Cornelia Scِhoِck
Ademi është qenia e parë njerëzore (bashar) dhe babai i njerëzimit, në Pentateuk dhe Kuran. “Ademi” (Ādam) si një person i veçantë përmendet tetëmbëdhjetë herë në Kuran. Ndërkohë që shprehja “bijtë e Ademit” (benū Ādem) në kuptimin “qenie njerëzore” përmenden shtatë herë. Komentuesit e Kuranit e derivojnë emrin “Adem” nga adīm al-ard (Abd el-Rezak, Tefsīr, i, 43; ii, 20; Ibn Sad, Tabekat, i, 26; Taberiu, Tefsir, i, 214-5) ose nga adamat el-ard (Taberiu, Tafsir, i, 208), sepse ai u krijua “nga sipërfaqja e tokës”. Emri i gruas së Ademit, Hava, në traditën myslimane “Hava,” nuk është një emër kuranor, edhe pse ajo paraqitet në Kuran si kundërpjesa e Ademit dhe si bashkëplotësuese e tij. Rrënja e termit “Hava” mendohet ta jetë haj, sepse ajo është nëna e çdo qenieje njerëzore (Ibn Sad, Tabekāt, i, 39-40) ose sepse ajo u krijua nga diçka që ishte më parë në jetë (Taberiu, Tefsir, i, 229). Materiali Kuranor për Ademin dhe Havanë përbëhet nga disa pjesë dhe çështje.
Shpallja e Krijimit
Kurani 2:30 na tregon se si Allahu i shpall krijesave të tij krijimin e njeriut: “E kur Zoti yt i tha engjëjve ‘Unë jam duke vendosur në tokë një mëkëmbës (halife),’ ata i thanë, ‘A do të vendosësh në të ndokënd që do të sjellë çrregullime dhe që do të bëjë gjakderdhje, ndërkohë që ne të adhurojmë?’ Ai u tha, ‘Unë di atë që juve nuk dini.’”. Sikurse shpjegimi talmudik i Zanafillës 1:26 (Speyer, Erzahlungen, 52-3; C. Schِck, Adam, 97; cf. Taberiu, Tefsīr, xiv, 31; Razi, Tafsir, ii, 154), Shpallja nga Zoti për krijimin (“Ini xhail” kuran 2:30; ini khalik, Kuran 15:28; 38:71) u bë fillimisht në kongresin e engjëjve (el-maleu el-ala, 38:69), këta të fundit hodhën dyshime mbi këtë krijesë të re (Taberiu, Tefsir, xxiii, 183-4). Komentuesit e Kuranit kanë diskutuar rreth kuptimit të fjalës“halife,” identitetit të tij, i cili është përcaktuar si ai që “do të sjellë çrregullime dhe që do të bëjë gjakderdhje” Termi “Halife” ka kuptimin e një personi që zë vendin e një personi tjetër dhe shumë komentatorë ia atribuojnë këtë Ademit. Kjo ama ngre pyetjen se kush ka qenë paraardhësi i Ademit në tokë? Komentuesit e hershëm pohojnë se Ademi ka qenë pasuesi i engjëjve dhe xhindëve të cilët në tokë sollën shumë çrregullime. Dijetari i famshëm Hasan el-Basrī (vd. 110⁄728) e identifikoj termin “halife” si pasuesit e Ademit që do të pasonin atë gjeneratë pas gjenerate. Të tjerë, termin e përmendur halifullah e kuptojnë si zbatuesit i drejtësisë në tokë (al-hukm bi-l-adl, krah. 38:26). Komentatorët ia atribuojnë çrregullimet dhe gjakderdhjen atyre pasuesve të Ademit që nuk ndiqnin ligjet e Zotit (Taberiu, Tefsīr, i, 199-201). Ka një mendim të përbashkët që Ademi nuk ishte krijuesi i këtyre gjakderdhjeve në tokë dhe as shkaktari i çrregullimeve në të.
Ky interpretim reflekton dhe mendimin se Ademi ishte profeti dhe i dërguari i parë i Zotit në tokë, e një profeti nuk i ka hije që të veprojë dhe të kryejë mëkate të mëdha (kebira). Komentatorët bashkëkohorë tentojnë që të mos e pranojnë hadithin që flet për ekzistencën e një qenieje racionale para krijimit të njeriut, e që të ketë banuar në tokë (p.sh. Rashid Rida, Menar, i, 258). Disa e kombinojnë këtë pikëpamje me refuzimin e teorisë së Darvinit (A.W. el-Nexhar, Kasas, 31; shih gjithashtu edhe M.J. Kister, Legends, 84-100; id., Adam, 115-32; C. Schِck, Adam, 97-102).
Mësimi i gjithë emrave
Shpallja e krijimit të njeriut (q 2:30) pasohet prej ajeteve në të cilat pohohet “Dhe Zoti i mësoi Ademit gjithë emrat e tyre (al-asma kullaha). Më pas Ai ua paraqiti atë (Ademin) ëngjëjve, dhe u tha (ëngjëjve), ‘Më tregoni emrat e këtyre sendeve nëse jeni nga ato që flisni të vërtetën!’ Ata i thanë, ‘I lartësuar qofsh Ti! Ne dimë vetëm aq sa ti na ke mësuar.…’ Ai tha, ‘Adem, tregoju atyre emrat e tyre!’ Kur ai ua tregon atyre emrat, (Zoti) u thotë, ‘A nuk iu thash se unë di të fshehtën e gjithçkaje në qiell e në tokë?’ ” (2:31-2). Kurani nuk e tregon mënyrën se si Zoti ia mësoi Ademit emrat e atyre sendeve e madje nuk i tregon se kush ishin ato objekte, e as nuk tregon se cilëve prej ëngjëjve iu drejtua. Komentatorët e hershëm të këtyre ajeteve mendojnë se Allahu i tregoj Ademit emrat e çdo gjëje duke ia mësuar emrat e tyre. Në këtë rast, “emrat e tyre” ka kuptimin e “emrat e gjithçkaje” (kullu shajin) për të cilët komentuesit japin shembuj të tipit “njeriu, kafsha, toka, bima, deti, mali, gomari.” Po kështu Hasan el Basri dhe nxënësi i tij Katada (vd. rreth. 116 h.⁄734 e.r.s.) e kanë kuptuar mësimin e emrave të Zotit si një demonstrim të lidhjes mes emrave dhe sendeve, emëruesi dhe i emërtuari (shih. Rashid Rida, Menar, i, 262). Ata shpjegojnë se përemrat dëftor ky apo kjo (hadha/hadhihi) nënkuptojnë që Zoti ka thënë “Ky është një det, ky është një mal” etj. (Abdul Rezzak i, 42-3; Taberiu, Tefsir, i, 216). Dija e Ademit për “gjithë emrat” më vonë është interpretuar si një dije e përgjithshme e të gjitha gjuhëve dhe përmes kësaj dhurate njeriu ishte krijesa e vemte që arrinte të dallonte sendet me dhe pa frymë. Në pasazhin 2:31 krijohet pika fillestare e debat klasik mes muslimanëve përsa i përket origjinës së gjuhës (cf. Speyer, Erzنhlungen, 51-4; Kister, in Rippen, Approaches, 107-9; id., in ios (1993, 140f.; Schِck, Adam, 79f., 87).
Sexhdja e ëngjëjve përpara Ademit
Mësimi i “emrave” që Zoti i mësoi njeriut, pasohet në vargjet Kuranore me ajetin ku Zoti I thotw engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh dhe u bë mosbesimtar.” (2:34; shih. 7:11-2;15:29-33; 17:61; 18:50; 20:116; 38:72-6). Komentuesit e hershëm kanë diskutuar mjaft gjatë arsyen e refuzimit të Iblisit, duke argumentuar se sexhdja së pari nënkupton një bindje ndaj urdhrit të Allahut dhe së dyti një shenjë respekti ndaj Ademit. Me fjalë të tjera, engjëjt u përkulën para Ademit në shenjë respekti dhe si shenjë bindjeje ndaj urdhrit të Zotit, e jo për të adhuruar Ademin (Taberiu, Tefsir, i, 227). Më pas dijetarët kanë shqyrtuar rastin nëse dija e Ademit (ilm) ka qenë shkaku i kësaj sexhdeje të engjëjve e nëse kjo ishte arsyeja e superioritetit të Ademit ndaj tyre (Razi, Tefsir, ii, 212-4). Gjithashtu diskutimet e tyre shtrihen edhe në çështjen nëse duhet kuptuar, apo jo, si mrekulli dija e Ademit, e shfaqja e saj para engjëjve, (Muxhize, e.g. Razi, Tefsir, ii, 163-5, 169).
Krijimi i Ademit
Kurani përmend disa materiale nga i cili u krijua Ademi, psh toka ose dheu (turab, 3:59), balta (Tin, 7:12;), apo balta ngjitëse (Tīn lāzib Safat ajeti 11). Më specifikisht, është përshkruar si “balta e thatë e marrë prej baltës së zezë pa formë” (salsal min hama mesnun) dhe si “prej baltës së thatë, ashtu si vorba,” pra baltë e pjekur ose e tharë (salsal kel fekhar). Këto terma interpretohen edhe si një stad i ndryshëm i një materiali të vetëm. Komentuesit këmbëngulin se balta e Ademit nuk ishte e pjekur por e thatë (Tin jabis⁄turab jabis) dhe e tillë ishte shndërruar pa përdorimin e zjarrit, sepse nga Kurani 15:26-7 dhe 55:14-5 kuptojmë se ishin xhindët ata që u krijuan nga zjarri dhe jo njeriu. Transmetimet profetike të haditheve i japin një përshkrim vendeve nga e cila është marrë balta duke i dhënë shpjegime të ndryshme etiologjike. Sipas disa komentatorëve disa tipe të ndryshme dheu janë marrë nga të katër cepat e tokës ashtu që pasardhësit e Ademit të kenë ngjyra dhe kualitete të ndryshme. Disa të tjerë pohojnë se dheu u morr nga ço lokalitet i tokës ashtu sikundër Ademi të përngjasonte me çdo pjesë të tokës. Komentatorë të tjerë kanë shkruar se balta me të cilën u krijua Ademi ishte marrë nga shtatë tokat (shih Kuran 65:12) ose katër elementët ashtu që trupi i tij të kombinohej nga katër elementë. Një koment tjetër tregon se materiali me të cilin u krijua Ademi është marrë nga i gjithë universi që ai të përfaqësonte një mikrokozmos duke i përngjasuar makrokozmosit.
Vetë Zoti e krijoi materialin me të cilin u krijua Ademi dhe i fryu atij shpirtin nga Shpirti i Tij (Kuran15:29; 38:72). Zoti thotë, “E kam krijuar vetë me duart e Mia” (Kuran 38:75). Në disa tefsire Zoti vepron si një poçar. I cili e la baltën të bëhej e përshtatshme(khammara) dhe më pas e trazoj atë. Interpretimi për sa i përket “dorës” ose “duarve” të Zotit zë një vend të veçantë në debatin mbi trupëzimin (texhsim) dhe antropomorfizmin (teshbih, Speyer, Erzahlungen, 43-6; M.J. Kister, Legends, 100-5; id., Adam, 135-7; C. Schِck, Adam, 67-8, 74-8, 82-6; J. van Ess, tg, iv, 399-400; Gimaret, Dieu à l’image de l’homme, 190-8).
Krijimi i Havasë
Kurani përmend krijimin e qenies së dyti njerëzore duke e parashtruar me fjalët: “O njerëz! Druajuni Zotit tuaj i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij (Zeuxheha)” (4:1). Ky “person i vetëm” (nafs uahida) është interpretuar si Ademi dhe “gruaja e tij” si Havaja (Taberiu, Tefsir, iv, 224). Disa transmetime hadithore tregojnë se ajo u krijua nga brinja e fundit e Ademit— që shpesh herë gjendet me termin brinja më e shkurtër— ose nga një brinjë nga krahu tij i majtë. Kjo gjë ndodhi ndërsa ai ishte në gjumë me synimin “që të gjente qetësi tek ajo” (Kuran 7:189). Kurani nuk transmeton asgjë për krijimin e Ademit dhe Havasë, edhe pse disa hadithe transmetojnë se Ademi ishte i shtrirë në një prej kopshteve të xhenetit kura atij ju morr brinja për të krijuar Havanë (Ibn Sad, Tabekat, i, 39; Taberiu, Tefsir, iv, 224-5). Sipas disa transmetimeve të tjera ajo u krijua para se Ademi të hynte në kopsht (q.v.;Taberiu, Tefsir, i, 229-30). Pasi përshkruan krijimin e Havasë Kurani 7:189 vazhdon: “Kur njeriu bashkohet me gruan e vet, e ngarkon atë me një barrë të lehtë.” Në Kuran nuk është e qartë se kur ndodhi e gjitha kjo, por shumë prej komentuesve të Kuranit e vendosin këtë situatë shtatzënie pasi Havaja kishte rënë nga xheneti (Taberiu, Tefsir, ix, 145)
Qëndrimi i përkohshëm në parajsë, mosbindja ndaj urdhrit të Zotit dhe zbritja në tokë
Zoti urdhëroj Ademin dhe Havanë që të gëzonin dhe të shfrytëzonin parajsën duke i ndaluar atyre vetëm: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”(2:35; shih dhe. 7:19). Kjo ishte një besëlidhje që Zoti bëri me Ademin (ahidna ila Adem, 20:115). Shumë komentues e komentojnë pemën e ndaluar si një pemë e cila kishte kalli gruri (sunbula), grurë , një hardhi (karma, shexherat el-ineb, shexherat el-khamr ose një pemë fiku (Tin, Taberiu, Tefsir, i, 231-3). Disa komente të tjera e përemërojnë pemën me fruta të shijshme. Quhet gjithashtu dhe “pema e dijes” ose “pema e përjetësisë (khuld)” (20:120). Engjëjt i hanë frutet e saj sepse janë të pavdekshëm (Abd al-Rezak, Tefsir,ii, 226; shih dhe Kuran 7:20).
Duke dëgjuar këshillën e Shejtanit Ademi dhe Havaja hëngrën nga pema e ndaluar (Kuran 2:36; 7:24-5; 20:123). Komentatorët e parë nuk e ngritën pyetjen se pse mëkatoj Ademi duke qenë se mëkati ishte diçka e paracaktuar ( J. van Ess, Zëischen adī_ undTheologie, 161-8). Komentatorët e mëvonshëm duke u influencuar nga dogma e pagabueshmërisë profetike, pohojnë se Ademi me Havanë thjesht u kapën në gaflet prej Shejtanit (ezelehuma, Kuran 2:36) dhe Ademi harroi (nasije, Kuran 20:115); ose ato e karakterizojnë mosbindjen si një gjykim të gabuar (khata fīl-ixhtihad) përderisa Ademi kishte kuptuar se pema qe e ndaluar , por jo fryti i saj. Ai nuk u ushqye me një pemë që Zoti i kish treguar por me një pemë tjetër. Hadithet e shumta tregojnë se Ademi pas parajsës u zbrit në Indi ndërsa Havaja në Xhedah. E ato u ribashkuan në Arafat, vend afër Mekës (Speyer, Erzahlungen, 61-73; M.J. Kister, Ādam, 146-55; C. Schِck, Adam, 89-96, 106-32, 185).
Mëshira dhe udhëzimi i Zotit
Pas “gabimit” të tij “Ademi mësoi disa fjalë (kelimat) nga Zoti i tij, kështu që Ai ia pranoi pendimin (tabe alejhi)… Ne u thamë: “Zbritni të gjithë prej Xhenetit! Kur t’ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t’i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen” (Kuran 2:37-8). Shumë komentues i përshkrojnë fjalët që mori Adami në këtë formë: “Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit”. (Kuran 7:23). Çelësi i këtyre fjalëve është mëshira e Zotit ndaj njeriut dhe kërkesa e kësaj mëshire prej njeriut. Bashkë me “udhëzimin” e Zotit (huda, cf. q 20:122) dhe kërkimin e faljes (tauba), do ta drejtojë njeriun drejt parajsës (Taberiu, Tefsir, i, 242-5). Sepse sipas ortodoksisë Islame, kërkesa e mëshirës vjen përpara jetës religjioze (El-Ghazali, Ihja, iv, 2-4).
Përzgjedhja e Ademit
Myslimanët e konsiderojnë Ademin si një profet, edhe pse nuk është e përcaktuar në mënyrë eksplicite në Kuran. Zoti e përzgjodhi Ademin sikurse ai përzgjodhi profetët apo familjet e profetëve p.sh. Nuhun, Ibrahimin dhe pasuesit e tij, Musain, familjen e Imranit, Isakun, Jakubin. Dëshmia më e hershme e profetësisë së Ademit është transmetuar nga Ebu Dherr el-Ghifari (vd. 32⁄653), ku ai pyet Muhamedin se cili është i dërguari i parë në tokë dhe përgjigja e tij ishte Ademi. Në suren 20:122 transmetohet se Zoti ka “zgjedhur” (ixhtebe) Ademin, kur ai e fali dhe e udhëzoi atë pas mosbindjes së tij. Teologjia sunite e sheh nisjen e profetësisë së Ademit pas rënies së tij nga parajsa, që do të thotë që ai nuk ka gabuar pasi u përzgjodh si profet.
Besëlidhja
Përpara krijimit, Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë kundër vetes së tyre, u tha: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata u përgjigjën: “Po, dëshmojmë se Ti je.” (Kuran 7:172). Komentuesit e hershëm të kuranit e kanë komentuar këtë ajet si një beslidhje (mithak) mes Zotit dhe njerëzve, që e lidh njeriun me monoteizmin. Ndonëse kurani pohon se pasardhësit u morrin nga “bijtë e Ademit”, gjithsesi shumica e komentuesve të hershëm e kanë interpretuar këtë duke pohuar se Zoti nxorri nga shpina e Ademit të gjithë pasardhësit e tij deri në ditën e ringjalljes. (shih, psh, Abdurrezak, Tefsir ii, 242) Edhe pse jo të gjithë shkollat e mendimit Islam e pranojnë këtë interpretim, ideja e natyrës monoteiste të njeriut ( fitra, Kuran 30:30) është derivuar nga ky ajet (shih. Taberi, Tefsir, xix, 40-1; Rashid Rida, Menar, ix, 386-8; R. Gramlich, Der Urvertrag, 205-30).
Dy djemtë e Ademit
Kurani transmeton historinë e dy bijve të Ademit, njëri prej tyre vret të vëllain duke qenë se sakrifica e tij nuk u pranua ndërkohë që e vëllait po (Kuran 5:27-32;). Komentuesit e Kuranit i kanë identifikuar ato si Kaini (Kabili) dhe Abeli (Habili). Në traditën islamike Kaini është prototipi i vrasësit dhe dy vëllezërit shihen si shembulli i së mirës dhe i së keqes (M.J. Kister, Ādam, 145-6; W. Bork-Qaysieh, Kain und Abel, 19-21)..
Përktheu Xhodi Hysa
Biblografia
Primary: _Abd al-Razzāq, Tafsīr; al-Ghazālī, Abū Hāmid Muhammad, Ihja ulumu Din, 4 vols. In 2, Cairo 1927; Ibn Sad, tabekāt; Rashīd Ridā, Manār; Rāzī, Tefsīr; Tabarī, Tafsīr. Secondary: H.M.-D. al-Alousī, The problem of creation in Islamic thought, Ph.D. diss., Cambridge 1965; W. Bork-Qaysieh, Die Geschichte von Kain und Abel (Hābīl wa-Qābīl) in der sunnitisch-islamischen ـberlieferung,Berlin 1993; J. van Ess, tg; id., Zwischen adī_ und Theologie. Studien zum Entstehen prنdestinatianischer ـberlieferung, Berlin 1975; D. Gimaret, Dieu à l’image de l’homme, Paris 1997; R. Gramlich, Der Urvertrag in der Koranauslegung (zu Sure 7, 172-173), in Der Islam 60 (1983), 205-30; M.J. Kister, Legends in tafsīr and hadīth literature. The creation of Ādam and related stories, in A. Rippin,Approaches, 82-114; id., Ādam. A study of some legends in tafsīr and adī_ literature, in ios (1993), 113-174; _A.W. al- Najjār, Qa a [sic] al-anbiyā, Beirut 1405⁄1985; W. al-Qāī, The term “Khalīfa” in early exegetical literature, in wi 28 (1988), 392-411; C. Schِck,Adam im Islam. Ein Beitrag zur Ideengeschichte der Sunna, Berlin 1993; Speyer, Erzنhlungen.