PROFETËSITË BIBLIKE NË LIDHJE ME ARDHJEN E MUHAMMEDIT A.S.

PROFETËSITË BIBLIKE NË LIDHJE ME ARDHJEN E MUHAMMEDIT A.S.

Shkruar nga : JAMAL BADAWI
Përktheu nga anglishtja : Besmir (Mexhid) YVEJSI

“ Që pranojnë (Muhammedin) të dërguarin analfabet (që nuk shkruan as nuk lexon) të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Teurat dhe Inxhil… ”
SURETU EL-A’RAF: 157.

Abrahami (Ibrahimi a.s.) tërësisht është i nderuar si themelues i monoteizmit dhe konsiderohet babai i përbashkët i çifutëve, krishterëve dhe muslimanëve.
Nëpërmjet djalit të tij të dytë, Isakut (Is’hakut a.s.), rrjedhin të gjithë profetët izraelitë përfshirë profetët e lartësuar si: Jakobi (Jakubi a.s.), Jozefi (Jusufi a.s.), Moisiu (Musai a.s.), Davidi (Dawudi a.s.), Solomoni (Sulejmani a.s.) dhe i fundit Jezusi (Isau a.s.), paqja dhe bekimet e Zotit xh.sh. qofshin mbi të gjithë këta profetë.
Ardhja e këtyre profetëve të mëdhenjë ka qenë realizimi i pjesërishëm i premtimeve të Zotit xh.sh. në bekimin e kombeve të tokës nëpërmjet pasardhësve të Abrahamit (Ibrahimit a.s.), citoj nga: Zanafilla 12:2-3:
“Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim. Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë, te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës ”.
Realizimi i tillë është i pranuar me gjithë zemër nga ne muslimanët pamarrë parasysh çfarë bindje kemi, si dhe i respektojmë të gjithë profetët, sepse është kusht i besimit tonë (Kushti i katërt i besimit: Besimi në të Dërguarit e Zotit xh.sh.).

BEKIMET E ISMAELIT (ISMAILIT A.S.) DHE ISAKUT (IS’HAKUT A.S.)

A ka qenë i përfshirë i parëlinduri i Abrahamit (Ibrahimit a.s.) , (Ismaeli – Ismaili a.s.) dhe pasardhësit e tij në marrëveshjen dhe premtimin e Zotit xh.sh.?
Disa citate nga Bibla na ndihmojnë t’i japim dritë kësaj pyetje.

1. Tek Zanafilla 12:2-3, flitet për premtimin e Zotit xh.sh. dhënë Abrahamit (Ibrahimit a.s.) dhe pasardhësve të tij para se të lind ndonjë djalë prej tij.
“Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim, Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë, te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës ”.

2. Tek Zanafilla 17:4, përmendet premtimi i Zotit xh.sh. i dhuruar pas lindjes së Ismaelit (Ismailit a.s.) mirëpo para lindjes së Isakut (Is’hakut a.s.).
”Sa për mua, ja unë po të bëj një besëlidhje me ty; ti do të bëhesh baba i një shumice kombesh ”.

3. Tek Zanafilla kaptina 21, Isaku (Is’haku a.s.) është i bekuari i veçantë, mirëpo edhe Ismaeli (Ismaili a.s.) gjithëashtu është i bekuari i veçantë, që Zoti xh.sh. premtoi që nga ai të rrjedh “ kombi i madh ”( Zanafilla 21:13,18).
”Edhe nga djali i kësaj shërbyeses unë do të bëj një komb, sepse është një pasardhës i yti….. Çohu, çoje djaloshin dhe mbaje fort me dorën tënde, sepse unë do të bëj prej tij një komb të madh ”.

4. Tek Ligji i Përtërirë 21:15-17, tradita e drejtë dhe privilegjet e të parëlindurit nuk janë nga statusi shoqëror – social i nënës së tij (Grua e tillë ka qenë Saraj (Sarah) “ e lire ”, nëna e Isakut (Is’hakut a.s.), gjithashtu grua e tillë ka qenë Agari (Haxherja) “ robëreshë ”, nëna e Ismaelit (Ismailit a.s.)).
“Në qoftë se një burrë ka dy gra, dhe njëren e dashuron dhe tjetrën e urren, dhe si e dashuruara ashtu edhe ajo e urrera i kanë lindur fëmijë, në rast se i parëlinduri është fëmija e gruas së urryer, ditën që u lë me testament pasurinë që zotëron bijve, nuk mund t’i shënojë të drejtën e paralindjes djalit të gruas që dashuron duke e preferuar nga djali i gruas që urren që është i parëlindur; por do të njohë si të parëlindur djalin e gruas së urryer, duke i dhënë një pjesë të dyfishtë të të gjitha atyre që zotëron; sepse ai është prodhim i parë i fuqisë së tij dhe atij i përket e drejta e paralindjes ”.
Kjo është vetëm vazhdueshmëri me moralin, ligjin apo parimin njerëzor për zbulimin e të vërtetës.

5. Legjitimiteti i plotë i djalit të Abrahamit (Ibrahimit a.s.) , Ismaelit (Ismailit a.s.), dhe ” farës së tij ”, si dhe legjitimiteti i plotë i nënës së tij, Agarit (Haxheres), gruas së Abrahamit (Ibrahimi a.s.) janë deklaruar dhe shpallur shumë qartë tek Zanafilla 21:13:
“Edhe nga djali i kesaj shërbyeses unë do të bëj një komb, sepse është një pasardhës i yt”, gjithëashtu deklarohet legjitimiteti edhe në Zanafilla 16:3:
”Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e Kanaanëve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ai dha për grua burrit të saj Abramit “.

Pas Jezusit (Isaut a.s.), profetit i fundit izraelit të dërguar nga Zoti xh.sh. tek ta,
ka qenë koha që premtimi i Zotit xh.sh. për bekimin e Ismaelit (Ismailit a.s.) dhe pasardhësve të tij të realizohet dhe përmbushet.
Më pak se 600 vite pas Jezusit (Isaut a.s.), erdhi i dërguari i fundit i Zotit xh.sh. Muhammedi a.s., nga stërnipërit e Abrahamit (Ibrahimit a.s.) nëpërmjet djalit të tij “ të parëlindur “ Ismaelit (Ismailit a.s.) , (dhe nga Ismaeli (Ismaili a.s.) nëpërmjet djalit të tij të dytë, Ke’darit).
Bekimet e Zotit xh.sh. për dy degëzimet kryesore gjenealogjike të trungut familjar të Abrahamit (Ibrahimit a.s.), ishin realizuar me ardhjen e Muhamedit a.s..
Por a janë plotësuese vërtetësitë e provave të qarta që Bibla në të vërtetë paralajmëron për ardhjen e profetit Muhammed a.s.?

MUHAMMEDI A.S.: PROFETI I NGJASHËM ME MOISIUN (MUSAIN A.S.)

Kohë të gjatë pas Ibrahimit a.s., Zoti xh.sh. premtoi pritjen e gjatë e të dërguarit të cilin do t’a dërgon Ai, mirëpo kësaj herë e përsëritur në fjalët e Moisiut (Musait a.s.).
Tek Ligji i Përtërirë 18:18, Moisiu (Musai a.s.) flet se cili është profeti që Zoti xh.sh. do t’a dërgoj:
“Dhe do të nxjerr për ta një profet nga “ mesi ” gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t’u thotë atyre të gjitha ato që unë do t’i urdhëroj“.

1. Nga mesi i “ vëllezërve ” izraelitë, konsiderohet si kushëriri i tyre Ismaelit, sikurse ka qenë djali i Abrahamit (Ibrahimit a.s.), Ismaeli (Ismaili a.s.), i cili ishte veçanërisht i përcaktuar, nga premtimi i Zotit xh.sh. që nga ai të rrjedh “kombi i madh”.

2. Profeti i ngjashëm me Moisiun (Musain a.s.). Këtu është vështirë të gjenden dy profetë, kush janë ata që ngjasojnë më shumë sesa Moisiu (Musai a.s.) me Muhammedin a.s..
Të dytë kanë dhënë sisteme të gjithëanshme ligjore, të dytë janë ndeshur mes veti me armiqtë dhe kanë fituar në mënyra të mrekullueshme, të dytë janë pranuar si profetë/burrështetas si dhe të dytë u shpërngulën “ emigruan ” pas përndjekjeve që organizonin armiqtë për mbytjen e tyre. Ngjashmëria midis Moisiut (Musait a.s.) dhe Jezusit (Isaut a.s.) nuk vërehet, të paktën as edhe një ngjashmëri e vetme. Vlen të ceket edhe ngjashmëria mes lindjes se natyrshme, jetës familjare dhe vdekjes së natyrshme të Moisiut (Musait a.s.) dhe Muhammedit a.s., por jo e Jezusit (Isaut a.s.), që të krishterët e ngrisin aq lartë dhe e quajnë Biri i Zotit dhe jo si i dërguari i veçantë i Zotit xh.sh., sikur kanë qenë Moisiu (Musai a.s.) dhe Muhammedi a.s. që krahas me muslimanë kanë besuar Jezusin (Isaun a.s.).

PRITJA E PROFETIT QË DO TË VIJË NGA ARABIA

Tek Ligji i Përtërirë 33:1-2, kombinohen referencat në mes Moisiut (Musait a.s.), Jezusit (Isait a.s.) dhe Muhammedit a.s..
“Ky është bekimi me të cilin Moisiu, njëri i Perëndisë, bekoi bijtë e Izraelit, para se të vdiste. Dhe u tha:” Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta në Seir; u paraqit në madhështinë e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i një morie shenjtorësh; nga e djathta e tyre dilte për ta një ligj i zjarrtë”.

Të folurit e Zotit xh.sh. (shpallja e Zotit xh.sh.) erdhi nga Sinai, u lartësua nga Seiri (me sa duket fshati Seir gjindet afër ose pranë Jerusalemit), dhe u ndriçua nga Parani. Tek Zanafilla 21:21, shkretëtira e Paranit ka qenë vendi ku u vendos Ismaeli (Ismaili a.s.), (Parani = Arabia, posaçërisht Mekka ).
“Ai banoi në shkretëtirën e Paranit dhe nëna e tij e martoi me një grua nga Egjipti ”.

Në të vërtetë Bibla sipas versionit të mbretit Xhejms ( KJV ) tek Psalmet 84:4-6 përmend peligrinazhin “ kalimin e haxhilerëve ” pranë luginës së Bekkës ( emër tjetër i Mekkës ) :
“Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde dhe të lavdojnë vazhdimisht (Sela). Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua! Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime ”.
Tek Isaia 42:1-13 flitet për të dashurin e Zotit xh.sh.:
”Ja shërbëtori im, që unë përkrah, i zgjedhuri im që më kënaq shpirtin. Kam vënë Frymën time mbi të; ai do t’ju sjellë drejtësinë kombeve. Nuk do të bërtas, nuk do ta ngrerë zërin, nuk do të bëjë të zgjohet zëri i tij nëpër rrugë. Nuk do ta copëtojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym; do ta paraqesë drejtësinë sipas të vërtetës. Ai nuk do të ligështohet dhe nuk të dekurajohet; deri sa të vendosë drejtësinë mbi tokë; dhe ishujt do të presin ligjin e tij ”. Kështu thotë Perëndia, Zoti, që ka krijuar qiejtë dhe i ka shpalosur, që ka shtruar tokën dhe gjërat që ajo prodhon, që i jep frymëmarrje popullit dhe jetë atyre që ecin në të. Unë, Zoti, të kam thirrur sipas drejtësisë dhe do të të zë për dore, do të të ruaj dhe do të bëj aleancën e popullit dhe dritën e kombeve, Për t’u hapur sytë të verbërve, për të nxjerrë nga burgu të burgosurit dhe ata që dergjen në terr. Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t’i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura. Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë”. I këndoni Zotit një kantik të ri “këngë të re ” lëvdimin e tij nga skajet e tokës, o ju që zbrisni në det, dhe atë që i përmban, ishujt dhe banorët e tyre. Shkretërira dhe qytetet e tij lartojnë zërin e tyre, bashkë me fshatrat në të cilat banojnë ata të Kedarit. Le të ngazëllojnë banorët e Selas, le të lëshojnë britma nga maja e maleve. Le t’i japin lavdi Zotit, le ta shpallin lëvdimin e tij në ishuj. Zoti do të shkojë përpara si një hero, do të nxisë dëshirën e tij të zjarrtë si një luftëtar, do të lëshojë një klithmë, po një klithje therrëse; do të triumfojë mbi armiqtë e tij”.

I zgjedhuri dhe i dërguari i cili do t’a lartësojë ligjin dhe “ i cili nuk do të dështon, gjithashtu nuk futet në telashe derisa ai do t’a vendosë ligjin në tokë ”.
Tek Isaia kapitulli 42, vargu 11, lidhet me pritjen e një pasardhësi të Ke’darit.
Kush është Ke’dari?
Tek Zanafilla 25:13, Ke’dari përmendet si djali i dytë i Ismaelit (Ismailit a.s.), nga i cili rrjedh profeti Muhammed a.s..
“Këta janë emrat e bijve të Ismaelit, sipas emrit të brezave të tyre: Nebajothi, i parëlinduri i Ismaelit; pastaj Kedari, Abdeeli, Mibsami… ”.

SHPËNGULJA E MUHAMMEDIT A.S. NGA MEKKA NË MEDINE: A PROFETIZOHET NË BIBËL?

Tek Habakkuku 3:3 të Folurit e Zotit xh.sh. (Zoti xh.sh. ndihmon) për ardhjen nga Te’mani (Oazë në veri të Medinës, sipas fjalorit biblik të J.Hasting-ut) që i shenjti do të vijë nga Parani. Mirëpo për pranimin e entuziazmuar në Medine, nuk ka qenë asnjë njëri tjetër përveç profetit Muhammed a.s.:
“Perëndia vinte nga Temani, i Shenjti nga mali Paran. Lavdia e tij mbulonte qiejt dhe toka ishte plot me lëvdimin e tij “.

Në të vërtetë rasti dhe ngjarja e shpënguljes së profetit dhe ndjekja e admiruesve të tij përshkruhet qartë tek Isaia 21:13-17.
”Zoti do të shkojë përpara si një hero, do të nxisë dëshirën e tij të zjarrtë si një luftëtar, do të lëshojë një klithmë, po një klithje therrëse; do të triumfojë mbi armiqtë e tij. Për një kohë të gjatë kam qëndruar në heshtje, nuk kam folur, e kam përmbajtur veten; por tani do të bërtas si një grua që heq të prerat e lindjes, do të marr frymë me vështirësi dhe njëkohësisht do të shfryj. Do të shkretojë malet dhe kodrat dhe do të t’i thaj tërë bimët e blerta; do t’i katandis lumenjtë në ishuj dhe do të thaj pellgjet. Do t’i bëj të verbërit të ecin nepër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t’i çoj nëpër shtigje të panjohura; do të ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t’i bërtas. Do të kthejnë kurrizin plot me turp ata që kanë besim në shëmbëlltyrat e gdhendura dhe u thonë shëmbëlltyrave të derdhura: “ Ju jeni perënditë tona! ”

Kështu që paragrafi i larpërmendur flet po aq mirë rreth luftës së Bedrit, ku numër i vogël i të armatosurve të devotshëm shpartalluan në mënyrë të mrekullushme njerëzit “ e fuqishëm ” (e shumtë) të Ke’darit, i cili dëshoronte t’a rrënojë fenë Islame dhe të mbillte frikë për popullin që kishin pranuar fenë Islame.

KUR’ANI A ËSHTË PARALAJMËRUAR NË BIBËL?

Për 23 vite, Fjala e Zotit xh.sh. (Kur’ani) gjendet vërtetësisht e vendosur në gojën e Muhammedit a.s.. Ai nuk ishte “ autor “ i Kur’anit. Kur’ani iu diktonte atij nga meleku i shpalljes Gabrieli (Xhebraili a.s.), i cili e pyeste Muhammedin a.s. thjeshtë për përsëritjen e fjalëve të Kur’anit që i dëgjonte nga ai.
Atëkohë ishte komisioni që këto fjalë i mësonin përmendësh dhe i shkruanin ato “ ajete ” që i dëgjonin gjatë gjithë jetës së Muhammedit a.s. dhe ishin nën mbikqyrjen e tij. Kjo ka qenë përputhja që profeti “ i ngjashëm me Musain a.s. ” nga mesi i “ vëllezërve ” izraelitë ( nga pasardhësit e Ismaelit (Ismailit a.s.)) ka qenë gjithashtu e përshkruar, ndërsa vetëm në gojën e të cilit Zoti xh.sh. do t’i vendosë Fjalët e Tij dhe ai i cili do të flet në emrin e Zotit xh.sh. (Ligji i Përtërirë 18:18 – 20).

“Unë do të nxjerr për ta një profet nga “ mesi “ gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t’u thotë atyre të gjitha ato që unë do t’i urdhëroj. Dhe do të ndodhë që në se dikush nuk i dëgjon fjalët e mia që ai thotë në emrin tim, unë do t’i kërkoj llogari. Por profeti që pretendon të thotë në emrin tim një gjë për të cilën unë e kam urdhëruar ta thotë ose flet në emër të perëndive të tjera, ai profet do të vritet ”.

Gjithëashtu ka qenë përputhje “ Paraclete ” , “ Zëvendësi “ , “ Ngushëlluesi ” që Jezusi (Isau a.s.) paralajmëroi për ardhjen pas tij që gjendet i përshkruar si i vetmi i cili “ nuk flet nga vetvetja, përveç çka ai do të dëgjoj, atë ai do ta flet ”(Gjoni 16:13).
“Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t’ju kumtojë gjërat që do të vijnë.

Ka qenë edhe përputhja tjetër që profeti Isaia ka thënë rreth të dërguarit, që lidhet me Ke’darin dhe kënga e re (Shkrimi i Shenjtë “ Kur’ani ” në gjuhën e re “ arabisht “) që do t’a këndojnë për Zotin xh.sh. ( Isaia 42:10-11).
“I këndoni Zotit një kantik të ri “ këngë të re ” lëvdimin e tij nga skajet e tokës, o ju që zbrisni në det, dhe atë që i përmban, ishujt dhe banorët e tyre. Shkretërira dhe qytetet e tij lartojnë zërin e tyre, bashkë me fshatrat në të cilat banojnë ata të Kedarit. Le të ngazëllojnë banorët e Selas, le të lëshojnë britma nga maja e maleve”.
Me shumë saktësi përmendet edhe kjo profetësi e Isaia-s “ por me bëlbëzim të buzëve, dhe me tjetër gjuhë, ai do t’i flet njerëzve ”. Ky varg ka ndodhur saktësisht, sepse përshkruhet “ belbëzimi i buzëve të profetit Muhammed a.s. ” dhe kjo pasqyron gjendjen e tensionuar dhe përqëndrimin që ai e kaloi në kohën e shpalljes.
Pika tjetër e lidhur është që Kur’ani iu është zbuluar “ shpallur ” dalëngadalë
“ pjesë – pjesë “, me interval kohor brenda 23 viteve.
Kjo është shumë interesante në krahasimin e kësaj që thamë me Isaia 28:10, i cili poashtu flet për këtë qështje.
“Sepse ka një urdhër mbi urdhër, rregull mbi rregull, rregull mbi rregull, pak këtu dhe pak atje ”.

PROFETI MUHAMMED A.S. – “ ZËVENDËSI “ – “ NGUSHËLLUESI “ – “ NDIHMËSI “

Koha kur Jezusi (Isau a.s.) ende nuk ishte ngritur tek Zoti xh.sh., izraelitët ende ishin duke e pritur profetin “ e ngjashëm “ me Moisiun (Musain a.s.), që profetizohet – paralajmërohet ardhja e tij tek Ligji i Përtërirë 18:18.
“Dhe do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t’u thotë atyre të gjitha ato që unë do t’i urdhëroj ”.
Kur Gjon Pagëzuesi (Jahja-u a.s.) kishte ardhur, ishte pyetur nga njerëzit nëse ai ishte Mesia, dhe ai i ishte përgjigjur “ Jo ”.
Ishte pyetur nëse ai ishte Elija, dhe ai i ishte përgjigjur “ Jo “. Atëherë, me qartësi “dukshëm “ përmendet ( tek Ligji i Përtërirë 18:18), kur njerëzit e kishin pyetur atë: “ A je ti Profeti ”, dhe ai ishte përgjigjur “ Jo ” (Gjoni 1:19-21).
“Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jerusalemi priftërinjë dhe levitë për ta pyetur: “ Kush je ti ?”. Ai edhe e rrëfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrëfeu: “ Unë nuk jam Krishti ”. Atëherë ata e pyetën: “ Kush je, pra? A je Elia?”. Ai tha: “ Nuk jam! ”. ”Je ti profeti ?”. Dhe ai përgjigjej: ” Jo ”.

Në ungjillin sipas Gjonit ( Kapitujt 14 ; 15 ; 16), Jezusi (Isau a.s.) kishte folur për “ Zëvendësin “ – “ Ngushëlluesin “ – “ Ndihmësin ”, i cili do të vijë pas tij, i cili do të dërgohet nga Ati si “ Zëvendës tjetër ”, i cili do t’i mësoj çështjet apo sendet e reja të cilat njëkohësisht Jezusi (Isau a.s.) nuk mundte t’i mbante.
Megjithëse “ Zëvendësi ” është përshkruar si Shpirt i së Vërtetës (ka për qëllim “ nënkuptim ” Muhammedin a.s., sepse ngjason, se edhe ky ishte i njohur me emrin EL-EMIN “BESNIKU”).

Ai është identifikuar në një varg si Fryma e Shenjtë (Tek Gjoni 14:26), emërtimi i tillë është sidoqoftë i ndryshueshëm me paraqitjen – profilin e “ Zëvendësit ”.
“ Por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë çdo gjë dhe do t’ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë ”.

Në fjalët e Fjalorit Biblik (Ed. J. Mackenzie) “ Kjo pikë, është sigurisht e pranuar të mos jap tërësisht portretin konsekuent ”. Në të vërtetë historia tregon – flet që shumë nga të krishterët e hershëm e kuptuan “Zëvendësin” si njëri dhe jo si shpirt.
Kjo forcë spjegon pasuesit të cilët reagojnë në disa qështje qështje, pa takimin e kriterit të kushtëzuar të Jezusit (Isaut a.s.), që ishte pritur si “ Zëvendës ”. Ky ka qenë profeti Muhammed a.s., që ishte “ Zëvendësi ” , “ Ndihmësi ” , “ Ngushëlluesi ” i parashikuar të dërgohet nga Zoti xh.sh. pas Jezusit (Isaut a.s.).
Ai dëshmoi Jezusin (Isaun a.s.), mësoi qështje të reja që nuk mundi t’i mbante Jezusi (Isau a.s.) në kohën e tij, ai foli çka ai dëgjoj “ çka i shpallej ” dhe ai jetoi me besimtarët (që i mësonin dhe i ruanin mësimet e drejta të tij).
Mësimet e tilla do të mbesin përgjithmonë, sepse ai ishte profeti dhe i dërguari i fundit i Zotit xh.sh., i vetmi i dërguar universal që bashkoi në tërësi njerëzimin në Zotin xh.sh. dhe në rrugën e drejtë dhe të vërtetë.
Ai tregoi shumë gjëra që do të vijnë “ kanë për të ndodhur ” në mënyra dhe detaje të ndryshme, kriter ky i dhënë nga Moisiu (Musai a.s.), i dalluar midis profetëve të vërtetë dhe profetëve të rremë (Ligji i Përtërirë 18:22).
“ Kur profeti flet në emër të Zotit dhe kjo gjë nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi të bëjmë me një gjë që Zoti nuk e ka thënë; e ka thënë profeti me mendjemadhësi; mos ki frikë prej tij”.
Ai hiqte vërejtjen dhe qortonte botën e mëkatit si dhe solli drejtësinë dhe ligjin (Gjoni 16:8-11).
“ Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim. Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua; Për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihmi më; Për gjykim, sepse princi i kësaj botë është gjykuar ”.

A KA NDRYSHUAR UDHËHEQJA E PROFETËSIVE FETARE?

Njerëzit nuk e pranuan profetin e fundit izraelit, Jezusin (Isaun a.s.), sepse kishte ardhur koha që të realizohej premtimi i Zotit xh.sh. që i kishte dhënë Ismaelit (Ismailit a.s.) që nga ai të rrjedh “ populli i madh ” ( Zanafilla 21:13;18).
“ Edhe nga djali i kësaj shërbyeses unë do të bëj një komb, sepse është një pasardhës i yt ”. “Çohu, çoje djaloshin dhe mbaje fort me dorën tënde, sepse unë do të bëj prej tij një komb të madh ”.
Tek Mateu 21:19-21, Jezusi (Isau a.s.) flet për mosfrytshmërinë e pemës së fikut (simboli biblik për trashëgimin e profetësisë), dhe në vargun e fundit po të atij kapitulli Jezusi (Isau a.s.) thotë (tek Mateu 21:23) :
“Prandaj unë ju them juve, mbretëria e Zotit do të merret prej juve dhe do t’ju dhurohet popullit që sjell rezultate ”
Kështu që populli pasardhës i Ismaelit (Ismailit a.s.), refuzuan gurin (Mateu 21:42) i cili ka qenë fitimtar “ ka ngadhënjyer ” kundër të gjitha superfuqive në atë kohë siç është profetizuar nga Jezusi (Isau a.s.):
“ Dhe ai që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copë-copë; dhe ai mbi të cilin do të bjerë ai do të jetë i thërmuar ” (Mateu 21:44).

PËRPUTHJET JASHTË KONTEKSTIT

A është e mundshme që profetësitë e shumta që përmendëm këtu janë të gjitha personale dhe kombinimi jashtë kontekstit keq interpretohet?
Është kundërshtim i vërtetë që vargjet e tilla rrallë studiohen dhe vazhdimisht përshtaten së bashku, si dhe qartë tregojnë ardhjen e njëriut, i cili e ndryshoi drejtimin e historisë së njerëzimit, Muhammedi a.s..
A është kjo e pranueshme që si përfundim të nxjerrim të gjitha këto profetësi të qarta, me ndryshimin e librave të Biblës dhe fjalët e profetëve të ndryshëm, dhe në ndryshimin e kohës, të gjenden të gjitha këto përputhje?

Nëse është kështu, kemi të bëjmë me një përputhje tjetër të çuditshme!!! Njëra nga shenjat e ardhjes së profetit nga Panani (Mekka) është, se ai do të vijë me “10 mijë shenjtorë ”(Ligji i Përtërirë 33:2- sipas versionit të mbretit Xhejms – KJV).
Ky ka qenë përafërsisht numri i besimtarëve të devotshëm që e shoqëruan profetin Muhammed a.s. në Paran (Mekkë), në fitoren e tij pa gjak, që ishte kthyer në vendlindjen e tij, që prishi “ rrënoj ” mbeturinat e simboleve të idhujtarisë në Qabe.

Thotë Zoti xh.sh. ndërsa referohet nga Moisiu (Musai a.s.):
”Dhe do të ndodhë që nëse dikush nuk i dëgjon fjalët e mia që ai thotë në emrin tim, unë do t’i kërkoj llogari ”(Ligji i Përtërirë 18:19).

Të dashur lexues: Lutem që drita e vërtetë të ndriçojë në zemrat dhe mendjet tuaja, dhe lutem që t’ju udhëheqë juve në paqe dhe siguri gjatë jetës tuaj dhe lumturi të përjetshme në botën tjetër në Ahiret. Amin.
Gjatë përkthimit të këtij artikulli, citatet biblike kryesisht i kam marrë nga përkthimi i Biblës Diodati i Ri 1993-1994, si dhe ajetin Kur’anor nga përkthimi i Sherif Ahmetit.