ISLAMI DHE TERRORIZMI

ISLAMI DHE TERRORIZMI

Akuzat

Një bombë shpërthen në tregun e Jerusalemit. Një vetëvrasës e çon veten në ajër në një autobus plot gra e fëmijë në Tel Aviv. Turistët e huaj masakrohen në një pushimore në Luxor, Egjipt. Fshatra të tëra shkatërrohen në Algjeri. Lista e ngjarjeve përgjatë tër botës e cila simbolizon ‘Terrorin Islamik’ është e pafundme. Qysh nga vitet e shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta kur aeroplanët e Pan Am dhe TWA u kidnapuan, pastaj në mesin e të tetëdhjetave ku në luftën Libaneze, Amerikanë dhe Europianë u mbajtën peng me vite të tëra; e deri në ditët e sotme të gjitha këto incidente do të identifikohen me Islamin. Këto incidente nga e kaluara dhe e tashmja pa dyshim se kanë ndikuar tek Muslimanët në tër botën dhe për më tepër në Perëndim. Çdo musliman që dëshiron ta praktikojë besimin e tij dhe që shprehë dëshirë që të jetojë nën flamurin e Islamit etiketohet si fundamentalist dhe ekstremist. Çdo musliman që hecë rrugëve të Londrës apo Parisit dhe nëse ka mjekërr apo në është femër shami, shikohet si terrorist që me gjasë ka një AK47 të fshehur diku në trup. Sidoqoftë, a janë këto besime dhe opinione lidhur me Islamin të arsyetuara.

Hulumtimi i mitit

Një nga gjërat që ndodhin sot në Perëndim dhe gjetiu është të gjykuarit e Islamit në bazë të sjelljes së një pakice nga njerëzit e tij. Të gjykuarit e tillë është qartë joobjektiv dhe synon shtrembërimin e realitetit të Islamit. Sepse nëse kështu e gjykojmë një fe në bazë të sjelljes së disa njerëzve të saj, atëhere na del se Krishtërimi ka të bëjë me dhunimin-keqtrajtimin e fëmijëve (pedofilinë) ndërsa Hinduizmi është krejt i lidhur me rrënimin dhe shkatërrimin e xhamive. Gjeneralizimet e tilla nuk janë objektive edhe pse shohim se në Perëndim propagandohet një i kuptuar i tillë i Islamit. Cili është realiteti i Islamit atëherë?

Si mund të largohen mitet e tilla që janë krijuar dhe përhapur në mënyrë aq vicioze?

Mënyra e vetme për ta studiuar Islamin është duke e studiuar sistemin e tij të besimit. Bazimi në burimet e Islamit, në Kur’an dhe Sunnet dhe ajo çka thuhet aty. Vetëm kështu mund të gjejmë të vërtetën lidhur me atë se çka thotë Islami rreth terrorit, terrorizmit dhe terroristëve. Ai i cili sinqerisht e kërkon të vërtetën nuk mund ta bëjë ndryshe. Vetë emri Islam vie nga rrënja Arabe e fjalës ‘salama’ që do të thotë paqë. Islami është besim që bazohet në arritjen e paqes nëpërmes nënshtrimit ndaj Allahut. Kështuqë nga ky definim i thjeshte linguistik mund ta marim me mend se çfarë është natyra e këtij besimi. Nëse ky besim është i bazuar në nocionin e paqes, si mund të ndodhë që aq shumë vepra janë bërë nga pasuesit e këtij besimi që janë në kundërshtim me paqën? Përgjegjja është e thjeshtë. Këto vepra, nëse jo të sanksionuara nga feja, nuk kanë vend në të. Ato nuk janë Islamike dhe nuk duhet të etiketohen si Islame.

Xhihadi

Fjala xhihad i tund boshtet e shumë Perëndimorëve. Ata e barazojnë këtë term me dhunë dhe opresion. Sidoqoftë, duhet të thuhet se kuptimi i xhihadit si ‘luftë e shenjtë’ është diçka që është totalisht e huaj dhe që nuk ka të bëjë asgjë me Islamin. Bile, nëse diçka, një përshkrim i tillë i takon më shumë Krishterimit historik dhe pasuesve të tij. Termet si këto qenë përdorur për të arsyetuar therrjet e njerëzve dhe shkatërrimin e qyteteve dhe vendbanimeve gjatë kryqëzatave nga të Krishterët. Duke shikuar thjeshtë në burimet e Islamit mund ta shohim se të kuptuarit e vërtetë të xhihadit është përpjekja në rrugën e Allahut. Kjo përpjekje në rrugën e Allahut mund të jetë edhe paqësore edhe fizike. Profeti Muhammed ka thënë:

‘Xhihadi më i mire është i atij që përpiqet-lufton kundër vetvetes së tij për hir të Allahut, të Madhit, të Madhërishmit’.

Duke kontrolluar dhe luftuar egon e tij, muslimani pastaj mundet edhe fizikisht ta përgatisë vetveten në rrugën e Allahut.

Është xhihadi fizik apo luftues ai që pranon aq shumë kritika. Për shkak të një injorancë të paskrupullt ndaj kësaj formë të xhihadit, Islami konsiderohet si terror ndërsa muslimanët si terroristë. Sidoqoftë, qëllimi elementar i xhihadit fizik është ngritja e fjalës së Allahut e kjo nuk ka të bëjë diqka me religjionin por do të thotë çlirim dhe emancipim i atyrë që vuajnë për liri në tër botën. Nëse dëshirat e pacifistëve do ta mernin rrugën e tyre atëhere bota njëmend do të ishte e mbushur nga anarkia dhe bëmat e këqia. Xhihadi luftues kërkon që ta korrektojë këtë sikur që thotë Allahu në Kur’an: (2:251)

Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit.”

Aq i madh do të ishte korrupcioni në Tokë sikur të mos kishte ekzistuar kurrë xhihadi luftues sa që Allahu thotë: (22:40)

“(U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!” u dëbuan pa kurfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastirët, kishat, tempujt e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues”

Nuk ka si te jetë më e qartë se xhihadi luftues ashtu si i përmendur nga Kur’ani nuk ka të bëjë asgjë me përhapjen e Islamit me dhunë apo me çlirime me anë të bombave vetëvrasëse, kidnapimeve e të ngjashme. Kjo është një luftë që shoqëria e ka borxh ndaj të shtypurve, ndaj atyre të cilëve iu bëhet e padrejtë. Shikoni me vëmendje ajetin e mësipërm. Aty flitet për padrejtësi edhe ndaj kristianëve dhe hebrenjëve. Nga kjo kuptojmë se ajo me çka nënkupton Islami nën xhihad është luftë për të bërë drejtësinë të mbizotërojë mbi të gjithë njerëzit qofshin ata muslimanë, të krishterë, hebrenjë apo të tjerë.

Nëpërmes xhihadit luftues njerëzit e dobët dhe të shtypyr shpëtohen nga tirania e kësaj bote:(4:75)

“ç’keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t’i shpëtuar) të paaftit për  burrat, gratë e fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!”

 

Kushdo që e njeh historinë e hershme të Islamit, do ta dijë se të gjitha ato kombe dhe perandori që erdhën nën Islam, më parë me të vërtetë ishin të shtypyra. Kur shokët e Muhammedit a.s. bënë xhihad ofanziv ndaj Egjiptianëve dhe Persianëve apo Romakëve, ne shohim se njerëzit e këtyre vendeve nuk rezistuan fare. Për arsye se lufta nuk bëhej kundër popullit të këtyre perandorive por për popullin e perandorive; të cilët popuj ishin të shtypur e të torturuar. Kjo nuk kishte të bënte asgjë me Islamin si besim. Besimi i është lënë secilit që ta vendosë vetë për vete dhe ta sqarojë atë në relacion direkt me Perëndinë. Për më tepër, ata e pranuan Islamin deri në atë shkallë sa që vështirë është ta bindësh dikë se xhihadi i Islamit ishte diçka tjetër veqse çlirim i këtyre njerëzve, shpëtim nga shekuj të tërë tiranie. Në fakt në rastin e Egjiptianëve Bizantinë dhe në rastin e popullit të Spanjës, Muslimanët bile ishin të lutur që të vinin dhe ti çlironin këto vende nga shtypja e mbretërve të tyre. Andaj këto nuk ishin luftëra pushtutese por çliruese. Këto janë shënimet e gjurmëve madhështore të xhihadit të Muslimanëve. Vetëm për kuriozitet krahasoje këtë me të dhënat e sulmeve brutale të botës Perëndimore përgjatë shekujsh. Që nga kryqëzatat ndaj muslimanëve deri në ditët e luftrave koloniale bota Perëndimore ka vrarë, shkatërruar kudo që ka shkelur.

Duke shikuar në rregullat dhe rregullimet e xhihadit luftues njerëzve të sinqertë u bëhet plotësisht e qartë se Islami është njëmend fe e të së vërtetës. Edhe kur luftohet një ushtri mizore, pa marrë parasysh sa mizore që është, është e ndaluar në Islam që ata të masakrohen, të torturohen apo të therren. Shkeljet tradhëtore të marrëvershjeve dhe kryerja e vrasjeve pas arritjes së armëpushimit janë poashtu të ndaluara. Allahu në Kur’an thotë: (2:11-12)

“E kur atyre u thuhet: “Mos bëni ç’rregullira në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm paqësues!” A nuk janë vërtet ata ç’rregulluesit?; Por nuk kuptojnë!”

 (2:190)

“Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).”

 (60:8)

“All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë”

Të mos kalosh kufinjtë do të thotë të mos vriten grate dhe fëmijët sepse i Dërguari i Perëndisë ‘ e ka ndaluar vrasjen e fëmijëve dhe grave’. Të mos kalohen kufinjtë poashtu nënkupton të vjetrit, të sëmurët, murgjërit, ata që adhurojnë dhe të tjerët.

Pas leximit të këtyre fragmenteve nga Kur’ani dhe duke e ditur se çka lejon e çka ndalon Islami në xhihad, rregullave të luftës u është dhënë një kuptim tjetër: kuptimi i drejtësisë.

Po sulmet vetëvrasëse

 

E çka tash lidhur me sulmet vetëvrasëse; a janë edhe këto pjesë të xhihadit në rrugën e Allahut? Nga ajo që është thenë më lartë nxirret përfundimi se kjo nuk është formë e besimit. Sidoqoftë, fatkeqësisht shumë muslimanë i kanë marrë sulmet vetëvrasëse si akte virtuoze të cilat meritokan shpërblim. Profeti ka thenë : Ai që e tepron me ekstremizëm do të shkatërrohet. Sulmet vetëvrasëse pa dyshim janë ekstremitet që ka prekur disa muslimanë. Fatkeqësisht disa muslimanë (të pa udhëzuar) sot besojnë se akte të tilla e përgatisin rrugën për ringjalljen dhe rikthimin në ligjet madhështore të Islamit.

Profeti i Allahut ka thenë: Atë që e vret veten e tij me çkado qoftë Allahu do ta dënojë me zjarrin e Xhehnemit.

Disa kanë koncepte të gabuara se duke e vrarë dikush veten për qëllime Islamike, gjoja ai po bëka një vepër që meriton Parajsën. Një herë kur një njeri e vrau veten , Profeti tha: Ai është banor i Ferrit’. Kur njerëzit u befasuan nga kjo Profeti tha: ‘Dikush bën vepra që cilat në sytë e njerëzve të tjerë duken sikur vepra që e meritojnë Parajsën, por në të vërtetë ai është banor i Ferrit’.

Marrja e jetës vetvetes të cilën Allahu e ka dhënë në besë është mëkat i madh. Poashtu marrja e jetës së të tjerëve (gjë që është aq e shpeshtë në rastin e sulmeve vetëvrasëse) është poashtu e ndaluar për arsye se jeta njerëzore është me të vërtetë shumë e vlefshme:(5:32)

“… kush mbyt një njeri, pa  mbytur ai ndonjë tjatër dhe pa  bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit.“

Kështuqë të gjitha llojet e ekstremizmave si marrja peng, vendosja e bombave në vende publike etj janë qartë të ndaluara në Islam.

Problemi i mirëfilltë

Duke kaluar nëpër mësimet e Islamit, shihet qartë se kjo fe vetëm sa i ka bërë mire njerëzimit – e nuk e ka shkatërruar. Përse atëherë ka aq shumë urrejtje në Perëndim për këtë besim fisnik. Përgjegjja është e thjeshtë: MEDIAT dhe KEQKUPTIMI. Janë mediat e influencuara nga hebrenjtë në Perëndim që e kanë portretizuar Islamin si diçka që  ai nuk është. Gjatë viteve të shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta kur PLO (Organizata për çlirimin e Palestinës) ndërmorri disa aksione pengjesh në aeroportet botërore, mediat në Perëndim i përshkruan këto si të ishin Islamike. Kur vetëvrasësit shiitë gjatë të tetëdhjetave krijuan kaos të madh në Liban dhe në Gjirin Persik, mediat e Perëndimit i përshkruan këto aksione si Islamike. Ndërkaq pronarët e këtyre mediave e dinë mire se as PLO e as këto organizata Shiite nuk kanë ideale Islamike.

Para disa vitesh kur u vu bomba në Oklahoma City kryetitulli i gazettes Today e vërtetonte sjelljen e mësipërme. Me fotografinë e një zjarrfikësi që mbante në duar një fëmijë të vdekur, titulli thoshte: Në emër të Islamit. Koha natyrisht vërtetoi  se bigotëria e tillë dhe supozimet e tilla ishin jokorrekte, pasi që doli se ky krim ishte kryer nga Timothy McVeigh një radikal i djathtë, tashmë i dënuar me vdekje. Njësoj kur eksplodoi bomba në metronë e Parisit më 1995, kjo u etiketua si vepër e fanatikëve muslimanë gjithashtu. Ka dalur tash në shesh se Shërbimet sekrete Algjeriane u kanë dhënë ryshfet shumë gazetarëve Europianë dhe personave që i kanë kryer këto aksione terrori. Dëshira për të shtyrë Islamin në hije e errësirë është e madhe nga këta njerëz. Nuk ka nevojë të flitet për shumë raste të tjera që akoma edhe nuk dihen tërësisht:

Duke provuar që ta shkatërrojnë Islamin nëpërmes këtij instrumenti, në media, Hebrenjtë qartë po provojnë që ta portretizojnë për vetveten imazhin e njerëzve të shtypur. Çdo vit na përkujtohet se sa hebrenjë janë zhdukur nën regjimin e Nacistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë mënyrë disi na bëhet që të ndjejmë afeksion ndaj njerëzve që kanë bërë aq shumë krime ndaj Palestinezëve. Disa mund të thonë se ky është një këndvështrim i paragjykuar dhe rasict. Por ne themi; Nëse shumica e mediave në Perëndim e gjetiu nuk do të ishte e orkestruar nga hebrenjtë dhe nëse do të ishin neutrale, atëhere pse Menachem Begin dhe Yitzhak Shamir, dy ish kryeministrat Izraelitë nuk do të trajtoheshin si terroristë?

Kushdo që di për historinë e okupimit të Palestinës do ta thotë se këta dy njerëz ishin anëtarë të Stern Gang dhe Irgun, dy grupe të njohura terroriste të cilat kanë vrarë aq shumë njerëz të pafajshëm. Nëse këto media do të ishin të paanshme me të vërtetë, përse nuk atëherë nuk flasin për shkallën e bombardimeve Izraelite dhe pushtimin illegal të Libanit Jugor e njerëzve të tij?

Arsyeja tjetër e përmendur është të keqkuptuarit e Islamit nga vetë disa të quajtur muslimanë. Sido që të jetë e kemi parë me fakte nga vetë Kur’ani të vërtetën për xhihadin dhe akuzat.

Me një presion të tillë të hatashëm kundër tij është vërtetë bekim nga Allahu se si Islami fuqizohet përherë e më shumë. Vazhdon të rritet më shumë se çfarëdo besimi tjetër në Perëndim duke pushtuar zemrat dhe mendjet e mijëra njerëzve. E tërë kjo as nuk duhet të befasojë përderisa Allahu ka premtuar se ky besim do të ngadhënjejë:(61:9)

“Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë”

 

Është domosdoshmëri që njerëzimi të kthehet kah Islami. Pa të, do të vazhdohet të rrëshqitet në rrugën e pabarazisë dhe errësirës. Me të ne mund të krijojmë shoqëri të drejtë dhe paqësore. Religjion i terrorit? …jo. Rrugë përpara?…po.