Isai / Jezusi në Kuran

Isai / Jezusi në Kuran

Muhammad Ata ur – Rahim
Përktheu: Qani Nesimi

(Muhammad Ata ur – Rahim , “JESUS A Prophet of Islam”, 1979 Londër, f. 206 – 220)

Kurani, Libri i fundit i shenjtë, të cilin Krijuesi ia shpalli Pejgamberit të fundit, është burim për njohjen e Jezusit (Isait), që është i panjohur edhe për shumë studiues të krishterimit. Kur’ani nuk na udhëzon vetëm ta njohim më mirë Isain, por, gjithashtu, na shton edhe më tepër respektin dhe dashurinë ndaj tij. Shpallja e fundit, e cila ka ardhur afër gjashtëqind vjet pas lindjes së Isait, na njofton me më të rëndësishmen për jetën dhe mësimet e tij, kurse rolin e tij si pejgamber, për të cilin uniterianët sajojnë gënjeshtra, e vë në një perspektivë të gjerë. Kur’ani jep perspektiva të cilat nuk mund t’i japë ndonjë burim tjetër.
Kur’ani nuk e përshkon jetën e Isait në hollësi, siç bën për ngjarjet specifike. Atij i referohet vetëm me muxhizet dhe fuqinë që i është dhënë, në të shumtën e rasteve me shprehje të përgjithshme. Librit, të cilin ai e ka marrë nga Allahu, gjegjësisht Inxhilit, që përmendet disa herë (në Kur’an), nuk i provohet përmbajtja ekzakte. Mirëpo, Kur’ani është shumë specifik sa u takon qëllimeve të tij, si u shfaq ai (Isai) në tokë, kush është ai, dhe, me peshë paralele, kush nuk është ai dhe si përfundoi misioni i tij.

Para se të vëzhgojmë jetën e tij, do të na ndihmonte ek¬zaminimi se ç’ishte funksioni i tij në tokë, si ai iu për¬shtat modelit që ka ardhur para tij dhe do të vijë pas tij: ai (Kur’ani) përsëri, dhe përsëri ngul këmbë se Isai është një nga vargu i gjatë i pejgamberëve të cilët i janë dër¬gu¬ar popujve të kësaj bote; se ai është pejgamber, udhë¬zi¬met dhe mësimet e të cilit ishin riafirmim dhe vazhdim i udhë¬zimeve të pejgamberëve të dërguar para tij, dhe, gjith¬ashtu, një përgatitje për udhëzimet me të cilat do të dër¬gohen pejgamberët që do të vijnë pas tij.
Përmendja e Isait në Kur’an bëhet që më herët:
“Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dër¬guar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemës i dha¬më argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) shpi¬r¬tin e shenjtë…” (El-Bekaretu, 87).

Paragrafi vijues i Kur’anit na përkujton vargun e pej¬gam¬berëve, pjesë e të cilit është edhe vet Isai. Pas për¬men¬djes së Ibrahimit ajeti vazhdon kështu:
“Ne atij (Ibrahimit) i falëm Ishakun dhe Jakubin dhe se¬cilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhë¬zuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davu¬din, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Har¬u¬nin. Kështu i shpërblejmë bamirësit. Shpërblyem edhe Ze¬ke¬¬ri¬a¬në, Jahjanë, Isain, Ilijasin, të gjithë prej të mirëve të përsosur. Shpërblyem edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lu¬tin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit e tjerë.” (El-En’am, 84 – 86).
Ndërkaq kjo listë e pejgamberëve nuk është e plotë, por ka edhe:
“Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem…” (En-Nisa, 164).

Në fakt, Muhamedi, paqja e Allahut qoftë mbi të, tho¬të se Isai është njëri prej njëqind e njëzet e katër mijë pej¬gamberëve, mes të cilëve nuk ka shkak apo argument për konflikt. Allahu në një paragraf të Kur’anit i thotë pej¬gamberit të Tij:
“Thuaj: Ne i kemi besuar Allahut, edhe asaj që na u zbrit neve edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Isha¬kut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhë¬në Musait dhe Isait, edhe asaj që u është zbritur të gji¬thë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë da¬llimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.” (Ali Im¬ran, 84).
Të gjithë pejgamberët kanë qenë mirë të informuar (të vetëdijshëm) se të gjithë ata kanë qenë të dërguar nga ana e Allahut për një qëllim dhe me mesazh të njëjtë:
“(përkujto) Kur Ne morëm (me betim) prej pej¬gam¬be¬rë¬ve premtimin e tyre; edhe prej teje, prej Nuhut, Ib¬ra¬hi¬mit, Musait, Isait birit të Merjemes, pra morëm prej tyre be¬së të fortë. Për t’i marë në pyetje këta të sinqertë për sin¬qeritetin e tyre, e për jobesimtarët Ai ka përgatitur ndë¬shkim të dhembshëm.” (El-Ahzab, 7 – 8).
“(Ne u patëm thënë) O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se unë e di atë që ju veproni. Kjo fe juaj është e vetmja fe e Unë jam Zoti juaj, ruajuni dënimit Tim.” (El-Mu’minun, 51 – 52).
“Ai ju përcaktoi juve për fe atë që ia pati përcaktuar Nu¬hut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm po¬ro¬si¬tur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta prak¬tikoni fe¬në e drejtë e mos u përçani në të…” (Esh-Shura, 13).

Kështu, figura që shpaloset (për Isain) nuk paraqet veç¬se njeriun e rëndësishëm që është paraqitur në tokë, si një ngjarje e izoluar në një botë tjetër kaotike, ndër¬kaq, sa i takon pejgamberit Isa, ai, si edhe të gjithë pej¬gam¬berët e tjerë, ka qenë i dërguar për kohën dhe pe¬ri¬u¬dhën e tij. Një pjesë e urdhrave të tij shpalosin universin:
“Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgmaberëve) me Isa¬in, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishim më pa¬rë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dri¬të, që ësh¬të vërtetues i Tevratit që kishin më parë, që ishte udhë¬zues dhe këshillues pë të devotshmit.” (El-Maide, 46).
Përveç kësaj, koha, kur Isai ka qenë plotësisht i vetë¬dij¬shëm, ka qenë e kufizuar; e kufizuar me kohën para dhe pas tij:
“Dhe, kur Isai, bir i Merjemes, tha: O bijë të Izraelit, unë jam i dërguar i Allahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ish¬te para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!…”. (Saff, 61).
Koncepti dhe lindja e Isait janë të regjistruara në Kur’an në detaje. Ai jep dritë për fillimin e lindjes dhe të edu¬kimit të nënës së tij, gjë që na ndihmon të kuptojmë se si ajo u përgatit nga ana e Allahut për të qenë nëna e Isait, dhe se si ajo u zgjodh nga Ai:
“(Pëkujtohu) Kur gruaja e Imranit pati thënë: Zoti im, k¬ë¬të që është në barkun tim, unë vendosa ta kushtoj thjesht ve¬tëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vër¬tetë Ti je Ai që dëgjon e di! E kur ajo e lindi, tha: Zoti im, unë e linda femër. Po Allahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbroj¬tje prej Djallit të mallkuar. Zoti i saj e pranoi prem¬ti¬min ashtu si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë dhe të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekerijasë. Sa herë që Zekirijaja hynte në mihrabin (dhomën) e saj gjente tek ajo ushqim e thoshte: Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim? Ajo i thoshte: Ai është nga Allahu, se Allahu atë që do, pa masë e furnizon!. Aty në atë moment Zekerijaja e lut Zotin e tij e thotë: Zoti im, më fal edhe mua nga ana Juaj një pas¬ardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes. E du¬ke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: Allahu të për¬gëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ar-dhur nga Allahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pej¬gam¬ber nga të dalluarit! Ai (Zekerijaja) tha: Zoti im, si mund të kem unë djalë kur mua më ka arritur pleqëria dhe shoq¬ja ime është beronjë? Tha (Allahu): Kështu, Allahu pu¬non çka të dojë! Ai (Zekerijaja) tha: Zoti im, më jep mua një shenjë! Shenja e jote – tha Ai – është që tri ditë nuk do të mund t’u flasësh njerëzve, pos me gjeste (mimikë), e ti për¬mende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mën¬gjes!”. (Ali Imran, 35 – 41).

Jahja ishte pejgamberi i cili i parapriu Isait. Lindja e jash¬tëzakonshme (mu’xhize) e Jahjasë në Kur’an për¬men¬det përsëri në suren “Merjem”:
“(Ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj ro¬bit të vet Zekerijjasë, kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët, e tha: Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dësh¬pë¬ru¬ar”. Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushë¬rinj¬ve se do ta humbin fenë), ndërsa gruaja ime është ste¬ri¬le, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fë¬mi¬jë). Të më trashëgojë mua dhe t’i trashëgojë ata nga fa¬m¬i¬lja e Jakubit, dhe bëre atë, o Zoti im, të këndshëm! (të vye¬shëm)! O Zekerija, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit është Jahja, e që askush para tij nuk u emër¬tua me këtë emër. Ai tha: Zoti im, si do të kem unë djalë kur gruaja ime është që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri të thellë? Tha: Ja, kështu Zoti yt ka thënë, se ajo për Mua ësh¬të lehtë; Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare! Ai (Ze¬kerija) tha: Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)! Ai (Alla¬hu) tha: Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mi¬rë), nuk do të mund t’u flasësh njerëzve tri net (e tri ditë). Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe u dha shenjë adhuroni (Allahun) mëngjes e mbrëmbje. O Jah¬ja, merre librin me shumë kujdes dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë. Dhe nga ana Jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm). Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i pa¬dë¬gjueshëm. Dhe selam (prej nesh) atij ditën kur u lind, di¬tën kur vdes dhe ditën kur ngrihet i gjallë (e përshëndetëm dhe i garantuam)!”. (Merjem, 2 – 15).

Ngjarja e lindjes së Isait tregohet në dy vende të ndry¬shme në Kur’an:
“Përkujto kur engjëjt i thanë: Oj Merjeme, Allahu të da¬lloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet heb¬raike), dhe të lartësoi mbi gratë e botës. Oj Merjeme, vazh¬doje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu bash¬kë me ata që falen! Këto janë nga lajmet e fshehta (të her-shme) që po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mer¬jemes, nuk ishe pranë tyre edhe kur ata ziheshin mes ve¬te. Përkujto kur engjëjt i thanë: Oj Merjeme, Allahu të për¬gëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Mer¬je¬mes, i famshëm në dynja e ahiret dhe nga të afërmit ( e Zotit). E që duke qenë në djep (foshnje) u fletë njerëzve, e edhe si i ritur e që është nga të përsosurit. Ajo tha: Zoti im, si mund të kem unë djalë e mua s’më ka prekur njeri (nuk jam e martuar)? Ai (Allahu) tha: Ja, kështu, Allahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bë¬hu! Ajo menjëherë bëhet. Ai (Allahu) ia mundëson atij lib¬¬rin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin. Dhe, të dër¬guar te bijtë e israilit: unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëjë diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e Allahut bëhet shpend, unë i shëroj të ver¬bë¬rit, të sëmurët në lëkurë, dhe unë me lejen e Allahut ngja¬lli të vdekurit. Unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi nëpër shtëpitë tuaja. Vërtet, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë. Dhe (kam ardhur) që t’ju vër¬tetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kijeni frikë Allahun dhe më dëgjoni mua. Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e drej¬të!. E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mos¬be¬sim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: Kush janë ndih¬më¬ta¬rët e mi për në rrugë të Allahut? Havrijjunët thanë: Ne je¬mi ndihmëtarë të fesë së Allahut, ne i besuam Allahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)! Z¬o¬ti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dësh¬moj¬në (besimin e drejtë)!”. (Ali Imran, 42 – 53).

Kjo ngjarje gjithashtu tregohet edhe në suren “Mer¬jem”:
“E, përkujtoju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje. Ajo, vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhib¬ri¬lin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi. Ajo tha: Unë i mbësh¬tetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikë-sohesh Atij (pra më lër të lirë)! Ai (Xhibrili) tha: Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (Pejgamber). Ajo tha: Si do të kem unë dj¬alë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e mar¬tuar), e as nuk kam qenë e pamoralshme. Ai (Xhibrili) tha: Ja, kështu, ka thënë Zoti yt; ajo për mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana Jonë. Kjo është çështje e kryer. Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët. E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: Ah sa mirë ka qenë për mua të ki¬sha vdekur para kësaj e të isha e harruar qëmoti! E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji). E ti shkunde trupin e hur¬mës se do të bijen dy hurma të freskëta. Ti pra, ha dhe pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: Unë kam vendosur heshtje për hir të të Gjithëmëshirshmit, an¬daj asnjë njeriu sot nuk i flas! Dhe duke e bartur ngrykë shkoi me të te të afërmit e vet ata i thanë: Oj Merjeme, ke bë¬rë një punë shumë të keqe! Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pa¬mo¬ral¬shme! Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: Si t’i flasim atij që është foshnjë në djep? Ai (Isai) tha: Unë jam rob i Allahut, mua më ka dhënë (ka caktur të më ja¬pë) librin dhe më ka bërë pejgamber. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (fal¬je) e zeqat për sa të jem gjallë! Më ka bërë të mi¬rë¬sjell¬shmëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të pa¬dëgjueshëm! Selami (shpëtim prej Allahut) është me mua di¬tën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit i gjallë! Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, bi¬rit të Merjemes te e cila ata shkaktojnë dyshime. Nuk i takoi (nuk ka nevojë) Allahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër ësh¬të Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: “Bë¬hu!”. Ai menjëherë bëhet. (Isai i tha popullit të vet) Dhe se Alla-hu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhurojeni Atë, kjo ësh¬të rrugë (fe) e drejtë.” (Merjem, 16 – 36).

Vendi ku ka lindur Isai përmendet edhe në një pa¬ra¬graf tjetër të Kur’anit:
“Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraqitëm si argumente (mrekulli) dhe i vendosëm që të dy në një rraf¬shnaltë dhe me ujë rrjedhës”. (El-Mu’minun, 50).
Fëmijëria dhe burrëria më e hershme e tij nuk për¬men¬den në Kur’an. Përgjigjja e dishepujve të tij për¬shkru¬het edhe ajo në ajetin vijues:
“O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të Allahut, si Isai biri i Merjemes havarijjunëve (besimatrëve të vet të sin¬qer¬të) u pat thënë: Kush është ndihmëtar imi për në rrugën e Alla¬hut? Havarijjunët i thanë: Ne jemi ndihmëtarë të rru¬gës së Allahut! E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi,…”. (Es-Saff, 14).
Më poshtë, në një sure tjetër, hasim edhe hollësira të tjera për çështjen në fjalë:
“Dhe kur i frymëzove havarijjunët (I urdhërova): Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim! E ata thanë: Ne be¬¬su¬am, e Ti dëshmo se ne jemi muslimanë. Dhe (pëtkujto) kur havarijjunët thanë: O Isa, bir i Merjemes, Zoti yt a mund të na zbresë një tryezë nga qielli? (Isai) Tha: Kijeni fri¬kë Allahun nëse jenë besimtarë! (Ata) Thanë: Ne dë¬shi¬roj¬më të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj! Isai, bir i Merjemes, tha: O Allah, Zoti ynë, zbritna nga qielli një tryezë, të na jetë festë (gëzim) për ne dhe për ata (që vijnë) pas nesh, të je¬të argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi më i mirë! Allahu tha: Unë atë jua zbres, e kush prej jush mo¬hon pastaj, Unë atë e dënoj me një dënim që nuk e dënoj as¬një nga njerëzit”. (El-Maide, 111 – 115).

Kur mësimet e Isait filluan të përhapen, disa udhë¬zime të tij u pranuan e disa u refuzuan:
“Kur iu përmend popullit tënd si shembull biri i Mer¬je¬mes, ata brohoritën. Dhe thanë: A janë më të mirë zotat ta¬në apo ai? Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatërrestarë. Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jash¬tëzakonshëm si përvojë për beni israilët”. (Ez-Zuhruf, 57 – 59).
“…e dërguam Isain të birin e Merjemes dhe atij i dha¬më Inxhilin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e më¬shirë, ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim të vetëm të arrijnë kënaqësinë e Allahut, ata nuk iu për-mbaj¬tën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne u dhamë shpërblimin e tyre, po shumë prej tyre janë më¬katarë (jobesimtarë)”. (El-Hadid, 27).
Mesazhin të cilin e solli ai është i qartë:
“Po kur Isai erdhi me argumente, tha: Erdha te ju me pej¬gamberllëk dhe erdha t’ju sqaroj atë pjesë që e kundër¬shto¬nit, pra kijeni frikë Allahun dhe më respektoni mua! S’ka dyshim, Allahu është Ai Zoti im dhe Zoti juaj, andaj Atë adhurojeni! Kjo është rrugë e drejtë!” (Ez-Zuhruf, 63 – 64).

Mrekullitë e tij përmenden përsëri:
“Allahu (atë ditë) i thotë: O Isa, bir i Merjemes, për¬kuj¬toi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqi¬zova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole nje¬rëz¬ve (kur ishe) në djep dhe (kur ishte) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësisë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time for¬mo¬ve nga balta si formë shpeze i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur i shërove të verbërin dhe të sëmurin nga së¬mund¬ja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhërin Tim i nxo¬re (të gjallë) të vdekurit, kur i sprap¬sa beni isarailët prej teje (që deshën të të mbysin) atë-herë kur u erdhe me ar¬gu¬men¬te, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër veçse ma¬gji e qartë!” (El-Maide, 110).
Konceptet e gabuara për lindjen e Isait rrjedhin nga lan¬simi i tij si “bir i Zotit”:
“(Pas të gjitha argumenteve) ata (jobesimtarët) thanë: Alla¬hu ka fëmijë. Larg asaj është Allahu, Ai s’ka nevojë, e Tij është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë, ju nuk keni ar¬gu¬mente për këtë (që ta thoni), a thoni për Allahun çka nuk dini?” (Junus, 68).
“(përkujto, o i dërguar) Kur Allahu tha: O Isa, Unë po të marr ty, po të ngre tek Unë, po të shpëtoj prej (sherrit të) atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t’i ngre lart mbi ata që nuk besuan deri ditën e kiametit, pastaj ve¬tëm tek Unë është kthimi juaj, e Unë gjykoj mes jush për atë që kundërshtoheshit. Për sa u përket atyre që nuk be¬suan, Unë do t’i ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në kë¬të botë dhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të kenë ndih¬më¬ta¬rë. E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mi¬ra, atyre u jap shpërblim të plotë. Allahu nuk i do të p¬a¬drej¬tit. Këto që po t’i lexojmë ty (o i dërguar) janë nga aje¬tet, janë nga Kur’ani i pa të meta (i rezistueshëm). Vërtet, çësh¬tja e Isait (të lindur pa baba) tek Allahu është sikur çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: Bëhu!, ai u bë.” (Ali Imran, 55 – 59).

“Ata (ithtarët e librit) thanë: Allahu ka fëmijë!? I pas¬tër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në to¬kë, gjithçka i është nënshtruar Atij. Ai është shpikës i qi¬ej¬ve dhe i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, Ai vetëm i thotë: Bëhu!, në atë moment bë-het”. (El-Bekaretu, 116 – 117).
“E ata thanë: I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë! Larg asaj qof¬të madhëria e Tij! Ja ata janë robë të ndershëm! Që nuk fla¬sin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij. Ai (Allahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kë¬naqur Ai, e ata nga frika prej Tij janë të kujdesshëm. Ndër¬sa, kush tho¬të prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndësh¬ki¬mi pë të është xhe¬henemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zu¬llum¬¬qarët. A nuk e di¬në ata, që nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i nda¬më ato të dyja dhe ujin e bëmë ba¬zë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?” (El-Enbija, 26 – 30).
“Ata edhe thanë: I Gjithëfuqishmi ka fëmijë. Ju (be¬sim¬tarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar sa gati i copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë). Për atë se të Gjithë¬më¬shir¬shmit i përshkruan fëmijë. E të Gjithëmëshirshmit nuk i ta¬kon të ketë fëmijë. Nuk ka tjetër vetëm se gjithçka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob”. (Merjem, 88 – 93).

Kur’ani mohon shenjtërinë e Isait:
“E mohuan (e bënë kufr) të vërtetën ata që thanë se: Zot është ai, Mesihu bir i Merjemes. Thuaju: Nëse dë¬sh¬i¬ron Allahu ta shkatërrojnë Mesihun, birin e Merjemes, në¬nën e tij dhe gjithë ç’ka në tokë, kush mund ta pengojë atë? Ve¬tëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe ç’ka në mes ty¬re. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. Allahu është i gji¬thë¬fu¬qi¬shëm për çdo gjë”. (El-Maide, 17).
“Dhe kur Allahu tha: O Isa, bir i Merjemes, e ti nje¬rëz¬ve u the: Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos Alla¬hut!? (Isai) Tha: Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua të them atë që s’është e vërtetë. Ta ki¬sha thënë unë atë, Ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, e unë nuk di ç’ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave! Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhu¬roni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send! Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robërit e Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti”. (El-Maide, 116 – 118).
“Ai (Isai) tha: Unë jam rob i Allahut, mua më ka dhë¬në (më ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë pej¬gam¬ber. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka po¬rositur me namaz (falje) e zeqat për sa të jem gjallë! Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kry¬elartë as të padëgjueshëm!” (Merjem, 30 – 32).

Kur’ani refuzon konceptin e trinisë:
“O ithtarë të librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thoni tjetër gjë për Allahun, përveç asaj që është e vërtetë. Me¬sihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i Allahut. Ish¬te fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte fry¬më (shpirt) nga Ai. Besojeni pra Allahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: Tre (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. Allahu është vetëm një Allah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë ësh¬të vetëm e Tij. Mjafton që Allahu është planifikues i pa¬va¬rur. Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i Allahut, nuk tërhiqen as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhu¬rimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t’i rin¬gjallë dhe do t’i tubojë të gjithë pranë Tij. E përsa u përket aty¬re që besuan dhe vepruan mirë, atyre do t’u përmbushet shpë¬r¬blimi i merituar, por edhe do t’u shtohet prej dhun¬ti¬së së Tij. Përsa u përket atyre që u tërhoqën dhe mbajtën ve¬ten kryelartë, ata do t’i ndëshkojë me një ndëshkim fort të dhembshëm dhe pos Allahut nuk do t’i gjejnë vetes as mbrojtës as ndihmës”. (En-Nisa, 171 – 173).

Kur’ani mohon kryqëzimin e Isait, kurse pohon ngrit¬jen e tij:
“Madje për shkak të thënies së tyre: Ne e kemi mbytur Me¬¬si¬hun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut. Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që ilu¬zoj¬në. E ata me siguri nuk e mbytën atë. Për¬kundrazi, Allahu e ngriti atë pranë Vetes. Allahu është i plo¬tëfuqishëm, i dijshëm”. (En-Nisa, 157 – 158).
Sa për fund:
“Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: Allah ësh¬të ai, Mesihu, bir i Merjemes. E vetë Mesihu, (Isai) tha: O beni israilë, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka nda¬luar (ia ka bërë haram) xhenetin dhe vendi i tij është zja¬rri. Për mizorët nuk ka ndihmës. Gjithashtu bënë kufr ata që thanë: Allahu është i treti i treve. S’ka në gjithësi tjetër pos një Allahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre z¬o¬ta), do t’i kap dënim i dhembshëm, ata që nuk besuan prej tyre. E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te Allahu falje, kur Allahu dihet se falë shumë, është mëshirues? Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, veçse i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ishin që ushqeheshin (si njerëzit e tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si i kthejnë shpinën së vërtetës!” (El-Maide, 72 – 75).
“Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam prej të tjerët, prej tyre pati që Allahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait, birit të Mer¬jemes, i dhamë argumente dhe e përforcuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin). E sikur të donte Allahu, nuk do të mby¬teshin ndërmjet vete ata (populli) që ishin pas tyre, pasi atyre u patën zbritur argumentet, por ata megjithatë u për¬ça¬në. E pati prej tyre që besuan dhe pati të tillë që nuk be¬suan, e sikur të dëshironte Allahu ata nuk do të mbyteshin, por Allahu punon çka dëshiron”. (El-Bekaretu, 253).
Dhe:
“Gjithqysh ti do të vëresh se jahuditë dhe ata që i për¬shkru¬an Zotit shok, (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi më të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët ja¬në ata që thanë: Ne jemë nasara – të krishterë. Këtë nga¬se prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (ulema) dhe të de¬vot¬shëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë”. (El-Maide, 82).

Shkëputur nga libri: Dialogu obligim hyjnor – Qani Nesimi