Bibla: Isaiah: 42 – Përmbushet 100% vetëm me Muhamedin (a.s)

Bibla: Isaiah: 42 – Përmbushet 100% vetëm me Muhamedin (a.s)

Kapitulli 42 i librit të Profetit Isaiah është një Profetësi mbi një Shërbëtorë të Perëndisë i cili përkundër luftrave dhe mundimeve nuk do të dorëzohej derisa ti drejtonte të kërrusurit dhe t’ua hapte sytë të verbërve.
Për ta bërë më të thjeshtë për lexuesit ta kuptojnë Profetësia mbi këtë Shërbëtorë përmbushet me Muhammedit (a.s) dhe jo me Jezusin apo Isan (a.s), do ta komentojmë çdo varg të këtij kapitulli, duke u shërbyer me Ajete (shenja) nga Kur’ani dhe Hadithe.
Po ashtu do të bëjmë një krahasim me Isan birin e Merjemes apo Jezusin a.s duke parë se kush nga këta të dy e përmbushë këtë Profetësi.

VARGU 1
1. Ja shërbëtori im, që unë përkrah, i zgjedhuri im në të cilin jam i kënaqur. Unë kam vënë Frymën time mbi të; ai do t’ju sjellë drejtësinë kombeve.
Koment:
Në këtë varg janë përmendur tre emra apo nofka të këtij Profeti që do të dërgohej.
• Emri e parë e cila e hap këtë kapitull është fjala shërbëtorë (Hebraisht: עבדי) i përgjigjet 100% fjalës Arabe عبد Abd që do të thotë po ashtu shërbëtorë.
A është Muhamedi ky shërbëtorë ?
Siq dihet një nga nofkat e Muhamedit është عبد الله që do të thotë: Shërbëtori Allahut.
Kjo fjalë është çelësi i hyrjes në Islam, pra është prezentë në Dëshmi apo Shehadet.
Kusht i hyrjes në Islam është deklarimi i dëshmisë: Nuk ka zot përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij dhe Shërbëtori i Tij.
Ka thënë Muhamedi (as):
Kush dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut Një e të Vetëm; se Muhamedi a.s. është Shërbëtorë dhe i Dërguari i Tij…
(Buhariu 3435)
Po ashtu ai (a.s) ka thënë:
“Mos më ndryshoni mua në diçka tjetër siç e ndryshuan të krishterët birin e Merjemes.
Unë jam Shërbëtori i Atij, kështu që më thirrni: Shërbëtori Allahut dhe i Dërguari i Tij.” (Buhariu:3445)
Një fakt tjetër i cili e vulos këtë që thamë është se edhe emri i babait të Muhamedit (a.s) ishte عبد الله Abdullah e që do të thotë Shërbëtori Allahut.

  • Nofka e dytë është “Atë të cilin Unë e përkrah”. Kjo fjalë ka ardhur në Hebraisht në këtë formë אתמךְ – Atmakh.
    Por si për koiçidencë kjo fjalë është shumë e ngjashme me fjalën אחמד Ahmed që është po ashtu një nga emrat e Profetit Muhamed a.s
    Thotë Allahu në Kur’an: “Kur Isa biri Merjemes tha: o bijt e israilit….. ju jap lajmin e gëzuar se pas meje do të të vijë një i Dërguar, emri i tij është Ahmed – أَحْمَدُ.”
    (Saf:6)
    Sipas “Dead sea Scrolls” kjo fjalë nuk është אתמךְ – Atmakh po është אחמד – Ahmed.
    Sa herë që në bibël ka ardhur fjala Ky është Shërbëtori Im, gati në të gjitha rastet ka ardhur si: Shërbëtori Im Jakobi, Shërbëtori Im Davidi, Shërbëtori Im Eliakimi, Shërbëtori Im Izraeli.
    Prandaj nëse edhe te Isaiah:42 nëse
    fjalën אתמךְ – Atmakh e lexojmë si אחמד – Ahmed atëherë lexohet si:
    Ja Shërbëtiri im, Ahmedi, i zgjedhuri im në të cilin jam i kënaqur. Kam vënë Frymën time mbi të; ai do t’ju sjellë drejtësinë kombeve.
    Kështu çdo gjë merr kuptim dhe copat e këtij mozaiku të quajtur Isaiah:42 si me magji vendosen secila në vendin e vet dhe nuk paraqesin askënd tjetër përveq se Muhamedit a.s.
    Por të krishterët nuk do të pranojnë ta lexojnë në këtë mënyrë, prandaj do të na duhet që copat e këtij mozaiku (isaiah:42) ti vendosim me argumente secilën në vendin e vet.
  • Emri tjetër që është përmendur është “i zgjedhuri Im”.
    Siq dihet po ashtu një nga emrat e Muhamedit a.s është edhe مصطفى‎ – Mustafa që do të thotë: i zgjedhur.
    Muhamedi është i zgjedhuri i të zgjedhurve, ai (a.s) në një Hadith thotë:
    Allahu e nga familja e Ibrahimit e zgjodhi Ismailin, dhe zgjodhi nga ismaili bijt e Kinanehs, dhe zgjodhi nga bijt e Kinanehs Kurejshët, dhe nga Kurejshët bijt e Hashimit dhe nga bijt e Hashimit MË ZGJODHI MUA. (Tirmidhiu 3964)
  • Dhe Emri tjetër është “Ai në të cilin jam i kënaqur”.
    Thotë Allahu në Kur’an duke aluduar në Muhamedin a.s:
    O shpirt i qetë.
    Kthehu te Zoti yt i kënaqur me ty dhe ti i kënaqur me Të. (Fexhër:27-28)
    • Vargu vazhdon me “Unë kam vënë Frymën time mbi të”.
    Fryma në këtë varg ka për qëllim Shpirtin e Shenjtë i cili u zbulon Profetëve fjalët e Perëndisë.
    Thotë Allahu në Kur’an:
    Ai (Kur’ani) është zbritje e Zotit të botëve. “Zbriti me të (me Kur’an) Ruhul Emin – Shpirti i besueshëm.
    Në zemrën tënde, që të bëhesh nga paralajmëruesit.” (Shuara:92-94)
    Atë e zbriti Ruhul Kudus – Shpirti i Shenjt nga Zoti yt me të vërtetën.
    Për ti forcuar ata që besuan, udhëzues dhe lajm i gëzuar për Musliminët-të nënshtruarit. (Nahl:102)
    Atij i takon pozita më e lartë, pronari i Arshit, ja sjell Shpirtin ati që do nga Shërbëtorët e Tij që t’i paralajmëroj njerëzit për ditën e takimit.
    Shpirti i Shenjtë është Xhibrili sipas Kur’anit (2:97).
    Pra Shpirti apo Xhibrili u dërgua mbi Muhamedin.
    • “Ai do t’ju sjellë drejtësinë kombeve”.
    Do ta komentojmë pak më poshtë.
    Me këto argumente që sollëm Vargu 1 përmbushet plotësishtë.

    VARGU 2
    2. Nuk do të bërtasë, nuk do ta ngrejë zërin, nuk do të bëjë të dëgjohet zëri i tij nëpër tregje.
    • “Nuk do të bërtasë dhe nuk do ta ngrejë zërin”
    Këto fjalë tregojnë se ky Profet do të jetë i matur dhe i butë dhe e përshkruan në mënyrë perfekte Profetin Muhamed a.s.
    Argumentet për këtë janë të shumta.
    Thotë Allahu në Kur’an:
    “Dhe nga mëshira e Allahut ti u solle butë me ta. Po të ishe i rreptë e me zemër të ashpër, ata do të kishin hequr dorë prej teje” (Ali imran:159)
    I Dërguari Allahut një ditë i tha bashkëshortes së vet:
    O Aishe! Me të vërtetë Allahu është i butë dhe e do butësinë. Ai jep nëpërmjet butësisë atë që nuk e jep nëpërmjet ashpërsisë e as nëpërmjet diçkaje tjetër.
    (Muslimi: 2593)
    Ali b. Ebu Talibi, duke përshkruar të Dërguarin e Allahut thotë:
    Kishte natyrë të butë dhe sjellje fisnike.
    (17 Ibni Hisham: I/401, 402; Xhamiu Et-Tirmidhi)
    “Harixhi b. Zejdi thotë: i Dërguari Allahut ishte njeriu më i matur në ndonjë ndejë. Asgjë nuk i shpëtonte nga kontrolli. Heshte shumë. Nuk fliste pa nevojë. U kundërvihej atyre që flisnin gjëra të
    shëmtuara. ”
    (Esh Shifa nga El-Kadi Ajjadi: I/121-126; Shemail-Et-Tirmidhi)
    “I Dërguari Allahu është shquar në fisin e vet me gjuhë të bukur, sjellje të mirë dhe me virtyte fisnike. Nga pamja ka qenë më i bukuri në fis, dhe me moral më të bukur. Shquhej për butësi dhe përzemërsi. Gjithnjë fliste vetëm të vërtetën. E plotësonte çdo premtim dhe e ruante amanetin e besuar. Populli i tij e quante El Emin (Besniku), ndërsa nëna e të gjithë besimtarëve, Hatixhja r.a, për të ka thanë : Është i përsosur sepse ngushëllon të humburin, gostit mysafirin dhe ndihmon në brenga.”
    Sahihu-l-Buhari: I/3

  • “nuk do të bëjë të dëgjohet zëri i tij nëpër tregje”.
    Ky varg më pëlqen më së shumti!
    Për të vetmen arsye se tregonë qartë se Shërbëtori do të ishte Tregtarë.
    I Lavdishëm është Allahu.
    A nuk ishte Muhamedi a.s tregtarë ?
    Padyshim se ishte, dhe le ta shikojmë se qfarë Tregtari ishte ai a.s.
    Ibni Is’haku shënon: “Hatixhja, vajza e Huvejlidit, ka qenë tregtare e njohur dhe e ndershme. Ajo punësonte tregtarë që punonin me pasurinë e saj dhe ua pagunte rregullisht fitimet. Prandaj kurejshët kanë qenë tregtarë të njohur.
    Kur Hatixhja dëgjon për Muhamedin (a.s), veçanërisht se është i sinqertë, i besueshëm dhe me sjellje fisnike, dërgon që ta thërrasin.
    (Ibni Hisham: I/187, 188)
    I Dërguari Allahut (a.s) ka thënë:
    Allahu e mëshiroftë atë burrë që toleron shumë kur shet, kur blenë dhe kur kërkon parat e veta (borxhin).
    (Buhariu: 2076)
    Po ashtu Ai (a.s) ka thënë:
    Shitësi dhe blerësi kanë të drejtë t’i mbajnë ose t’i kthejnë mallrat sa pa u ndarë, ose derisa të ndahen. Në qoftë se të dy palët kanë thënë të vërtetën dhe kanë përshkruar të metat dhe cilësitë (e mallit), atëherë ata do të bekohen në shitblerjen e bërë mes tyre, ndërsa, në qoftë se kanë gënjyer ose kanë fshehur diçka, atëherë ata do të humbin bekimin e shitblerjes së bërë mes tyre.
    (Buhariu:2079)
    Po ashtu Ai (a.s) ka thënë:
    “Betimi (i shitësit) mund ta shtyjë blerësin ta blejë mallin, por kjo do të humbë Bekimin e Allahut.”
    (Buhariu:2087)
    Vargu 2 u përmbush plotësishtë.

    VARGU 3
    3. Nuk do ta copëtojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym; do ta paraqesë drejtësinë sipas së vërtetës.
    • “Nuk do ta coptojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuaj kandilin që bën tym”
    Ky përshkrim është përmbushur mrekullish me disa këshilla që i Dërguari Allahut ia dha ushtris së tij.
    Ai (as) tha:…Kur do të mbërrini në Siri, atje do të gjeni njerëz që përkujtojnë Zotin nëpër faltore. Mos u përplasni me ta e as mos i trazoni. Në vendin e armikut, mos vritni asnjë grua, as fëmijë, as të verbër, as të moshuar dhe mos pritni as ndonjë pemë e mos rrëzoni as ndonjë ndërtesë.
    (Es-siratul-Halabija, vëll. III.)
    Ky Profet ishte aq i mëshirshëm sa që ndaloi që edhe pemët të priten pa nevojë.
    • “do ta paraqesë drejtësinë sipas së vërtetës”.
    Thotë Allahu në Kur’an:
    O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse Allahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë…
    (Kuran 4:135)
    Ne të zbritëm ty librin (Kur’anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve, me atë që të mësoi Allahu.
    (Kur’an 4:105)
    “Dhe, kur të flisni, bëhuni të drejtë, qoftë edhe kundër të afërmve tuaj… (En’am: 152)
    Allahu urdhëron drejtësi dhe mirësi… (Nahl:90)
    Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë juve për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët” (Mumtehine: 8)
    Kur i Dërguari i Allahut po ndante plaçkën e luftës dikush i tha atij: “Bëhu i drejtë (në ndarjen që po bën). Profeti a.s. tha: “Padyshim që do të shkatërrohesha po të mos veproja gjithnjë me drejtësi”.
    (Buhariu:3138)
    “Por jo, për Zotin tënd, ata nuk do të besojnë derisa të bëjnë ty Gjykatës në të gjitha mospajtimet e tyre dhe pastaj të mos ndjejnë kurrfarë kundërshtimi në shpirtrat e tyre për atë çka ti gjykon, dhe të nënshtrohen krejtësisht”. [Nisa, 65] Vargu 3 u përmbush plotësishtë.

    VARGU 4
    4. Ai nuk do të ligështohet dhe nuk do të dekurajohet; derisa të vendosë drejtësinë mbi tokë; dhe ishujt do të presin ligjin e tij”.
    • “Ai nuk do të ligështohet dhe nuk do të dekurajohet; derisa të vendosë drejtësinë mbi tokë”
    Muhamedi a.s edhe përkundër mundimeve dhe vuajtjeve që ja shkaktuan populli i tij, ai kurr nuk u ligështua dhe kurrë nuk u dekurajua deri sa e arriti qëllimin final, deri sa e vendosi Drejtësinë mbi tokë, ai ishte shembull për Durimin e madh që e posedonte.
    Mos u ligështoni (karshi armikut) e as mos u mërzitni. Ju do të keni epërsi, nëse vërtet jeni besimtarë. (Ali Imran:139).
    “S’kemi kurrfarë arsye pse mos t’i zëmë besë Allahut. Vërtet Ai na ka udhëzuar në Rrugët që po ndjekim. Ne me siguri do të mbartim me durim gjithë dëmin që ju mund të na e bëni. Ata që mbështeten, le tê mbështeten në Allahun”. (Ibrahim:12)
    Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin), e ndihmon Allahu, si ditën kur mohuesit e dëbuan atë bashkë me një tjetër. Të dy ata ishin në shpellë, kur ai i tha shokut: “Mos u Dëshpëro, Allahu është me ne” Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të dhe e mbështeti me një ushtri, që ju nuk e patë. Fjalën e mohuesve ai e poshtëroi, kurse fjala e Allahut është më e larta. Allahu është Krenar dhe i Urtë.
    (Teubeh:40)
    Po ashtu i Dërguari Allahut ka thënë:
    Muslimani i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se Muslimani i dobët, edhe pse tek nga të dy ka mirësi.
    Merru me atë që të bën dobi dhe mos u bëj i paaftë.
    Nëse të godet diçka mos thuaj: sikur të bëja kështu, do ndodhëte ashtu.
    Por thuaj: Caktim i Allahut, bëri çfarë deshti. (Muslimi 2664)
    “O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur…”
    (Ali imran:200)
    Muhamedi a.s pas shumë përpjekjeve dhe fërkimeve ushtarake në fund e vendosi Drejtësinë.

  • “dhe ishujt do të presin ligjin e tij”
    Ka thënë i Dërguari Allahut a.s:
    Vërtetë kjo çështje (islami) do të arrijë aty ku arrin dita dhe nata. Nuk do të mbetet shtëpi e Mudarit (tokë argjilore) dhe shtëpi e Uabarit vetëm se Allahu do ta fut aty këtë fe…
    (Ahmedi 1698), (Et Tebarani 1280), (Hakimi 8328).
    “U urdhërova me një Qytet që i hante Qytetet e tjera, i thonin Jethrib.
    Kjo është Medineh.
    (Buhariu:1871)
    Sot Islami është i pranishëm në gati çdo ishull, dhe akoma është në shpërndarje e sipër.
    Vargu 4 u përmbushë plotësishtë.

    VARGU 5 DHE 6
    5. Kështu thotë Perëndia, Zoti, që ka krijuar qiejt dhe i ka shpalosur, që ka shtruar tokën dhe gjërat që ajo prodhon, që i jep frymëmarrje popullit dhe jetë atyre që ecin në të:
    6. Unë, Zoti, të kam thirrur sipas drejtësisë dhe do të të zë për dore, do të të ruaj dhe do të bëj aleancën e popullit dhe dritën e kombeve.

  • “do të të zë për dore, do të të ruaj”
    Thotë Allahu në Kur’an:
    …Allahu të garanton mbrojtje nga njerëzit.
    (El Maide:67)
    …Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të dhe e mbështeti me një ushtri, që ju nuk e patë.
    (Teubeh:40)
    • “dhe do të bëj aleancën e popullit”
    Thotë Allahu në Kur’an:
    …Ky (Kur’ani) është e vërtetë nga Zoti yt, që ta paralajmërosh një popull që nuk u erdhi asnjë paralajmërues më përpara.
    (Sexhde:3)
    Pra Popullit Arab deri para Muhamedit nuk u erdhi asnjë i Dërguar që Perëndia të bënte aleanc me ta. Aleanca e parë me popullin Arab u bë nëpërmjet Muhamedit a.s.
    Dhe kështu Ne u bëmë juve një pupull të drejtë për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, dhe për të qenë i Dërguari dëshmitar ndaj jush.
    (El Bekare:143)
    • “dhe dritën e kombeve”
    “Ne te derguam ty (O Muhamed), deshmitarë, lajmetar, sjellës i lajmit të mirë dhe paralajmërues. Dhe me urdherin e Allahut, thirres per ne rrugen e Tij dhe Kandil Ndriçues (El Ahzab: 45-46)
    “O ju njerëz, juve ju erdhi një provë nga Zoti juaj dhu ju zbriti një Dritë e dukshme.”
    (Nisa:174)
    “…Juve ju erdhi nga Allahu një Dritë dhe një Libër i qartë.”
    (El Maide:15)
    Kuj Allahu ia ka hapur gjoksin për islamin, ai është në dritë prej Zotit të tij”.
    (ez Zumer:22)
    Vargu 5 dhe 6 përmbushen plotësishtë.

    VARGU 7
    7. për t’u hapur sytë të verbërve, për të nxjerrë nga burgu të burgosurit dhe ata që dergjen në terr.
    • “Të verbërit dhe ata që dergjen në terr” janë populli i Muhamedit, i cili me plotë kuptimin e fjalës deri para ardhjes së Muhamedit a.s ishin të verbër dhe në errësirë.
    Thotë Allahu në Kur’an:
    Allahu është Mbikqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata nga errësirat në Dritë.
    (El Bekare:257)
    • “për të nxjerrë nga burgu të burgosurit”
    Kjo pjesë nga ky varg tregon se Profeti që do dërgohej do të kishte të burgosur dhe do ti lironte këta të burgosur.
    Në betejën e Bedrit Muslimanët kapën 70 lufetarë nga paganët e Mekës (Buhariu:3039).
    Profeti (a.s) i shpërndau këta të burgosur në mesin e shokëve të tij (Ibn Is-haku;309) dhe i urdhëroi të silleshin mirë (El Tebaranij:18444) dhe po ashtu i urdhëroi ti ushqenin me atë që ushqeheshin vetë (Ali;63) dhe ti vishnin me atë që visheshin vetë. (Buhariu:3008).
    Më vonë Profeti i lirioi këta të burgosur në këmbim të dëmshpërblimit, kurse të varfërit që nuk kishin mundësi pagese u vuri kusht që çdo njëri nga ata ti mësonte 10 fëmijve Musliman shkrimin dhe leximin.
    (Ibn Is-hak: 741; Historia e el Tabariut:1987).
    Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë janë nevojtarë…” (Insan:8)
    “…Lironi falas, ose kërkoni dëmshpërblim…”
    (Muhamed:4)
    …Le ta lirojnë një të burgosur…
    (Muxhadele:3)
    Vargu 7 u përmbush plotësishtë.

    8. Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t’i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura.
    Koment: Ky varg tregon Perëndia emrin dhe lavdinë e Tij nuk do ja jep askujë e sidomos shëmbëlltyrave apo idhujve të gdhendur.
    Po e bëj një pyetje retorike, te kush u dërgua Muhamedi ?
    Muhamedi u dërgua te një popull që vetëm në Ka’be kishin vendosur 360 idhuj të gdhendur nga guri e druri e të cilët i adhuronin në vend të Perëndisë.
    Prandaj vargu 8 përmbushet plotësisht me Muhamedin a.s dhe jo me Jezusin i cili u dërgua te një popull që e adhuronin Perëndinë, të vetëm duke mos i shoqëruar asgjë.

    VARGU 9 DHE 10
    9. Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë”.
    10. I këndoni Zotit një kantik të ri, lëvdimin e tij nga skajet e tokës, o ju që zbrisni në det, dhe atë që ai përmban, ishujt dhe banorët e tyre.
    Koment:
    •” I këndoni Zotit një kantik të ri”
    Ky varg qartas tregon se në të ardhmen do ti këndohej Perëndisë një Kantik i ri.
    Çfarë do të thotë kjo ?
    Do të thotë që një Libër i ri do Shpallej nga Perëndia dhe ky libër i ri do të ishte në një gjuhë tjetër dhe do këndohej në çdo skaj të Tokës.
    • “o ju që zbrisni në det”
    Ka për qëllim gadishullin Arabik dhe siq dihet gjeografikisht ky gadishull është i rrethuar me det.
    Vargu 9 dhe 10 u përmbush plotësishtë.

    VARGU 11 DHE 12
    11. Shkretëtira dhe qytetet e tij të lartojnë zërin e tyre, bashkë me fshatrat në të cilat banojnë ata të Kedarit. Le të ngazëllojnë banorët e Selas, le të lëshojnë britma nga maja e maleve.
    12. Le t’i japin lavdi Zotit, le ta shpallin lëvdimin e tij në ishuj.
    Koment:
    • “Shkretëtira dhe qytetet e tij të lartojnë zërin e tyre, bashkë me fshatrat në të cilat banojnë ata të Kedarit”
    Nga të gjithë popujt e botës ky varg zgjodhi të përmendë Shkretëtirën dhe Kedarin.
    Po kush është Kedari ?
    Sipas biblës Kedari ishte biri i Ishmaelit dhe kudo në bibël Kedari është lidhur ngusht me Arabinë.
    Këta janë emrat e bijve të Ismaelit, sipas emrit të brezave të tyre: Nebajothi, i parëlinduri i Ismaelit; pastaj Kedari,…
    (Zanafilla 25:13)
    …i parëlinduri i Ismaelit ishte Nebajothi; pastaj vinin Kedari…
    (1 Kronikave 1:29)
    Arabia dhe tërë princat e Kedarit bënin tregti me ty…
    (Ezekieli 27:21)
    Po ashtu në historin e Arabisë, Kedari nihet edhe si mbretëri
    (Arabisht: مملكة قيدا) Mbretëria Kedarite, ishte kryesishtë një konfederatë e fiseve nomade në gadishullin Arabik.
    E përshkruar si “fiset më të organizuara të veriut të Arabisë” kjo mbretëri ishte në kulmin e saj pikërishtë në shekullin e 6 dhe kontrollonin një rajon të gjërë. [1] [2] [3] [4] [1] Stearns and Langer, 2001, f. 41.
    [2] Eshel in Lipschitz et al., 2007, f. 149.
    [3] King, 1993, f. 40.
    [4] Meyers, 1997, f. 223.

  • “Le të ngazëllojnë banorët e Selas,”
    Vargu vazhdon dhe tregon një vend të veçantë “Sela”.
    Çka është Sela dhe ku ndodhet ?
    Sela (Arabisht: سَلْعٍ) është një mal i cili ndodhet në Medinë, sot e njohur si Arabia Saudite.
    Mali Sela سَلْعٍ pikërisht me këtë emër është përmendur tek lutja e Profetit për shi të cilën e transmeton Enesi (r.a) dhe të cilën e shënon (Buhariu:1013).
    Enesi (r.a) shton: Ne nuk pamë asnjë pjes reje edhe pse nuk kishte asnjë shtëpi mes nesh dhe Selas.
    Po ashtu Mali Sela përmendet edhe tek një Hadith tjetër.
    Kab ibn Malik r.a tregon: Kishim disa dele të cilat i kullotnim në Sela سَلْعٍ….
    (Buhariu:2304)
    Po ashtu Muhamedi a.s në betejën e Hendekut u ngjit në malin Sela dhe e luti Allahun për fitore.
    • “le të lëshojnë britma nga maja e maleve.”
    Për të mos u mjaftuar me kaq vargu vazhdon e thotë: le të lëshojnë britma nga maja e maleve.
    Dhe pikërisht kjo gjë ndodhi me arritjen e parë të Muhamedit a.s në Medine (Sela), banorët e këtij qyteti, të njohur si Ensar (Ndihmësit) dolën nga shtëpitë e tyre, u ngjitën nëpër kodra e pemë dhe e kënduan një këngë që sot nihet si Tala’ al-bedru Alejna (Arabisht: طلع البدر علينا).
    Vargu 11 dhe 12 u përmbish plotësisht nga Muhamedi a.s

    VARGU 13
    13. Zoti do të shkojë përpara si një hero, do të nxisë dëshirën e tij të zjarrtë si një luftëtar, do të lëshojë një klithmë, po një klithmë therëse; do të triumfojë mbi armiqtë e tij.
    Koment:
    Ky varg në mënyrë të prerë tregon se Profeti që do dërgohej do i nevoitej edhe të Luftonte.
    U është bërë obligim lufta juve e ajo është e urrejtur për ju. Por ndodh që ju ta urreni diçka e ajo është e mirë për ju…
    (El Bekare: 216)
    Por në këtë luftë ky Profet nuk do ishte i vetëm por do kishte si përkrahje ndihmën e Perëndisë.
    Ajo që sot përdoret nga të krishterë si armë kundër Muhamedit dhe personalitetit të tij, pra Luftërat e shumta, në fakt e kanë të shkruar në biblën e tyre se këtij Profeti do i duhej patjetër që ta përdorte forcën.
    Argumentet se Perëndia ishte ai që luftoi nëpërmjet duarve të Muhamedit a.s janë të shumëta.
    “…ti nuk ke gjuajtur kur gjuajte, por Allahu ka gjuajtur.” (Enfal:17)
    “…dhe e mbështeti me një ushtri, që ju nuk e patë…”
    (Teube:40)

Kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai u është përgjigjur: Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj që vijnë një pas një.
Allahu nuk e bëri atë (ndihmën) për tjetër, vetëm t’ju gëzojë dhe t’i qetësoj me të zemrat tuaja, pse ndihma në realitet është vetëm prej Allahut.
(Enfal:9-10)
“Kur Zoti yt u tha Engjëjve: Unë jam me ju, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj)”
(Enfal:12)
• “do të triumfojë mbi armiqtë e tij.”
“Vërtetë, pala e Allahut do të jetë fituese.” (Maide: 56)
“Allahu ka vendosur: Unë dhe të dërguarit e Mi do të triumfojmë”
(Muxhadile :21)
Muhamedi triumfoi mbi armiqt e tij dhe kjo gjë është e ditur botërisht, për dallim nga Jezusi i cili sipas të krishterëve u malltretua dhe u vra nga armiqt e tij.
Vargu 13 u përmbush plotësishtë.

VARGU 14 DHE 15
14. “Për një kohë të gjatë kam qëndruar në heshtje, nuk kam folur, e kam përmbajtur veten; por tani do të bërtas si një grua që heq të prerat e lindjes, do të marr frymë me vështirësi dhe njëkohësisht do të shfryj.
15. Do të shkretoj malet dhe kodrat dhe do të t’i thaj tërë bimët e blerta; do t’i katandis lumenjtë në ishuj dhe do të thaj pellgjet.
Koment:
Të Krishterët thonë: “Pse t’i besojm Muhamedit, kur ai erdhi 600 vite pas Jezusit”.
Kjo thënie e tyre, tregon injorancë, tregon se ata edhe pse e lexojnë Biblën ata nuk e kuptojnë, argument për këtë është Fjala e Allahut:
Shembulli i atyre që janë obliguar me Teurat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra.
(Xhuma:5)
Ata e lexojnë te Isaiah: 42 vargu 14 se deri te ardhja e këtij Shërbëtori nga Arabia, Perëndia do të qëndronte në heshtje për një kohë të gjatë, nuk do fliste nëpërmjet Profetëve deri në ardhjen e Shërbëtorit të zgjedhur.
Kush erdhi pas 600 viteve nga Fjala e fundit e Perëndisë të cilën ja shpalli Jezusit, a nuk erdhi Muhamedi ?
Padyshim se po.
Ky varg nuk mund ti referohet Jezusit sepse vitet në mes Jezusit, Gjon Pagëzorit, dhe Zakarias mund të numërohen me gishta!
Prandaj, vargu 14 dhe 15 u përmbushë plotësishtë me Muhamedin a.s.

VARGU 16
16. Do t’i bëj të verbrit të ecin nëpër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t’i çoj nëpër shtigje të panjohura; do të ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t’i braktis.
Koment: Më lart e argumentuam se të verbërit janë Arabët, më saktësisht idhujtarët.
” një rrugë që nuk i nihnin dhe do t’i çoj nëpër shtigje të panjohura”
Kjo pjesë e këtij vargu tregon se ajo që do të sillte ky Profet do të jetë diçka e panjohur dhe e padëgjuar më parë.
Pikërisht ky ishte edhe reagimi më i shpesht i “të verbërve” pra i Arabëve idhujtarë.
Argumente për këto që thamë janë të shumëta.
“Ata u çuditën se u erdhi Paralajmëruesi nga mesi i tyre. Mohuesit thanë: ky është magjistarë e gënjeshtarë.
A po i bën zotat tanë një Zot të vetëm ?
Kjo është një gjë shumë e çuditshme.”
(Sad:4-5)
Për idhujtarët ishin shtigje të panjohura kjo në të cilën po i thirrëte Muhamedi a.s.
“A është e çuditshme për njerëzit se Ne një burri nga mesi i tyre i thamë: Paralajmëroi njerëzit dhe jepju lajmin e mirë atyre që besuan se ata kanë pozit të lartë te Zoti i tyre.”
(Junus:2)
Po ashtu një shteg i panjohur për këta të verbër ishte edhe Ringjallja.
“A kur të vdesim e të bëhemi dhe e eshtra, do të ngjallemi ?
A edhe baballarët tanë të lashtë ?
(Safat:16-17)
Kur’ani ka përmendur edhe shumë rrugë dhe shtigje që për idhujtarët e Mekës ishin të panjohura deri para ardhjes së Muhamedit a.s.

  • “do të ndryshoj para tyre terrin në dritë”
    “Me anë të tij (Kur’anit) Allahu udhëzon të gjithë ata që kërkojnë kënaqësinë e Tij në rrugët e paqes dhe sigurisë, dhe me vullnetin e Tij i nxjerr ata nga errësira, në dritë, dhe i udhëzon ata në një rrugë që është e drejtë”.
    (El Maide:16)
    “Allahu është Mbikqyrës i atyre që e besojnë, i nxjerr ata nga errësirat në Dritë.”
    (El Bekare:257)
    Ky varg u përmbush plotësishtë.

    VARGU 17
    17. Do të kthejnë kurrizin plot me turp ata që kanë besim në shëmbëlltyrat e gdhendua dhe u thonë shëmbëlltyrave të derdhura: “Ju jeni perënditë tona!”.
    Koment:
    • “Do të kthejnë kurrizin plot me turp ata që kanë besim në shëmbëlltyrat e gdhendua”
    Kjo pjesë tregon se përgundimisht idhujtarët do tu drejtohet kurrizi, pra do qëndrojn drejt para Allahut të madhëruar.
    • “dhe u thonë shëmbëlltyrave të derdhura: Ju jeni Perënditë tona!”
    Më lartë e kemi sqaruar kush janë këta që i adhurojnë shëmbëlltyrat apo idhujt, por do sjellim edhe disa vargje për ta vulosur bindjen se këta ishin paganët e Mekës.
    “E nga njerëzit ka që në vend të Allahut kan marrë idhuj, i duan ata si dashuria për Allahun…”
    (El Bekare:165)
    “Ju në vend të Allahut jeni duke adhuruar idhuj, ju vet po e krijoni gënjeshtrën.”
    (Ankebutë:17)
    “E megjithatë ata adhurojnë në vend të Tij zota, të cilët nuk krijojnë asgjë e që vetë janë të krijuar, që nuk zotërojnë për veten as dëm e as dobi e që nuk janë në gjendje të japin as vdekjen, as jetën e as që të ringjallin.” (Furkan:3)
    Vargu 17 u përmbush plotësishtë.