I Dërguari me emrin Ahmed

I Dërguari me emrin Ahmed

Artrim Qamili

“Atyre që u kemi dhënë librin (çifutët dhe të krishterët), ata e njohin ate (Muhammedin, alejhis-selam) siç i njohin bijtë e vet, e një grup prej tyre edhepse e dinë këtë, janë duke fshehur të vërtetën” (El-Bekare, 146).

Tregon Ata bin Jesar: “E takova Abdullah bin Amr bin el-As dhe e pyeta: “Më trego përshkrimin e të Dërguarit të Allahut, alejhi selam, që përshkruhet në Teurat”. Ai u përgjegj: “Po (betohem) për Allah! Ai përshkruhet në Teurat me disa nga cilësitë të cilat i janë dhënë atij edhe në Kur’an si: ‘O pejgamber! Ne të kemi dërguar ty si dëshmi mbi Fenë e vëretetë të Allahut dhe si përgëzues të besimtarëve të përkushtuar dhe paralajmërues për mosbesimtarët, dhe mbrojtës për analfabetët. Ti je robi Im, i Dërguari Im dhe të kam emërtuar el-Mutevekil (që i mbështetet Allahut). Ti nuk je as i pasjellshëm, as i ashpër, as që bën zhurmë në tregje dhe ti nuk u bën keq atyre që të bëjnë keq ty, por sillesh ndaj tyre me ndjesë e shpirtmirësi. Allahu nuk do të lerë të vdesë atë (të Dërguarin, alejhi selam) derisa ai t’i drejtojë njerëzit e kërrusur duke i bërë ata të thonë “La ilahe ilallah”, me anë të së cilës do të hapen sytë e verbuar, veshët e shurdhuar dhe zemrat e mbyllura.” (Buhariu).

Çifutët dhe të krishterët e dinin me anë të librave të tyre (Teuratit dhe Inxhilit) se ishte koha e ardhjes së një të Dërguari, cilësitë e të cilit qartë përmendeshin në librat e tyre dhe ishin qartë të dallueshëm. Por “… edhe pse një kohë ata e kishin lutur Allahun (për sjelljen e atij të Dërguari Muhamedit) me qëllim që të fitonin përmbi ata që nuk besuan, atëherë kur tek ata erdhi ajo që ata e kishin dalluar, ata e mohuan atë. Le të bjerë pra mallkimi i Allahut përmbi mosbesimtarët.” (El-Bekare, 89).

Prifti Behira ishte nga dijetarët e mëdhenj të krishtrëve në Basra që mjaft mirë i dinte librat e shpallura të beni Israilëve. Edhe pse e shihte për të parën herë, ky menjëherë e njohu të Dërguarin sipas veçorive të shpallura më herët në librat e shenjtë. E mori të Dërguarin për dore, aso kohe akoma djalosh i mitur, e tha: “Ky do të jetë i Dërguari i tërë botës. Këtë Allahu do ta dërgojë si mëshirë të të gjithë botëve.” Ebu Talibi (xhaxhai i të Dërguarit), që ishte me ta, e pyeti: “Si e di ti këtë?” Ai u përgjigj: “Kur vështronit nga Akabeja, nuk mbeti asnjë gurë, as bimë e as lis pa bërë sexhde, kurse ata nuk i bëjnë sexhde askujt tjetër përveç të Dërguarit. Unë e njoh nga vula e pejgamberisë. sipas nishanit në kërcën e sipërme të shpatullës në formë të mollës. Unë për të kam dëgjuar në shpalljet tona (në Teurat dhe Inxhil)”. E dinte se çifutët mund të njihnin, dhe nga zilia që i Dërguari i fundit nuk është nga populli i tyre, mund t’i bënin ndonjë gjë të keqe ndaj ky prift i ndershëm e luti Ebu Talibin që të mos shkonte me të Dërguarin në Sham.
Pra “O ju ithtarë të librave të parë! Përse e përzieni të vërtetën me gënjeshtrën dhe e fshihni të vërtetën duke e ditur atë.” (Ali-Imran, 71).

II. Musau, alejhi selam, lajmëron (në Teurat) për ardhjen e Muhamedit, a.s

Në Dhjatën e vjetër (Teurat) edhe sot e kësaj dite mund të gjinden shumë citate të ngjashme si ky: “Do t’ju dërgoj atyre një të dërguar nga mesi i vëllezërve të tyre të ngjashëm me ty (o Musa), dhe fjalët e Mia do t’ia vendosi në gojën e tij, kështu që ai t’ju flasë atyre çdo gjë që Unë (Zoti juaj dhe i atij të
Dërguari) e porosis…, fjalët e mia të cilat ai do ti flasë në emrin tim” (Deut, 18: 18-19). Ne do të mjaftohemi vetëm me këtë citat. Duke i komentuar cilësitë: “nga mesi i vëllezërve të tyre” , “i ngjashëm me ty (O Musa)”, “fjalët e Mia (të Zotit) do t’ia vendosi në gojën e tij”, “do të flasë në emirn tim (të Zotit)”, muslimanët dhe të krishterët kanë mospajtim në lidhje me të Dërguarin që Musai, alejhi selam, e paralajmëron se do të vijë pas tij.

Të krishterët thonë: padyshim se ky i dërguar i parlajmëruar në Teurat është Isai. Ja argumentet e tyre:

1. “nga mesi i vëllezërve të tyre” d.m.th. nga mesi i çifutëve, pra edhe Isai sikur Musai (Mojsiu), alejhi selam, janë çifutë, dhe

2.“sikur ty (O Musa)” d.m.th profet i çifutëve sikur që ishin edhe Mojsiu (Musai) edhe Jezusi (Isau), a.s
Muslimanët, në anën tjetër, janë këmbëngulës në atë se i Dërguari i paralajmëruar në te është vetë Muhamedi, a.s, ja edhe argumentet e tyre:
1. Babai dhe nëna: Musai kishte baba dhe nënë. Muhamedi (Ahmedi), a.s, po ashtu kishte baba dhe nënë. Ndërsa Isau (Jezui) kishte vetëm nënë. Ndaj pjesa “të ngjashëm me ty (o Musa)” i referohet Muhamedit, a.s
2. Lindja mrekulli: Musau dhe Muhamedi, a.s, u linden në një mënyrë normale, natyrore, me anë të martesës, respketivisht me bashkim fizik mes mashkullit dhe femrës. Por kjo nuk është e rastit edhe me Isaun, alejhi selam, Allahu, I Madheruar thote: “Përkujto kur engjëjt i thane: “Oj Mejreme, Allahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes…” (Ali imran, 45). “Ajo (Merjemja) tha: “Zoti im, si mund të kem unë djalë e mua s’më ka prekur njeri (asnjë mashkull, nuk jam e martuar)? Ai (Allahu) tha: “Ja, kështu, Alllahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çëshjte, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo bëhet.” (Ali Imran, 47). “Vërtetë çëshjta e Isaut (të lindur pa baba) tek Allahu është sikurse çëshjta e Ademit. Atë e krijoi nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu!” e ai u bë”. (Ali imran, 59). Pra, ” të ngjashëm me ty (o Musa)” i referohet Muhamedit, a.s.

3. Lidhjet martesore: Musau dhe Muhamedi, a.s, u martuan, ndërsa Isau mbeti beqar për tërë jetën dhe kurrë nuk u martua. Pra, “të ngjashëm me ty (o Musa)” i referohet Muhamedit a.s.

4. Isaun populli i tij kurrë nuk e pranoi: Musau dhe Muhamedi, a.s, u pranuan nga populli i tyre si profetë gjatë jetës së tyre. Është e padiskutueshme që çifutët i shkaktuan halle të mëdha Musaut, por sidoqoftë ata si komb e pranuan profetësinë e tij. Arabët po ashtu ia bënë jetën e pamundshme Muhamedit a.s, ai vuajti shumë prej popullit të tij, pas 13 vitesh predikimi u dëbua nga vednlindja e tij -Meka. Megjihtatë, sikur edhe Musain, para vdekjes populli i tij e pranoi më në fund si të Dërguar. D.m.th. “të ngjashëm me ty (o Musa)” i referohet Muhamedit, a.s

5. Udhëheqësia me popullin: Musau dhe Muhamedi a.s, ishin udhëheqës të popujve të tyre, shpirtëror dhe shtetëror. Si Musau ashtu edhe Muhamedi, a.s, gjatë jetës së tyre jepnin urdhëra për zbatimin e ndëshkimeve sipas ligjeve të zbritura atyre nga ana e Allahut. E Isau a.s, këtë nuk e bëri dot. E qartë, “të ngjashëm me ty (o Musa)” i referohet Muhamedit a.s.

6. Pa ligje të reja: Musau dhe Muhamedi a.s, erdhën tek popujt e tyre me ligje të reja, të cilat i anullonin ligjet e shpallura më parë. Allahu thote ne Kuran: “E kur i premtuam Musait (t’ia japim Teuratin për) dyzet netë…” (El-Bekare, 51), “dhe (përkujto) kur ia dhamë Musait librin, dalluesin në mënyrë që të udhëzoheni në rrugë të drejtë” (El-bekare, 53).
Mendoj se nuk ka nevojë të vërtetojmë se Muhamedi a.s, erdhi me ligj të ri… Musau dhe Muhamedi a.s, kanë ardhur me ligje të reja që anullojnë ato të më parshmit. Pra “të ngjashëm me ty (o Musa)” i referohet Muhamedit, a.s.

7. Si e lane këtë botë? Musau dhe Muhamedi a.s, vdiqën me vdekje natyrore. Por nuk ndodhi kështu edhe me Isaun. Sipas të krishterëve ai u vra duke u kryqëzuar dhunshëm, ndersa Islami tregon te verteten si ndodhi “ata nuk e vranë atë (Isaun), as nuk e kryqëzuan, por kështu iu duk atyre dhe ata që kanë mosmarrëveshje për këtë, kanë mjaft dyshime në të…, sigurisht që ata nuk e vranë atë (Isaun)” (En-Nisa, 157) “dhe ai (Isau) do të jetë shenjë njohëse për Orën (d.t.th ai do të zbresë sërish në tokë si shenjë e madhe e Kijametit). Kështu që nuk ka asnjë dyshim për të…” (Ez-Zukhruf, 61). Sigurisht që edhe këtu “të ngjashëm me ty (o Musa)” i referohet Muhamedit a.s.

8. Vendbanimi qiellor: Musau dhe Muhamedi a.s, që të dy gjenden të varosur në tokë, ndërsa edhe kjo nuk është kështu me Isaun, alejhi selam, Sipas krishterëve ai pushon në qiell, sipas Islamit “Allahu e ngriti atë (Isaun) lart (në qiell) pranë Vetes së Tij…” (En-Nisa, 158). D.m.th edhe sipas kësaj “të ngjashëm me ty (o Musa)” i referohet Muhamedit, a.s

9. Muhamedi a.s -vëllau i Musait: Pjesa “nga mesi i vëllezërve të tyre” mund të kuptohet se i Dërguari dhe populli të cilit do t’u dërgohet janë të një kombi. Muhamedi, alejhi selam, ishte i Dërguar i arabëve, plus kësaj edhe i tërë njerëzimit (përfshirë çifutëve dhe krishterëve). Ibrahimi, alejhi selam, kishte dy fëmijë, Is’hakun (me Sarën) dhe Ismailin (me Haxheren). Çifutët janë pasardhës të Is’hakun e arabët të Ismailit, alejhi selam, Sipas citateve biblike dhe atyre Kur’anore fëmijët e njërit djalë përmenden si vëllezër të fëmijëve të djalit tjetër. Pra Musau si pasardhës i Is’hakut e ka vëlla Muhamedin, alejhi selam, si pasrardhës i Ismailit. Atëherë edhe “nga mesi i vëllezërve të tyre” i referohet pikërisht Muhamedit a.s,

10. “Fjalët e Mia do t’i vendos në gojën e tij”: Në Kur’anin famëlartë të shumta janë ajetet që përmbajnë foljen urdhërore “Kul…” (thuaj). Do të pajtoheshit se nëse dikujt i zbret shpallje për të cilën më parë nuk ka pasur aspak njohuri dhe urdhërohet që këtë ta kumtoj është njëlloj sikur fjalët e tjetërkujt të vendosen në gojën e dikujt tjetër. E të dërguarit tone Allahu, xhele shanuhu, për plot 23 vite ia zbriste shpalljen (fjalët e Tij) për të cilat Allahu i Lartësuar betohet: “Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen, që udhëtojnë e fshihen. Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë. Pasha agimin kur ia shkrep! Pa dyshim që ajo është Fjala (Kur’ani i sjellë nga) më i nderuari i dërguar (Xhibrili prej Allahut te Muhamedi,)” (Et-Tekuir, 16-19). D.m.th edhe Kur’ani lajmëron se Ai është fjalë e Allahut, xhele shanuhu, “i vendosur në gojën” e të Dërguarit, a.s, Të përmendim edhe një argument interesant për këtë. Muhamedit, a.s, për here të pare në moshën 40 vjeçare i erdhi shpallja, në një shpellë 5 km. në veri të Mekës, në Hira. Xhibrili (Gabrieli) e urdhëroi atë në gjuhën e tij amtare “Ikre…” (d.t.th. lexo, proklamo, recito). Muhamedi, a.s, tmerrohet prej kësaj dhe përgjigjet: “Unë nuk jam i mësuar”. Më pas Xhibrili për të dytën here e thotë të njejtën duke fituar përgjigjje të njejtë “Unë nuk jam i mësuar”. Të tretën here Xhibrili ia shpall 5 ajetet e para që sot zënë fillimin e kaptinës së 96 (El-Alak) të Kur’anit. Interesant se edhe sot e kësaj dite në “Versionin e mbretit Xhejms” i njohur edhe si “versioni i autorizuar” i Biblës hasen këto versete: “Dhe libri i dorëzohet atij që është i pamësuar, duke i thënë: lexo këtë, ty të lartësoi (Zoti), dhe ai tha: unë nuk jam i mësuar” (Isaijah 29: 12). Vërtetë shumë qartë. Edhe sipas argumenteve Kur’anore edhe sipas atyre Biblike pjesa “Fjalët e Mia do t’i vendos në gojën e tij” i referohet Muhamedit, alejhi selam,

11. “Do të flasë në emrin tim (të Zotit)” Në emër të kujt do ti fliste fjalët i Dërguari “e futura në gojë të tij”? Çdo kaptinë e Kur’anit (pos sures Teube) fillon me “Në emër të Allahut, të Gjithmëshirëshmit, Mëshirëplotit”. Në Kur’an gjinden 114 sure dhe po aq formulime të tilla. Pra, edhe pjesa “Do të flasë në emrin tim (të Zotit)” i referohet Muhamedit a.s.
Këto ishin argumentet e muslimanëve dhe krishterëve. Le të jetë detyrë e juaja të vendosë secili se në anën e kujt rëndojnë ato.

III. Isau a.s emëron (në Inxhil) për ardhjen e Muhamedit, a.s

Janë të shumta profecitë për ardhjen e Muhamedit, a.s, në Inxhil. Do të përmendim disa prej tyre të cilat sot e këasj dite eksistojnë në Ungjillin sipas Gjonit:

1.“Në qoftë se ju më doni mua, do t’i dëgjoni urdhërat e mi. Dhe unë do t’i lutem Atit dhe Ai do të jap një tjetër Qetësues, që ai të mund të jetojë me ju përgjthmonë.” (Gjon 14: 15-16). Po kush pos Muhamedit a.s, do të mund të ishte ky qetësues, duke e ditur se mes Isaut dhe Muhamedit a.s, nuk ka pasur të Dërguar. Ndërsa dijetarët pjesën “ai të mund të jetojë me ju përgjithmonë” e komentuan se ligji që do t’i zbresë atij (sheriati) do të jetë i vetmi ligj i pranuar tek Allahu gjer në Ditën e Fundit.

2. “Pra kur qetësuesi të ketë ardhur, të cilin unë do ta dërgoj te ju nga Ati, ai do të dëshmojë për mua: Edhe ju do të dëshmoni, sepse ju keni qenë me mua që në fillim.” (Gjon 15: 26-27). Allahu i Lartesuar thote: “Dhe kur i frymëzova havarijunët (shokët e Isaut): “Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim!” E ata thanë: “Ne besuam, e ti (o Isa) dëshmo se ne jemi mulimanë” (El-Maide, 111)

3. “…Prapseprap unë po jua them juve të vërtetën; pasi nëse unë nuk largohem, qetësuesi nuk do të vijë te ju, por nëse unë iki, unë do ta dërgojë atë tek ju. Dhe kur ai të ketë ardhur, ai do ta qortojë botën e mëkatit dhe do të vendosë drejtësinë dhe gjykimin.” (Gjon 16: 5-8). Allahu, xhele shanuhu, thotë: “Ne nuk të dërguam (o Muhamed) përpos si mëshirë për Botërat”

4. “… Ja se si do të jetë, kur shpirti i së Vërtetës të ketë ardhur, ai do t’ju tregojë juve të njihni gjithë të vërtetën: pasi ai nuk do të flet nga vetja e tij; por gjithçka që ai do ta dëgjojë, atë ai do ta flasë; dhe ai do të tregojë gjërat e së ardhmes. Ai do të më lavdërojë mua: pasi ai do të marrë nga unë dhe do t’ja tregojë atë juve.” (Gjon 16: 12-24). Allahu i Madherishem: “Dhe ai (Muhamedi) nuk flet nga hamendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.” (En-Nexhm, 3-5). “… Isa, bir i Merjemes, i famshëm në dynja dhe ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit)” (Ali-Imran, 45). “Thuaj: “Ne i kemi besuar Allahut, edhe asaj që na u zbrit neve…Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait…” (Ali-Imran, 84).

Dijetarët Islamë kanë shprehur se personi që përshkruhet nga Isau (Jezusi) për të ardhur pas tij në vargjet e mësipërme nuk përshtatet me asnjë njeri tjetër, por vetëm me Muhamedin a.s, siç edhe vërtetuam. Ky “person” të cilin e profetizoi Isau se do të vijë pas tij në Bibël quhet “Parkalita”. Fjala origjinale është Greqisht dhe kuptimi i saj është “një person të cilin e lavdërojnë shumë”. Kuptimi i fjalës është i përdorshëm dhe i përshtatshëm plotësisht për fjalën “Muhamed” apo “Ahmed” (në arabisht) qw d.m.th. I Lartesuar.

Të përmedim edhe se jo shumë kohë më pare në një bibliotekë wshtw gjetur një Bibël, pa kopertina, i njohur si Ungjilli i Barnabës. Në një nga versetet e saj qartë përmendet se Isau, alejhi selam, i lajmëron pasuesit e tij se do të vijë një i dërguar tjetër pas tij, emri i të cilit do të jetë Ahmed (Muhamed). Këtë edhe Allahu, xhele shanuhu, e tregon në Kur’an: “Dhe kur, Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israil, unë jam i dërguari i Allahut te ju, jam vërtetues i Teuratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thane: “Kjo është magji e hapët” (Es-Saff, 6). Krishterët e zhdukën këtë verset dhe ai sot nuk eksiston në librat e tyre, si edhe shumë të tjerë të ngjashëm me të.

IV. Epilogu

Ndoshta lexuesit i kanë rënë në sy shprehjet e lartëpërmendura “edhe sot e kësaj dite në Teurat eksiston kjo thënie…” apo “edhe sot e kësaj dite në Inxhil eksiston kjo thënie…”. Jemi shprehur kështu sepse krishterët dhe jehuditë në librat e shenjtë të shpallur atyre kanë shtuar dhe hequr, kanë fshirë dhe plotësuar sipas tekeve, epsheve dhe interesave të tyre në situata dhe kohë të ndryshme. Ndaj sot i kemi shumë versione të Biblës, …Krishterët dhe jehuditë vazhdojnë me avazin e vjetër, me duart e tyre shkruajnë dhe ndryshojnë ç’tu kujtohet në librat e shenjtë të tyre. “Atëherë mallkimi qoftë mbi ata që e shkruajnë Librin (Teuratin) me duart e tyre dhe më pas thonë: “Ky është libër prej Allahut” për të bërë
tregti me të për një çmim qesharak! Mallkimi qoftë mbi ata për atë çfarë kanë shkruar duart e tyre dhe mallkimi qoftë mbi ta për çfarë ata fitojnë nga kjo punë” (El-Bekare, 79), apo Allahu i Madhëruar edhe thotë: “Në të vërtetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për të deformuar kuptimin) ashtuqë ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga libri (i vërtetë), madje thonë: “Kjo është nga Allahu” Po ajo nuk është nga Allahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për Allahun.” (Ali-Imran, 78). Ndaj shumë citate të Dhjatës së Vjetër dhe të Re në të cilën në mënyrë direkte dhe decide përshkruhet ardhja e Muhamedit, a.s, dhe umetit të tij sot nuk eksistojnë.
Po neve Allahu, subhanehu ve teala, na lajmëron se: “Muhamedi është i dërguari i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër mosbesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh ata kah përulen (në ruku), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej Allahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes.

Përshkrimi i cilësive të tyre është në Teurat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil…” (El-Fet’h, 29). “Allahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me xhennet…Premtim të cilin e vërtetoi në Teurat, Inxhil e Kur’an” (Et-Teube, 111).
Thotë i Dërguari, a.s, “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im! Sikur Musai të ishte gjallë s’do të kishte shpetim vetëmse duke më pasuar mua” (Ahmedi, Darimiu). O ju që pretendoni se jeni ndjekës të Musaut, alejhi selam, si duhet të jetë puna me ju atëherë.

Thotë i Dërguari, a.s: “Pasha Atë në Duart e të Cilit është shpirti im, padyshim që Isai, biri i Merjemes, shumë shpejt do të zbresë mes jush (muslimanëve si shenjë e Kjametit) dhe do të gjykojë njerëzimin me drejtësi sipas ligjit të Kur’anit…” (Buhariu). O ju që pretendoni se jeni ndjekës të Isaut, alejhi selam, si duhet të jetë puna me ju atëherë.

Atëherë “Thuaju (o i Dërguar): “O ithtarë të librit (të Teuratit dhe Inxhilit), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos Allahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri-tjetrin zotëra pos Allahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra se ne jemi muslimanë!” “(Ali-Imran, 64) dhe dijeni se “Pasha Atë në Duart e të Cilit është shpirti im, nuk ka asnjë krishter ose çifut që dëgjon për mua e të mos më besojë mua dhe shpalljen time e që të mos hudhet në Xhehenem” (Muslimi, Ahmedi)