KUNDËR GODITJEVE BIBLIKE (Pjesa e pare)

KUNDËR GODITJEVE BIBLIKE (Pjesa e pare)

KUNDËR GODITJEVE BIBLIKE
 

Goditjet Biblike:
Të Krishterët si dhe Dëshmitarët e Jahovait etj. Të cilët nuk i lënë të qetë muslimanët në shtëpit e tyre

Nga AHMED DEEDAT

SI TA PËRDORIM – “ARMËT E BETEJËS”

Në kryqëzatat e tanishme,bota e krishterë ka lëshuar “vrapimin e vrullshëm” (Biblën e Shenjtë) në 2000 gjuhë të ndryshme.Vetëm për arabët,ata kanë botuar Dorëshkrimet e Shenjta të tyre në 15 shkrime dhe dialekte të ndyshme.Kjo është demostruar qartë në faqen tjetër,një riprodhim prej librit të tyre-“Ungjilli në shumë gjuhë”.
Ky manual (udhëzues) do t’ju bëjë të mundut të ktheni “vrapimin e vrullshëm” në një “raketë patriote”.Për të arritur këtë pritet një ushtrim I vogël nga ju.
Gjëja e parë që duhet të bëni është që të gjeni një kopje të biblës,pastaj të ngjitni këtë broshurë në brendësi të kapakut të përparmë të biblës.Përdoreni atë si një “tregues”.Hapi I dytë është që t’I hidhni një sy treguesit.Së treti zgjidhni një temë:p.sh. “Incesti”.Ju do ta gjeni këtë temë në faqen 13.Mbane mend përkufizimin p.sh. “Incesti është një mardhënie seksuale në mes dy personave të afërm” si në mes të babait dhe …gjithashtu në faqen 13.
Tema e parë nën titullin “Incesti” I referohet ZANAFILLËS 19:33-35
Familjarizoni vetveten me citatet.Rrethoni citatet me lass të kuq.Sipër faqes shkruani me të kuqe – “Incesti në mes të babait dhe bijës”.
Në fund të së njëjtës faqe shkruani numrin e faqes së referencës tjetër në Biblën tuaj,p.sh. ZANAFILLA 35:22.Në atë faqe shkruani sipër –“Incesti në mes të nënës dhe birit” dhe rrethoni sërisht citatin me të kuqe,në fund të asaj faqeje shkruani numrin e faqes të referencës tjetër p.sh. ZANAFILLA 38:15-18.
Gjeni citatet dhe rrethojini ato me të kuqe dhe kompletoni ushtrimin si në rastin 1 dhe 2,sipër.Kështu ju jeni I gatshëm të ballafaqoheni me çdo Goditje Biblike.
Pyetni misionarin,kur të afroheni,për kufizimin e fjalës “Incest”.Ndihmojini ata me një shpjegim.Kërkoni nga ata që të marrin Biblën e tyre dhe të lexojnë citatet.Pyetni ata për moralin e tregimit.Nuk ka asgjë!Pra,është imorale!
Bëni ushtrime të njëjta me tema të tjera si “Muhammedi PQMT”.Përdorni një lapsë të gjelbër për titujt dhe rrethimin.Për temën “KUNDËRSHTIMET” përdoreni një shenues me ngjyrë të verdhë.Kështu ju mund të keni Biblën tuaj të koduar me ngjyra,të gatshëm për ta përdorur kundër misionarëve të krishterë.

NGA LIBRI
“UNGJILLI NË SHUMË GJUHË”

MOSTRA NGA 875 GJUHË

PESËMBËDHJETË DORËSHKRIME TË NDRYSHME VETËM PËR VËLLEZËRIT TONË ARABË!!
CILA ËSHTË PËRGJIGJA E MUSLIMANËVE NDAJ KËTIJ SULMI TË TËRBUAR TË KRISHTERËVE?

1.ARABËT dhe ARABIA:Në Biblën e Krishterë.

(a)”Profecia kundër Arabisë.Do ta kaloni natën në pyjet e Arabisë,o karvanë të Dedamitëve.”ISAIA 21:13

Zoti e ka ngarkuar arabëve,detyrën për tia përhapur Mesazhin e Tij njerëzimit.

(b)”…me fshatrat në të cilat banojnë ata të Kedarit…”ISAIA 42:11
Kedarët janë pasardhës të Ishmaelit.

(c)”Arabia dhe tërë princat e Kedarit…”EZEKIEL 27:21

(d)”…ai(Muhammedi-PQMT)u paraqit nga mali Paran(në Arabi)arriti nga mesi I një morie shenjtorësh…”LIGJI I PËRTËRIRË33:2

(Kjo I referohet pushtimit të Mekkës).

(e)”…dhe unë(Zoti I Plotfuqishëm)do t’I bëj(Hebrejtë)ziliqarë me njerëz(Arabët)QË NUK JANË NJË POPULL(që nuk ekziston),do të ngacmoj smirën e tyre(Hebrejve)me një komb QË S’ËSHTË NË VETE”(Arabët para-islamikë).LIGJI I PËRTËRIRË 32:21

2.ABRAHAMI:Ai u marta me motrën e tij(Sarën)(?)

(a)”Atëherë faraoni thirri Abrahamin dhe I tha:”Ç’më bëre?Pse nuk më the se ajo ishte gruaja jote?Pse më the:Është motra ime?”Kësisoj unë e mora sikur të ishte GRUAJA IME.Ja pra ku është gruaja jote;merre më vete dhe nisu!”ZANAFILLA 12:19

(b)”Përveç kësaj ajo(Sara) është NË TË VËRTETË motra ime(!)…dhe pastaj u bë GRUAJA ime(e Abrahamit).”ZANAFILLA 20:12

Agari,gruaja e Abrahamit!“…Kështu pra Saraj…mori shërbyesen e saj Agarin,egjiptaen,dhe ia dha për GRUA burrit të saj Abrahamit.”ZANAFILLA 16:3

Profecia e paplotësuar:

(a)”Dhe ty dhe paraardhësve të tu pas teje(O Abraham),do t’u jap vendin ku ti banon si një I huaj:TËRË VENDIN E KANAANËVE,(Palestinën),në pronësi për gjithnjë;dhe do të jem Perëndia I tyre.”ZANAFILLA 17:8

Gjithashtu ZANAFILLA13:15 dhe EKSODI 32:13.

I ngrati Abraham(PQMT),nuk mori asnjë futë[1] katrorë nga toka e LIRË!

(b)”Ai (Zoti I Plotfuqishëm) NUK I DHA kurrfarë trashëgimie (Abrahamit),AS EDHE VEND PËR TË VËNË NJË KËMBË.Por I premtoi (Zoti)t’ia japë për pronë atij…”VEPRAT E APOSTUJVE 7:5

3.ABSURDITETET në librin e Zotit(?),Biblën e Shenjtë:

(a)Një gomaricë QË FLET:

”Gomarica pa Ëngjëllin e Zotit dhe u shtri nën Balaamin;zemërimi I Ballamit u shtua dhe ai rrahu gomaricën me bastunin e tij.Atëherë Zoti ia çeli gojën gomaricës që I tha Balaamit:”Çfarë të kam bërë që më rreh në këtë mënyrë tri herë me rradhë?”.”NUMRAT 22:27-28

(b)Insektët me KATËR këmbë:

“Do të keni neveri për çdo insekt me krahë që ecën me katër këmbë.”LEVITIKU 11:20.

(c)Lindja e femrave,ndotje e DYFISHTË:

“Zoti I foli akoma Moisiut,duke thënë:”Folu kështu bijve të Izraelit:Në qoftë se një grua mbetet me barrë dhe lind një mashkull,do të jetë e papastër për shtatë ditë,do të jetë e papastër si në ditët e zakoneve të saj.Por në rast se lind një vajzë,ajo do të jetë e papastër dy javë si në kohën e zakoneve të saj;dhe do të rrijë gjashtëdhjetë ditë për t’u pastruar nga gjaku.”LEVITIKU 21:1,2,5.

(d)Shamgari VRET 600 vetë me një shtytje të kaut:

“Mbas Ehudit erdhi Shamgari,bir I Anathit.Ai mundi gjashtëqind Filistej me një hosten qesh;edhe ai çliroi Izraelin.”GJYGJTARËT 3:31

(e)Samsoni VRET 1000 VETË me kockën e nofullës së një gomari:

“Gjeti pastaj një nofull gomari akoma të freskët,shtiu dorën dhe e kapi;me të vrau njëmijë njerëz.Atëherë samsoni tha:Me një nofull gomari,pirgje mbi pirgje!Me një nofull gomari vrava njëmijë njerëz”.GJYQTARËT 15:15 ,16

(f)Një leopard me SHTATË KRERË:

“Dhe pashë të ngjitej nga deti një bishë,që kishte dhjetë brirë dhe shtatë krerë,dhe mbi brirë dhjetë kurora dhe mbi krerë emra blasfemie.Dhe bisha që pashë I ngjante një leopardi;këmbët e saj ishin si të ariut dhe goja e saj si ajo e luanit,dhe dragoi I dha asaj fuqinë e vet,fronin e vet dhe autoritet të madh.”ZBULESA 13:1,2

(g)Të hash MUT dhe të pish SHURRË:

“Por Rabhakehu iu përgjigj atyre në këtë mënyrë:”A më ka dërguar vallë zotëriu im t’I them këto gjëra zotërisë sate dhe ty,apo më tepër njerëzve që qëndrojnë mbi muret,të dënuar të hanë jashqitjet e tyre dhe të pinë shurrën e tyre bashkë me ju.”2 MBRETËRVE 18:27

“Por Rabshakehu u përgjigj:”Zoti im,vallë,më ka dërguar t’I them këto fjalë Zotit tënd dhe ty,dhe jo pikërisht njerëzve që ndodhen mbi muret,të katandisur të hanë jashqitjet e tyre dhe të pinë urinën e tyre bashkë me ju?”ISAIA 36:12

(h)JASHQITJE në fytyrat tuaja:

“Ja,unë do ta shaj farën tuaj,do të hedh jashtqitje mbi fytyrat tuaja,jashtëqitjet e festive tuaja solemne,dhe ju do t’ju marrin bashkë me to.”MALAKIA 2:3

(i)Të hash kuleçë me MUT:

“Do ta hash këtë bukë në formë kuleçësh prej elbi që do t’I pjekësh me jashtqitje njerëzish përpara syve të tyre.Pastaj Zoti tha:Kështu bijtë e Izraelit do të hanë bukën e tyre të ndotur në mes të kombeve ndër të cilët do t’I shpërndaj.Atëherë unë thashë:O,Zot,Zot,unë nuk jam ndotur kurrë;qysh në fëmijëri e deri më sot nuk kam ngrënë kurrë mish kafshe të ngordhur në mënyrë natyrale ose të shqyer dhe nuk më ka hyre në gojë asnjë mish I papastër.Atëherë ai më tha”Ja unë po të jap bajga lopësh në vend të jashtëqitjeve të njeriut;mbi to do të pjekësh bukën tënde.”EZEKIEL 4:12-15

(j)Sansoni kryen mardhënie SEKSUALE me një PROSTITUTË në Gaza:

“Pastaj Sansoni shkoi në Gaza dhe aty pa një prostitutë,dhe hyri tek ajo.”GJYQTARËT 16:1

(k)Ruthi BASHKËJETON me Boazin në një lëmë:

“Ruthi kalon natën në LËMIN e Boazit.”RUTHIT 3:4-15

(l)Davidi FLEN me një vajzë të re,të VIRGJËR:

“…një vajzë e virgjër që ta ndihmojë atë,të kujdese për të e të flerë mbi gjirin e tij;kështu mbreti,zotëria jonë,do të mund të ngopet.”1MBRETËRVE 1:2

4.ALKOOLI:Një këshillë djallëzore në librin e Zotit(?)

(a)”Jepini pije dehëse atij që është duke VDEKUR dhe verë atij që e ka zemrën TË HIDHËRUAR.Le të pijë PËR TË HARRUAR varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.”FJALËT E URTA 31:6,7

Alkooli rekomandohej si më I pëlqyer se uji!

(b)”Mos pi më ujë,por përdor pak verë për stomakun tënd dhe për sëmundjet e tua të shpeshta.”1TIMOTEUT 5:23

Çfarë thotë AA(Alkoolistët Anonimë)?

(c)Alkooli është vepër e ndyrë e Shejtanit…thotë Kur’ani I Shejtë,EL-MAIDE,5:90.

5.RENEGATIZMI:

”Mos iu nënshtro atij dhe mos e dëgjo,syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për të(renegatin);mos e kurse,mos e fsheh.”

“Por ti DUHET TA VRASËSH;dora jote të jetë e para që TË NGRIHET KUNDËR TIJ,PËR TA VRARË;pastaj le të vijë dora e gjithë popullit.”LIGJI I PËRTËRIRË 13:8,9

6.BASTARDI-KOPILI:Kjo fjalë haste TRI herë në Bibël.

(a)”Një KOPIL nuk do të hyjë në asamblenë e Zotit;asnjë nga pasardhësit e tij,qoftë edhe ata të brezit të dhjetë,s’kanë për të hyrë në asamblenë e Zotit.”LIGJI I PËRTËRIRË 23:2

(b)”Një popull BASTARD do të banojë në Ashdod…”ZAKARIA 9:6

(c)”Por,po të mbeteni të pandrequr, kur të gjithë u bënë pjestarë,atëherë jeni KOPILA dhe jo bijë.”HEBRENJVE 12:8

7.SYNETIMI:Një pakt I përhershëm me Zotin.

(a)”DO TË RRETHPRITET(SYNETOHET)si ai që ka lindur në shtëpinë tënde,ashtu edhe ai që është blerë me para(skllevërit tuaj);besëlidhja ime në mishin tuaj do të jetë një besëlidhje E PËRJETSHME.”ZANAFILLA 17:13

(b)”Dhe mashkulli I parrethprerë,që nuk është rrethprerë në mishin e prepucit të tij,DO TË HIDHET JASHTË POPULLIT TË TIJ,sepse ka shkelur besëlidhjen time.”ZANAFILLA 17:14

8.KONTRADITAT:në Bibël-

(a)”Zemërimi I “ZOTIT” u ndez përsëri dhe ai nxiti Davidin…”2SAMUELIT 24:1”Por “SATANAI” u ngrit kundër Izraelit dhe e nxiti Davidin…”1KRONIKAVE 21:1

(b)700 apo 7000 “KALORËS” apo “KËMBËSORË”…?

“…dhe Davidi vrau nga Sirët njerëzit e shtatëqind qerreve dhe katërdhjetëmijë kalorës…”2SAMUELIT 10:18

“…dhe davidi vrau shtatë mijë kalorës dhe katërdhjetëmijë këmbësorë…”1KRONIKAVE 19:18

(c)A kishte Solomoni 2000 apo 3000 bata?

“…ai përmbante dy mijë bate.”1MBRETËRVE 7:26

“…mund të përmbante deri tri mijë bate.”2KRONIKAVE 4:5

(d)A kishte Solomoni 4000 apo 40000 stalla kuajsh?

“Solomoni kishte katër mijë stalla për kuaj…”2KRONIKAVE 9:25

“Solomoni kishte gjithashtu katërdhjetë mijë stalla kuajsh…”1MBRETËRVE 4:26

(e)A kërkoi Sauli KËSHILLË nga Zoti apo NUK KËRKOI?

“Kështu Sauli I kërkoi këshillë Zotit…”1SAMUELIT 28:6

“Dhe nuk ishte këshilluar përkundrazi me Zotin…”1KRONIKAVE 10:14

(f)O qiell,ASNJERI nuk u ngjit?

“Askush nuk u ngjit në qiell…”GJONI 3:13

“…dhe Elia u ngjit në qiell në një shakullinë.”2MBRETËRVE 2:11

Shiko edhe ZANAFILLA 5:24.

(g)Jezusi nuk humbi ASNJË nga dishepuj e tij-

“Por kryeprifti e pyeti Jezusin për dishepujt e tij dhe për doktrinën e tij”GJONI 18:19

“…unë I kam ruajtur ata që ti më ke dhënë dhe askush nga ata nuk ka humbur,përveç birit të humbjes…”GJONI 17:12

(h)”TË GJITHË” janë mëkatarë-

“Kur do të kryejnë mëkate kundër teje(sepse nuk ka njeri që të mos kryejë mëkate)dhe ti…”2KRONIKAVE 6:36

“Kush lindi nga Perëndia NUK KRYEN MËKAT…”1GJON 3:9

9.DAVIDI:Një njeri I rëndësishëm-

Bën shkelje kurore me Bath-Sheban,gruan e Urias:

(a)”Davidi dërgoi lajmëtarë për ta marrë(Bath-Sheban);kështu ajo erdhi tek ai dhe ajo RA NË SHTRAT(patën mardhënie seksuale)me të…”2SAMUELIT 11:4

(b)”Të nesërmen në mëngjez,Davidi I shkroi një letër Joabit dhe ja dërgoi me anë të Uriahut.Në letër kishte shkruar:”Vendoseni Uriahun në vijë të parë,ku beteja është më e ashpër,pastaj tërhiquni nga ai,me qëllim që të goditet dhe të vdesë.”2SAMUELIT 16:6-25.

”…Sa I nderuar ka qenë sot mbreti I Izraelit që u zbulua(lakuriq)para syve të shërbëtoreve të shërbëtoreve të tij,ashtu siç do të zbulohej një harbut.”2SAMUELIT 6:20

10.ZOTI:Cilësitë e papërshtatshme të Zotit-

(a)Një Zot që “FISHKËLLEN”(?)

“Ai do të ngrerë një flamur për kombet e largëta dhe do t’u fërshëllejë nga skajet e tokës;dhe ja,ata do të vijnë shpejt dhe menjëherë.”ISAIA 5:26

“Do t’u fishkëllojë për t’I mbledhur,sepse unë do t’I shpengoj;dhe ata do të shumohen siç janë shumuar më parë.”ZAKARIA 10:18

(b)Në Zot që “HUNGËRON”(?)

“…(Zoti) do të lëshojë një klithmë,po një klihmë therrëse…”ISAIA 42:13

“…Zoti vrumbullon që lart dhe bën që të dëgjohet zëri I tij nga banesa e tij e shejtë;ai do të vrumbullojë me forcë kundër vathës së tij;do të lëshojë një britmë si ata që shtrydhin rrushin kundër gjithë banorëve të tokës.”JEREMIA 20:30

(c)Një Zot”BERBER”(?)

“Atë ditë Zoti me një brisk të marrë hua përtej Lumit,domethënë me mbretin e Asirisë,do të rruajë kokën dhe qimet e këmbëve,si edhe mjekrën.”ISAIA 7:20

(d)Një Zot I “PENDUAR”(?)

“…prandaj unë do të shtrij dorën kundër teje dhe do të të shkatërroj;jam lodhur nga pendimet.”JEREMIA 15:6

“Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet.”ZANAFILLA 6:6
(e)Një Zot që “KALËRON” mbi një engjëll(?)

“Ai rrinte kaluar mbi një kerubin,fluturonte dhe dukej mbi flatrat e erës.”2SAMUELIT 22:11

(f)Një Zot që “VRET” 70 njerëz sepse shikojnë Brenda një arke(?)

“Zoti goditi disa njerëz të Beth-shemeshit sepse kishin shikuar Brenda arkës së Zotit;ai goditi shtatëdhjetë njerëz të popullit.Populli mbajti zi për ta sepse Zoti e kishte prekur me një fatkeqësi të madhe.”ISAMUELIT 6:19

11.ZOTI ME SHKRONJËN ‘z’ TË VOGËL:
Në arabisht,hebraisht dhe greqisht nuk ka ndryshim në mes të shkonjës së madhe “Z” për Zotin dhe shkronjës së vogël “z” për Zotin pëe dallim nga gjuhët e shteteve të sotme perëndimore,tashmë të krishterët kanë luajtur dhe kanë humbur gjatë përkthimit të Biblës,p.sh.

(a)”…të cilëve perëndia(djalli)I këtij shekulli ua verboi mendjet e atyre që nuk besojnë…”2KORINTASVE 4:4

(b)”Zoti I tha Moisiut:”Shiko,unë po të bëj si perëndi për Faraonin,dhe vëllai yt Aaroni do të jetë profeti yt.”EKZODI 7:1

Krahasoni citatet e përmendura më sipër me GJONI 1:1,ku të krishterët kanë përdorur shkronjat e mëdha “P” dhe “F” kur I referohet Jezusit.

“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte praën Perëndisë,dhe Fjala ishte
Perëndi.”GJONI 1:1

12.ZOTI:Cilësitë e Tij kontradiktore-

(a)”Askush s’e pa Perëndinë KURRË…”GJONI 1:18

(b)”…ai që I vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme,të cilën asnjë njeri NUK E KA PARË kurrë dhe as mund ta shohë…”TIMOTEUT 6:16

(c)”Dhe tha(Zoti) akoma:”TI NUK MUND TË SHIKOSH FYTYRËN TIME,SEPSE ASNJË NJERI NUK MUND TË MË SHIKOJË E TË JETOJË.”EKSODI 33:20

Të kundërshtuara nga:

(a)”Dhe Zoti fliste me Moisiun BALLË PËR BALLË,ashtu si një njeri flet me mikun e tij…”EKSODI 33:11

(b)”Dhe panë(Moisiu,Aaroni,Nadabi,Abihu dhe 70 të tjerë) Perëndinë e Izraelit…”EKSODI 24:10
(c)”Atëherë jakobi e quajti këtë vend Peniel,sepse tha: “E PASHË Perëndinë BALLË PËR BALLË dhe jeta ime u fal.”ZANAFILLA 32:30

Dhe si një nder I veçantë,Zoti I tregoi Moisiut pjesën e prapme të tij:

“Pastaj do ta tërheq dorën(Zoti) dhe ti do të më shikosh nga kurrizi;por fytyra ime nuk mund të shihet.”EKSODI 33:23

13.ZOTI:Nuk është një prodhues I konfuzionit(trazimit)-

(a)”Sepse Perëndia NUK ËSHTË Perëndi trazimi…”1KORINTASVE 14:33

E kundërshtuar nga:

(a)”Unë formoj dritën dhe KRIJOJ TERRIN,sjell mirëqenien dhe KRIJOJ FATKEQËSINË.Unë,Zoti,I bëj të gjitha këto gjëra.”ISAIA 45:7

(b)”Fryma e Zotit ishte larguar nga Sauli dhe një FRYM I KEQ e torrorizonte nga ana e Zotit.”1SAMUELIT 16:14

(c)”E pastaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’I bëjë të gabojë,QË T’I BESOJNË GËNJESHTRËS.”2THESALONIKASVE 2:11

14.ZOTI:Cilësi të mëtejshme kontradiktore-

(a)Zoti si një qënie e mbifuqishme:

“Por Jezusi tha…GJITHÇKA është e mundur për Perëndinë.”MARKU 10:27
Shiko gjithashtu MATEU 19:26

Kundërshtohet nga:

“Kështu Zoti mbajti anën e Judës,që dëboi banorët e krahinës malore,NUK MUNDI të dëbojë banorët e fushës,sepse kishin QERRE TË HEKURTA.”GJYQTARËT 1:19

(b)Zemërimi I Zotit zgjat një minutë:

“Sepse zemërimi im (I Zotit) mbanë vetëm një cast…”PSALMEVE 30:5

Kundërshtohet nga:
“Kështu zemërimi I Zotit u ndez kundër Izraelit;dhe ai bëri të enden DYZET VJETË në shkrëtëtirë…”NUMRAT 32:13

(c)Zoti nuk shfaq ndonjë vetë-qortim:
“Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë,as edhe bir njeriu që mund të PENDOHET.”NUMRAT 23:19

Kundërshtohet nga:

“…dhe Zoti U PENDUA që e kishte bërë Saulin mbret të Izraelit.”1SAMUELIT 15:35

Gjithashtu:”Kështu Zoti ndryshoi mendim lidhur me të keqen që kishte thënë se do t’I bënte popullit të tij(Izraelit).”EKSODI 32:14

(d)Mëshira e Zotit zgjat përgjithmonë:

“Sepse Zoti është I mirë;mirësia e tij është e PËRJETSHME…”PSALMEVE 100:5

Kundërshtohet nga:

“Kështu thotë Zoti I ushtrive:Unë do ta dënoj Amelekun për atë që I bëri Izraelit (para 400 vetëve)…Tani shko,godit Amelekun dhe cakto SHFAROSJEN E TË GJITHA GJËRAVE që ai ka pa pasur fare mëshirë për të,por vrit burra dhe gra,fëmijë dhe foshnja gjiri,lopë e dhen,deve dhe gomarë.”1SAMUELIT 15:2,3

(e)Zoti jeton në dritë:

“Ai (Zoti) që I vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në DRITË të paafrueshme,të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë…”1TIMOTEUT 6:16

Kundërshtohet nga:

“atëherë Solomoni tha:Zoti ka thënë se do të banojë në një RE TË DENDUR.”1MBRETËRVE 8:12

(f)Zoti nuk e joshë njeriun:

“Askush kur tundohet të mos thotë:”Jam TUNDUAR nga Perëndia”,sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja,DHE AI VETË NUK TUNDON asnjeri.”JAKOB 1:13

Kundërshtohet nga:
“Mbes këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë(e tundoi) Abrahamin…”ZANAFILLA 22:1

15.FRYMA E SHENJTË:
Çdo sekt dhe çdo emërtim I kulteve të Krishtera kërkon “DHURATËN” e “SHPIRTIT TË SHENJTË”.Kjo dhuratë është aq e lirë 75.000.000.million të krishterë Amerikanë TË RILUNDUR,gjithashtu krenoheshin për këtë zotrim(pasuri).
(a)”…dhe do të jetë (Gjoni Pagëzorit) I përplotë me FRYMËN E SHENJTË që në barkun e s’ëmës.”LLUKËS 1:15

Akoma nuk kam qenë në gjendje që të kuptoj çka do të thotë në realitet kjo shprehje “…që në barkun e s’ëmës.”

Mjerisht,të ngratit Jezus (PQMT) I duhej të numëronte 30 vjet pas lindjes së tij që të merrte dhuratën e tij nga FRYMA E SHENJTË në pagëzimin e tij në duart e Gjon Pagëzorit.

“Dhe Jezusi,sapo u pagëzua,doli nga uji;dhe ja,qiejt iu hapën,dhe ai pa FRYMËN E PERËNDISË.”MATEU 3:16

(b)”…sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries,fëmija I kërceu në bark,dhe Elizabeta u mbush me FRYMËN E SHENJTË…”LLUKA 1:41

(c)”Dhe Zakaria,ati I tij u mbush me FRYMËN E SHENJTË…”LLUKA1:67

(d)”Dhe si I tha këto fjalë (Jezusi PQMT),hukati mbi ta dhe tha:MERRNI FRYMËN E SHENJTË.”GJONI 20:22

(e)”Po për atë që do të blasfemojë kundër FRYMËS SË SHENJTË[2] nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm.”MARKU 3:29

16.INCEST:
Mardhëniet sekseale në mes dy personave të afërt-
”(Fjalori “New Collins”).Për shembull,në mes të babait dhe bijës,djalit dhe nënës,vjehrrit dhe nuses,vëllaut dhe motrës,etj.

INCEST NË LIBRIN E ZOTIT (?) NË MES TË BABAIT DHE BIJËS SË TIJ:

(a)”Kështu po atë natë I dhanë verë babait të tyre (dy bijat e Lotit) dhe e madhja U SHTRI bashkë me të atin…

“Të nesërmen vajza më e msdhe I tha më të voglës:Ja, natën e kaluar unë rashë në shtrat bashkë me babanë tim;le të bëjmë, që ai të pijë verë edhe sonte;pastaj ti futu dhe shtrihu me të,që të mund t’I sigurojmë pasardhës babait tonë.”

“Edhe atë natë I dhanë verë babait të tyre dhe më e vogla SHKOI TË SHTRIHET bashkë me të…”

“Kështu dy bijat e Lotit u ngjizën nga babai I tyre.”ZANAFILLA 19:33-36

Në versionet e vjetra, si Mbreti Xhejms dhe versioni Romano-Katolik “MARDHËNIA SEKSUALE’ është përshkruar në mënyrë të turbull si “GRUMBULLIMI I FARËS SË BABAIT TONË”.

INCEST NË MES NËNËS DHE DJALIT

(b)”Dhe ndodhi që,ndërsa Izraeli(Jakobi) banonte në atë vend,Rubeni(djali I tij më I madh)shkoi e RA NË SHTRAT meBilbah,konkubininën e atit të tij[3].”ZANAFILLA 35:22

Versioni I vjetër I Biblës,përdor fjalën “RA NË SHTRAT” për “MARDHËNIE SEKSUALE”.

INCEST NË MES VJEHRRIT DHE NUSES

(c)”Sa e pa Juda(nusen e djalit të tij,Tamarën)mendoi që ajo ishte prostitut,sepse e kishte fytyrën të mbuluar.”

“Pastaj ai I’u afrua asaj në rrugë dhe I tha:Lërmë të hyj te ti.(Në të vërtetë nuk e dinte se ajo ishte nusja e djalit të tij.[4]).Ajo iu përgjigj:”CFARË DO TË MË JAPËSH PËR TË HYRË TEK UNË.”Atëherë ai I tha:”DO TË TË DËRGOI NJË KEC NGA KOPEJA IME.”Ajo e pyeti:A më jep një peng derisa të ma dërgosh?”
“…Ai ia dha(garancinë),HYRI TEK AJO dhe ajo u ngjiz me të.”ZANAFILLA 38:15-18

Prej kësaj mardhëneje incestuoze në mes vjehrrit dhe nuses,u lindën binjakë,të cilët ishin të destinuar të bëheshin stërgjyshër të Jezu Krishtit.

INCEST DHE DHUNIM MES VËLLAUT DHE MOTRËS

(d)”…ai e kapi(Tamarën,motrën e tij.Kjo të mos ngatërrohet me Tamarën më sipër,në pikën “c”)dhe I tha:”Eja,shtrihu me mua,motraime.”2SAMUELIT 13:11

“Ajo iu përgjigj:”Jo vëllai im.(Amnoni,një nga bijtë e Davidit,një njeri I rëndësishëm)mos më poshtëro kështu…”2SAMUELIT 13:12

“Por ai nuk deshi ta dëgjojë dhe,duke qenë më I fortë se ajo,E DHUNOI(motrën e tij)dhe ra në shtrat me të.”2SAMUELIT 13:14

DHUNIME TË SHUMTA DHE INCEST NE MES NËNËS DHE BIRIT!

(e)”Ngritën pastaj një çadër mbi taracën për Absalonin(një djalë tjetër I Mbretit David)dhe Absalomi HYRI te konkubinat[5] e atit të tij në sytë e tërë Izraelit.”2SAMUELIT 16:22

(f)Për llojet të tjera të INCESTIT shiko LEVETIKU 18:8-18,20:11-14 dhe 17:21.

17.ISRAELIATE:Prostitutat(KURVAT) e pangopura

(a)”Ende e pakënaqur,je KURVËRUAR me Asirianët;po je KURVËRUAR me ata,por PA QENË E KËNAQUR.”EZEKIEL 16:28

PROSTITUIMET(KURVËRIMET)E DY MOTRAVE-OHOLAHU dhe OHOLIBAHU-

(b)”MORI ZJARR për dashnorët e saj,mishi I të cilëve është si mishi I gomarëve dhe rrjedhja e të cilëve është si rrjedha e kuajve.”EZEKIEL 23:1-49

”…sepse fryma e PROSTITUCIONIT I devijon,dhe ata(Hebrenjtë)kurvërohen,duke u shmangur nga Perëndia e tyre.”OSEA 4:12,6:10 dhe 9:1

18.JEREMIA:BËHET NJË PROFET PAA LINDJES SË TIJ

(a)”Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate,të kam njohur;para se ti të dilje nga barku I saj,të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve.”JEREMIA 1:5

JEREMIA I MASHTRUAR NGA ZOTI(?)

(b)”Ti më ke bindur (MASHTRUAR),o Zot,dhe unë e lashë veten të bindem(MASHTROHEM),ti je më I fortë se unë dhe fitove.Jam bërë object talljesh çdo ditë;kushdo tallet me mua.”JEREMIA 20:7

19.JEZUSI(PQMT):MREKULLIA E TIJ E PARË NË BIBLËN E SHENJTË DHE KUR’ANIN E SHENJTË:

Shndërron ujin në verë në dasmën në Kanë,GJONI 2:9.

Në Kur’anin e Shenjtë,Mrekullia e tij e parë,ishte mbrojtja e nënës së tij si një foshnje,kundër akuzimeve të gënjeshtërta të armiqve të tij.SURETU MERJEM 19:30-33

SHARJET E TIJ NDAJ MË TË MOSHUARVE NGA NJERËZIT E TIJ

(a)”Por mjerë ju,o skribë dhe farisenj HIPOKRITË…”MATEU 23:3

”…KY brez I mbrapshtë dhe kurorë shkelës…”MATEU 12:39

“O gjarpërinj,o pjellë nëpërkash…”MATEU 23:33

(b)Ai e thëret nënën e tij “GRUA” në të njëjtën mënyrë siç do t’I drejtohej një prostitute:
“Duke qenë se mbaroi vera,nëna e Jezusit I tha:”Nuk kanë më verë!”.Jezusi I tha:C’ke me mua,O GRUA?Ora ime s’ka ardhur akoma!GJONI2:2-3

“…O GRUA,ku janë ata që të paditnin?”GJONI8:10

“PRINCI I PAQËS”mbyrret se ai nuk kishte ardhr për të sjellë paqe në tokë por zjarr dhe përçarje.

“Unë erdha të hedh zjarr mbi tokë dhe sa dëshiroj që ai të ishte TASHMË I NDEZUR.”LLUKA 12:49

“A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë?Jo,po ju them,POR MË SHUMË PËRCARJEN.”LLUKA 12:51

(JEZUS)JO ZOT!Jezusi nuk do ta lejonte askë ta thëriste atë ZOT,por nuk do të lejonte as ta thërisnin zot(me “z”të vogël).

Në gjuhën angleze fjala “Zot”(GOD),ndryshon nga fjala “I mirë”(good)vetëm për një “o”.Një “o” e shtuar bën që ne të marrim një përkthim tjetër të citatit biblik(shënim I përkthyesit).

“Dhe ja,iu afrua dikush dhe I tha:”Mësues I mirë(GOOD MASTER),çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?”

“Dhe ai(Jezusi)tha:”PSE MË QUANI TË MIRË(GOOD)?Askush nuk është I mirë,PERVEC NJË TËVETMI:PERËNDIA.”MATEU 19:16-17

Mos ndoshta Jezusi ka thënë:PSE MË QUAN ZOT(GOD)(?!),por për shkak të shtimit të një “o”-je(good)(sepse s’ka Zot tjetër përveç Perëndisë)thotë:”PSE ME QUAN TË MIRË?(shënim I përkthyesit).

FUQIA(JEZUSI)NUK ËSHTË E TIJA:

(a)”Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë:
(b)”Unë s’mund të bëj ASGJË nga vetja ime…”GJONI 5:30

(c)”Por nëse unë I dëboj demonët ME GISHTIN E PERËNDISË…”LLUKA 11:20

(d)”Dhe Jezusi I ngriti sytë lart(drejt qiellit)dhe tha:O Atë,të falënderoj QË ME KE DËGJUAR.”

“Unë e dija mirë se TI GJITHNJË MË DËGJON,por I kam thënë këto për turmën që është përreth,QË TË BESOJNË se ti më ke dërguar.”

“Dhe,mbasi tha këto,thiri me zë të lartë:Llazar,eja jashtë!”

“Atëherë I vdekuri doli…”GJONI 11:41-44

Kush ja ktheu jetën Llazarit?Përgjigja është:”ZOTI”!Zoti si “GJITHMON”,E DËGJON lutjen e Jezusit.

DËGJONI TANI DËSHMIN E PJETRIT:

“Burra të Izraelit(o hebrej),dëgjoni këto fjalë:Jezusi Nazareas,NJERIU I dëftuar nga Perëndia(me kuptimin;një profet)ndër ju me vepra të fuqishme,me mrekulli dhe shenja që PERËNDIA BËRI NDËR JU ME ANË TË TIJ,siç edhe vet e dini.” VEPRA E APOSTUJVE 2:22

A ISHTE I INSPIRUAR LUKA NGA ZOTI QË TË THOSHTE SE JEZUSI (PQMT)ISHTE I BIRI I JOZEFIT?

“Dhe Jezusi ishte RRETH(“rreth”Fryma e Shejtë nuk e di mesiguri)tridhjetë vjeç;dhe(E PANDEHNIN) se ishte biri I Jozefit…”LLUKA 3:23

Fjala”(e pandehnin)” që është në kllapa nuk ndodhet në dorëshkrimin origjinal Grek te Lukës!Kjo fjalë është një shpjegim I përkthyesve.Në gjuhë të ndryshme dialektore të botës,si në Gjuhën Arabe,Gjuhet Afrikane,në gjuhen Lulu etj.Fjala “e pandehnin” është ruajtur në përkthime por kllapat janë hequr.Kështu duke hequr kllapat fjala bëhet deklarat e Lukës,dhe nëse Luka ishte I inspiruar,atëherë fjala është shndërruar në një thënie të Zotit.Kjo tregon se sa lehtë,fjala e njeriut në Krishtërizëm është transferuar në një fjalë të Zotit.

JEZUSI(PQMT)SHUMË I KUJDESSHËM PËR VETVETEN
”Iu afrua një grua me një alabastër me vaj të parfumuar shumë të kushtueshëm dhe ia derdhimbi kokën e tij(Jezusit,PQMT)…”

“Kur e panë këtë gjë,DISHEPUJT E TIJ U ZEMËRUAN DHE THANË:PËRSE GJITHË KY SHPENZIM I KOTË?

“Ky vaj,në fakt,mund të shitej shumë shtrenjtë dhe parat t’u jepeshin të varfërve.”

“Por Jezusi e mori vesh dhe u tha atyre:Pse e shqetësoni këtë grua?Ajo kreu në fakt një vepër të mirë ndaj meje.”

“Sepse TË VARFËRIT DO T’I KEMI PËRHERË ME JU,por mua nuk do të më keni përherë.” MATEU26:7-11

Vazhdon ne Pjesen e dyte.