Bibla dhe Kurani ne aspektin Shkencor dhe Moral

Bibla dhe Kurani ne aspektin Shkencor dhe Moral

Xhodi Hysa

Është akuzuar shpesh Islami dhe Kur’ani se është një libër i cili është një gafë shkencore dhe kjo ndodh pikërisht nga kristianët të cilët refuzojnë ta pranojnë atë si libër të Zotit, edhe pse historia tregon mjaft mirë se Kur’ani dhe Shkenca kanë ecur paralelisht ose më mirë të themi se Kur’ani ka qenë gjithnjë një hap më para se Shkenca. Gjithsesi apologjetët kristianë pohojnë se Kur’ani ka gabime shkencore dhe se ato që ne i quajmë mrekulli kanë qenë të njohura për Muhamedin a.s. edhe pse këta harrojnë gjithnjë që Muhamedi a.s ka qenë një analfabet që nuk ka ditur as të lexoj dhe as të shkruaj, por metodat e tyre për të infiltruar pavërtetësi nuk ndodhen vetëm në librat e tyre pseudo të shenjtë por edhe në ato libra që quhen kritikë. Shumë apologjetë si Xhosh Mc Dauell e të tjerë pohojnë se Kur’ani na është shkruar thuajse një shekull pas vdekjes së Muhamedit dhe disa të tjerë pohojnë se Kur’ani është shkruar në kohën e tij por është rishkruar më pas nga Shokët e tij dhe dora e fundit që i është dhënë ka qenë nga Jusuf Haxhxhaxhi.

Ajo që na intereson tanimë është se Kur’ani I Madhërueshëm sipas tyre është anti shkencor sepse ka mjaft ajete që flasin kundër shkencës le ti shohim këto.
Syri menjëherë i drejtohet sures 18:86
“Derisa arriti vendperëndimin e diellit, e gjeti tek po perëndonte në një burim të turbullt dhe gjeti një popull atje. Ne i thamë: “O Dhulkarnejn! Ose dënoji ose tregohu i mirë ndaj tyre”

Përkthimi i Shakirit:
“Derisa arriti në vendin ku dielli perëndoi, e gjeti atë të fundosej në një det të zi dhe gjeti një popull pranë tij. Ne i thamë: “O Dhulkarnejn! Ose jepu dënim ose sillju dobi.”
Ne vëmë re se pika e përbashkët në përkthimet e këtij ajeti, është se Dhulkarnejni pa diellin tek po perëndonte në horizont që ngjante sikur po fundosej në një sasi të madhe uji (deti) që ka një pamje të turbullt.

Që ky ajet nuk u mor asnjëherë në kuptimin e tij të fjalëpërfjalshëm, nuk ishte aspak gjë e huaj për të kuptuarit e komentatorëve të hershëm.
Në komentin e famshëm të njohur si Al-Game’ Le Ahkam-el-Kuran, imam Kurtubiu (vdiq në 71 h. /1273 e.r.) shkruan në lidhje me këtë ajet:
“”Me të nuk nënkuptohet arritja e vendit ku dielli lind apo perëndon, apo që ai e arriti ta prekë atë si trup qiellor, sepse dielli udhëton nëpër qiell pa i prekur tokën dhe se ëshë aq i madh sa asnjë burim ujor tokësor nuk mund ta përfshijë. Por, me të nunkuptohet se ai arriti cakun e tokës së populluar në lindje dhe perëndim, kësisoji e gjeti atë- sipas të parit të tij- tek perëndonte në një burim me ujë të zi, ashtu siç na ndodh dhe neve kur e vështrojmë nga plani i një toke të rrafshet, ku të jepet përfytyrimi sikur dielli po fundos brenda asaj toke. Kjo është dhe arsyeja pse ai tha: “Deri kur arriti vendlindjen e diellit, e gjeti atë se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonj mbulojë prej tij (diellit).” 18:90 Me këtë nuk nënkuptohet se ai (dielli) i prekte apo ngjitej pas tyre, por që ata janë të parët tek të cilët ai lind. Ndoshta ky burim është pjesë e detit dhe dielli perëndon pas, me ose në të, kështuqë propozimi zë vendin e një mbiemri dhe Zoti e di më së miri”
Imam Fahrudin Raziu shkroi në komentin e tij për të njëjtin ajet: “Kur Dhulkarnejni arriti pikën më të largët perëndimore dhe ku nuk kishte më tokë të populluar, pa sikur dielli po perëndonte në një ujë të zi, gjë që nuk ndodh në reailtet. E njëjta ndodh edhe kur detari sheh sikur dielli po perëndon në det, por në realitet ai perëndon mbrapa detit. (At-Tafsir-ul-Kabeer nga Er-Razi, vëll. 21, faq. 166)

Për të njëjtin ajet, shkroi dhe Imam ibn Kethiri në komentin e tij:
“Derisa arriti perëndimin e diellit” nënkupton se ai ndoqi një rrugë të caktuar derisa arriti tokën më të largët që mund të merrte nga perëndimi. Përsa i përket arritjes së perëndimit të diellit në qiell, ëshë diçka e pamundur. Lidhur me historitë dhe tregimet që kanë transmetuar njerëz të ndryshëm se ai udhëtoi nëpër tokë për një kohë derisa arriti diellin që po perëndon pas tij, janë të pavërteta, shumica e të cilave janë mite të Ithtarëve të Librit apo shpikje gënjeshtarësh. “Ai e gjeti atë të perëndojë në një burim me ujë të zi” nënkupton se ai pa diellin sipas shikimit të tij, të perëndojë në një oqean, gjë të cilën e sheh çdokush kur ulet në një breg deti, ku dielli ngjan sikur fundoset brenda tij. (Tefsiri i Kuranit Fisnik nga ibn Kethiri, vëll. 5, faq. 120)

Së fundmi duam të përforcojmë në këtë studim tonin fjalët e mësipërme se pjesa e ajetit të sipërpërmendur i përket vërtetë një natyre poetike dhe se Kurani asnjëherë nuk ka nënkuptuar me të ndonjë pohim ‘shkencor’, ku për këtë mjafton të shohim pamjen e një perëndimi diellor në horizont.

Pra është e qartë tashmë se ajeti që përmendëm më lart, konsiderohet “joshkencor” ashtu siç konsiderohen joshkencore fraza theksvënëse mjaft të përdorura si “Japonia, toka e lindjes së diellit”, apo “Sebah, toka poshtë erës”.
Pra, qëkëndejmi, kush është në të vertetë “intelektualisht i pandershëm dhe një çik i marrë”? Këshilla jonë drejtuar këtyre rishtarëve është që parase të provojnë të gjejnë “mospërputhje” në Kuran, të konsiderojnë mospërputhjen e mëposhtme të Biblës për të nxjerë në dritë se cili libër ka një cen madhor: “lepurin, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrak; për ju është i papastër.” (Levitiku 11:6)
Të gjithë e dimë se lepuri (apo çdo gjë që i përket klasës së lepujve), nuk përtypet. A mund të bëhet fjalë këtu për ndonjë shprehje poetike të Biblës? Meqë ra fjala më poshtë do flasim më hapur për këto gabime shkencore biblike.
Po ashtu në suren 15:19 “E ne tokën e kemi shtruar dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktaura të të gjitha llojeve” Kjo shprehje nuk shpreh rrumbullakësinë e tokës por ama shpreh mjaft qartë se si Zoti e shtoi tokën, me fjalën “Shtoj” duhet kuptuar jo ideja e shtresës si një tabaka(ideja që Toka ishte si një tabaka ishte e Papave dhe këshillit të Nikeas gjitashtu edhe e Agusitnit e baballarëve të kishës, që bazohej sipas tyre edhe në Bibël) por duhet kuptuar që ne e “shtruam” atë duke e detyruar të bindet dhe të urdhërohet nga ne,ose e shtruam me bimë dhe me male, pra ne e veshëm në një farë mënyre atë tokën. Pra nuk ka për qëllim të na tregojë formën e tokës por ka përqëllim të na tregoj se si toka u shtrua nga Zoti me këto mrekulli. Po e njëjta gjë vlen edhe për Suren 50;7

Po ashtu pohet se toka dhe qiejt janë të ndarë nga Zoti dhe se më parë kanë qenë të bashkuar kjo për kristianët nuk është e vërtetë, ndërkohë që shkenca ka treguar se universi ka qenë një i vetëm dhe më pas ka ndodhur një shpërthim që ëhtë ndarë dhe janë formuar yjet e planetet.

Në suren 23:14 shkruhet
“Më pas, atë pikë uji e bëmë gjak, e më pas atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë një krijesë tjetër(me shpirtë). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!”
Në këtë pjesë Allahu na jep në mënyrë të përkryer mjaft mrekulli, ne e dimë mjaft mirë se gjaku është i përbërë nga aminoacide nga oksigjeni që transportohet nga ai, ai përbëhet edhe nga yndyrnat dhe për më tepër përbëhet edhe nga një sasi uji, që është i domosdoshëm për trupin tonë, pra shikoni se si në Kur’anin e para 1450 vjetësh shfaqet mrekullia që në gjak ndodhet edhe uji, “atë pikë uji e bëmë gjak” jep idenë se gjaku përbehet nga uji, dhe se brënda gjakut ka sasi uji, por kjo do të thotë se uji krijoi në një farë mënyre gjakun, i cili u mvesh nga copa e mishit dhe kjo copë mishi mveshi eshtrat, e kështu me rradhë krijimi i Zotit merr formën e tij të përsosur. Pra këtu nuk kemi asgjë jashtë shkencore edhe fëmijët në barkun e nënës kanë qenë një pikë sperme e më pas u formua gjaku etj pra a mos ka diçka kundër shkencës? Unë nuk shoh ndonjë gjë.

Shpesh akuzohet se Surja 67:5 dhe 37:6-8 ka mjaft parregullsi përsa i përket se Kur’ani tregon se Djajt goditen nga yjet, unë nuk e di nëse shkenca ka arritur të zbuloj ndonjë trup djalli, sikurse nuk jam i sigurtë se sa proshkencorë ju di juve shkenca që me një kryq largoni djallin nga shpirti i njerëzve. Këto janë fshehtësira të cilat shkenca dhe optika njerëzore nuk i sheh dot, ato besohen.
Një ndër gjërat e tjera që kristianët akuzojnë Mulsimanët është edhe ēështja e trashëgimisë së pasurisë tek gruaja, madje pjesa më e madhe e tyre duke e keqinterpretuar, si gjithnjë fundja,nxjerrin konkluzione të pakuptueshme.
Në fenë islame nuk ka absolutisht asnjë ndryshim mes grave dhe burrave përsa i përket lidhjes së tyre me Zotin, sepse të dyja palëve u premtohet i njëjti shpërblim për sjellje të mirë dhe i njëjti dënim për sjellje të keqe. Në Kuran thuhet:

Dhe të drejtat e burrave ndaj grave janë njësoj si të grave ndaj burrave.
Kurani duke iu drejtuar besimtarëve, shpesh përdor shprehjen “burra dhe gra besimtare” për të theksuar barazinë mes burrave dhe grave në lidhje me meritat, virtytet, të drejtat dhe detyrat përkatëse. Në Kuran thuhet:
Nuk ka dyshim se për myslimanët dhe myslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e Allahut e shumë përmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh. (33:35)

Kurani thotë se gratë kanë shpirt në të njejtën mënyrë si burrat dhe do të hyjnë në parajsë nëse bëjnë vepra të mira:
Hyni në xhenet, ju dhe gratë tuaja të gëzuar! (43:70). Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre. (16:97)

Në Islam gruaja është një personalitet krejtësisht i pavarur. Ajo mund të bëjë kontrata ose të lërë trashëgimi në emër të saj. Ajo ka të drejtë të trashëgojë në pozicionin e saj si nënë, grua, motër dhe si bijë. Ajo ka liri të plotë në zgjedhjen e burrit të saj. Shoqëria pagane e Arabisë paraislamike kishte një paragjykim të paarsyeshëm kundër vajzave të tyre të vogla të cilat i varrosnin të gjalla. I dërguari i Zotit, paqja qoftë me të, e kundërshtonte plotësisht këtë praktikë. Ai u tregoi atyre se mbrojtja e vajzave të tyre do të ishtë si mburojë për ta kundër zjarrit të xhenemit:
Tregohet nga gruaja e Profetit (a.s) Aishja se një grua kishte hyrë në shtëpinë e saj me dy vajzat e saj. Ajo i kishte kërkuar lëmoshë, por Aishja nuk kishte gjetur gjë tjetër perveē se një hurme dhe ia kishte dhënë. Gruaja e kishte ndarë atë mes dy vajzave dhe nuk kishte ngrënë për vete. Pastaj ishte ngritur dhe ishte larguar. Kur Profeti (a.s.) erdhi në shtëpi Aishja i tregoi ēfarë kishte ndodhur dhe ai i tha se kur kësaj gruaje do t’i kërkohet llogari ditën e gjykimit për dy vajzat e saj, ato do të jenë si mburojë për të nga zjarri i xhenemit.
Pra veshtruam në një farë mënyre se ēfarë është në islam gruaja ēfarë vendi zë ajo dhe sa e rëndësishme është ajo. Le të shikojmë pak si i trajton Bibla dhe Kur’ani këtë ēështje
Imazhi i Evës si tunduese në Bibël ka përfunduar me një impakt tejet negativ për gruan në të gjithë traditën judeo-krishtere. Të gjitha gratë besohet se kanë trashëguar nga nëna e tyre, Eva biblike, të dyja, fajësinë dhe gënjeshtrën. Për pasojë, ato të gjitha janë të pabesueshme, moralisht të ulëta dhe të dobëta. Menstruacionet, barra dhe lindja konsiderohen si dënimi i duhur për fajin e përjetshëm të seksit të mallkuar femëror. Me qëllim që të vlerësojmë se sa negativ ka qenë përplasja e Evës biblike në të gjitha pasardhëset e saj femërore na duhet të shikojmë në shkrimet e disa prej Hebrejve dhe të Krishterëve të rëndësishëm të të gjithë kohërave. Por Eva biblike ka luajtur një rol më të madh në Krishterim se sa në Judaizëm. Mëkati i saj ka drejtuar të gjithë besimin e krishterë sepse koncepti i krishterë për shkakun e misionit të Jezu Krishtit në Tokë trungëzohet te mosbindja e Evës ndaj Zotit. Ajo mëkatoi dhe pastaj e tërhoqi Adamin ta ndiqte atë. Për pasojë, Zoti i përzuri që të dy ata nga Parajsa për në Tokë, e cila u mallkua për shkakun e tyre. Ata ua trashëguan mëkatin e tyre, i cili nuk u fal nga ana e Zotit të gjithë pasardhësve të tyre dhe për këtë të gjithë njerëzit lindin mëkatarë. Me qëllim që të pastrojë qeniet njerëzore nga “mëkati” i tyre origjinal, Zotit iu desh të sakrifikonte në kryq Jezusin që konsiderohet të jetë Biri i Zotit. Prandaj, Eva është përgjegjëse për mëkatin e saj, e burrit të saj, mëkatin origjinal të të gjithë njerëzimit dhe vdekjen e Birit të Zotit. Me fjalë të tjera, një grua duke vepruar vetë shkaktoi rënien e njerëzisë (Rozmari R. Ruter, “Krishterimi” në Arvind Sharma, Women in World Religions, Albany: State University of New York Press 1987, fq. 209). Ē’mund të themi për bijat e saj? Ato janë mëkatare si ajo dhe duhen të trajtohen si të tilla. Ndiqeni tonin e ashpër të Shën Palit në Dhjatën e Re:
“Në kohën e mësimit gruaja le të dëgjojë në heshtje dhe me nënshtrim të plotë. Nuk lejoj që gruaja të mësojë në Kishë as të sundojë burrin, por – të rrijë në qetësi. Sepse i pari u krijua Adami, atëhere Eva. Dhe nuk qe gënjyer Adami, por, gruaja e gënjyer, e theu urdhrin”. (1 Timoti 2: 11-14)

Shën Tertuliani është më i ashpër se sa Shën Pali kur ai iu drejtohet “motrave të tij shumë të dashura” në fe dhe thotë (për të gjitha thëniet e shenjtorëve të shquar shih Karen Armstrong, Gruaja sipas Ungjillit, Londër, Elm Tree Books 1986, fq. 52-62. Shih gjithashtu Nensi Van Vuren, Shkatërrimi i grave praktikuar nga Kisha, gjahtarë shtrigash dhe seksiste të tjera; Filadelfia: Westminister Press, fq. 28-30):
“A e dini që secila prej jush është një Evë? Gjykimi i Zotit për këtë gjininë tuaj vazhdon edhe në kohën e sotme: domosdoshmërisht që edhe faji gjithashtu. Ju jeni porta e Djallit: Ju jeni ēvulosëset e pemës së ndaluar. Ju jeni dezertueset e para të ligjit hyjnor. Ju jeni ato që e bindët atë, të cilin djalli nuk ishte aq i zoti sa ta sulmonte. Ju e shkatërruat kaq lehtë pamjen e Zotit, burrin. Për llogari të dezertimit tuaj deri edhe Birit të Zotit iu desh të vdesë”.

Shën Agustini ishte i sigurtë për trashëgiminë e paraardhësve të tij, ai i shkruante një miku:
“Kush do të ishte ndryshimi në një grua apo në një nënë, është e njëjta Evë tunduese, së cilës ne duhet t’i ruhemi në ēdo grua… Unë nuk e di ēfarë e bën gruan të përdorshme nëse do të përjashtonim funksionin e të bërit fëmijë”.
Shekuj më vonë, Shën Toma i Akuinit vazhdonte ta konsideronte gruan të papërkryer:
“Siē i takon natyrës individuale, gruaja është e papërkryer dhe e keqnisur, për forcën aktive të mashkullit fara e tij përpiqet të riprodhohet me një kënaqësi; ndërsa prodhimi i gruas vjen prej një difekti të forcës aktive apo të një pamundësie materiali, apo qoftë edhe prej ndikimesh të jashtme”.

Dhe në fund, reformatori i mirënjohur Martin Luter nuk shihte ndonjë përfitim nga gruaja por të sjelli në botë sa më tepër që të jetë e mundur fëmijë pa marrë parasysh asnjë efekt:
“Nëse ato lodhen apo edhe sikur të vdesin kjo nuk ka rëndësi. Lerini ato të vdesin gjatë lindjes, për këtë ato janë”.

Nëse ne do ta kthenim vëmendjen në atë ēka Kurani për të thënë rreth gruas, ne shumë shpejt do të konstatojmë se konceptimi islam për gruan është kryekëput i ndryshëm nga ai i judeo-krishterë. Le të flasi vetë Kurani:
“Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuresit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”. (Ahzabë, 35)

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhnjyes, i urtë”. (Teube, 71)

“Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër”. (Ali Imran, 195)

“Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë”. (Gafir, 40)
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”. (Nahl, 97)

Ndryshimi midis konceptimit biblik dhe kuranor për gruan nuk kufizohet vetëm me femrën e sapolindur por shtyhet edhe më tej se kaq. Le t’i krahasojmë qëndrimet e tyre kundrejt një femre që përpiqet të mësojë fenë e saj. Zemra e Judaizmit është Torahu, ligji. Sidoqoftë, sipas Talmudit “gratë janë të ēliruara prej studimit të Torahut”. Disa rabinë judenj të patundur shpallin “Fjalët e Torahut më mirë të shkatërrohen nga zjarri se sa t’i jepen gruas”, dhe “Kush i mëson vajzës së tij Torahun është sikur ai i ka mësuar asaj gjëra të neveritshme”. (Denisa L. Karmodi, Judaizmi” në Arvind Sharma, vep. cit. fq. 197)

Qëndrimi i Shën Palit në Dhjatën e Re nuk është më i kthjellët:
“Sikurse edhe në të gjitha kishat e shenjtërve, gratë le të heshtojnë në Mbledhje: nuk është e lejueshme të flasin; por, sikurse edhe Ligji thotë, le të dëgjojnë. Po dëshiruan të mësojnë ndonjë send, le t’i pyesin burrat e vet në shtëpi sepse nuk i ka hije gruas të flasë në Mbledhje”. (1 Korintianëve 14: 34-35)
Tashti për të qenë të ndershëm, ne duhet të pyesim: a është pozicioni kuranor më i ndryshëm? Një histori e shkurtër e rrëfyer në Kuran na e përmbledh pozicionin e saj në mënyrë koncize. Haulah ishte një grua muslimane, së cilës i shoqi Ausi i shpalli këtë qëndrim në një ēast zemërimi: “Ti je për mua si shpina e nënës sime”. Kjo për paganët arabë ishte një gjendje divorci, e cila e ēlironte burrin nga ēdo përgjegjësi bashkëshortore por që nuk e linte gruan të lirë që të largohej prej shtëpisë së burrit apo të martohej me një tjetër burrë. Duke dëgjuar këto fjalë prej burrit të saj, Haulah ishte në një gjendje të mjerueshme. Ajo shkoi drejt e te Profeti i Islamit t’ia parashtronte rastin e saj. Profeti ishte i mendimit që duhet të bënte durim përderisa nuk dukej të kishte rrugëdalje. Haulah vazhdonte të debatonte me Profetin në përpjekjen për të shpëtuar martesën e saj të pezulluar. Shkurtimisht, ndërhyn Kurani dhe kërkesa e Haulas pranohet. Vendimi hyjnor e anulloi këtë zakon të padrejtë. Një sure e tërë (Sure 58) e Kuranit, titulli i së cilës është Muxhadele ose pas këtij incidenti u quajt “Gruaja që debaton”:
“Vërtet, Allahu dëgjoi fjalët e asaj, e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet që u ankua tek Allahu; prandaj Allahu e dëgjon bisedën tuaj, Allahu dëgjon ēdo bisedë dhe sheh ēdo punë”. (Muxhadele, 1)

Një tjetër çështje në të cilën Kurani dhe Bibla nuk pajtohen është çështja e të dhënit dëshmi e gruas. Është e vërtetë që Kurani i ka mësuar besimtarët të bien në marrëveshje duke marrë dy dëshmitarë meshkuj ose një mashkull dhe dy femra (Bekare, 282). Sidoqoftë, është gjithashtu e vërtetë që Kurani në situata të tjera e pranon dëshminë e gruas si të barabartë me atë të një burri. Në fakt dëshmia e gruas madje mund të vleftësojë atë të burrit. Nëse një burrë e akuzon gruan e tij si të pamoralshme, atij i kërkohet nga Kurani të betohet solemnisht 5 herë si fakt i fajësisë së gruas. Nëse gruaja e tij e mohon dhe betohet ngjashëm 5 herë, ajo nuk konsiderohet fajtore dhe në secilin rast martesa zgjidhet (Nurë, 6-11).

Ndërsa bibla thotë:
Nëse një burrë e akuzon gruan e tij për imoralitet, dëshmia e saj nuk do të merret parasysh fare, kjo sipas Biblës. Gruaja e akuzuar ka për t’u bërë subjekt i një gjyqi të rregullt. Në këtë gjyq, gruas i duhet të ballafaqohet me një ritual kompleks e poshtërues, i cili supozohet se provon fajësinë ose pafajësinë e saj (Numrat, 5: 11-31). Nëse ajo do të gjehet fajtore pas këtij gjyqi, ajo do të dënohet me vdekje. Nëse nuk do të gjehet fajtore, burri i saj do të jetë i pafajshëm për çdo keqbërje.
Përveç kësaj, nëse një burrë merr një grua për bashkëshorte dhe pastaj e akuzon atë që nuk ka qenë e virgjër, dëshmia e vetë asaj nuk llogaritet. Të afërmit e saj duhet të sjellin fakte për virgjërinë e saj përpara më të vjetërve të qytetit. Nëse të afërmit nuk munden që ta provojnë pafajësinë e vajzës së tyre, ajo do të qëllohet me gurë për vdekje te dera e babait të saj. Nëse të afërmit janë të aftë të provojnë pafajësinë e saj, bashkëshorti do të dënohet vetëm me 100 sikla argjendi dhe nuk mund ta divorcojë gruan e tij për aq sa do të jetojë:
“Kur ndokush martohet dhe bashkëjeton me gruan por pastaj e urren, i shpifet për punë të liga e ia merr nderin duke thënë: ‘Unë e mora këtë për grua por kur iu afrova nuk e gjeta të virgjër’, atëhere i ati dhe e ëma e vajzës le t’i marrin e le t’i çojnë me vete shenjat e virgjërisë së vajzës te pleqtë e qytetit, te dera. I ati le të thotë: ‘Këtij burri ia dhashë bijën time për grua. Ky, pasi e urren, ia qiti zërin e keq saqë thotë: ‘Nuk e gjeta vajzën tënde të virgjër’; e pra, ja shenjat e virgjërisë së vajzës sime’. Atëhere le ta shtrijnë petkun para pleqve të qytetit. Atëhere pleqtë e qytetit le ta marrin burrin e saj dhe le ta rrahin e për më tepër le ta dënojnë me njëqind sikla të argjendta, të cilat do t’ia japin babës së vajzës sepse u përhap një zë tejet i keq për një virgjëreshë të Izraelit dhe i duhet ta marrë për grua dhe nuk do të mund ta lëshojë për jetë. Por nëse është e vërtetë ç’thotë ai, nëse vajza vërtet nuk u gjet e virgjër, le ta qesin te dera e babës së saj dhe burrat e atij qyteti le ta vrasin me gurë dhe le të vdesë, sepse bëri poshtërsi në Izrael: fëlligështoi në shtëpinë e t’et. Kështu do ta çrrënjosësh të keqen prej mesit tënd” (Ligji i përtërirë, 22: 13-21).

Pasi vërejtëm pak a shumë se si trajtohet femra në Kur’an dhe në Bibël le të shikojmë pak të drejtën e pronës të gruas në bibël dhe në Kur’an.
Sureja En Nisa:11 për kristianët është një preçedencë për të treguar se sa i padrjetë është Kur’ani kundrejt femrës dhe grave në trashëgimi, duke qenë që më sipër treguam se si testamenti i Vjetër por edhe ai i Ri i cili na zëvëndësoka atë të Vjetërin na tregoi fare qartë pozicionin e gruas në një shoqëri me të vërtetë hyjnore, pamë se sa shumë ishte ndikuese dukuria e Evës në Bibël dhe në konceptin Kristian, po ashtu vërejtëm se si teologë dhe dijetrë të famshëm diskriminonin femrën duke e quajtur thjesht si një riprodhuese, duke mos drejtuar kundrejt saj asnjë fjalë dashuria dhe duke e quajtur dashurinë thjesht mashkullore. Kjo gjë vihet re mjaft tepër edhe në Kanunet që janë shkruar në kohë të vjetra në Shqipëri ku gruaja trajtohet me të vërtetë si një riprodhuese dhe se në ndryshim nga Bibla asaj i takon vetëm pak ose më mirë aspak. Pra koncepti biblik dhe i saktë i gruas sipas Biblës nuk është sikurse na paraqesin disa apologjetë që për efekt injorance të masës e gënjejnë atë duke treguar se ata janë më afër të realitietit se sa mulsimanët dhe Islami. Por le të kthehemi pak te Sureja En Nisa dhe pikërisht tek Ajeti 11

‘Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s’ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm.” (Sure En Nisa’: 11)

Shikojmë që në fillim që Kur’ani e paraqet femrën si një trashëguese dhe si jnë person e cila ka të drejtë të ketë një pasuri madje edhe një biznes, gjë që nuk ndodh në Bibël. Gjithashtu ne mund të shikojmë majft mirë se si Kur’ani tregon se si shpërndahet pasuria për gruan që vdes, pra kjo do të hotë se gruaja është e pavarur në pasurinë e saj dhe nuk ka ndonjë varësi në pasurinë e saj prej burrit kjo gjë shikohet edhe në fjalët që thuhen ‘Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato’ pra kjo do të thotë se burri nuk është një zotërues i pasurisë së gruas së tij/ por pyetja shtrohet se përse gruas i takon më pak se sa burri dhe se pse ajo trashqëgon githnjë e më pak. Kjo ndodh për arsye sepse në Kur’anin famëlartë është e sqaruar se gruaja është nën mburojën e mashkullit përsai përket pasurisë dhe sigruimit të jetës, edhe nëse gruaja mund të ketë pasuronte më të mëdha prapë mashkulli është ai i cili duhet të kujdeset për gruan e tij, por jo vetëm për të por edhe për motrën e tij nëse mbetet pa baba, edhe për atë qëi takon të kujdeset prandaj edhe ndarja bëhet e tillë.

Le të shikojmë se sipas Sheriatit, ligjit Islam:
a) për një femër të pamartuar, sigurimi i jetesës duhet të sigurohet nga babai i saj. Në mungesë të babait, meshkujt e afërm, duke përfshirë vëllezërit, gjyshin dhe xhajat, janë përgjegjës për furnizimin e mbajtjes së saj.
b) Furnizimi për mbajtjen e një gruaje të martuar është përgjegjësi e plotë vetëm e burrit të saj (sure Nisa’: 5), burrit i kërkohet të paguaj mehrin për gruan e tij sipas martesës (Nisa:4). Ky mehër zotërohet i gjithi nga vetë gruaja dhe burri nuk ka asnjë të drejtë t’ia marri atë, edhe nëse divorcohen (Nisa:20-21)
c) Gruaja nuk ka asnjë obligim financiar, çfarëdo që ajo fiton apo trashëgon është vetëm pasurinë e saj personale. Ajo është e lirë ta shpenzoje pasurinë e saj në mënyrën që ajo dëshiron dhe burri nuk ka të drejtë ti marri as edhe një qindarkë të vetme, vetëm nëse ajo e dëshiron këtë.
d) Sipas divorcit, burrit i kërkohet të paguaj për atë mut’ah-in (Sure Bekare: 241) dhe furnizim gjatë ‘iddah-it (Sure Talak: 6). Përgjegjësia e furnizimit të fëmijëve pas divorcit është mbi shpatullat e burrit (Sure Bekare : 233)

Duke shqyrtuar pikat e përmendura me sipër, çdokush mund ta shikojë se sa e rëndë është përgjegjësia financiare e përcaktuar ndaj burrit, në lidhje me mbajtjen apo furnizimin e gruas, ndërkohë që gruaja ka shumë pak apo për të mos thënë fare obligime financiare. Në qoftë se mohohet e drejta e gruas për të trashëguar, do të ishte padrejtësi ndaj saj, pasi ajo ka lidhje me të ndjerin. E drejta akoma i jepet grave, si mbrojtje për to, në rast të ndonjë grindjeje, e cila mund të rezultoj në pasiguri dhe shtypje ndaj vetë grave. Megjithatë, do të ishte e padrejtë ndaj burrit, i cili ka përgjegjësi më të madhe financiare se gruaja, nëse ndarja e pasurisë do të ndahej barazisht midis burrit dhe gruas. Kjo është urtësia që fshihet pas këtij urdhri, në të cilin shumë kritikë harrojnë ta marrin në konsideratë. Islami e konturon këtë çështje në mënyrën më perfekte, duke krijuar një balancë midis të drejtave të gëzuara nga burrat po ashtu edhe të drejtave të gëzuara nga gratë. Eshtë e qartë se askush si rrjedhim nuk ndihet më keq, si rezultat i këtij ligji.
Por le të shikojmë pak a shumë se si trajtohet gruaja në trashëgimi sipas biblës dhe sipas ligjeve fetare të Kristianëve.

Qëndrimin biblik e ka përshkruar në mënyrë të thukët Rabini Epshtajn: “Tradita e pathyeshme dhe e vazhdueshme qysh në ditët biblike nuk i jep të drejtën anëtarit femër të njerëzve të shtëpisë, gruas dhe vajzës, të trashëgojë çifligun e familjes. Në një skemë më primitive të zëvendësimit, anëtaret femra të familjes u konsideronin si pjesë e çifligut dhe si të zhveshura nga personaliteti ligjor i trashëgimisë si skllevërit. Ndërsa nga dekretet moisike vajzat pranoheshin të trashëgonin në rastin kur nuk mbetej asnjë subjekt mashkull, gruaja nuk njihej si trashëguese edhe në kushte të tilla” (Epshtajn, vep. cit. fq. 175).

Për shkak të faktit që Dhjata e Vjetër nuk ia njeh të drejtat e trashëgimisë atyre, vejushat janë ndërmjet pjesës më të prekshme të popullsisë hebraike. Meshkujt e afërt që trashëgojnë gjithçka nga çifligu i një gruaje që i ka vdekur burri, janë ata që kujdesen për vejushat nga ky çiflig. Sidoqoftë, vejushat nuk kanë asnjë mënyrë për ta siguruar furnizimin dhe jetonin nën mëshirën e të tjerëve. Prandaj vejushat ishin ndër klasat më të ulëta në Izraelin antik dhe vejanëria konsiderohej si simboli i një degradimi të madh (Isaia 54: 4). Por vështirësitë e një vejushe në traditën biblike zgjeroheshin deri përtej, në përjashtimin e saj nga prona e bashkëshortit të saj. Sipas Zanafillës 38, një vejushë pa fëmijë duhej të martohej me vëllain e burrit të saj, edhe nëse ai tashmë ishte i martuar, kështu që ai mund të prodhonte pasardhës për vëllain e tij të vdekur, duke siguruar kështu që emri i vëllait të tij nuk do të shuhej.

“Juda i tha Onanit: Merre gruan e vëllait tënd dhe bëje shoqë për t’i ngritur trashëgimtar vëllait tënd” (Zanafilla 38: 8).
Vejushes nuk i merret leje për këtë martesë. Vejusha trajtohet si pjesë e pronës së bashkëshortit të vdekur, funksioni kryesor i së cilës është të sigurojë vazhdimësinë e burrit të saj. Ky ligj biblik vazhdon të praktikohet edhe në Izraelin e sotëm (Hazëllton, vep. cit. fq. 45-46). Një vejushë pa fëmijë në Izrael i trashëgohet vëllait të burrit të saj. Në qoftë se vëllai është shumë i ri për t’u martuar, asaj i duhet të presi që ai të mbushi moshën. Po qe se vëllai i burrit të vdekur nuk pranon të martohet me atë, ajo lihet e lirë dhe atëhere mund të martohet me këdo nga burrat që e zgjedh ajo. Nuk është ndonjë fenomen i pazakontë në Izrael që vejushat bëhen subjekte kërcënimesh nga kunetërit me qëllim që të fitojnë lirinë e tyre.

Pra shikojmë pak a shumë mirë se çfarëtë drejtash kanë gratë në një shoqëri të vërtetë e përsëris të vërtetë kristiane e Biblike të drejtat për trashëgimi janë zero, madje gratë edhe trashëgohen jo vetëm nëpërmjet vëllait(ligj ky që zbatohej më kohën e injorancës paraislamike nga Kurejshit dhe arabët), por gruaja ose më mirë gratë trashëgohen edhe si pre lufte jo si robëresha por si gra të drejtëpërdrejta(2 Samueli 12/7-8).

Shihet qartë se çfarë diferencash kan midis Kur’anit dhe Biblës për sa I përket asaj që quhet gjini femërore dhe trashëgimisë së saj, por ajo që na vret më tepër është fakti se sa poshtërues është treguar Zoti nëpërmjet këtyre vargjeve. Na duket sikur Zoti është një personazh I cili pendohet për krijesën e tij, dhe për krijimin e tij ai duket sikur e zhduk femrën dhe dëshiron ta nënshtrojë atë nën tuteën patrarkale. Por a është vertetë Zoti I tillë? Natyrisht që jo ai I do krijesat e tij, ai është mëshirues dhe I drejtë kundret krijesave të tij. Po atëherë çka ndodhur? Përse Bibla na përshkruan një Zot të tillë? A është vërtetë Zoti shkruesi I atyre vargjeve që e kastigojnë një vejushë, një femër të kthehet në një kafshë riprodhuese e pa të drejta biblike? Nuk është shkrimi i vërtetë I Zotit.

Akuzohet gjitashtu se në bazë të asaj që Kur’ani jep dek se femra nuk mund të trashëgoj asgjë sepse gjithnjë shuma del mbi 100 %. Le ta shikojmë.
‘Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s’ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm.” (Sure En Nisa’: 11)

Sipas Kur’anit femrës I takon një e katërta e asaj që lënë burrat e tyre nëse ata nuk kanë fëmijë, por ama nëse ata kanë fëmijë gruas I takon më pak pra një e teta, e kur flasë për fëmijë janë të dyja sekset. Nëse I vdekuri është pa fëmijë dhe pa grua dhe pa nënë e baba atëherë I takojnë vëllezërve e motrave janë gjashta e të tretës së tyre që marrin nga pasuira por nëse është një vëlla ose motër arta trashëgojnë gjysmën e asaj pra nuk ka asnjë rast për tu bërë konfuz. Po ashtu tek Sureja 4 :176 sqarohet se nëse një burrë vdes dhe nuk ka kurrgjë veç një motre atëherë ajo trashëgon vetëm gjysmën e pasurisë. Por nëse ndodh e kundërta pra vdes një vajzë që nuk ka asgjë veç një vëllai atëherë vëllai I saj trashëgon gjithë psurinë e saj. Por nëse janë dy motra që trashëgojnë pasurinë e vëllait të tyre që ska njeri veç tyre atëherë pasuria e vëllait të tyre atëherë atyre 2/3 e pasurisë pra nuk ka problem me shifrat.. por nëse një burrë vdes dhe ai nuk ka as edhe një fëmijë, grua dhe nëna me babin nuk janë atëherë vëllezërit dhe motrat e tij trashëgojnë pasurinë e tij në mënyrë të tillë qëmashkullit të ketë dyfish më tepër se sa femra. A ka keqkutpime këtu? Me sa duket jo aspak!

Siç ju premtuam në fillim do të fillojmë të analizojmë tashmë, sikurse bëmë për trashëgiminë dhe për gruan, se çfarë thotë apo shkruan Bibla në fakte shkencore.

Edhe pse pjesa më e madhe e studiuesve biblikë pohojhnë se Kur’ani është me të vërtetë një libër I çuditshëm që jo vetëm përmban urdhëresa, ligje, histori, tregime, profeci por përmban në mënyrë të përkryer edhe fakte shkencore që për kohëhn ishin mjaft të përpapruara. Por ka nga disa të tillë që nuk bien dakord me këto parime dhe mundoheh të justifikohen se Kur’ani nuk I ka të sakta parimet e tij për kohën ,hapsirën tokën etj. Me ato të shkencës, ndërkohë që pohojnë me gjithë forcën e tyre se këtop fakte që shkenca ka zbuluar kanë qenë në bibël përpara shumë kohësh, madje arrijnë deri atje sa të pohojnë se Kur’ani apo më mirë Muhamedi a.s sipas tyre ka vjedhur citate biblike për të treguar fakte shkencore gjë që është e pamundur se për këto gjëra nuk ka fakte aspak madje.
Gjithsesi ne do ti hedhim një sy të shpejtë Biblës dhe do të shikojm ose më mirë do të zbulojmë maft surpriza të këndshme për disa dhe të pakëndëshme për të tjerë secili është i lirë të zgjedhë në duhet të besojë në atë që lexohet apo të diskutojë me parime të kota.

Historia na mëson se si për një kohë të gjatë Europa që sot është tepër e civilizuar dhe që mbahet si djepi i shkencës moderne, ka qenë nën rendin okupues të mëndjes që quhet inkuizicion. Në atë kohë çfarë do lloj mendimi që binte me kundërshtim e përsëris në kundërshtim me ligjet fetare Biblike Kristiane quhej heretik dhe dënohej si I tillë nga një gjygj I famshëm që dënoi me mijëra shkencëtarë për arsyen e thjeshtë sepse deklaronin se toka është e rrumbullakët apo se sistemi ynë diellor është heliocentrik dhe jo siç deklaronte filozofia politeiste dhe pagane e Plotinit I cili u mbështet mjaft tepër nga Agustini në idenë se bota ishte në qëndër të sistemit tonë diellor, dhe këtë e vërtetonte me të vërtetë nga ana e vargjeve biblikë. Por le ti hedhim një sy të menjëhershëm se çfarë ka deklaruar kisha e Shenjtë Romane që deklaroi citimet dhe shkrimet e një prej fizikantëve, astronomëve dhe matematcienëve më të famshëm të botës Galieleo Galilei për sa I përket lëvizshmërisë së Tokës dhe palëvizshëmrisë së Diellit.

“Propozimi i parë se Dielli është qendra dhe se ai nuk rrotullohet rreth Tokës, është budallallëk absurd, i gabuar teologjikisht dhe heretik, për arsye se kontradikton shprehimisht Shkrimet e Shenjta…
Propozimi i dytë, se Toka nuk është qendra, por rrotullohet rreth Diellit, është absurd, i gabuar filozofikisht dhe së fundi, i parë nga një këndvështrim teologjik, ai kundërshton besimin e vërtetë.” ( Chris Morgan and David Langford, Facts and Fallacies, A book of definitive mistakes and misguided predictions, Great Britain 1981, fq 21-22.)

Por natyrisht që çdo një njëri prej jush do të thotë se ata, priftërinjtë e kishin gabim sepse ishin injorantë…por nëse juve me vëmendje do të hapnit Biblën dhe do të shikonit aty këto verse Zanafillën 7:11; Eksodi 20:4; Filipjanëve 2:10 do të shikoni se bibla e paraqet universin të shtresëzuar në tre pjesë Qielli, Toka dhe humnera e nëndheshme e ujrave, sa e vërtetë është kjo shkecërisht? Po ashtu për universin thuhet se është një kupolë gjigande në formë sferike e në të cilën janë ngulur yje të cilat ndriçojnë mbi të dhe në të banojnë hëna dhe Dielli po ashtu aty mund të jetohet (Shih Zanafilla 1:14-17; 1:6-9; 7:11; 8:2; Jobi 37:18, Psalmi 148:4)
Shërben për të ndarë ujrat imagjinare mbi dhe poshtë saj. Zanafilla 1:6-9; 7:11; Psalmi 148:4. Gjithçka mbështetet mbi “kollona të vërteta” e madje mbi “baza” materiale. (shih Jobi 9:6; 38:4-6, Psalmi 75:4; 104:5. Isaia 51:13)
Të ashtuquajturrat “male të përjetshme”, ose “themelet e qiejve” (2 Samueli 22:8), mbajnë kupën qiellore dhe pengojnë ujrat të dalin jashtë (Jobi 38:8-11)
Toka është një disk në formë pjate, i cili qëndron mbi ujra, e madje ka edhe “themele”, (Shih Psalmin 24:2, 82:5; 136:6.) “skaje”, “anë” dhe “kufij” (Shih Ligji i Përtërirë 28:49 Psalmi 22:27, 46:9; 74:20: Fjalët e urta 30:4, Isaia 11:12; 41:5,9 etj.etj.). të gjitah këto ndodhen pikërisht në të ashtuquajturën shkrim I shenjtë……por ka edhe më.

Bibla i konsideron Diellin, Hënën, dhe Yjet si ndriçues të njëjtë qiellor,dhe që nxjerrin të njëtën natyrë drite, ndërsa diferenca e vetme mes tyre është madhësia.
“Pastaj Perëndia tha: “Të ketë ndriçues në kupën qiellore për të ndarë ditën nga nata; dhe të shërbejnë si shenja, për të dalluar stinët, ditët dhe vitet; dhe të shërbejnë si ndriçues në kupën qiellore për të ndriçuar tokën”. Dhe kështu u bë. Perëndia krijoi pastaj dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin e madh për qeverisjen e ditës dhe ndriçuesin e vogël për qeverisjen e natës; ai krijoi gjithashtu yjet. Dhe Perëndia i vendosi në kupën qiellore për të ndriçuar tokën, për të qeverisur ditën dhe natën dhe për ta ndarë dritën nga errësira.” Zanafilla 1:14-18.
Sot është vërtetuar se Hëna nuk është një trup i njëjtë qiellor me Diellin dhe yjet, dhe se vetë ajo nuk prodhon ndriçim, por reflekton atë të Diellit. (- shih Isaac Asimov, Exploring the Earth and Cosmos, New York 1982, fq.253)

Tregimi i Biblës mbi krijimin e botës bimore është krejtësisht i pabazë.
“Pastaj Perëndia tha: “Të mbijë toka gjelbërim, barërat të nxjerrin farë dhe druret frutorë të japin në tokë një frut që të përmbajë farën e tij, secili simbas llojit të tij”. Dhe kështu u bë. Dhe toka prodhoi gjelbërim, barëra që e bënin farën simbas llojit të tyre dhe drurë që mbanin fruta me farën e tyre brenda, secili simbas llojit të vet.”

Zanafilla 1:11-13.
Ajo çka është plotësisht e pabazë këtu është fakti se si mund të shfaqej një bimësi e organizuar në një shkallë të lartë që e kryente riprodhimin e vet nëpërmjet farërave përpara ekzistencës së Diellit, i cili në librin e Zanafillës shfaqet vetëm në ditën e katërt?!
Një verset nga libri i Numrave (13:23) i cili vë në vështirësi dhe siklet ato që mbrojnë akoma vërtetësinë absolute të Biblës, flet për një vile rrushi që ishte aq e rëndë sa që dy vetë “duhej ta mbanin me një shtagë”. (1- Përkthimi i ECM-së 1993, fq.157.). pra treguar se pastaj kjo bibël shkencore flet për dragonj fluturues etj. Pra sa e vërtetë është diçka e tillë, sa të vërtetë mund ta bëjë unë këtë libër? Fjalët janë të tepërta secili të gjykojë vetë.

Një krahasim tjetër që përdoret shpesh tek kristianët midis Muhamedit a.s dhe Jezusit është dhe ai moral. Në të vërtetë është më mirë të themi se ky krahasim që ne do të bëjmë nuk do të jetë në bazë të asaj që në të vërtetë ka qenë Isa .as ne do të krahahsojmë Muhamedin a.s me Jezusin biblik, me Jezusin e pagabueshëm.

Së pari Muhamedi a.s akuzohet se ka qenë një njeri I cili ka përdorur mjaft mirë inteligjencën për tu martuar me Hatixhen(Radij Allahu Anhu) për të hyrë në shoqërinë Mekkase, kjo gjë bie menjëherë poshtë dhe tregon edhe një herë faktin se këta pseudo studiues nuk ia kanë idenë e historisë por thjesht janë kopjues të një pseudo ose ndonjë gënjeshtari, Muhamedi a.s ka qenë një prej familjes më të pasur së Mekkës, ai ishte I Biri I Abdullahut I cili ishte nipi I Ebu Talibit I cili ky I fundit ishte I vëllai I Ebu Lehebit që ishte xhaxhai I Profetit a,s dhe një ndër “ruajtësit” e Kabes. Dhe Muhamedi nuk kishte nevojë aspak që të martohej për tiu afruar Kabes, historia ose Sira siç ju dëshroni ta definoni tregon se Muhamedi ka qenë që në vogëli një person I cili kurrë nuk gënjente, kurrë nuk I është afruar idhujve dhe madje kurrë nuk ka adhuruar ndonjë idhull të Mekkës. Pra në këtë person nuk gjendet ndonjë njollë(ndryshe nga profetët e tuaj Biblikë që kryejnë Inçest, apo që tradhëtojnë Zotin etj.)ai është I pastër dhe në Kur’an shpesh pohoet “a nuk ua sollëm ne si argumetn të drejtin nga mesi I juaj?”. Natyrisht që akuzat e tyre vijnë duke u shtuar por jo në formën e Akuzave por në formën e fyerjes së profetit dhe të ulemasë mulsimane, këto pseudo kritikë dhe studiues tregojnë se Profeti a.s sipas disa shkrimeve që vetëm këta kanë arritur të lexojnë dhe askush tjetër paska tradhëtuar(fundja edhe Davidi tradhëtoi) paska lakmaur gruan e birit të adoptuar edhe Davidi e lakmoi gruan e një gjenerali, paska ëndëruar një parajsë plot me femra për të mos harrojmë se Solomoni e bëri këtë parajsë në tokë. Shikojmë pak se si janë paraqitur nga Bibla këta Profetë si njerëz vulgarë, si njerëz të cilët kryejnë marrëdhënie jashtëmartesore, kryejnë inçest prapë janë profet, pra kjo I jep të drejtën edhe pse nuk është kështu që edhe një pedofil apo një njeri I poshtër I cili kryen tradhëti të jetë një profet. Është pak si absurde, jo pak por është shumë e tillë. Në fakt Kur’ani nuk përmend asnjë nga këto fëlliqësira që bibla ua përshkruan me pa të drejtë profetëve të tyre, Kur’ani I paraqet ata si njerëz me të vërtetë të sinqertë të cilët janë të ruajtur nga Zoti e nuk mëkatojnë në asgjë.
Të shikojmë pak një krahasim tan për Jezusin, nga e ka preardhjen ai?

Një tjetër histori inçestore na paraqet Zanafilla 38:6-30, Tamara, e mbetur vejushë nga Eri dhe Onani, kryen mardhënie të jashtëligjshme me Judën, vjerrin e saj, dhe nga kjo lidhje ajo mbetet shtatzënë.
Asnjë fjalë kundër gjithë kësaj, e për më tepër asnjë ndëshkim ndaj tyre. Në të njëjtin kapitull mësojmë se Perëndia ndëshkoi me vdekje Erin dhe Onanin, të parin sepse ishte i keq në sytë e Perëndisë, dhe tjetrin sepse praktikonte atë çka quhet sot onanizëm, por Juda dhe Tamara jo vetëm që nuk ndëshkohen për mëkatin e tyre,( Kur Juda mori vesh se Tamara kish mbetur shtatzënë në mënyrë të jashtëligjshme, urdhëroi të digjej e gjallë, por kur ajo i bëri të qartë se babai i fëmijëve të saj ishte ai vetë, dënimi nuk u zbatua më, as për Tamarën e as për Judën.)
por prej dy fëmijëve ilegjitim të tyre, Faresit dhe Zares, e kishte prejardhjen vetë Jezusi!( Shih Mateu 1:3)

Çfarë duhet të nxjerrim nga këto tregime?
Sigurisht që këto nuk janë shembuj edukues, por shembuj të shëmtuar të një imoraliteti inçestor, të cilat përveç se duhet të mbahen rreptësisht larg syve të fëmijëve, janë krejtësisht të papranueshme për këdo që t’ia lexojë nënës, motrës apo bashkëshortes së tij.
Krahaso gjithashtu edhe hollësitë seksuale të dy motrave, Oholahut dhe Oholibahut, tek Ezekieli kap.23,( Jo pa qëllim këto tre pjesë janë lënë jashtë nga Anne de Vries në “Libër i madh me tregime për historinë e Biblës”, Hollandë 1992.)të cilat do të bënin me turp cilindo pastor të moralshëm që do të ishte i detyruara për ndonjë arsye t’i lexonte në kishë. A mund ta quajmë Kishën të moralshme, po biblën? Gjykoni vetë vëllezër!

Më sipër shkraum majft qartë se bibla është një vend ku femra trajtohet si një kafshë riprodhuese. Është diçka mjaft e hidhur por është e vërtetë, majft e tillë.

1. Sundimi i burrit mbi gruan.
“Unë (Perëndia) do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty.” (Zanafilla 3:17)

2. “Dekalogu (Eksodi 20:17) e vendos gruan mes pronave të burrit së bashku me shërbëtorët dhe shërbëtoret e tij, me kaun dhe gomarin e tij. Burri është quajtur ba’al ose pronar i gruas së tij, po ashtu siç është ba’al i një shtëpie apo lëmi, (Eksodi 21:3,22. 2 Samuelin 11:26.etj); e për rrejdhojë, një grua e martuar është “pronë” e ba’alit të saj (Zanafilla 20:3; Ligji i Përtërirë 22:22)” (Roland de Vaux, Ancient Izrael, its life and institution, U.S.A. edic. i pestë, fq.26.)

3. Babai ka të drejtë ta shesë bijën për skllave.
“Kur ndokush ta shesë vajzën e vet skllave, nuk do të lirohet sikurse është doke të lirohen skllevërit. Në qoftëse nuk i pëlqen atij që i qe dhënë, le t’ia lejojë të shpërblehet, por nuk do të ketë pushtet t’ia shesë njeriut prej popullit të huaj…”(Përkthimi i Simon Filipajt, Eksodi 21:7-8.)

4. Kundër dëshirës së tyre bijat mund të dhurohen si shpërblime për shërbime të ndryshme.
“Dhe Kalebi tha:” Atij që do të sulmojë Kirjath – Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do ti jap për grua vajzën time Aksah.” (Jozeu 15:16-shih dhe Zanafillën 29:18-3O dhe 1 Samuelin 18:20-27)

5. Po kundër dëshirës së tyre, vajzat mund të rrëmbehen dhe të mbahen për gra.
“Shikoni dhe fshihuni në vreshtat, dhe rrini dhe shikoni; kur vajzat e Shilohut do të dalin për të hedhur valle në kor, ju do të dilni nga vreshtat, dhe secili do të rrëmbejë gruan e tij midis vajzave të Shilohut…”
“Bijtë e Benjaminit vepruan kështu: morën gra simbas numrit të tyre, midis valltareve: i rrëmbyen…” (Gjygjtarët 21:20-21 dhe 23)

6. Gruaja mund të quhet ndryshe edhe lopë.
“Dëgjoni këtë fjalë, lopë të Bashanit…” (Amosi 4:1)

7. Gratë duhet t’u nënshtrohen burrave.
“Ju gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit, sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit. Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit kështu gratë duhet t’u nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.” (Efesianëve 5:22-24)

8. Gratë nuk duhet të flasin në kishë sepse kjo është e turpshme.
“Gratë tuaja të heshtin në kishë sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, sikurse thotë edhe ligji. Dhe në qoftëse duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi.” (1 Korintasve 14:34-35)

Neve muslimanët akuzohemi për Poligami ta shikojmë këtë çështje nga ana e Biblës
Dhjata e Vjetër dhe shkrimet rabinike shpesh dëshmojnë ligjësinë e poligamisë. Mbreti Solomon thuhet të ketë pasur 700 gra dhe 300 konkubina (1 Mbretërit 11: 3). Gjithashtu mbreti David thuhet të ketë pasur shumë gra dhe konkubina (2 Samuel 5: 13). Dhjata e Vjetër ka disa urdhëresa se si të shpërndahet prona e një burri ndërmjet djemve të tij prej grave të ndryshme (Ligji i Përtërirë 22: 7). Shtrëngesa e vetme në poligami është ndalesa në marrjen e motrës së gruas si grua rivale (Levitiku 18: 18). Talmudi këshillon për një maksimum prej 4 grash (Suidler, vep. cit. fq. 144-148). Judejtë evropianë vazhduan ta praktikojnë poligaminë deri në shekullin e 16-të. Judejtë lindorë e praktikonin rregullisht poligaminë deri sa ata mbrritën në Izrael ku u ndalua prej ligjit civil. Megjithatë, nën ligjet fetare, të cilat i zhvleftësojnë ligjet civile në të tilla raste, është e lejueshme (Hazëllton, vep. cit. fq. 44-45).

Çfarë thotë Dhjata e Re? Sipas At Eugjen Hillman në librin e tij kthjellues “Rishikimi i Poligamisë” thotë: “Askund në Dhjatën e Re nuk gjendet ndonjë urdhërim i qartë që martesa duhet të jetë monogamike ose ndonjë urdhëresë e qartë që ndalon poligaminë (Eugjen Hillman, “Rishikimi i Poligamisë” Martesat afrikane me shumë gra dhe Kisha e Krishterë, New York: Orbis Books 1975, fq. 140). Përveç kësaj Jezusi nuk ka folur kundër poligamisë, e megjithatë ajo është praktikuar nga judenjtë e shoqërisë së vet. At Hillmani nënvizon që kisha në Romë e ndaloi poligaminë me qëllim që të konformohet me kulturën greko-romake (e cila parashkruante vetëm një grua ligjore ndërsa toleronte konkubinazhin dhe prostitucionin). Ai citon Shën Agustinin: “Sot me të vërtetë në kohët tona dhe në mbajtjen e zakoneve romake, jo për shumë kohë do të na lejohet të marrim një grua tjetër (Eugjen Hillman, “Rishikimi i Poligamisë” Martesat afrikane me shumë gra dhe Kisha e Krishterë, New York: Orbis Books 1975, fq. 17). Kishat afrikane dhe afrikanët e krishterë shpesh na kujtojnë vëllezërit e tyre evropianë që ndalimi i Kishës të poligamisë është një traditë kulturore dhe jo një urdhëresë autentike e krishterë.

Kurani gjithashtu e lejon poligaminë por jo pa shtrëngesa:
“Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëhere martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, tri e me katër. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëhere vetëm me një…”. (Nisa, 3)
Kurani, në të kundërt me Biblën, e kufizon në maksimum numrin e grave në katër nën kushtet strikte të trajtimit njësoj dhe të drejtë të grave. Nuk kuptohet mirë që Kurani është duke i nxitur besimtarët ta praktikojnë poligaminë apo poligamia konsiderohet si një ideal. Me fjalë të tjera, Kurani e ka “toleruar” apo “lejuar” poligaminë dhe jo më tepër por pse? Përse poligamia është e lejueshme? Përgjigjia është e thjeshtë: ndodhen vende dhe kohëra në të cilat ka arsye detyruese shoqërore dhe morale për poligaminë.