Enigmë në Bibël

Enigmë në Bibël

Sadat Musa

10 pyetje enigmatike në Bibël:

1. A e ka parë kush Zotin ?
a) Askush nuk e ka pare ndonjëherë zotin [1 Gjoni 4:12] b) Amosi e ka pare zotin [Amosi 7:7] c) Askush se ka pare zotin veç zotit [Gjoni1:18] d) Abrahami e ka pare zotin [Zanafilla 18:1] e) Moisiu, Aaroni, Nadabi, Abihu dhe 70 pleq e kane pare zotin [Dalja 24]

2. A duhet ta duam zotin apo ta kemi frike ?
a) Duhet ta duam zotin [Ligji i përtirë 6:5] b) Duhet ta kemi frike [Ligji i përtirë 6:13] c) Duhet ta duam [Mateu 22:37] d) Ta kemi frike [1 Pjetri 2:17] e) Dashuria s’mund te përzihet me friken [1 Gjoni 4:18]

3. A gënjen Zoti ?
a) Zoti nuk gënjen, nuk e ndryshon mendjen” [1 Samueli 15:29] b) Zoti gënjen Adamin se do vdesë ditën qe do haje frytin, por Adami jeton pas asaj, largohet nga edeni dhe jeton 930 vjet [Zanafilla 2:17 – Zanafilla 5:5] c) Për zotin është e pamundur te gënjeje” [Hebrenjve 6:18 – gjë qe tregon se ai nuk është i gjithëfuqishëm] d) Zoti gënjen [2 Thes 2:11]

4. A e mban Zoti premtimin ?
a) Zoti e mban premtimin, nuk ndryshon mendje, atë qe thotë e bën” [Numrat 23:19] b) Zoti nuk e mban premtimin [1 Samueli 2:30] c) Nuk e mban premtimin dhe ndryshon mendje [1 Sam 2:34]

5. Sa ka zgjatur Përmbytja ?
a) Përmbytja zgjati 40 dite [Zanafilla 7:17] b) Apo zgjati 150 dite [Zanafilla 7:24] c) Gati një vit, nga viti 600 i Noas [Zanafilla 7:11] deri ne vitin e 601 te Noas [Zanafilla 8:13]

6. Kur u “kryqëzua” Jezusi ?
a) Pas ngrënies se pashkës [Marku 15:15] b) Para ngrënies se pashkës[Gjonit 13:1-2; 18:28; 19:14,17].

7. Cila është rruga e shpëtimit ?
a) Të besohet se Perëndia, Zoti është i vetmi Zot [Marku 12:29] b) Te rrëfesh se Jezusi ishte Zoti dhe Perëndia e ringjalli prej se vdekurish [Romakëve 10:9-10]

8. Kush e inspiroj Davidin që të bëjë regjistrimin e Izraelit?
a) Zoti (2.Samuel 24:1)
b) Satanai (1.Kronikave 21:1)

9. Davidi duhej të zgjedhe në mes tri formave te dënimit. Njëra prej tyre ishte , që Zoti për një Kohë të caktuar t`ju dërgoj uri mbi atë vend. Sa vite ishte kjo kohe ?
a) Shtate vite (2.Samuel 24:13)
b) Tre vite (1.Kronikave 21:12)

10. Sa stalla kuajsh kishte Solomoni?
a) Dyzet mijë stalla (1.Mbreterve 4:26)
b) Katër mijë stalla (2.Kronikave 9:25)