Njëshmëria absolute e Zotit dhe pretendimet e krishterëve

Njëshmëria absolute e Zotit dhe pretendimet e krishterëve

Mr. Ajni Sinani

Si mundet një grua ta bart zotin në mitrën e saj dhe të jetoj mes bijve të Israilit, apo si mundet që njerëzit ta bartin atë me duar e tyre?! Aq më shumë si mundet që njerëzit ta kapin, godasin apo ta kryqëzojnë Zotin?!

Zoti i Gjithëfuqishëm i hedh poshtë pretendimet se Zoti ka bir apo se Ai është pjesë e trinisë, prandaj në Kur’anin fisnik thotë:
“Ata thonë: ‘I Gjithëmëshirshmi ka një bir’. Keni thënë diçka vërtet të tmerrshme! Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të thërrmuar, ngaqë ata i veshin një bir të Gjithëmëshirshmit. Kurrë nuk i shkon (madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të ketë një bir. S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë e që të mos vijë si rob para të Gjithëmëshirshmit.” (Merjem: 88-93).
“Me të vërtetë, kanë mohuar (të Vërtetën) ata që thonë: “Me siguri Zoti është Mesihu – i biri i Merjemës! E, Mesihu tha: “O bijtë e Israelit, adhurojeni Zotin, që është Zoti im dhe Zoti juaj. Se, me të vërtetë, kush i bën shok Allahut, Allahu ia ndalon atij Xhennetin dhe strehim i tij është zjarri. Dhe, për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë.” (El Maide: 72).

Krishterët Jezusin e besuan për zot dhe ai për ta i barti mëkatet e tyre!

Krishterët pretendojnë se Jezusi është Perëndia i mishëruar. Ai thonë ata është me natyrë të dyfishtë, me dy natyra (njerëzore dhe hyjnore) që nuk ndahen dhe as nuk përzihen. Ai sipas pretendimit të tyre, është plotësisht zot dhe plotësisht njeri. Prandaj Jezusit sipas të krishterëve i është dhënë nderi që ta mbaj Zotin dhe që Zoti të mishërohet në trupin e tij, duke qenë ai njëkohësisht edhe zot edhe njeri!
Maria (Merjemja) e barti Jezusin (zotin!) në mitrën e saj dhe e mbajti edhe me duart e veta!
“Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu: Maria, nëna e tij, pasi u fejua me Jozefin, para se të banonin së bashku, u gjet shtatzënë për virtyt të Shpirtit të shenjt.” (Mateu: 1/18).
“E, si hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marinë, t’ëmën e tij, ranë përmbys dhe i shprehën nderimet e tyre. Pastaj hapën thesaret e veta e i dhuruan: ar, kem e mirrnë.” (Mateu: 2/11).

Simoni e barti Jezusin (zotin!) me duart e tij

“Ai (Simoni) i nxitur prej Shpirtit të Shenjt erdhi në Tempull. Kur prindërit e sollën Jezusin foshnjë për të kryer rregulloren e Ligjit mbi të, Simoni e mori para duarsh, falënderoi Hyjin e tha: ‘’Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë shërbëtori yt në paqe, sikurse the ti vetë.” (Luka: 2/ 27-29).

Djalli e çoi Jezusin (zotin!) në një mal shumë të lartë!

“Djalli e çoi (Jezusin) sërish në një mal shumë të lartë, ia dëftoi të gjitha mbretëritë e kësaj bote dhe madhërinë e tyre.” (Mateu: 4/ 8)

Jezusi (zoti!) hipur mbi gomar!
“Ata ia çuan gomarin Jezusit, qitën mbi të petkat e veta dhe Jezusi hypi mbi të.” (Marku: 11/ 7)

Jozefi e uli Jezusin (zotin!) prej kryqit dhe e mbarti deri në varr!
“(Jozefi) Shkoi te Pilati dhe ia lypi trupin e Jezusit. Pasi e uli prej kryqit, e mbështolli në pëlhurë, e vuri në varr të gdhendur në gur, ku ende askush s’ishte varrosur.” (Luka: 23/ 52-53).

Nëse qielli dhe qiejt e qiejve nuk mund ta nxënë Zotin? Atëherë si e bartën ata Zotin?
“Po a vërtet është e besueshme se Hyji banon me njerëz mbi tokë? Në qoftë se qielli e qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë, aq më pak kjo Shtëpi që e ndërtova! ((Kronikat II: 6/18).

Ja ç’thotë Allahu i gjithëfuqishëm në Kur’anin fisnik:
“Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti foli me të, ai tha: ‘O Zoti im, shfaqu që të të shoh’, Zoti tha: ‘Ti nuk mund të më shohësh! Por shiko në atë mal: nëse ai mbetet në vendin e vet, atëherë ti do të më shohësh Mua! E kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thërrmoi atë dhe e bëri pluhur, ndërsa Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, ai tha: ‘I lavdëruar qofsh Ti o Zot! Kthehem te Ti i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve.” (El A’raf: 143).

Pati bubullima dhe vetëtima
“Ditën e tretë, sa u bë mëngjes, pati bubullima dhe vetëtima; mbi mal doli një re e dendur dhe u dëgjua një zë shumë i fortë borie; dhe tërë populli që ishte në kamp u drodh. Pastaj Moisiu e nxori popullin nga kampi për ta çuar përballë Perëndisë; dhe ata qëndruan në këmbët e malit.
Mali i Sinait ishte tërë tym, sepse Zoti kishte zbritur mbi të në zjarr; tymi i tij ngrihej si tymi i një furre, dhe tërë mali dridhej fort. Ndërsa zëri i borisë po bëhej gjithnjë më i fortë, Moisiu fliste, dhe Perëndia i përgjigjej me një zë gjëmues. Zoti zbriti pra mbi malin e Sinait, në majë të tij; pastaj Zoti thirri Moisiun në majë të malit dhe Moisiu u ngjit atje.” (Dalja: 19/16-20).

Mojsiu e paralajmëroi popullin të mos i ngjiteshin malit
“Dhe Zoti i tha Moisiut: ‘Zbrit dhe paralajmëro popullin solemnisht, që të mos sulet drejt Zotit për ta parë, dhe kështu shumë prej tyre të gjejnë vdekjen. Edhe priftërinjtë që do t’i afrohen Zotit të shenjtërohen, që Zoti të mos sulet kundër tyre’. Moisiu i tha Zotit: ‘Populli nuk mund të ngjitej mbi malin e Sinait, sepse ti na ke urdhëruar solemnisht, duke thënë: “Vër kufi rreth malit dhe shenjtëroje’.
Por Zoti i tha: ‘Shko, zbrit poshtë; pastaj ngjitu, ti edhe Aaroni bashkë me ty; por priftërinjtë dhe populli të mos i kalojnë caqet, as të mos ngjiten te Zoti, ndryshe do të vriten’.” (Dalja: 19/21-24).
Vetëm nëse do të afroheshin bijtë e Israilit nga mali, që pretendonin se Zoti kishte zbritur mbi të, do të vriteshin dhe do të gjenin vdekjen!
Prandaj si mundet një grua ta bart zotin në mitrën e saj dhe të jetoj mes bijve të Israilit, apo si mundet që njerëzit ta bartin atë me duar e tyre?! Aq më shumë si mundet që njerëzit ta kapin, godasin apo ta kryqëzojnë Zotin?!
Zoti kërkoi prej Moisiut që të shenjtëroj popullin, dhe ti pastroj rrobat e tyre. Moisiu kërkoj prej tyre që të mos kenë kontakte intime me gratë sepse Zoti do të zbriste mbi mal, sikurse pretendon Bibla …
“Kështu Moisiu zbriti nga mali drejt popullit; shenjtëroi popullin dhe ata i lanë rrobat e tyre. Pastaj i tha popullit: “Bëhuni gati brenda tri ditëve; mos iu afroni grave.” (Dalja: 19/14-15).

Pra si mundet që ai (zoti) të zbresë i përzier me gjak nga mitra dhe trupi i një gruaje?!
Prandaj, Zoti na tërheq vërejtjen që të mos i përshkruajmë Atij gjëra që nuk i takojnë madhërisë së Tij:
“Me të vërtetë, u bënë mohues ata, që thonë: “Zoti është njëri prej treve!” S’ka Zot tjetër përveç se një Zot! E, nëse nuk frenohen nga ato që thanë, me të vërtetë, ka për t’i goditë ata – mohuesit, dënimi pikëllues.” (Kur’ani, 5: 73).