isha në moshë mesatare. Ashtu them edhe unë. Nëse ju dërgoj në pesë vende për kaq ditë dhe pastaj unë gjendem në Durban, Keintington, Xhorna, më tej në Bocuana, në Sudan…

E dini se më duhet shumë mund të mbërrij në secilin vend, pasi nuk lëviz si shpirt. Më duhet të ngrehem në kohë të kap avionin. Është shumë vështirë, kur njerëzit thonë: e pashë atje dhe kur isha në Keitington ai ishte atje. Kështu ju mendoni se Didadi është shpirt. Po ju them se Didadi nuk është shpirt. All-llahu shfajson Jezusin nga çdo lloj shoqërie që e deklaron atë si Zot. Në ditën e gjykimit All-llahu do të pyesë në bazë të suresë El-Maide, kaptina 5 rreshti 119 dhe 120.

E ku All-llahu tha:
“O Jezus biri i Maries
A u the ti njerëzve.
Më besoni mua dhe nënën time si dy zotra pas All-llahut?
Jezusi tha: Larg asaj të mete je ti! Nuk më takon mua
të them atë (që s’është e vërtetë)
Ta kisha thënë unë atë, Ti do ta dije
Ti e din ç’kam në zemrën time
unë nuk di çka në ty
Ti i din të gjitha të fshehtat
Kur’ani i Shenjtë 5:19
Kjo është dëshmia se ai asnjëherë nuk deklaroi se është Zot. Prandaj unë përpiqem tu them vëllezërve të krishterë. Më tregoni të paktën tek një verzion i Biblës suaj ku Jezusi thotë se është Zot dhe unë jam gati ta pranoj atë. Më tregoni një vend ku ai thotë adhuromëni dhe unë do ta adhuroj atë. Këtu nuk flas për vëllezërit e mi, por për vetëveten. E fus veten në gabim, ndryshojeni nëse doni. Më tregoni. Pse do ta bëja një deklaratë të tillë, një ofertë të tillë. Edhe pse e di se ata nuk thonë asgjë, nëse ishin në dyshim. E dua jetën time, besoj se edhe ju. Por unë e di që nuk egziston. Prandaj u thash tregomëni të paktën një vend në njërën nga Biblat tuaja ku Jezusi thotë se është Zot, apo më adhuroni vetëm mua. Pra edhe unë jam gati ta pranoj. Nuk egziston një gjë e tillë. Kam disa shënime më lejoni tua tregoj. Ata që rrijnë në këmbë le të vijnë në skenë të bëjmë një pushim të shkurtër. Ju falemnderit shumë. Ju lutem ejani lartë tu lejoni atyre që janë jashtë të zënë vendet tuaja. Zonja u thoni zotërinjëve mbas tua lëshojnë vendet. Ju tek dera mund të doni të rini në këmbë tërë natën por ka njerëz jashtë që do të donin të futen mbrenda. Ju lutem ejani në skenë. Është hera e fundit që ju paralajmëroj, e ndërpresim takimin. Mos u friksoni nuk do tju përgjigjeni asnjë pyetjeje. Kërkesa e fundit. Ejani në skenë dhe lirojuni vendë të moshuarve dhe grave. Të tjerët mund të ulen në shesh nëse nuk duan të ulen në skenë. Nëse kjo ishte e gjitha ne mund të vazhdojmë. Ju falemnderit për pushimin. Zoti kryetar dhe ju vëllezër lëreni deklarimin e teologjisë. Jezusi ishte shumë i butë. Jezusi si njeri nuk donte që njerëzit ta quanin njeri të mirë. Jo vetëm që nuk donte ta quanin Zot, por jo edhe mësues të mirë.

Në Biblën e Shën Mateut kaptina 19 rreshti 16, po lexoj:
Kur iu afrua një njeri dhe e pyeti:
Mësues i mirë. Çfarë të mire duhet të bëj për të fituar jetën e amshimit.
Ai u përgjegj. Përse më thua i mirë, për çfarë arsye!
Asnjë nuk është i mirë, veç Zotit.
Nëse don të hysh në Xhennet, zbato urdhërat.
Mateu 19:16-17
E këto urdhëra janë: mos prish rendin, mos vra, mos prish kurorën, mos vidh, pra çfarëdo që të bëni përmbajuni urdhrave. Po e pyes atë të krishter, nëse unë do të isha hebrej, kjo do të ishte përgjegje: El-hamdulil-lah. Po ju them inshall-llah nuk do të vjedh, nuk do të prish rendin, nuk do të vras. A do të hyj në Xhennet apo jo. Kështu ka thënë mësuesi i mirë: nëse e don jetën e amshimit, zbato urdhërat. Kjo është e gjitha. Po mirë, elhamdulilah nëse kjo është e gjitha, kur të pyesim një Alim, çfarë duhet të bëj që të hyj në Xhennet? Ai do tju thotë: faluni pes herë në ditë. Në regull, nëse mendoni se ai është i autorizuar tua thotë këtë, atëherë ju do të hyni në Xhennet duke u falur pesë herë në ditë. Jezusi thotë zbato urdhërat, në regull unë po i zbatoj urdhërat. Nuk bëhet fjalë për vdekjen e dikujt, apo mëkatet e dikujt. Zbato urdhërat, ndiq rregullat e Zotit dhe mos më çmoni si i mirë. Vetëm një është i mirë, Zoti. Por të krishterët argumentohen me gjëra ekstreme. Kur lexoni librat e tyre apo kur duan t’ju bindin juve, do t’ju drejtojnë vetëm te një qosh, se Jezusi ishte ndërmjet dy alternativash, siç mbaj mend kur isha në një qytet. Ai ishte ose kështu ose ashtu. Kemi dy alternativa. “Jezusi ishte Zot ose gënjeshtar” Kjo është literatura krishtere. Ata do t’ju pyesin a ishte Jezusi Zot ose gënjeshtar? A mund ndonjë nga muslimanët të thotë se ai ishte gënjeshtar? Jo. Pra ai duhet të jetë Zot. Po ju pyes a është fjala gënjeshtar e kundërta e fjalës Zot? A është antonim i fjalës Zot në çdo gjuhë? Jo, po fjalën gënjeshtar po ta veçojmë, ne si muslimanë nuk mund të themi se ai ishte Zot. Ne e dimë se ai asnjëherë nuk ka gënjyer. Nëse ai ka thënë se është Zot, atëherë ai do të ishte Zot dhe unë jam gati ta pranoj. Më thoni ku e ka thënë. Kur’ani por edhe Bibla thotë se ai nuk ka thënë një gjë të tillë, asnjëherë. Një tjetër thënie: “Jezusi është ose Zot, ose i çmendur”. E unë ju them ku është fjala “i çmendur” e kundërta e fjalës “Zot”. Ju si muslimanë a mund të thoni se Jezusi ishte i çmendur? Jo. Kështu ju mbetet të thoni se Jezusi, ishte Zot. Edhe një tjetër “Jezusi është Zot ose është vetëquajtur si i tillë”. Pra ose kështu ose ashtu. Pse duhet të thonë se ky njeri këtu është ose i zi ose i bardhë. Mirëpo ndërmjet të bardhës dhe të zezës ekzistojnë forma të ngjyrës gri. Ja shikoni si jemi ne. Pse duhet të jetë ose e bardhë ose e zezë. A nuk mund të jetë gri, e kuqe ose ngjyrë vjollcë. Pse duhet të jetë kështu ose ashtu? E shihni se ato kanë një lloj sëmundjeje. Kështu All-llahu thotë: “Kush thotë se Jezusi biri i Maries është Zot bëjnë mëkat (kufër). Ai thotë betohuni se bëni tradhëti të madhe ndaj tij. Jezusi tha: O ju bijtë e Izraelit adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit tim shok (ai ka bërë haram). Zoti do tu jap Xhehenemin, ata do të jenë në zjarrin e Xhehenemit. Për mizorët nuk ka ndihmë.

Kur’ani i shenjtë, sureja El Maide 5:75
Ju i keni takuar dhe i dini se kush janë këta njerëz. Po ju tregoj nga eksperienca ime. Isha me Dr.Moris, kryetarin e kishës në Kanada. Kishte ardhur me ftesë të Departmentit për informacion. Pra qeveritarë të VID-ës të cilët ishin njerëzit më të rëndësishëm në mbarë botën. Ata kujdeseshin për ta, i ushqenin, i shetisnin dhe u tregonin univerzitetin Belvud. Unë u thashë: shikoni çfarë keni bërë për njerëzit me ngjyrë. A keni shkuar ndonjëherë kështu në vendin tuaj për zezakët? Ai tha jo. Dërgoi në monumentin Belvud. Ai më tha: e shikoni këtë? Ja ç’keni bërë ju për indianët. Shikoje, a keni ndonjë si kjo në vendin tuaj? Unë thash jo. Ajo gjendet në univerzitetin Zula, në univerzitetin Nor. Ndërtim mjeshtëror, shpenzime të mëdha. Një miljon veta gjetën strehim. Ata gjithashtu s’kanë qenë të përsosur. Ne nuk jemi të gjithë të përsosur. Prisni pak, Roma nuk u ndërtua për një ditë. Na jepni pak kohë. Gjithçka do të shkojë mirë. Kur ata do të kthehen në vendin e tyre do tu thonë njerëzve të tyre se Afrika e Jugut nuk është aq e keqe sa e bëjnë. Nëse dikush e thotë këtë, të gjithë do të jenë të gëzuar se ajo nuk është aq e keqe sa thonë ato. Prandaj zoti Moris më kërkoi në telefon, pasi ishte njeri fetar ai duhej të merrte pjesë në faljen e xhumasë në xhaminë e Durbanit. Të premteve aty vijnë deri 4 mijë njerëz për tu falur. Është mu në qendër të qytetit është arqitekturë madhështore. Më thirrën në telefon e më thanë se Dr.Moris dëshironte të më shihte. Dhe një ditë duke besuar se do t’i tregoja se ç’ndothte dhe ta shëtisja, unë i thashë: oh, ky është një privilegj për ne. Kështu atë, gruan e tij dhe një zonjë nga departamenti i informacionit i dërgova në ditën e xhumasë dhe u shpjegova se ç’ndothte. Meqë ishte koha e drekës u thashë: Nëse nuk mërziteni, dëshiroj t’iu ftoj për drekë. Kështu ai pasi e pa zonjën e departamentit i tha se nuk kemi takim për drekë, ajo tha jo, atëherë shkojmë. Kështu unë i dërgova në restoranin Golden Piko në Durban. Por, jo në Iran. Porosita 4 birjana. E dini se ç’është birjani, të vendosura në ato enë speciale. U ulëm dhe filluam të bisedojmë rreth Zotit dhe fesë. Atëherë zonja Moris filloi të më shikonte dhe tha: “çfarë po bëni ju të dy? Unë i thashë: zonjë ç’pret nga ne që të bëjmë. Nëse bashkohen dy parukerë do të bisedojnë për format e frizurave, nëse takohen dy këpuctarë do të bisedojnë për këpucët, atëherë pra kur takohen dy njerëz fetarë bisedojnë për Zotin. Pastaj i sygjerova referentit, shiko ne muslimanët besojmë se Jezu krishti ishte një nga të dërguarit më të madhërishëm të Zotit. Besojmë se ai ishte mesaja. Besojmë në mrekullinë e lindjes së tij. Besojmë se i ka ngjallë të vdekurit me lejen e Zotit, po ashtu besojmë se me lejen e Zotit shëroi të verbërit. Dallimi i vetëm që egziston ndërmjet nesh është se ne themi se ai nuk është Zot dhe as biri i Tij. Nuk ka lindur si biri i Zotit. Metaforisht ne jemi bijtë e hyjnisë. E mira dhe e keqja. Por fizikisht Zoti nuk mund të lindë. Pra kontradikta midis nesh është se ne themi se Jezusi nuk është Zot e ju thoni se po. Prandaj ju nuk keni autoritet, se në Bibël askund nuk thuhet se Jezusi thotë unë jam Zot dhe adhuromëni mua. E njejta gjë. Nuk thuhet në Bibël se Jezusi ka thënë se unë dhe Zoti jemi një. Kur e thashë frazën e fundit atij i’u zgjua kujtesa. Kjo është sjellje njerëzore, në këtë mënyrë njeriu kujtohet. E dini se disa fjalë përdoren për tu kujtua fjalët e tjera të ngulitura në memorje. Kështu kur thashë se Jezusi dhe Zoti i madhërueshëm janë një, meqë ai ishte referent, është D.D dhe e ka lexuar Biblën, u përgjegj: Po, ai është. Çfarë? Jezusi ka thënë se “Unë dhe Babai jemi një”? Unë thashë: po ashtu ka thënë. Kështu e pyeta: Ç’thotë konteksti? Ai më vështroi. Kjo që thoni ju është teksti: John kaptina 10 rreshti 30. Do të doja të më shpjegoni kontekstin që vjen pas tekstit ose para tij. Ai sërisht më vështroi, por birjani po priste. Prandaj më pyeti, kjo ka ndodhur në qytetin e Keiptaunit. Kur pyeta ç’thotë konteksti, një predikues që kishte një Bibël u mundua ta kontrollojë. Unë i thashë, lëre atë Bibël poshtë. Kur predikoni një thënie ju sigurisht e dini se për çka flisni, pse e hapni Biblën? Por më deklaroni se e keni shpirtin me vete, se përpara ishte jashtë e tani e keni brenda. Lereni shpirtin të flasë tani, apo ju ka dezertuar. Pa librin ju jeni të padobishëm për Zotin. E patë mbrëmë. Ata duhet të përgatiten në shtëpi, bëjnë shënime, sjellin gazetën e dikujt. Kjo është e gjitha çka pyetën ata. Shikoni një orë e gjysmë çfarë keni dëgjuar? Ata nuk bënë asnjë pyetje. Çfarë detyrash shtëpia na sollën këtu, edhe natën e kaluar, njësoj. Në sallën Siki, e njejta gjë, çfarë përgatitin në shtëpi na sjellin këtu. Një orë e gjysëm çfarë dëgjuat? Ku është ai shpirti juaj i shenjtë pse ju ka dezertuar, a nuk ju ndihmon të mendoni apo të kujtoni, asgjë? Shumë mirë dhe ju do të shihni kur do të thotë se mirë po shkon. Dua të më thoni, flisni dhe do të shihni se ka mbaruar. Ju e sfiduat atë. Hidhe poshtë atë libër. Kjo është puna jote. Ti je profesionist, pse nuk mund të më thuash çfarë ke të më thuash, pusho së lexuari. Kështu më pyeti: a e din ti kontekstin? Unë i thashë: sigurisht. Po thuaje. Ai më pyeti mua që është D.D, kurse unë Didad. Kështu fillova: thënia John, kaptina 10 rreshti 23. Ai lexonte, kurse unë lexoja nga mendja ime. Më duket se ne nuk e kemi shpirtin e shenjtë.“Jezusi ecte në hyrje të Solomonit në tempull”, që d.m.th në tempullin e Jerusalemit, pra ai ishte vetëm. Ju nuk jeni këtu t’i bindni këta hebrenjë, në bazë të këtyre skriptave duke përdorur gjuhë virtuale (të papëlqyeshme). Ju pjellë shtrigash. Ju varreza të bardha. Ju hipokrita. Ju breznia tradhëtare dhe e pandershme.

Kur flisni kështu dikush mund tu falë. E kurse hebrenjtë nuk janë njerëz që falin lehtë. Pra njeriu erdhi vetë. E kur Hebrenjtë e rrethuan, i thanë, sa gjatë do të na mbani të dyshojmë. Nëse ti je Krishti, na trego. Ata donin të ziheshin, por Jezusi nuk iu përgjigj, ai nuk donte të zihej. Mendoni se ç’mund të goditni, ai është vetë, fiksojeni në mendje. Shpifje. Nëse ti je i Dërguari që presim, na trego qartë, pse nuk deklaroheni si duhet se ti je mesaja që po presim. Rreshti 25. Jezusi u tha, u tregova por ju nuk më besuat, gjithçka që bëj në emër të babait tim, mbartin dëshmi për mua. Por ju nuk më besuat sepse nuk jeni prej dhenve të mia, siç u thash dhent e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh ata dhe ata më ndjekin pas. Unë do tu jap atyre jetën e pafund, dhe ata nuk do të vdesin asnjëherë, dhe askush nuk do të mund t’i shkëpusë ata nga dora ime. Pra njerëzit pranojnë fenë nga një njeri, duke u thënë se askush nuk do t’i shkëpusë ata nga dora ime. Babai im që më dërgoi për ju, është më i madh se të gjithë dhe askush nuk mund tju shkëpusë juve nga duart e Babait tim. Rreshti 29. Tek rreshti 28 thuhet se askush nuk mund t’ju shkëpusë juve nga duart e mia, kurse në rreshtin 29 thuhet: askush nuk mund t’ju shkëpusë nga duart e Babait tim. Unë dhe Babai im jemi një. Në këtë shihet se njëherë njeriu e ka pranuar këtë fe. Zoti e sheh qartë se njeriu mbetet besimtar. Dhe unë si profet i Zotit shoh se ata mbetën besimtarë. Pra “ne jemi një” të shohim se a do të mbesin njerëzit besimtarë. Nuk flet për fuqitë dhe ambicjet e tij. Se ç’bën Zoti, edhe unë mund të bëj. Ai thotë: unë vetë nuk mund të bëj asgjë. John 5:30.

Kështu qëllimi është se ata janë një. Zoti i madhërishëm dëshiron të bëjë diçka, kurse Jezusi e bën atë çka i thotë. Të dyja anët që njeriu të ketë iman (besim). Unë i thashë: ku e ka thënë ai që është i barabartë me Zotin, pra është Zot? Që janë të ndërtuar nga e njejta substancë, e njejta natyrë, e njejta zotësi, e njejta fuqi. Ku? Mirëpo hebrenjtë kërkonin probleme. Kështu morën gurë dhe filluan ta godasin. Kështu thotë Bibla. Kur kërkon të bësh probleme, ti mund të shkosh, jo më shumë, se deri në një qosh. Atëherë Jezusi iu përgjegj. Ata morën gurët dhe përsëri e goditën. Prandaj ai tha: shumë gjëra të mira ju tregova nga Babai im. Për cilën nga këto gjëra po më gjuani me gurë? Për punë të mirë jo, por për qufër po, sepse ne e dimë që ti je njeri por ju e bëni veten Zot. Kjo ishte përhapja e dytë. E para ishte se ai nuk fliste qartë. Pra pse nuk na deklaron se ti je mesaja (i dërguar). Kjo është akuza e parë? A është e vërtetë apo e rreme? Për të krishterët është e rreme. Sepse Jezusi nuk e bëri këtë deklaratë. Mirë. Kështu ai fliste se ajo është akuza e parë kundër Jezusit. Se ai s’fliste qartë, pra akuza e parë. Tani ata bëjnë akuzën e dytë. Ju deklaroheni si Zot. Hebrenjtë thonë se njeriu deklarohet si Zot, të krishterët thonë se ai ishte Zot. Mirëpo ne duam ta dijmë se ç’tha ai. Nëse akuza është ndaj tij le të përgjigjet ai. Kështu ai thotë: “A nuk është shkruar në ligjin tënd“. Të shkruajtur në 5 librat e para të shkruara për Mojsiu, ku ai thotë: “A nuk është shkruar në ligjin tënd“. Kjo është qesharake. Ai është edhe ligji i tij gjithashtu. Sepse ai i drejtohet atij në mënyrë qesharake si p.sh. në Kur’anin tim të thuhet Ualata kulu Salata. Ju muslimanët ziheni me mua dhe në një farë mënyre mund të justifikoheni duke thënë: Ej, a nuk është shkruar në Kur’anin tënd Ualata kulu Salata? Ai është Kur’ani im, e unë ju akuzoj sepse Kur’ani që keni në shtëpi është ndryshe nga i imi. Pra ai thotë: “A nuk është shkruar në ligjin tënd”? Të thashë ju jeni zotra. Pra ai shënon nga Psalma 82 në Besëlidhjen e vjetër në Bibël. Në reshtin 6 ai veçon: “Zoti i fuqishëm thotë: Ju kam thënë. Ju jeni zotra, të gjithë ju jeni bijtë e më të madhërishmit. 82 Psalme (rreshti 6). Kjo shkruhet në të gjitha Biblat, NIV, NIB Biblat, kudo. Ai tha: A nuk është shkruar kjo në ligjet e tua, ju jeni zotra? Nëse Ai (Zoti) i quan ata zotra, tek të cilët erdhi fjala e Zotit. Pra ai i quan profetët zotra në gjuhën tonë. Kjo është gjeniale, siç e keni edhe ju Afrikanët gjuhën gjeniale. E dini se ç’më ndodhi njëherë në rrugë. Doja të shkoja në tualet. Atje shkruante Dama dhe Hiere. Në atë kohë mësoja vjersha në gjuhën afrikane nga Bibla. Aty thoshte Eks Zi Hiere, pra unë jam Zot dhe askush tjetër. I habitur thashë Hiere-Zot? Paska në Keiptaun tualet për Zotin? Ky është gjenialiteti i gjuhës suaj. Ju e përdorni Hiere për Zotin si dhe për zotërinjtë. Pra. Jezusi u thotë: A nuk është e shkruajtur në ligjin tuaj? Dhe fjala Zot është përdorur për profetët. Referim. Në Besëlidhjen e vjetër Zoti i thotë Mojsiut: (eksodi 7 : 1) “Shiko të bëra Zot të Faronit. Dhe unë dua që ky vëlla të jetë profet. Pra këtu është gjenialiteti i gjuhës Hebreje. Ata nuk mendonin se Musa a.s është Zot, asnjë Hebre nuk mendoi ashtu. Por Bibla thotë se Zoti e bëri atë Zot. Që do të thotë: Ju do të shkoni në Faron, në vend meje. Pra kur do të braktisin ty, do të më braktisin edhe mua. Ti je si Zot. Kur do të mohojnë ty, do të më mohojnë edhe mua, kur s’do të respektojnë ty, nuk do të më respektojnë as mua.
Si një polic që më erdhi një ditë e më tha: z.Didad je i kërkuar? Kam bërë karate një herë e një kohë. E dija se çfarë nënkuptonte. Unë e dija se si mund ta shkundja një njeri. Por nëse e bëja këtë, atëherë unë zihesha me tërë qeverinë. Dhe nëse mbrohesha, policia, ushtria, flota detare, gjithë vendi do të ishte pas meje. Pra nëse Zoti e ka dërguar atë njeri, kur e mohoni atë keni mohuar Zotin. Pra ai ka thënë si Zot. Mirëpo gjenialiteti i gjuhës Hebreje nuk ka thënë “si Zot”. Pra e kanë lënë fjalën “si”. Nëse më ngjan mua, e unë them ti je unë e unë jam ti e jo ti je si unë e unë si ti. Ata nuk e kanë përdorur atë. E kur ai thotë: “A nuk është e shkruar në ligjin tuaj”? Unë thashë: Po, Zot. Këtu Mojsiu (Musa) quhet Zot. U thashë: A e dini se ç’keni bërë? Keni luajtur “shpejtë dhe humb” me këtë libër. E ç’bëni tani? Kur fjala Zot përdoret për Musën ata përdorin një “g” dhe “m” të vogël, që nënkupton “mua”, apo “i imi” dhe “h” për “his”(atij). Kur përmendin Jezusin përdorin “H”(atij), “H” ai, “M” im. Nëse e përshkruajnë si Zot përdorin “G” të madhe. Pra kjo është ajo që ata luajnë “shpejto dhe humb”. Natën e kaluar një i ri tha: një engjëll i tha Maries. Unë thash: po, cila fjalë greke ishte aty. Është Agilos d.m.th engjëll. Mirëpo kur apostujt e Xhonit erdhën të shohin Jezusun, fjala aty ishte agilos(ëngjëll), mirëpo ju nuk e përkthyet atë si engjëll. E kur apostujt e Jezusit shkojnë ta shohin, ju thoni engjujt, sepse thënia e shkruar greqish aty është “agelos”. Po mirë, po për apostujt e Xhonit edhe këtu fjala në greqisht është engjull, pse ju e përktheni si apostuj. Pra i thash: ku ka thënë ai se jam Zot apo adhuromëni. Në Ungjillin sipas Xhonit kaptina 1 rreshti 1, thotë: Në fillim ishte fjala, e fjala ishte me Zotin, dhe fjala ishte Zot. E pyeta a dini greqisht? Po,di. Unë thashë: Në fillim ishte fjala dhe fjala ishte me Zotin, pra kush është fjala greke, përkthim i fjalës me Zotin. Ai heshti. I thashë se ju keni bërë 5 vjet greqisht para se të bëheni D.D. E pyeta sërisht por ai heshti. Atëherë unë i thashë se fjala greke për të është Hotheos, që do me thënë “Zot“. Për të cilën ju perëndimorët keni një sistem të veçantë të përkthimit. Kur emri është i përveçëm ajo fillon me germë të madhe, e për emrat e përgjithshëm me germë të vogël. Kështu ju keni përdorur “G” të madhe për fjalën Zot. Kurse tek fjalia: -dhe fjala ishte Zot, cila është fjala greke për Zotin? Ai heshti, fjala greke është Tontheos, që d.m.th. “Zot”. Përse vendosni një “G” të madhe në vend të “g” së vogël? D.m.th “Zot” njeri i Zotit, këtë përpiqet të thotë, është fjalë Zoti, përse vendosni “G” të madhe. Ai mu përgjigj: Nuk e kam bërë unë atë. E di që se ke bërë. Por ju si përfaqësues i tyre pse nuk u thoni se ç’bëni?

Në 2 Gor 4:4 thuhet:
Shejtani është zoti i kësaj bote. Pra shejtani është Zoti që komandon jetën e njerëzve. Fjala greke për këtë është Hotheos pse nuk vendosni germën “G” të madhe por “g” të vogël, sepse ai thotë “Zoti i botës”. Edhe për Mojsiun ju vendosni “g” të vogël pse jo “G” të madhe, sepse në greqisht nuk ka as “g” të vogël as “G” të madhe, njësoj edhe në hebraisht dhe arabisht. Kjo ishte loja që luajnë këta njerëz. Çfarë e bën atë Zot. E dini ai ka lindur pa babë. Pra meqë s’ka baba ju duhet t’i jepni atij një baba. E babai i tij qenka Zoti!
Kështu All-llahu thotë: “Sigurisht shembulli i Jezusit (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse shembulli i Ademit a.s. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj ati i tha: “Bëhu“! Ai u bë. Pra nëse Jezusi s’kishte baba, sjell që Zoti është babai i tij. E meqë Zoti është babai i tij ai qenka biri i vërtetë i Zotit si Zot. Ata thanë se ai ka lindur si biri i Zotit dhe biri duhet të jetë si i ati i tij. Nëse babai është indjan, biri është indjan, nëse babai është grek, biri është grek, nëse babai është kinez, biri është kinez. Pra nëse babai është zot edhe biri është zot. Biri ilindur prej zotit. Unë i thashë jo, se sipas Biblës Zoti ka sjellur një ton djemsh shumë e egzagjiruar. I referova. Në besëlidhjen e re Luk-kaptina 3 rreshti 38 thotë: “Adami biri i Zotit”. A nuk është ai biri i Zotit? Një herë në Biblën NIB thanë: “Biri i vetëm i Zotit, Jezusi”. Këtu thoni: “Jezusi është biri i vetëm i Zotit”, kurse Luka thotë: “Ademi biri i Zotit”, në të njejtën vend në Beslidhjen e re. Pra fjala “i lindur nga Zoti” gjendet para, “Jezi biri i lindur nga Zoti”. Këtu ka përjashtime. Të lindurit është akt shtazor, i përket ligjit të aktit seksual. Si mund ti jepni Zotit një karakteristikë të till. Si mund, Zoti të lindë fëmijë. Ai mund të krijoj me dëshirën e tij por jo të lindë. Ai nuk mbjellë farën ne truprat e të tjerëve artificialisht apo në ndonjë mënyrë tjetër. Kjo nuk është mënyra e Tij, ai krijon me dëshirën e tij. Në librin Xhenesit, kaptina 6 rreshti 2 dhe 4, thotë: “Bijtë e Zotit panë vajzat e njerëzve të drejtë, dhe i bënë gra të tyre, e kur bijtë e Zotit lindën fëmijë me bijat e këtyre njerëzve ata u madhëruan”. Pra sa bijë kishte Zoti po ju tregojë se kishte me tona. Në librin e dytë të Biblës, Eksodi, kaptina 4 rreshti 22, thotë: “Izraeli është biri im i parë”. Në gjuhën Hebreje Izraeli është Jakupi a.s. Në librin, Jeremi, kaptina 2 rreshti 9, thotë: “Unë(Zoti) jamë babai i Izraelit të (Hebrenjve), dhe Efraimi është biri im i parë. Si mundë të keshë dy djem të parë. Në fillim thuhet Izraeli ështe biri imi parë, e pastaj Efraimi është biri im i parë. Në bazë të librit të tyre në Psalmë Zoti i fletë Davidit: “Ju jeni biri Im, Unë ju linda sot“ Psalma 2 : 7. Po, sa bijë paska Zoti, me tona? Akoma kanë guxim të thonë: Jezusi biri i vetëm i Zotit. Kështu shkruhet në librin tuaj. Si mund tu drejtoheni njerëzve në këtë mënyrë. Libri ështe shkruajtur në një gjuhë të thjeshtë. Ju thoni: Adami, Izraeli, Efraimi, Davidi janë bijtë e Zotit. Në Beslidhjen e re(më tej shtyhet) në librin drejtuar Romakëve.

Për sa do të udhëhiqen nga shpirti i Zotit, ata janë bijtë e Zotit. D.m.th nëse zbaton urdhërat e Zotit një njeri i Zotit, që në gjuhën e Hebrenjve d.m.th. biri i Zotit, asgjë më tepër. Kjo është thënje metaforike. Por ata thanë jo, se Ademi ishte lindur nga Zoti, Jezusi po ashtu. Unë i thashë: Pali i hedh posht të gjitha këto. Apostoli i trembëdhjetë i Jezusit. Në librin dërguar Hebrenjve ai shkruan: kaptina 7, rreshti 1 dhe 3. “Melkizedeku, mbreti i Salamit prifti i Zotit të lartmadhërishëm. Pa baba, pa nënë, pa paraardhës. Pra Jezusi s’paska baba mirëpo Jezusi kishte nënë. Përdorni logjikën tuaj. Ne nuk po prodhojmë asgjë nga Kur’ani, kurse ju prej librit tuaj, po e bëni Melkizedekun më të lartë se Jezusi, në bazë të kriterit tuaj. Pra ai është më i lartë pa nënë, pa baba dhe pa paraardhës. Ata vetë thanë se Jezusi biri i Abrahamit etj, etj. Vetë i kan vënë Jezusit 66 paraardhës, baballarë dhe gjyshra. Ndërsa ky njeri e bën atë pa paraardhës. “S’ka as fillim e as mbarim të jetës”. Mirëpo Jezusi pati edhe fillim edhe mbarim te jetës. Pra Isa sipas të krishterëve pati fillim dhe mbarim të jetës. Ai vdiq në kryq, dha shpirtin. Kështu tha ai. Unë i thash: a është kjo e vërtetë? Ai tha: Po. Po ta lëmë me një anë atë që u kthye në jetën e dytë. Po në fillim ai u mposht, ndërsa Melkizedeku s’ka as fillim e as mbarim. E pyeta, po mirë kush është më i madhë Jezusi apo Melkizedeku? Ta lëmë me një anë, Adami s’ka bërë asgjë. Ai tha: mrekullitë e bëjnë atë Zot. Në librin e Mateut, kaptina 28:18 thotë: “e gjithë fuqia që më është dhënë, nuk është e imja. Në kaptinën 12:28 thotë: “Unë i dëboj djajt me ndihmën e Zotit atëherë madhëria e Zotit vjen ndër ju“. Ndërsa John 5:30 thotë: “Nuk mund të bëj vetë asgjë“. Pra Zoti mund të bëjë çdo gjë vetë, nuk i duhet askush. Dëgjoj, gjykoj, çfarë më thotë Zoti të them unë, unë e them. Dhe gjykimi është i pastër sepse unë nuk kërkoj me dëshirën time, por ajo më dërgohet. Pra, ku thotë se ai bën gjërat me fuqine e Tij? Luka 11:20 thotë: “Unë me gishtin e Zotit i flak djajt”. Ku thotë se ai e bën këtë vetë? Askund. Mrekullitë që i ishin dërguar Jezusit sipas shënimeve ishin: Sjellja në jetë e të vdekurve. Njëri prej apostujve të tij kishte vdekur dhe Jezusi nuk ndodhi aty ta ndihmojë. Kur u kthye pas 4 ditëve, njeriu ishte varrosur në dhomat për të vdekurit. Kur e pa Marta motra e Lazrit, qau. Në librin e Xhonit, kaptina 11 rreshti 33 thotë: “Kur Jezusi e pa Martën dhe hebrenjtë e tjerë që qanin, rënkoi në shpirtë”. Pra ai filloi t’i ankohej Zotit, duke folur me psherëtima që mos ta dëgjonin të tjerët. Mirëpo ai nuk po rënkonte, por i lutej Zotit që ta ndihmonte. Rreshti 34 thotë: “Ku e ke çuar Zot” e ja si u përgjigjën. Rreshti 35 : “Jezusi qau”. Fjalia më e shkurtër në gjithë Biblë. Nëse dikush do tu pyes, kush është fjala më e shkurtër në Bibël do të thoni: “Jezusi qau”. Rreshti 36: “Atëherë Hebrenjtë thonë: Ja sa e ka dashur. Rreshti 37: “Disa prej tyre thonë: “A thua ky që i dha dritën e syve të verbërit, nuk mund të bëjë që ky të mos vdesë? “Atëherë Jezusi përsëri psherëtiu në vetëvete. Pra ai i ankohej Zotit. “O Zot shoku im ka vdekur, bjere në jetë“. Mirëpo njerëzit nuk dëgjonin se ç’fliste. Arriti te varri. Ishte shpellë, e grykën ja kishin zënë me gurë. Jezusi tha: “Hiqni gurët“. Marta, motra e të ndjerit i tha: “Zotëri tashmë ka marë erë”! Ka vdekur që 4 ditë!”. Atëherë Jezusi tha: “A nuk të thash, nëse ke besim do të shohësh lavdinë, fuqinë e Zotit!“. Rreshti 40. D.m.th. jo lavdinë time por të Zotit. Atëherë e hoqën gurin nga shpella. Jezusi i çoi sytë nga qielli, e tha: “O Atë, të falemenderoj që ma dëgjove uratën”. Duke folur me zë të lartë, sepse donte që njerëzit ta dëgjojnë. Kjo është çështje ndërmjet besimtarëve dhe mësuesit. Kërkoni çfarë të doni e do tju plotësohet, vetëm besoni. Rreshti 42: “Unë e dija se gjithmonë më dëgjon, çfarë ju kërkoj ma plotësoni. Tua kthej shikimin të verbërve t’i ngjall të vdekurit. Çfarë të kërkoj Ti gjithnjë më dëgjon, se u përgjigjesh lutjeve të mia përherë. Thoja kështu përshkak të popullit që më rrethonin, që të mos besojnë se unë e bëra dhe se unë jam Zot, e unë dua tu them se Ti e bëre këtë, se Ti më ke dërguar. Prandaj unë u solla kështu. Si foli ashtu, thirri me zë të lartë: “Lazër, Lazër dil jashtë!”. Dhe Lazri doli. Pse? Sepse Zoti i kishte thënë se do të fitojë çfarëdo që të kërkojë. Ai i dha çek të bardhë sepse ai e kërkoi dhe e mori atë çka dëshiroi. Pjetri apostoli më i mirë i Jezusit thotë: “Të dhash çelsat e Xhenetit”. Në këtë vend do të ndërtoj kishën time, dhe kush do të jetë kundër saj do të shkojë në ferr. Pjetri në librin e Aktit kaptina 2:22 thotë: “O ju njerëz të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi i Nazaretit ky njeri që tregoi Zotin me mrekullitë, çudirërat dhe shenjat që bëri Zoti me anën e tij. Pra Zoti vetëm sa e përdor atë të fusë kabllin në prizë. Rryma nuk është e Tij por ajo vjenë nga Qendra e Rrymës. “Si mundet Jezusi tu kthej jetën të vdekurve. A tha ai se unë ju ringjall? Jo. Ai tha: “Fuqia më është dhuruar, nuk është e imja”. Imagjinoni Zotin të qajë te kryqi. Në bazë të shënimeve krishtere ai thotë: “Zoti im, Zoti im përse më ke braktisur?” Siç thonë të krishterët ai ishte Zoti, por ai i ankohet dikujt tjetër që e ka lënë. Por ky si Zot si e paska lënë veten kështu, përse nuk ka dashur. Është e thjeshtë. Ai si Zot i lutet dikujt tjetër i cili është Zoti i vërtetë. Ai quhet ALL-LLAH. Mirëpo të krishterët janë kaq të programuar. Ai e shikon, dhe nuk sheh, ai dëgjon, dhe nuk dëgjon. Unë dhe ju duhet t’i pyesim këto të krishterë, dëshmitarë te Jahovës, siç e quajnë ata . Kur Jezusi tha: “Zot, Zot, pse më ke braktisur” a ju tingëlloi si Jahova? Pyetini. Kur njeriu është në momentet më kritike të jetës ai qan për nënën dhe babanë me gjuhën e nënës. A i qahet ai Jakovës? A ju duket ashtu? Jo, për asnjë. Ai tha ALL-LLAH, ALL-LLAH. Pyetni hebrenjtë, All-llah, All-llah, a ju tingëllon si Aba, Aba që d. m.th baba në Hebreishte. Dëgjoni me kujdes: Elaj, elaj në hebreishte, All-llah, All-llah në arabisht. A nuk ju duken të ngjajshme? Po, ai i qahet All-llahut. Dhe fjala All-llah gjendet tani në këtë Bibël.

Vazhdon në pjesën e dytë