BOTIMI I KARIKATURAVE NDAJ MUHAMEDIT A.S. OFENDIM PËR FENË ISLAME

Senad Maku
Shkurt 2006

Kaluan më shumë se katër muaj që kur gazeta Daneze “Jyllands-Posten” në shtatorë të vitit 2005 për herë të parë botoi karikaturat satirizuese të Pejgamberit Muhamed s.a.v.s. (paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të). Më von i ribotuan edhe gazetat tjera duke ndjekur shembullin e gazetës Daneze, si në Austri, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, dhe në disa vende të tjera.
Paraqitja e Muhamedit s.a.v.s. në karikaturat e publikuara, e paraqet atë si terrorist me mjekërr, me sy të fryrë dhe turban në formë të bombës me fitil, si njeri që ka eksploziv në çallmën në kokë. Tjetra duke mbajtur shpatë në dorë e duke thirrur për terorizëm, duke e quajtur si njeri i dhunës dhe terorit. Duke e paraqitur Muhamedin s.a.v.s. në shumë mënyra të tjera negative, djallëzore etj.etj.
Ofendimi dhe përdhosja e dërguarit të Allahut, të fyesh vulën e pejgamberëve përmes disa karikaturave është me të vërtet një fyerje, ofendim i madhë i tërë fesë Islame, një fyerje e rëndë për mbarë rruzullin toksorë, e në veçanti për afro 2 miliard musliman që jetojnë në këtë rruzull; nga aspekti Islam është i ndaluar. Ky parim Islam siç vlen për veprimet ofenduese kundër Muhamedit a.s.,vlen, dhe ne e trajtojmë njëjtë edhe kur bëhet kundër Ibrahimit, Musait, Isait apo cilitdo profet-pejgamber.

Njerëz të ultë me qëllime tendencioze, armiq të së Vërtetës Hyjnore, të pajisur me vese dhe cilësi të ulta, argatë të satanait(djallit) për shkak të zemrës së tyre të prishtë, janë përpjekur të shpifin, t’ia përshkruajnë dhe atribuojnë shembullit më të përkryer të njerëzimit, Muhamedit s.a.v.s., lloj lloj të pavërtetash duke e paraqitur në shumë mënyra negative, me pamje krejtësisht të papranueshme për gjithë besimtarët Islam në botë. Sepse mirëfilli dihet se pejgamberi Muhamed s.a.v.s. nuk ka lënë asnjë fotografi pas vehtes dhe se feja që ai ka lënë pas, pra Islami, nuk është fe e dhunës, nuk është fe e terrorit, por fund e krye është fe e paqës dhe tolerante ndaj feve dhe kulturave tjera në botë.

Paraqitja dhe publikimi i karikaturave të shëmtuara për Muhamedin s.a.v.s. në shumë gazeta evropiane dhe perëndimore, paraqesin qëllim tendecioz djallëzorë politike dhe fetare të kurdisura mirë me qëllim që botën Islame ta fusin në konflikt me vende tjera dhe ta paraqesin atë para opinionit ndërkombëtarë në mënyrat më negative, si nxitës dhe bartës të së keqës etj etj.
Autorët e karikaturave e kajnë ditur fort mirë se ofendimi i Muhamedit s.a.v.s. është një ndër pikat më neurolgjike tek besimtarët Islam të cilët ushqejnë rrespekt dhe dashuri të pa kufi ndaj figurës dhe veprës së tij. Dhe që sot jemi dëshmitarë për ngjarjet në teren si dhe reagimet e muslimanëve nëpër botë.

Arsyetimi i qeverive dhe kryeredaktorëve të revistave dhe gazetave që publikuan karikaturat, arsyetohen kinse ne jemi një shtet demokratik dhe kemi të drejtën dhe lirinë e shprehjes, është një arsyetim me qëllime tendecioze. Sepse liria, kufijtë e lirisë janë deri aty ku nuk cenohet e drejta, respekti dhe dinjiteti i tjetrit. Ndërsa me arsyetimin e demokracisë edhe kjo fjalë është duke u përdorë thjeshtë për qëllime propagandistike e që nuk ka asnjë lidhje të arsyeshme për nëpërkëmbjen e vlerave të tjetrit, kur dihet që fjala demokraci do të thotë sundim i popullit, i shumicës.

Për t’ia sqaruar sadopak lexuesit të nderuar qëllimin e fesë Islame ndaj njerëzimit, dhe duke ia tërhjekur vërejtjen se ata mendime negative që e paraqesin qëllimtkëqijtë të fes Islame, janë vetëm gënjeshtra dhe që mundohen të mbjellin farën e dyshimit arrogancën ndaj fesë Islame.
Ka shumë raste që historia na tregon në kohën e Muhamedit s.a.v.s. Kur ai ishte fyer madje edhe në prezencë të tij sa ishte gjallë, ai gjithnjë i ka falur dhe nuk ua ka kthyer më të keqe, e që ka mundur ta bëj një gjë të tillë. Këtë ai e bënte nga zemërgjërësia e madhe, mirëpo të gjithë njerëzit nuk mund ti posedojnë vetit e tij. Ç’të bëjmë me afro 2 miliardë masë e popullit të cilit ushqejnë dashuri në zemrat e tyre më shumë se gjithçka në botë-përpos Allahut xh.sh., dhe që e vendosin personalitetin e tij para prindërve, farefisit bile edhe vetvetës së tyre. Si mund të rrimë të qetë kur blasfemohet në syt e tyre njeriu më i dashur në zemrat e tyre. Prandaj shohim të gjitha kto brengosje, shqetësime të cilat shpesh po dalin edhe nga kontrolli, ndoshta edhe pa vetdëshirën e tyre.

Do të paraqesim në pika të shkurtëra, një pjesë nga fjalimi i Muhamedit s.a.v.s. në Haxhin e Lamtumirës, e cila na e shpjegon qartë bazat e lirisë dhe të nderit ndaj njeriut.
Para 14 shekujsh Muhamedi s.a.v.s. në ditët e fundit të jetës së tij, në Haxhin e Lamtumirës, ka thënë:
“O Njerëz! Dëgjoni çka do t’ju them, sepse nuk e di nese do t’ju takoj në këtë vend pas këtij viti.
O njerëz! Kini frikë Zotin dhe respektojeni Atë. Bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve….Ruajeni, respektoni dhe nderojeni vlerën e personalitetit dhe dinjitetit njerëzor. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjere ai që e nënçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Allahut. Ju, o njerëz, pashmangshëm dhe pakthyeshëm do t’i ktheheni Allahut të Amshueshëm dhe Ai do t’ju marrë në përgjegjësi për veprat dhe punën tuaj….
O besimdrejtë! Ta dini, ta mbani mend dhe të jeni të bindur se përfundoi koha e mosdijes dhe traditave të këqija, që i sollën fatkeqësi të shumta gjinisë njerëzore. Unë jua kam treguar rrugën e shpëtimit, nëpër të cilën duhet të shkoni…. Gjakmarrja është e ndaluar….Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara….
Ju të gjithë jeni pIotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu ndaj të kuqit, e as i kuqi ndaj të ziut përveç me devotshmëri. Të gjithë jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi është prej dheut.
O muslimanë! Duhet të kujdeseni, të duheni dhe të ndihmoheni ndërmjet vete. Nuk guxoni ta ofendoni njëri-tjetrin, e as t’i merrni me dhunë njëri-tjetrit diçka. Këto janë mëkate të rënda. Merreni vetëm ate që me vetëdëshirë ju jepet. ….Kurrë mos e shkelni të drejtën dhe nderin e askujt. Vetvetes mos i bëni dhunë. Mos harroni se mëshira është një ndër bazat kryesore të Islamit.
0 njerëz! Dëgjoni çka po ju them dhe mbajeni mend mirë. Unë po jua lë librin e Zotit – Kur’anin – te cilit nëse i përmbaheni gjithnjë do t’ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësise dhe së vërtetës. Kur’ani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e Allahut, fjalë e Tij, në vërtetësinë e së cilës nuk ka kurrfarë dyshimi.
Para vetes e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur dhe punuar, jam përpjekur që të jetë në pajtim të plotë me urdhrat e Allahut. Ju vërtet nuk do të gjendeni në lajthitje përderisa t’i përmbaheni Kur’anit dhe sunnetit tim.
O besimdrejtë! Thuajeni gjithnjë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë le të mos ju largojë nga rruga e të drejtave dhe drejtësisë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësohuni nga Allahu! Ai e sheh punën tuaj.
O njerëz! I dëgjuat porositë e mia, futini në zemrat tuaja e në jetën tuaj. Të gjithë ata që i kanë dëgjuar këto fjalë të mia, le t’ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, sepse prej tyre mund të ketë më mbamendës se vetë dëgjuesit.

(Pas një pauze të shkurtër, i Dërguari i Zotit me një zë më të butë ka thënë):
“A e percolla mesazhin e Allahut tek ju, o njerez?”
“O i Dërguari i Zotit! Ti besnikërisht e ke përmbushur misionin tënd dhe neve na ke komunikuar çka të ka urdhëruar Zoti”, u përgjigjën më se 100 000 haxhinjte e pranishëm.
(Atëherë Muhammedi a.s. me zë solemn tha:)
“O Zoti im, dëshmo (në këtë)!
(Të njëjtën ditë, Zoti i Lavdishëm e shpalli ajetin Kur’anorë):
“Sot persosa per ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntine time, dhe zgjodha per ju Islamin fe”. (Sure Maide, 3).

Pas leximit të fjalëve të fundit në haxhin lamtumirës të Pejgamberit Muhamed s.a.v.s. të cilën e sollëm me disa shkurtime, lexuesit mund të gjykojnë vetë se pse besimtarët Islam janë të lënduar nga fyerjet dhe shpifjet që i janë etiketuar dhe atribuar Muhamedit s.a.v.s. me rastin e publikimit, të karikaturave nga injorantët dhe islamofobët perendimorë…!?
Shumë njerëz të mëdhenj nga bota joislame Muhamedin s.a.v.s. e kanë përshkruar me fjalë të mira, të cilët ne do ti paraqesim vetëm tre prej tyre:
“Muhamedi a.s. është personaliteti i jashtzakonshëm. Muhamed, më vjen keq që s’isha bashkëkohësi yt. Njerëzimi, vetëm njëher, ka parë një figurë të tillë unikale, siç ishe ti dhe më s’do të ketë rastin të shohë (të ngjashëm). Unë, me respektin më të madhë, përulem, para paraqitjes tënde të madhërishme”. (Princi Otto Von Bismark)
“Nëse madhështia e njerëzve matet me madhështinë e veprave të tyre, atëher Muhamedi a.s. është nga më të madhërishmit që ka njohur historia”. (Gustav Lebon)
“Nëse madhështia e qëllimit, thjeshtësia e mendimit dhe rezulltatet e arritura, janë tri kritere të gjenialitetit njerëzor, kush mund të marrë guximin të krahasojë, cilindo njeri të madhë, në historinë njerëzore, me Muhamedin a.s.?” (Lamartini)
Muslimanët në gjithë rruzullin toksorë duhet të ruajnë gjakftoftësinë dhe mos të marrin asnjë veprim të pamatur, dhe çdo tentim për ta degjeneruar apo provokuar Fenë Islame do të dështojë, siç ka dështuar shumë herë.
Allahu xh.sh. në Kur’anin Famëlartë thotë:
“Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë”. (Saff: 8-9)