Një vështrim historik dhe etimologjik i termit Nasara në Kuran*

Një vështrim historik dhe etimologjik i termit Nasara në Kuran*

Prof. Dr. Şinasi Gündüz **

Përktheu: Qani Nesimi

Termi nasara në suret e Kur’anit përdoret shpeshherë si emër i një grupi të caktuar fetarësh. Ky term është përdorur në formën e shumësit të çrregullt dhe ka kuptimin “nasranijtë” (ata që ndihmojnë). Njëjësi i këtij termi – nasranijjen përmendet vetëm në një vend, si në Kur’an.(1)

1. Spekulime të ndryshme lidhur me termin nasara

S’ka dyshim se termi nasara në Kur’ani Kerim është një emër i përgjithshëm për të krishterët. Janë në radhë të parë perëndimorët që mëtojnë se ky term është për ith¬ta¬rët e Kishës Lindore, ndërsa për grekët dhe për të krish¬te¬rët e tjerë perëndimorë, në periudhën e mëvonshme, është përdorur termi rum.(2) Në këtë punim nuk do të the¬llo¬hemi në specifikat e nasara – së në Kur’an. Por, do të për¬qendrohemi vetëm në vlerësimin historik dhe eti¬mo¬lo¬gjik të këtij termi kur’anor për të krishterët.
Lidhur me gjenezën e termit nasara dijetarët muslimanë kanë paraqitur dy qëndrime të ndryshme. Një grup dijetarësh muslimanë, duke e ndërlidhur këtë term me rrë¬njën e foljes nasara – jensuru në arabishte, supozojnë se të krishterët janë quajtur me këtë emër për shkak të ndih¬mës dhe solidaritetit reciprok (të shumëllojshëm) mes tyre. Sipas kësaj, nasara ka kuptimin “ata që ndih¬moj¬në” ose “ata që ndihmojnë njëri – tjetrin”.(3) Si ar¬gu¬ment për mendimet e tyre këta marrin ajetin që për¬men¬det në suren “Ali Imran, 3/52” dhe ”Saff, 61/14” {”…men ensari ilall-llah? Kale’l – havarijjune nahnu ensarullah“, “Kush janë ndihmësit e mi në rrugën e Allahut?” Apo¬s¬tujt thanë: “Ne jemi ndihmësit e Allahut”}. Sipas këtyre di¬jetarëve, emërtimi i apostujve – ithtarë të hz. Isait me ter¬min ensar në këto ajete, vërteton teorinë e tyre. Ndërsa gru¬pi tjetër i dijetarëve islamë si, Ibn Abbasi, Katadeja dhe Ibn Xhurejxhi mbrojnë mendimin se termi nasara në Kur’an është nxjerrë nga emri i qytetit Nazareth (Nazı¬ra), që gjendet në zonën e Palestinës e që është i lidhur ngush¬të me hz. Isain.(4)
Disa shkencëtarë perëndimorë vënë në dukje ngja¬shmë¬rinë ndërmjet termit arab nasara dhe termit në sirianishte (asuriane – syrianic) nasraja dhe nasranaja.(5) Në sirianishte nasranaja do të thotë krishterim (krahaso me nasranijje në arabishte).(6)

Përdorimi kur’anor i termit nasara për të krishterët tre¬gon se ky term në periudhën kur është shpallur Kur’a¬ni, është përdorur si një emër arab për ta. Grupet Kur’a¬ni i emërton sipas përdorimit asokohe (p.sh. për zo¬ro¬ast¬rianët – mexhus, për mandenët – sabiun dhe për çifutët – je¬hud ose hadu). Në fakt, shoqëria arabe, kur në Kur’an për¬dorej një term i huaj ose një term të cilin ajo nuk ish¬te mësuar ta përdorte kundërvihej me pyetjen – ç’është kjo? Një kundërshtim i ngjashëm është bërë edhe për për¬dorimin e emrit Rahman.(7) Ndërkaq, arabët nuk e ka¬në kundërshtuar përdorimin e emrit nasara në Kur’an. Ky është një argument se termi është përdorur nga ara¬bët edhe në periudhën para Kur’anit. Prandaj, është ga¬bim që, duke u nisur nga shprehjet të cilat kanë lidhje me rrënjën e foljes nasara – jensuru, të përdorur në Kur’an, të jepet shpjegimi etimologjik se ky term buron nga arabishtja. Në të vërtetë, ky term, përveç në ara¬bish¬te, me trajtën nasraja dhe nasranaja, të nxjerrë prej së pa¬rës, në tekstet e sirianishtes ky emër do të thotë krishterim dhe të krishterë.

2. Lëvizjet dhe rrymat historike lidhur me termin nasara

Termi nasara, si emrat e tjerë për grupet të ndryshme që përmendim në Kur’an, ka të bëjë me krishterimin dhe, më përafërsisht, me formimin dhe me periudhën e pa¬rë historike të krishterimit. Për të thënë diçka për gje¬nezën e termit nasara, së pari duhet të studiohen disa çësht¬je (medhhebet, shkollat dhe personalitetet) që mund të kenë lidhje me këtë emër në zonën e Arabisë Ve¬riore dhe në zonën Palestinë – Jordan, vende këto që ka¬në të bëjnë me formimin e krishterimit dhe veprimtarinë e Jezu Krishtit.

a. Herezia dhe heterodoksia hebraike

Qysh para erës sonë, në këtë zonë hasim një grup nje¬rëzish dhe një sërë lëvizjesh që kanë të bëjnë me ter¬min nasara. Në periudhën para hz. Isait, qoftë në zonën Pa¬lestinë–Jordan, qoftë përreth tyre, ekzistonin shkolla të ndryshme hebraike, që mbronin mendime dhe vizione të kundërta. Këto shkolla në hebraizëm përmblidhen në dy grupe kryesore. Grupi i parë përfshin fraksionet që e vazh¬dojnë traditën ortodokse hebraike me qendër në Je¬ru¬salem. Fraksionet e këtij grupi, me gjithë dallimet ndër¬mjet tyre, e përfaqësojnë mendimin qendror heb¬raik. Dy shkollat hebraike, saddukijtë dhe farisijtë, janë dy fraksionet kryesore brenda konceptit qendror hebraik të cilat kanë dashur që hebrenjtë – që janë në pozitën e ith¬tarëve të vërtetë – t’i asimilojnë në kulturën helene, pran¬daj tempullin e Jerusalemit e kanë kthyer në tempull të Zeusit, dhe grupi tjetër është ai që është formuar pas re¬vo¬lucionit Makkabi, që është bërë kundër Antiochus Epip¬hanes – it IV (p.e.s. 175 – 164), përndjekësit të ash¬për kundër hebrenjve.(8)
Grupet e ndryshme, të vogla dhe të mëdha, për¬bë¬nin grupin e dytë kryesor që ishte kundër hebraizmit or¬to¬doks dhe përfaqëson mendimin zyrtar hebraik, qoftë në zonën Palestinë–Jordan, apo në vende të tjera në pe¬riu¬dhën para Isait. Këto fraksione, që nuk bënin pjesë në heb¬raizmin qendror, kishin dy forma të ndryshme. Njëra prej tyre ishte shkolla dhe drejtimi hebraik heretik. Zona Pa¬lestinë–Jordan, është një zonë gjeografike në të cilën gja¬të historisë janë përzier dhe janë bashkuar shumë kul¬tura. Në periudha të ndryshme historike kjo zonë përveç që ka qenë nën qeverisjen e popullit të vet, ka qenë edhe nën sundimin e grekëve, romakëve, egjiptianëve, ba¬bi¬lo-nas¬ve dhe asurëve. Kjo gjendje në këtë zonë herë – herë ka bërë shumë ndikim në kulturën hebreje, ndaj ka shkak¬tuar zhvillimin e disa shkollave jashtë mendimit heb¬raik ortodoks, i cili, me gjithë intensitetin dhe presionin e jashtëm, nuk ka toleruar kompensimin e vle¬rave kulturore dhe futjen e elementeve të ndryshme të kulturave të huaja në besimin dhe adhurimet hebraike. Në periudha të ndryshme hebrenjtë kanë përjetuar disa shpër¬ngulje dhe syrgjynosje; në disa raste, prej inva¬di¬me¬ve të ndryshme të huaja, ndërsa në disa raste të tjera nën pre¬sionin e forcave të huaja. Për këtë arsye, një pjesë e heb¬renjëve janë shpërngulur që nga periudha më e her¬shme në Siri, Babiloni (si qendër më kryesore), Egjipt, në anë të ndryshme të Anadollit dhe, më në fund, janë shpër¬ndarë nëpër qendra të ndryshme vendbanimi në këto vende. Disa nga këta hebrenj të diasporës në atdheun e tyre të ri përjetuan gradualisht përvojë të sin¬kre¬tiz¬mit fetar. Elementet kulturore të tyre, sistemin e men¬di¬mit dhe besimit të tyre, siç ngjau edhe me samirinjtë, ata i përzien me elementet vendëse. Këta filluan të be¬sonin se zoti i tyre (Jahve–Jehova) pak a shumë është iden¬tik me zotin vendës i cili qëndronte në krye të pan¬te¬onit të shoqërisë në të cilën jetonin ata (hebrenjtë), dhe që filloi t’u bënte vend kulteve të zotit në sistemin e be¬si¬mit të tij. Sipas mendimit të këtij grupi hebraik, “ek¬zis¬tenca më e lartë të quhet Jupiter, Zeus, Adonai, Am¬monn apo Pappaeus” të adhurohet si i tillë, nuk është aspak me rëndësi.(9) Megjithatë, në mesin e hebrenjve të ci¬lët u ndikuan prej kulturave të huaja në zonën Pa¬les¬ti¬në–Jordan, dhe në mesin e hebrenjëve të diasporës, u for¬muan në një proces historik shumë shkolla heretike në kundërshtim me besimin ortodoks hebraik. Disa prej kë¬tyre janë, p.sh. samirinjtë, të cilët përbëjnë një struk¬tu¬rë të re të kombinuar nga kultura mezapotomike dhe si¬ri¬a¬ne me atë hebraike(10).

Grupi i dytë, që është jashtë mendimit qendror heb¬ra¬ik, përfshin drejtimet heterodokse hebraike. Këto janë shko¬¬lla që dolën në shesh si kundërshtare të hebraizmit or¬¬todoks në zonën Palestinë–Jordan. Lëvizjet e ndry¬shme bap¬tiste (Hemerobaptists) dhe essenijtë, që janë pro¬narë të teksteve Kumran, të cilat, me t’u zbuluar pa¬tën jehonë në tërë botën, janë disa shkolla të cilat bëjnë pje¬së në këtë grup. Edhe shkollat heterodokse hebraike, si¬kurse frak¬si¬o¬net heretike hebraike, kanë dalë në shesh si kundërshtare të mendimit qendror (zyrtar) hebraik; ve¬tëm se këto kanë dallime të rëndësishme prej grupeve he¬retike hebraike. Para se gjithash, këto janë më or¬to-dok¬se dhe më kon¬ser¬va¬tore se hebrenjtë qendrorë. Siç do të shohim më vonë, nasurajtë, të cilët janë një nga shko¬llat heterodokse heb¬re¬je, hebraizmin zyrtar e shih¬nin shumë tolerant dhe elastik dhe pikërisht për këtë ar¬sye formuan grupet e tyre jashtë grupit qendror hebraik. Li¬gjet këta i komentonin sipas ne¬vo¬jave të tyre. Kishin ka¬lendarë të tyre fetarë dhe ndër¬mjet vete zbatonin një di¬cip¬linë të ashpër sa u takon adhu¬rimeve dhe besimit fe¬tar.(11) Sidomos hebrenjtë hete¬ro¬doksë, ndryshe nga heb¬renjtë heretikë, në sistemet e tyre të adhurimit dhe të be¬simit, nuk i linin shumë ha¬pë¬si¬rë sinkretizmit fetar. D.m.th. ata ishin ashpërsisht kundër elementeve të huaja kulturore.

b. Shkolla heterodokse e nasurajve

Me sa dimë prej burimeve të ndryshme, në pe¬riu¬dhën para hz. Isait ka ekzistuar një shkollë heterodokse heb¬raike me emrin nasuraizëm (Nasoraeanism) në zo¬nën Palestinë – Jordan. Shumë shënime për nasuraizmin gje¬nden në “Panurion – in” e Epiphanius – it, një nga etë¬rit e kishës së shek. IV të e.s. Në veprën e Epiphanius – it theksohet se nasuraizmi është një shkollë hebraike, që ka ekzistuar që nga periudha para hz. Isait dhe duke fo¬lur gjerësisht për specifikat e tij mundohet ta kritikojë atë. Sipas shënimeve të Epiphanius – it, nasurajtë (Na¬so¬ra¬ion) kanë këto specifika:
Si komb (nacion) nasurajtë kanë qenë hebrenj dhe ka¬në jetuar sidomos në zonat e Gilead – it, Bashan – it dhe Transjordanisë.
Në besim dhe ibadet kanë qenë të lidhur (ngushtë) me më¬simet hebraike. I kanë kundërshtuar disa çështje në lidh¬je me të bërët synet, të përshtaturit ndalimit të së shtunës (Sabbath) dhe të festuarit e ditës së shenjtë dhe fes¬tivaleve.
I pranojnë pejgamberët që gjenden në Librin e Shenj¬të (Bibël).
Njëra prej specifikave më të rëndësishme është se pra¬nojnë që Musai ka marrë një grumbull urdhrash hyj¬no¬rë, por thonë se ata nuk janë Pentateoch (libri që gjen¬det në duart e tyre), siç pretendojnë hebrenjtë qend¬ro¬rë.
Një specifikë tjetër e tyre është se konsiderojnë që lib¬rat në duart e hebrenjve qendrorë nuk janë libra të vër¬tetë hyjnorë, por janë të falsifikuar.
Së fundi, sipas fjalëve të Epiphanius – it, këta nuk pre¬sin kurban dhe nuk hanë mish.(12)
Epiphanius – i thotë se nasurajtë, sikundër osseanët, he¬¬¬merobaptistët, herodianët dhe drejtimet e tjerë heb¬ra¬ike, pas okupimit të Jerusalemit nga perandori romak Ti¬tus, në shek. I të e.s. janë zhdukur dalëngadalë.(13) Por, shton ai, sado të paktë në numër, përsëri në shek. IV të e.s. në zonën e Thebaid – it të Epërm kanë jetuar disa na¬surajë.(14)

Siç shihet, nasurajtë janë një grup që ekziston qysh nga periudha para hz. Isait. Në aspektin e përgjithshëm strukturor janë anëtarë të shoqërisë hebraike, ndërsa e ka¬në kundërshtuar hebraizmin zyrtar (qendror). Këta kon¬si¬de¬rojnë se Pentateoch dhe librat e tjerë, që heb¬ra¬iz¬mi qen¬d¬ror i pranon, janë falso dhe nuk e pranojnë e as e mbroj¬në mendimin se ata vetë janë ndjekës të Ligjit të Mu¬sait.
Nsr, që përbën rrënjën e termit nasura (Nasoraion), që u është dhënë si emër nasurajve, në hebraishte, që ësh¬të një gjuhë nga grupi i gjuhëve aremeje, ka kuptimin “të mbrosh”, “të ruash” dhe “të vëzhgosh”.(15) Edhe një¬vle¬rësia nasaru e këtij termi në gjuhën akade, që është një tjetër gjuhë nga gjuhët aremeje, ka kuptimin “të mbrosh”, “të vëzhgosh” . Kështu që shprehja nasir piristi, që për¬mendet shpesh në tekstet akade ka kuptimin “mbroj¬tësi i sekreteve”.(16) Ndërsa njëvlerësia e n s r në heb¬raishte, në are¬meje është n t r, që ka kuptim të njëjtë. Në gjuhën man¬de¬ne (gjuha e sabiitëve), një tjetër gjuhë nga gjuhët lindore are¬meje, është termi natra, një nga em¬rat që u jepen kandi¬da¬të¬ve për prift, të cilët dëgjojnë më¬simet e shenjta nga Gan¬zibra (kryeprifti) apo prif¬të¬rinj¬të e tjerë dhe do të thotë “ai që i mbron mësimet e shenj¬ta”, “kujdeset për ta”.(17) Ndër-sa, së fundi, te një anë¬tare tjetër, që bën pjesë në gru¬pin e gjuhëve aremeje, në arabishte, është termi nadhara, që kor¬respondon me kë¬të rrënjë.(18)
Së këtejmi, duke u nisur nga kuptimi i rrënjës së ter¬mit nasura, ai ka kuptimin “ata të cilët i mbrojnë dhe kuj¬d¬esen për mësimet dhe urdhrat e shenjtë”. Kur kemi pa¬ra¬sysh specifikat e lartëpërmendura të nasurajve, kup¬toj¬më se ata quhen nasuraj nga shkaku se, ata pretendojnë se në rajonin Palestinë – Jordan janë prej hebrenjve më të lidhur me rregullat fetare, kundërshtojnë fenë zyrtare në Jerusalem me preteks se është e deformuar dhe, po¬ashtu, pretendojnë se janë të vetmit që e mbrojnë dokt¬ri¬nën e vërtetë të Musait.

c. Nadhirinjtë dhe nasurajtë

Një term tjetër në traditën hebraike para krish¬te¬ri¬mit, që mund të ketë lidhje me termin nasura, është nadhiri (nazı¬ri). Ky term është emër që është përdorur për disa persona në shoqërinë hebraike, që nga periudha para syrgjynosjes. Ndhr (nzr) në hebraishte përbën rrë¬njën e foljes së termit nadhiri (nazıri), që ka kuptimin “të ndash, të sakrifikosh dhe të shugurosh vetveten.”(19) Ter¬mi, në kuptimin termi¬no¬lo¬gjik do të thotë “ai i cili për Zo¬tin e flijon vetveten.” Nadhi¬rinj¬të, vazhdojnë një më¬n¬yrë të posaçme të të jetuarit që da¬llon nga ajo e sho¬që¬ri¬së në të cilën jetojnë. Në kuptimin ap¬so¬lut këta nuk ja¬në asketë. Është një specifikë e tyre që të mos i shkur¬toj¬në flokët, gjë që tregon se ata janë shumë ngush¬të të li¬dhur me ligjin, qëndrojnë larg çdo pijeje alko¬oli¬ke (e leh¬të apo e rëndë), nuk e prekin të vdekurin nga frika e ndot¬jes në aspektin fetar dhe qëndrojnë ndaras nga sho¬që¬ria në të cilën jetojnë(20). Siç kuptohet prej shprehjeve të ndryshme në Bibël, ashtu siç kanë kaluar disa individë një pe¬riudhë të jetës në nadhiri, ka edhe të tillë (p.sh. si Sam-soni dhe Samueli) të cilët jetën e tyre e kanë vazh¬du¬ar në këtë mënyrë.(21)
Në periudhën pas syrgjynosjes, me rritjen e pesi¬miz¬mit në shoqëri u shtua edhe numri i nadhirinjve. Gjon Pa¬gëzori (hz. Jahjai), një bashkëkohës i hz. Isait, që nga lind¬ja ka qenë nadhiri dhe për këtë në Bibël thuhet se ai ka qëndruar larg çdo pijeje alkoolike.(22)
A mund të ketë ndonjë lidhje ndërjmet nasurajve, të ci¬lët janë drejtim heterodoks hebraik para hz. Isait dhe na¬dhirive, që bënin një jetë në formë të izoluar? Për¬gji¬gjja nga ana e etërve të Kishës ka qenë negative. P.sh., Epi¬phanius – i , në veprën e tij, i veçon dukshëm nadhi¬rinj¬të dhe nasurajtë.(23) Kurse shkencëtarët modernë perëndimorë nuk janë përqendruar në këtë mundësi. Por, literatura sabiite, e cila është burim që përmbledh njohuri shumë të gjera në lidhje me Gjon Pagëzorin (hz. Jah¬janë – John the Baptist), lë mundësinë se ndërmjet na¬surajve para hz. Isait dhe nadhirinjve ka një lidhje. Sa¬bi¬itët janë një grup që lindën brenda traditës hebraike, në zonën Palestinë–Jordan para krishterimit dhe që në shek. I të e.s. u detyruan të shpërnguleshin drejt Lind¬jes.(24) Sabiizmi ka lidhje shumë të ngushtë me heb¬ra¬iz¬min. Sado që, të zënë vend në tekstet e shenjta sabiite shprehjet kundër hebrenjve dhe hebraizmit, ky ka një ndi¬kim të qartë dhe të dukshëm mbi sistemin fetar sabiit. Edhe fjalët e disa librave të shenjtë sabiitë, se ata një ko¬hë e kanë adhuruar Adon – in, zotin hebraik, janë ar¬gu¬men¬te se sabiitët një kohë kanë qenë të varur prej më¬si¬me¬ve dhe besimit hebraik.(25) Krahas emrit manden vet¬ve¬ten sabiitët e kanë quajtur edhe nasura (nasurai). Po të hu¬lumtohet literatura sabiite, do të kuptohet se emri na¬su¬rai, ashtu si bhiri zidga (të vërtetat e zgjedhura), është një emër i vjetër të cilin sabiitët e kanë përdorur për vet¬ve¬ten. Me¬gjithatë, është një emër që ka ekzistuar para em¬rit man¬den.(26) Emri nasurai në literaturën fetare sabi¬ite për¬doret posaçërisht për paraardhësit e tyre. P.sh. në teks¬tet që flasin për historinë e periudhës së tyre të her¬shme, sa¬bi¬itët gjithmonë janë përmendur me emrin nasurai.
“Dhe gjashtëdhjetë mijë nasura e lëshuan Simbolin e Shtatë dhe dolën në kodrinat e Medja – së, një vend në të cilin jemi të lirë nga dominimi i të gjithë racave të tjera. Rregulluan një tempull dhe deri në fund të jetës vazhduan me thirrjen e Jetës së Lartë dhe me fuqinë e Mbre¬tit të Dritës së Lartë”.(27)
Edhe termi nasaruta (nasuraizëm dhe nasurallëk) në li¬teraturën sabiite, që rrjedh prej këtij emri, përdoret si një term për sabiitët. “Arma jote është nasuraizmi (na¬sa¬ru¬ta), që është një fjalë e cila të ka ardhur (ty) prej Dri¬tës”.(28) Figurat historike që janë përmendur në mesin e pa¬ra-ardhësve të tyre, sidomos Hibil – i, Shitil – i dhe Enush – i dhe personalitete të tjera shumë të rën-dë¬si¬shme, sabiitët i kanë përkujtuar me emrin e nasurajve.
“Ata, vëllezërit tanë, të cilët nuk i harrojnë dhuratat dhe lëmoshat, nasurajtë, që janë të plotë dhe të vërtetë, ja¬në Hibil – i, Shitil – i dhe Enush – i”.(29)

Në sabiizëm Jahjai (Gjoni) ka një vend të posaçëm. Si¬pas sabiitëve, Jahjai është një prijës (udhërrëfyes) i dër¬guar në Tokë nga Fuqitë e Dritës nëpërmjet një lindjeje mbi¬natyrore dhe është që ua mëson nasurajve të tjerë adhu¬rimet dhe mësimet e shenjta (hyjnore). “Këto janë di¬turitë dhe fjalët të cilat Jahjai, i biri i Zekirijasë (Eze¬ki¬ja¬së), ua ka mësuar, sqaruar dhe lajmëruar nasurajve të drej¬të dhe besimtarë”.(30) Jahjai është “pejgamber i së vër¬tetës” dhe “i dërguar hyjnor”, i pajisur me dituri sek¬re¬te.(31)
Termi nasurai, krahas përdorimit si emër i për¬gjith¬shëm për Jahjanë dhe për të gjithë sabiitët, në literaturën sabi¬ite (dhe në shoqërinë e sotme moderne sabiite), në një kuptim specifik, përdoret edhe si emër i atyre që gjen¬den në mesin e sabiitëve dhe kanë njohuri sekrete. Në këtë kuptim termi nasurai është përdorur vetëm për kla¬¬sën klerike dhe posaçërisht për ata të cilët në mesin e klerikëve kanë njohuri sekrete. Por, termi, i cili përdoret për sabiitët e thjeshtë, është mandai.(32)
Sabiizmi ka mugulluar brenda rrymës heterodokse na¬suraite, e cila në periudhën para hz. Isait, doli në ske¬në si reaksion ndaj hebraizmit qendror dhe, më vonë, me rritjen e kundërshtive mes tyre dhe hebrenjëve qend¬ro¬rë të Jerusalemit, duke ikur nga torturat dhe për¬ndjek¬jet, ata u shpërngulën drejt Lindjes. Sabiitët, në procesin e gjatë historik, të ndikuar nga kulturat e ndryshme fqi¬nje, arritën në sistemin e sotëm të adhurimit dhe të fesë. Ndër¬kaq, elementet violente antihebraike të sabiizmit janë shtuar si rezultat i urrejtjes dhe mërisë kundër heb¬renj¬ve qendrorë.(33)
Rëndësia e hz. Jahjasë (Gjonit) në traditën sabiite shi¬het nga përkufizimi i tij në sabiizëm si “i dërguar hyj¬nor” dhe “pejgamber i së vërtetës” dhe interesimi i madh për të. Përkufizimi i hz. Jahjasë nga ana e sabiitëve si njëri prej tyre, ose, në mënyrë më magjepsëse, si pri¬ja¬tar dhe udhërrëfyes i tyre, d.m.th. si një nasurai, si¬nja¬li¬zon lidhjen (marrëdhëniet) e hz. Jahjasë me shkollën he¬te¬rodokse hebraike, d.m.th. me nasurajtë. Në fakt, nga bu¬rime të tjera mësojmë se hz. Jahja është rritur si një anë¬tar i shoqërisë hebraike, porse, duke kundërshtuar heb¬raizmin, është orvatur të formojë grupin e tij dhe, për çka ka pasur një reaksion të madh nga hebrenjtë qen¬d-rorë.(34) Së këtejmi, sado që nadhirizmi, si një sistem, të ketë ekzistuar shumë para nasuraizmit, rrymës he¬terodokse hebraike, përsëri mund të themi se disa na¬su¬rai, si hz. Jahja, para periudhës së hz. Isait, kanë bërë në të njëjtën kohë një jetë nadhirite; megjithatë, na¬dhi¬riz¬mi është një mënyrë jetese e pranuar nga nasuraizmi. Në fakt, njohuritë, të cilat Epiphaniusi i jep lidhur me na¬surajtë, në mesin e të cilave zënë vend cilësitë si të mos hanë mish, të jenë lidhur ngushtë me ligjin dhe çësh¬tjet e tjera fetare, tregojnë afërsinë e tyre me na¬dhi¬rinj¬të, të cilët bëjnë një jetë asketike.

d. Hz. Isai dhe rryma e nasuraizmit

Një personalitet tjetër i rëndësishëm i cili duhet të stu¬diohet nga këndvështrimi i lëvizjes së nasuraizmit ësh¬të hz. Isai, bashkëkohës i hz. Jahjasë. Edhe hz. Isai, si¬kurse hz. Jahjai, ka lindur dhe është rritur si një anëtar i sho¬qërisë hebraike, pas një kohe, ai e ka kundërshtuar tra¬ditën hebraike dhe ka filluar të formojë grupin e vet në bazë të mësimeve të tij. Bëhet e ditur se hz. Isai i ka ndje¬kur një kohë mësimet e hz. Jahjasë, i cili ka qenë më i vjetër se ai dhe me dorën e tij është pagëzuar.(35) Ma¬rrë¬dhë¬niet ndërmjet grupit të hz. Jahjasë dhe grupit të hz. Isa¬it kanë vazhduar edhe më vonë dhe disa persona, ith¬ta¬rë të hz. Jahjasë, më vonë janë bërë ithtarë të hz. Isait. Për shembull, sipas njohurive që japin etërit e Kishës, si Hyppolitus – i dhe Eusebius – i, Simoni (Simon tne Magus), i cili ka qenë në mesin e komunitetit të parë të hz. Isait, i njo¬hur si pagëzues, ka qenë një nxënës i hz. Jahjasë.(36)
Në ungjijtë kanonikë si Ungjilli i Mateut dhe Ungjilli i Gjo¬nit, në ungjijtë gnostikë, si Ungjilli i Filipit dhe Un¬gji¬lli i Egjiptianëve, në Apocryphon of Johannis dhe në tek¬stet e tjera, që i përkasin periudhës së hershme, si Vep¬rat e Apostujve (Acta), hz. Isai dhe ithtarët e tij për¬men¬den me një emër të ngjashëm me emrin Nasura. Hz. Isai në Dhjatën e re quhet Nazoran. “Ai do të quhet Na¬zo¬ran (Nzareas)”.(37) “Jezusi nazareas (nazora), mbreti i Ju¬de¬njve”.(38) Një pjesë e shkencëtarëve perëndimorë su¬po¬zoj¬në se termi nazoran (nazareth), që përmendet në këto shë-nime, rrjedh prej emrit të qytetit nazareth, në të cilin hz. Isai është rritur dhe ka kuptimin “Njeriu nga Na¬za¬re¬ti”.(39)
Përveç kësaj, Epiphaniusi, njëri prej etërve të Ki¬shës, thotë se shkaku i emërtimit të hz. Isait me këtë lla¬gap është rritja e tij në shtëpinë e Jusufit në qytetin Na¬za¬reth.(40) Por, shumë filologë, si p.sh. C.C. Torry dhe F.C. Burkitt dhe shumë teologë të krishterë e refuzojnë men¬dimin se ky term ka kuptimin “Njeriu nga Na¬za¬re¬thi” (dhe sidomos mënyra në të cilën kalon në Ungjillin e Mateut 2:23). Një pjesë e këtyre shkencëtarëve pranojnë se termi ka të bëjë me rrënjën e foljes n – dh – r (të ndash, të flijosh, të premtosh) dhe me termin nadhir; ndërsa pje¬sa tjetër mundohen ta sqarojnë këtë me termin nesher (ne¬ser) (degë), ose me termin nasar (mbrojtës).(41)

Në Dhjatën e re në greqisht hz. Isai përmendet si Na¬zareuos, Nazoraion dhe Nazoraios,(42) ndërsa Isai, në Un¬gjillin e Egjiptianëve (The Gospel of the Egyptians) dhe në Zostrainos, tekste këto gnostike, të përkthyera nga greqishtja në gjuhën kopte, përmendet si “Zesseus Mazareus (=Nazareus) Zessedekeus”.(43)
Gjuhët të cilat përbëjnë dialektet perëndimore are¬me¬je, mbizotëronin në zonën Palestinë – Jordan në pe¬ri¬u¬dhën e hz. Isait. Në tekstet në ibranishte, një prej gju¬hë¬ve aremeje, hz. Isai emërtohet si Nusri (si për shem¬bull në Talmud), kurse të krishterët quheshin Nusrim.(44) Në sirianishte, që është një anëtare tjetër e grupit të gju¬hë¬ve aremeje, krishterimi, siç e cekëm më parë, shprehet me emrin nasranaja. Në këtë rast mund të themi se s – ja e theksuar në termin nasurai (ose nusri) në hebraisht, në gre¬qisht shqiptohet me formën z dhe se ky term, në lite¬ra¬turën e shkruar greke, mund të kishte kaluar në for¬mën nazoraios (ose nazora). Por, në Ungjillin e Filipit (The Gos¬pel of Philip), njëri prej ungjijve gnostikë, në lidhje me kuptimin të cilin e shpreh emri nazoran, që i është dhë¬në hz. Isait, jepen këto shpjegime:
“Nazoran është njeriu i cili lajmëron për sekretet (gjë¬rat e fshehta)”.(45)
“Emri i fundit është “Mesih” (Christ), i pari “Isa” (Je¬zus), i mesmi “Nazoran”. “Mesih” ka dy kuptime, edhe Me¬sih (Christ) edhe i Matur (i Peshuar)”.(46)

Bëhet e ditur se emri Nazoran, i cili në këto tekste i je¬pet hz. Isait do të thotë “ai i cili lajmëron të fshehtën” dhe “ai që është i vërtetë”. Dhe kjo sinjalizon se ky term është larg kuptimit Njeriu prej Nazarethi, që mëtohet t‘i jepet atij (Isait) duke e barasvlerësuar atë me emrin e një qyteti dhe se ky term ka të bëjë me termin Nasura (ose Nursi), që ka kuptimin “ai që i mbron dhe përkujdeset për urdhrat fe¬ta¬rë (ose shkencat e fshehta).(47) Këtë e vërteton edhe për¬men¬dja e Isait në tekstet ibraneje (në literurën Hebraike) me emrin Nusri.
Emri Nasura ( në formën Greke Nazora), që për¬do¬ret për hz. Isain, si emër për vetë atë dhe nxënësit e tij, ësh¬të një emër i përdorur edhe nga hebrenjtë kundër vep¬rimtarisë së hz. Isait. Për shembull, një shënim në Apo¬cryphon of Johannes thotë:
“Dhe ajo ngjan një ditë kur Johni, vëllai i James – it, bij¬të e Zebedee – së. Atje atij iu afrua një Ferisi me emrin Ari¬manius dhe i tha: Ku është zotëria juaj që po e ndiq¬ni? Ai (Johni) tha: Ai shkoi nga ka ardhur. Ferisiu i tha: Ky Nazoran (Nasurai) ju ka mashtruar, jua ka mbushur mend¬jen me ashkla, jua ka thyer zemrat dhe ju ka kthyer nga tradita e baballarëve të tuaj”.(48)
Hebrenjtë nuk e thirrnin me këtë emër vetëm hz. Isain d.m.th., Nasuraj (Nusrim), por edhe pasuesit e tij:
“Në fakt ne këtë njeri (Shën Palin) e pranojmë (e di¬më) si një intrigant, si konfuz në mesin e të gjithë hebrenjve në tokë (si turbullues) dhe si shef të fraksionit nasu¬ra (nazoraion).”(49)
Edhe Epiphaniusi shprehet se hz. Isai dhe pasuesit e tij në kohën më të hershme janë quajtur nasuraj (Epi¬pha¬ni¬usi termin e përdor në formën në të cilën përmendet në Dhjatën e re, d.m.th. përdor formën nazoraion).(50)
Epiphaniusi thekson se ky emër nuk është përdorur nga pasuesit e hz. Isait, por, emri “Nxënësit e hz. Isait (apo Apostujtë)” atyre u është dhënë nga të tjerët. Epi¬pha¬niusi shton se, sado që pasuesit e hz. Isait nuk e kanë quaj¬tur veten Nasura, ata nuk kanë reaguar kur janë quaj-tur nga të tjerët me këtë emër.(51)
Është e qartë se ka një lidhje në mes të të quajturit të hz. Isait dhe pasuesve të tij nga ana e hebrenjve si Na¬su¬ra dhe rrymën si nasuraizëm, e cila në vete ngërthen edhe hz. Jahjanë edhe lëvizjen e sabiitëve, që ka ek¬zis¬tuar qysh para hz. Isait dhe formimin e saj e ka vazhduar (edhe në kohën e z. Isait).
Siç kuptohet nga studimi ynë, rryma e nasuraizmit ësh¬të një lëvizje që e përbënin njerëzit të cilët e kanë kun¬dërshtuar konceptin zyrtar hebraik. Edhe lëvizja e hz. Isait synonte reformimin dhe kundërshtimin e kon¬cep¬tit zyrtar hebraik. Nga ky aspekt, ndërmjet lëvizjes së hz. Isait dhe rrymës së nasuraizmit, që ekzistonte që para hz. Isait, ka një paralelizëm. Qoftë hz. Isai, qoftë pa-su¬e¬sit e tij, ata ishin anëtarë të shoqërisë hebraike.
Siç kuptohet nga shënimet e ndryshme të Dhjatës së re, që i transmetuam më lart, lëvizjen e hz. Isait, heb¬renj¬të e vlerësonin brenda hebraizmit si një rrymë ekstre¬mis¬te dhe si vazhdim të rrymës heterodokse të nasuraizmit, të cilën e kanë ditur që para hz. Isait.
Përveç kësaj, është e njohur edhe lidhja në mes hz. Isa¬it dhe hz. Jahjasë, i cili bënte pjesë në shkollën e na¬su¬ra¬izmit.
Shkaku që lëvizjen e hz. Isait hebrenjtë e vlerësonin si lëvizje të nasuraizmit heterodoks dhe që hz. Isain dhe pa¬suesit e tij i quanin nasurajë, do të kuptohet më mirë në¬se merren parasysh specifikat e shoqërisë së parë të pa¬suesve të hz. Isait. Në tekstet e Dhjatës së re, e cila ësh¬të shkruar duke u bazuar në doktrinën e Palit, bashkë me shprehjet që emërojnë hz. Isait dhe pasuesit e tij në ko¬hën më të hershme, nga ana e hebrenjve si nasurajë, zë¬në vend njohuri objektive në lidhje me sistemin e men¬dimit dhe të besimit (shoqërisë) të parë të pasuesve të hz. Isait si dhe vlerësime të bazuara në doktrinën kish¬tare në periudhën pas Palit. Megjithatë, që nga shek. II pas erës sonë, (sipas shkrimtarëve të krishterë, të cilët për¬faqësonin doktrinën e Kishës zyrtare) në veprat të ci¬lat janë shkruar për të refuzuar fraksionet dhe shkollat e ndry¬shme (të tjera), që janë jashtë doktrinës zyrtare të Ki¬shës, bëhet fjalë edhe për disa specifika të shoqërisë së pe¬riudhë së parë të hz. Isait.

Shkrimtarët Hippolytos, Tertullian, Eusebius, Epi¬pha¬ni¬us dhe Theodoret, në krye me atin e Kishës Ire¬na¬e¬us (130 – 200 pas erës sonë), që ka jetuar në shek. II pas erës sonë, fla¬sin për një grup, i cili për shkak se ka dalë jash¬të dok¬tri¬nës së Palit, ka qenë i fajësuar për heretizëm nga Kisha zyr¬ta¬re. Këta shkrimtarët e lartpërmendur i quaj¬më me emrin Ebi¬onitë.(52) Në këto burime ebionitët për¬kufizohen si të li¬dhur plotësisht me ligjet hebraike, por¬se i pranojnë edhe më¬simet e hz. Isait. Edhe pse për ori¬gjinën e termit ebionit, i cili për herë të parë është për¬dorur nga Irenaeusi dhe në heb¬raishte ka kuptimin “të varfërit”, janë shfaqur teori të ndryshme,(53) dihet për¬fundimisht se ky emër është për¬do¬rur për shoqërinë e pa¬rë të hz. Isait, që ka ekzistuar para pe-ri¬u¬dhës së tij (Pa¬lit). Nga shkrimtarë të krishterë të kohëve të më¬von¬shme, kjo shoqëri e parë, përveç me emrin ebi¬o¬nit, është qu¬ajtur edhe me emra të tjerë, emra këto që në di¬sa ras¬te, sikur janë për grupe që dallojnë nga njëri tjetri. Një¬ri prej këtyre emrave është termi nasurajtë (nazura).

Një shembull është Epiphaniusi, i cili thekson se hz. Isai dhe pasuesit e tij janë quajtur nasuraj nga ana e hebrenjve. Në vep¬rën e tij nasurajtë (nazurajtë) ai i paraqet ata si shko¬llorë heb¬raiko – krishtere dhe supozon se fraksioni ebi¬onit është the¬meluar nga një person që ka qenë pa¬sues i shkollës nas¬u¬ra.(54)
Karakteristikat themelore të shoqërisë së parë, të quaj¬tur Ebionite, mund të radhiten kështu:
1. Edhe këta, sikur hz. Isai, gjenezën e kanë në sho¬që¬rinë hebraike.
2. Janë plotësisht të varur nga Ligji hebraik. I prak¬ti¬koj¬në festivalet, festa e së Shtunës etj.
3. Me dallim nga hebrenjtë, ata besonin se hz. Isai ësh¬të një pejgamber dhe mesih dhe kundërshtonin men¬di¬min për hyjnizimin (shenjtërimin) e hz. Isait, gjë që ësh¬të sajuar më vonë nga ana e Palit.
4. Kishin marrëdhënie (lidhje) të afërta me Jakubin, vë¬llanë e hz. Isait.
5. Kishin Ungjillin e tyre të veçantë.
6. Në mesin e tyre kishte një grup që parapëlqente një jetë që kundërshton ngrënien e mishit dhe therjen kur¬ban të kafshëve.(55)
Sa mund të kuptohet nga shënimet e ndryshme të etërve të Kishës, ebionitët kanë ekzistuar në vende të ndry¬shme deri në shek. IV pas e.s.. Por, njohuritë për ta, për kohën e më vonshme janë shumë të pakta.(56)
Po të bëjmë një krahasim ndërmjet specifikave të ebi¬onitëve, që përbënin shoqërinë e parë të hz. Isait dhe spe¬cifikave të shkollës të hebrenjve heterodoksë të na¬su¬raj¬ve, që ekzistonin që nga periudha para hz. Isait, do të sho¬him një paralelizëm magjepsës. Kjo argumenton lidh¬jen e ngushtë në mes të hz. Isait dhe pasuesve të tij dhe rrymës heterodokse të nasuraizmit.
Përfaqësuesit e doktrinës së hebraizmit zyrtar, të mbësh¬tetur nga administratorët e huaj në vend, kanë kun¬dërshtuar rreptësisht lëvizjen të cilën e kanë quajtur na¬suraizëm dhe pasuesit e saj dhe, kohë mbas kohe, ua ka¬në përgatitur terrenin gjenocideve të mëdha. Më i rën¬dë¬sishmi nga këto u realizua kundër sabiitëve (nasurajtë – man¬denët), të cilët lindën në shkollën e nasuraizmit dhe ki¬shin lidhje të ngushta me hz. Jahjanë.
Aty nga gjysma e parë e shek. I pas e.s. në Jerusalem dhe rrethinë u ushtrua një gjenocid kundër sabiitëve. Shu¬më sabiitë u vranë, ata që mbetën gjallë u detyruan të ik¬nin, së pari drejt veriut e më vonë drejt jugut. Kjo ngjarje u bë shkak për saldimin urgjent të sabiitëve në kul¬turat e ndryshme të huaja dhe për largimin e tyre nga di¬sa elemente të rëndësishme hebraike (të bërit synet dhe të praktikuarit e ndalesës së të Shtunës).

Në të njëjtën mënyrë të rreptë hebrenjtë kun¬dër¬shtu¬an edhe hz. Jahjanë, hz. Isain dhe shoqërinë e tyre. Në ngjarjet që i hapën rrugë vrasjes së hz. Jahjasë, duke ia prerë kokën, dhe në orvatjet për zhdukjen e hz. Isait, duke e kryqëzuar atë dhe duke i ndjekur këmba këmbës pa¬suesit e tij, rol të rëndësishëm kanë luajtur kun¬dër¬shti¬met e forcave sunduese, të cilat kanë qenë të lidhura me tra¬ditën e hebraizmit zyrtarë, kundërshtime këto që janë for¬muar kundër rrymës heterodokse, të quajtur nasu¬ra¬i¬zëm.
Në Jerusalem dhe rrethinë hebrenjtë nuk e quajtën hz. Isait dhe pasuesit e tij si nasurajë shumë kohë. Sipas fja¬lëve të Epiphaniusit, ata më vonë hebrenjtë i kanë qu¬aj¬tur jesuanë (Jesaeaus). Në lidhje me prejardhjen e këtij em¬ri Epiphaniusi jep disa mundësi, por më e logjikshmja nga këto është se emri rrjedh prej vetë emrit të hz. Isait (Je¬zus ose Jesu) dhe se është përdorur për ata të cilët e pa¬soj¬në atë.(57) Në këtë rast jesuanë (Yesuanlar) ka kup¬ti¬min”Ithtarë të Isait” ose “Isevijtë” (Isevitët).
Epiphaniusi, thotë se shkrimtari hebraik Philo (Phi¬lo Judaeus v. 25 para e.s. – 40 pas e.s.), në librin e tij “Je¬su¬anët (Jessaeaus)” jep njohuri për ceremonitë (ritet fetare), tem¬pujt dhe specifikat e tjera të këtij grupi, që ka jetuar rreth kënetës Maraen. Epiphaniusi thekson se grupi për të cilin flet Philo, nuk është veçse një grup i krishterë.(58)
Ithtarët e hz Isait, në regjionin e Antakisë vetëm nga fun¬di i shek. I të e.s, kanë filluar të quhen “Mesihitë” (Me¬si¬hiler), që rrjedh prej fjalës Mesih (Christ), llagap ky që i vi¬het hz. Isait dhe ka kuptimin “Të krishterët” (Chris¬ti¬ans).(59)
Siç shihet, hz. Isanë dhe ithtarët e tij shoqëria heb¬ra¬i¬ke i ka quajtur në fillim nasura, që është brenda rrymës së nasuraizmit; por më vonë janë quajtur me terma më të përshtatshëm për strukturën e lëvizjes, d.m.th. në fi¬llim si Jesuanë (Isevitët) dhe më vonë si të krishterë (Mesi¬hi¬tët). Në tekste të ndryshme të Dhjatës së re këta tre terma Nasura, Isa (Jezus) dhe Mesih (Christ) janë përdorur shpesh¬herë në kallëpi, si “Jesaus – Nazaraus – Jessadekaus” dhe “Isa – Mesih”, që i referohen hz. Isait.

Më në fund po i përmendim edhe nasurajtë, shkollë heb¬raiko – krishtere për të cilën bën fjalë Epiphaniusi në “Pa¬narion” – in e tij. Sipas shkrimeve të Epiphaniusit, në shek. I pas e.s., në periudhën kur ithtarët e hz. Isait janë qu¬ajtur jesuanë, është formuar një shkollë të cilës i kanë thë-në nasuraj. Këta njerëz ishin të lidhur ngushtë me tra¬di¬tën hebraike. Ata i bindeshin ligjit, bëheshin synet dhe i përmbaheshin ndalesës së të Shtunës. Porse, ndryshe nga hebrenjtë e tjerë, këta i besonin edhe hz. Isait. Sipas fja¬lëve të Epiphaniusit, këta pranonin se Isai është bir i Zo¬tit. E megjithatë, mendimet se Isai është vetëm njeri apo që ka lindur nga Merjemeja (Maria) me anë të Shpir¬tit të Shenjtë, i kanë të ngatërruara. Në dallim nga heb¬renj¬të, këta e pranonin, krahas Dhjatës së re edhe Dhja¬tën e vjetër. Tërë Librin e Shenjtë e lexonin në ib¬ra¬nisht.(60) Epiphaniusi vë në dukje se ky grup ka jetuar edhe në kohën e tij (shek. IV pas e.s.) në vendet Bashan dhe Kokabe (Cocabe).(61)
Siç thamë më lart, sado që Epiphaniusi mundohet të tre¬gojë se ebionitët dhe nasurajtë janë fraksione të ndry¬shme të krishtere, këta dy emra provojnë se janë të të njëj¬tit grup, d.m.th., të shoqërisë së parë të hz. Isait. Në fakt, çështjet të cilat i ka radhitur Epiphaniusi, si të qenët i lidhur me ligjet dhe traditën hebraike dhe të besuarit në hz. Isain janë prej specifikave më të qarta të ebionitëve. Sa i takon pranimit të nasurajve se hz. Isai është bir i Zo¬tit, kjo specifikë mund të jetë e personave të cilët ka¬në thënë se janë pasues të këtij fraksioni dhe kanë jetuar në shek. IV pas e.s., në kohën kur ka jetuar Epiphaniusi.
Në lidhje me faktin pse ky grup e quan vetveten na¬su¬ra, Epiphaniusi thotë se grupi nuk i ka pranuar emrat e krishterë dhe jesuanë të cilët u janë vënë ithtarëve të hz. Isait në saje të tij dhe në vend të këtyre emrave e kanë quajtur veten nazora, që është i barasvlershëm me emrin e vendit ku ka jetuar hz. Isai (nazareth ose nazira).(62) Ky mendim i Epiphaniusit qëndron paralelisht me men¬di¬min për gjenezën e emrit nasura, i cili u është vënë hz. Isait dhe ithtarëve të tij nga ana e hebrenjve. Epiphaniusi supozon se në të dy rastet këta emra rrjedhin nga ba¬ras¬vlera e emrit të qytetit Nazorath. Por, sipas mendimit tim, ky emër, sikundër me emrin që i është vënë hz. Isait dhe ithtarëve të tij, nuk ka asnjëfarë lidhje as me qytetin Na¬zareth. Me fajësimin nga ana e hebrenjëve e hz. Isai dhe apostujt e tij janë nasuraj heterodoks, krahas asaj që ata janë quajtur Nasuraj, mund të jetë që shkolla Heb¬raiko – Krishtere vetëveten vetë mund ta kishin emruar me emrin nazura (nasura).

e. Përfundim

Këto që thamë mund t’i përmbledhim në sa vijon:
Sipas hebraizmit qendror, hz. Isai, nxënësit dhe ith¬ta¬rët e tij të parë janë quajtur nasuraj, për arsye se kanë lidh¬je me shkollën e hebrenjve heterodoksë dhe me na¬su¬raj¬të, të cilët, siç dihet, kanë jetuar më herët dhe gjen¬den jashtë kon¬ceptit të hebraizmit zyrtar. Por, më vonë, me zhvi¬lli-min e lëvizjes së hz. Isait, në vend që të quhen me këtë emër, quhen “jesuanë”, që rrjedh prej Isa (është i një¬verl¬shëm me emrin Isa) dhe më vonë me emrin “të Krish¬terë”. Em¬rat Jesuanë dhe i krishterë nuk pëlqeheshin nga çdo ith¬tarë i hz. Isait. Përveç kësaj, një pjesë e tyre e pranoi emrin e parë, që u ishte vënë, d.m.th., emrin na¬su¬rajë, dhe kështu ata kanë vazhduar ta përdornin atë emër.
Emri nasuraj, që i ishte vënë hz. Isait dhe ithtarëve të tij nga ana e hebrenjve, u adoptua me disa mënyra të të shprehurit të dialekteve të ndryshme në Mezapotomi dhe Gadishullin Arabik. Në tekstet në hebraisht të krish¬te¬rët quhen nusrim, kurse në sirianisht përmenden si nas¬ra¬naje. Ndërsa termi nasura në arabisht, që është një dia¬lekt tjetër i aremejes, përdoret në formën nasara. Këtë term arabët e morën dhe e përdorën si emër për të gjithë të krishterët.
Kur’ani, i cili është shpallur në arabisht, kur flet për të krishterët, e përdor fjalën nasara, të cilin arabët e për¬dor¬nin për ta. Termi nasara ka rrënjën e foljes nasara – jen¬suru në arabisht, ndërkaq me qytetin Nazarath në zo¬nën e Palestinës nuk ka asnjë farë lidhjeje.

Fusnotat:

*Teksti është marrë nga vepra “Mitoloji ile İnanç Arasında” (Mes Mitologjisë dhe besimit) e Prof. Dr. Shinasi Gyndyzit.
**Prof. Dr. Şinasi Gündüz, është ligjërues i Historisë së feve në Fakultetin Teologjik në Univesitetit e Stambollit (Istanbul Üniversitesi İlahiyat Fakül¬te¬si) në Stamboll të Turqisë.
1.Shih, Kur’an 3/67.
2.Shih, Tritton, A.S. J.H. Kramers, “Nasara”, Islam Ansiklopedisi, v. 9, f. 77.
3.Taberi, Xhamiu’l – Bejan na Te’vil Ayi’l – Kur’an, Egjipt (1954) v.1, f. 317; Ibn Kethir, Tefsiru’l – Kur’ani’l – Adhim, Bejrut (1984), v. 1, f. 103.
4.Taberi, op. cit. v. 1, f. 317; Ibn Kethir, op. cit., v. 1, f. 103. Posaçërisht për na¬sara shiko: Ibn Mandhur, Lisanu’l – Arab, Bejrut (Jo); v. 3, f. 647 – 48. Për¬veç kësaj në një punim të përmendur më parë, kemi theksuar mundësinë e lidh¬jes ndërmjet emrit të qytetit Nazarath dhe emrit Nasara. Krahaso, Gyndyz, Sh. “Një studim dhe një vlerësim mbi identitetin e sabiitëve në Kur’an”, Sim-po¬ziumi I për studime të historisë së feve në Turqi, Samsun (1992), f. 47.
5.Shih, Tritton, A. S., J. H. Kramers, op. cit. f. 77.
6.Brockelmann, C., Syriac Dictionary, 2nd ed., s. 212; Droëer, E. S., R. Macuch, A. Mandaic Dictionary, Oxford 1963, s. 285.
7.Shih, Furkan, 50 – 60.
8.Shih, Bright, A History of Israel, f. 463. vazh.; Fohrer, G. History of Israelite religion, përk. D. E. Green, Londër 1981, f. 369; Baron, A social and Political history of the Jeës, v. 2, f. 35 – 38.
9.Baron, S. Ë., op. cit., v. 2, f. 23 vazhd.
10.Shih, veprën e njëjtë, v. 2, f. 26 – 35.
11.Shih, Bright, J., op. cit., f. 465 – 66.
12.Shih, Epiphanius, The Panarion of Epiphanius of Salamis, Book 1 (Sects, 1 – 46), përkth. F. Ëilliams, Leiden 1987, f. 42 – 43.
13.Vep. e cit., f. 47 – 48
14.Vep. e cit., f. 50
15.Shih, Osburn, Ë., A Hebreë and English Lexicon, Zanderman Publ. House, Michigan (originally publ. in London 1844), f. 172
16.Shih, Zimmern, H., “Nazoräer”, ZDMG, 74, 1920, f. 433
17.Shih, Segelberg, E., “Traşa d – tâga d – Şişlam rabba”, in Studia Man¬daika, ed. R. Macuch, Band I, Berlin – Neë York 1976, f. 176 – 78
18.Shih, Ibn Mandhur, op. cit., v. 3, f. 664 vazhd.
19.Osburn, Ë., op. cit., f. 163
20.Në Dhjatën e re numrat juridikë në lidhje me nadhirinjtë gjenden në 6: 1 – 21. Shih sidomos, Davis, J.D., H.S.Gehman, The Ëestminster Dictionary of the Bible, The Ëestminster Press 1944, f. 421.
21.Shih, Gjyqtarët 13 : 4 – 5; 16; 17; Samueli I – rë, 1; 11,28. Sidomos krahaso, Eksodi 20 : 25; Numrat 19 : 2; Ligji i Përtërirë 15 : 19.
22.Lluka 1 : 15; sidomos shih, Epiphanius, op. cit., f. 116.
23.Epiphanius, op. cit., f. 116
24.Për gjenezën dhe për historinë e hershme të sabiitëve shih, Gündüz, The Knoëledge of Life; The Origins and Early History of the Mandaeans and Their Relation to the Sabians of the Qur’an and to the Harranians, Oxford University Press 1944.
25.Shih, Haran Gaëaita, ed. and përkth. E.S.Droëer, Vatican City 1953, f. 3.
26.Shih, Rudolph, K., Gnosis, f. 343.
27.Haran Gaëaita, f. 3. Sidomos shih, vep. e cit., f. 10 – 19
28.Ginza, ed. and përkth. M.Lidzbarski, Götingen 1925, f. 508.
29.Vep. e cit., f. 424.
30.Vep. e cit., f. 213.
31.Shih, Haran Gaëaita, f. 5; Ginza, f. 51; Das Johannesbuch der Mandär (Draşa d Yahya), ed. përkth. M. Lidzbarski, Giessen, 1915, f. 75, vazhd.
32.Shih, Droëer, E.S., “The Mandaeans To – Day” The Hibbert Journal, 37, 1938 – 39, f. 438.
33.Shih, Gündüz, ., The Knoëledge of Life, f. 55 – 124.
34.Shih, Mateu 3 : 1 – 12; 11 : 2 – 15; 14 : 3 – 12 : Marku 1; 6; Lluka 3 : 1 – 18. Qoftë në inxhilet, qoftë në veprën e historianit hebraik Josephusit thuhet se hz. Jahja është burgosur, është torturuar dhe më në fund është vrarë nga udhëheqësi i zonës Herod, Antipas. Shih, Mateu 4 : 12; Marku 60 : 16 – 29; Lluka 3: 19 – 20; Ëink, Ë. : “John the Baptist”, The Encyclopedia of Religion, ed., M. Eliade, v. 8, f. 112 – 14. Në lidhje me luftën që ka bërë (mundin që ka dhënë) hz. Jahja me hebrenjtë qendrorë, me formimin e shoqërisë së tij, me mësimet dhe në lidhje me largimin nga hebreizmi qend¬ror që gjendet në shkrimet sllave në librin e historianit hebreik Josephusit, i cili ka jetuar në shek. 1, i titulluar The Antiquities, shih, Mead, G.R.S., The Gnos¬tic John the Baptizer, Londër 1924, f. 103 – 106.
35.Shih, Mateu 3:13 – 16; Lluka 3:21. Sidomos shih, Bultmann, R., Primitive Christianity in is Contemporary Settings, tr. R. H. Fuller, Thames and Hud¬son 1983, f. 76. Për këtë temë në literaturën sabiite ka njohuri të thella. Shih, Ginza, f. 50 – 51.
36.Shih, Droëer, E. S.,The Secret Adam, Oxford 1960, f. 89.
37.Mateu 2:23. Sidomos shih, Veprat e apostujve 2:22.
38.Gjoni 19:19.
39.Shih, Thatcher, G.Ë., “Nazarene”, Dictionary of the Bible, ed. J. Haas¬ting, v.3, f. 496.
40.Epiphanius, op. cit., f.116.
41.Shih, Bruce, F.F., The Acts og the Apostles, The Greek Text ëith Intro¬duc¬tion and Commentary, Michigan 1984, f. 90.91; Droëer, E.S. The Secret Adam, f. 95 – 96, n.3; Thatcher, G.Ë. op. cit., f,496.
42.Shih, Bruce, F.F., op. cit., f. 90 – 91.
43.Krh, “The Gospel of the Egyptians”, përkth. A. Bohlig and F. Ëisse in The Nag Hammadi Library in English, ed. J. M. Robinson, Leiden 1988, f. 217; „Zostrianos“, përkth., J.H. Sieber, in The Nag Hammadi Library in English, f. 416.
44.Shih, Bruce, F.F., op. cit., f. 95 – 96, n.3.
45. “The Gospel of Philip”, përkth.,Ë.Ë., Isenberg, in The Nag Hammadi Library in English, f. 144.
46.Vep. e cit., f. 147.
47.Nëse kemi parasysh se shkrimtari i Inxhilit të Filipit është i krishterë gnostik, do të kuptojmë se për ç’arsye shkrimtari nuk i jep termit Nasara (në In¬xhil Naazara) kuptimin e vërtetë që në ibranishte do të thotë „të vëzhgosh, të mbrosh“, por i jep kuptimin „të jesh i vërtetë“ dhe „të laj-më¬rosh të fshehtat“. Hz. Isain shkrimtari e sheh si shpëtimtar (redeemer) për¬plot me njohuri hyjnore (Gnosis), sekrete dhe të vërteta dhe për këtë termin Na¬sura e sqaron në mënyrë që të jetë sa më afër me të këtë cilësi të tij.
48.Giversen, S., Apocriphon of Johannis, Copenhagen 1963, f. 47. Sidomos krh., Veprat e Apostujve 2:2; Gjoni 19:19 ; Epiphanius, op. cit., f. 117.
49.Veprat e Apostujve, 24:5.
50.Epiphanius, op. cit.,f. 112.
51.Vep. e cit., f. 117.
52.Sih, Beveridge, Ë., “Ebionism“, Encyclopedia of Religions and Ethics, J. Hastings (ed.), v. 5, f. 139, vazhdon.
53.Krh., Ëilken, R.L., “Ebionites”, Enciclopedia of Religions, M. Eliade (ed.), v. 4, f. 576.
54.Shih, Epiphanius, op. cit., f. 119 – 121. Mendimi i Epiphaniusit se ebi¬o¬ni¬tët janë formuar nga një person me emrin Ebion, quhet i gabuar nga të gji¬thë studiuesit.
55.Shih, Sarıkçıoğlu, E., Baslangıçtan Günumüze Dinler Tarihi, Stamboll 1983, f. 219, vazhdon; Ëilken, R.L.,op. cit., f. 576 – 577: Barclay, Ë., “Ebionites” in A Dictionary of Christian Ethics, ed., J. Macquare, SCM Press Ltd. 1967, f. 95 – 96.
56.Ëilken, R.L., op. cit., f. 577. Këtu mund të mendohet për personat si Selman Farisiu, të cilët para se të bëhen ithtarë të hz. pejgamberit (Mu¬ha¬medit a.s.), kanë qenë ithtarë të hz. Isait dhe kanë bërë një jetë të përafërt me islamin.
57.Epiphanius, op. cit., f. 112 – 113, 115.
58.Vep. e cit., f. 115.
59.Vep. Cit., f. 112, 115.
60.Vep. e cit., f. 115 – 117.
61.Vep. e cit., f. 118.
62.Vep. e cit., f. 117.

Shkëputur nga libri: Dialogu obligim hyjnor – Qani Nesimi