Kurani nuk mund të jetë një libër me origjinë hyjnore!

Kurani nuk mund të jetë një libër me origjinë hyjnore!

Nga Hesham Azmy
Përktheu&përshtati: A.L.

Misionarët e krishterë tentojnë të vijnë deri tek përfundimi i përgjithshëm se Kur’ani nuk mund të jetë një libër me origjinë Hyjnore për shkak të kuptimeve të pa pranueshme që i përmban ai. Ndoshta ata kanë të drejtë në këtë përfundim dhe ne mund të anojmë të pajtohemi me ta për këto arsye:

– Kurani nuk thotë se një profet pati marrëdhënie seksuale me të bijat e tij. (Shiko çka thotë :Bibla, Zanafilla 19:30-38)

– Kurani nuk thotë se një profet pati marrëdhënie seksuale me gruan e fqiut të tij dhe tentoi ta vrasë atë. (2 i Samuelit 11:1-27)

– Kurani nuk thotë se një profet adhuroi viçin e artë. (Eksodi 32:1-6)

– Kurani nuk thotë se një profet ndryshoi fenë e tij, adhuroi idhujt dhe ndërtoi tempuj për ta. (1 i mbretërve 11:1-13)

– Kurani nuk thotë se një profet gënjeu dhe se Zoti mashtroi dhe shkatërroi një profet tjetër. (1 i mbretërve 13: 1-30)

– Kurani nuk thotë se Davidi, Solomoni dhe Jezusi në të vërtetë ishin kopilë nga fara e Fariseut, djalit të Judës. (Zanafilla 38:12-30)

– Kurani nuk thotë se djali i parë i Profetit të Madh ra në shtrat me konkubinën e atit të tij. (Zanafilla 35:22 dhe 49:3-4)

– Kurani nuk thotë se djali i dytë i të njëjtit profet të madh ra në shtrat me bashkëshorten e djalit të tij. (Zanafilla 38:12-30)

– Kurani nuk përmban detaje shokuese dhe pornografi eksplicite që përfshin burra nga Asiria dhe lavire nga Egjipti. (Ezekieli 23)

– Kurani nuk thotë se Gjoni, i cili ishte profeti më i madh Izraelit sipas Jezusit, dështoi ta njohë zotin e tij të dytë në këtë botë, edhepse ky zot e ndjeku atë dhe u pagëzua nga ai. Së paku deri në momentin kur e pa zotin e tretë duke zbritur në këtë zotin e dytë si një pëllumb. (Mateu 3:13-17, Marku 1:9-11 dhe Luka 3:21-22)

– Kurani nuk thotë se apostulli i dytë, Juda Iskarioti, i cili bëri shumë mrekulli në emrin e tij dhe ishte ndër dishepujt që ishin më të mëdhenj se Mojsiu dhe profetët tjerë Izraelitë sipas Jezusit, dorëzoi zotin e tij në duart e armiqve të tij për 30 sikla argjendi. (Mateu 26:14-16, 27:3-9, Marku 14:10-11, Luka 22:3-6 dhe Gjoni 18:1-5)

– Kurani nuk thotë se Kajafa, kryeprifti- i cili ishte profet sipas Gjonit-, refuzoi, ofendoi dhe dha urdhër që të vrasë zotin e tij. (Mateu 26:57:68, Marku 14:53-65, Luka 22:54-71 dhe Gjoni 18:12-24)