Rreth frymëzimit të Biblës

Rreth frymëzimit të Biblës

Rezart BEKA

Një nga pasazhet më të cituara në literaturën e krishterë për inspirimin e librave biblikë është edhe pasazhi tek II Timoteu 3:16 në të cilin thuhet: “I gjithë shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi”.
Atë Raymond Collins pohon: “Për më tepër historianët e dogmës do të kenë vërejtur se II Timoteu 3:16-17 ka shërbyer si pikë konstante referimi në paraqitjen tradicionale të doktrinës së inspirimit“ [1].
Për të krishterët ky pasazh është një provë e qartë dhe kategorike që autorët e biblës kanë qenë të gjithë të frymëzuar.Le të shohim ndonëse shkurtimisht vlefshmërinë e këtij arsyetimi.

1. Ky verset gjendet tek një nga letrat e Palit drejtuar Timoteut. Kjo letër nëse është shkruar me të vërtetë nga Pali duhet të jetë përpiluar rreth viteve 60-70 pas krishtit. Tradicionalisht viti 67 është lakuar më shumë nga teologët e krishterë [2]. Nga kjo që sapo thamë kuptojmë se kjo letër është shkruar shumë kohë para se të përpiloheshin ungjijtë dhe një pjesë e madhe e librave biblikë të Dhiatës së Re. Një pjesë e mirë e literaturës neotestamentare është përpiluar rreth viteve 70-100 e.s. Kësaj kohe i përkasin katër ungjijtë, letra e Hebrenjve, Zbulesa etj. Kjo do të thotë se nëse e marrim për bazë këtë verset, me të, nuk mund të vërtetojmë dot inspirimin e të gjithë Biblës. Pasazhi ku thuhet se “i gjithë shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia” përjashton shumë libra biblikë që nuk kishin dalë ende në qarkullim në atë kohë. Për më tepër këto fjalë Pali ia drejton Timoteut dhe normalisht që në të përfshihen vetëm librat që Timoteu njihte. E siē e thamë më parë një pjesë e mirë e librave Biblikë nuk kishin dalë ende në qarkullim. Pra ky verset nuk është provë për inspirimin e të gjithë autorëve biblikë.

2. Shumë teologë të krishterë kanë pohuar se ky verset nuk i referohet Dhiatës së Re, por librave biblikë të Dhiatës së Vjetër. Kjo gjë bëhet e qartë sapo e analizojmë pak më në thellësi pasazhin në fjalë

a. Në këtë pasazh gjenden dy fjalë kyē, shkrim i shenjtë dhe frymëzim. Këto përdoren nga autori i II Timoteut për të përshkruar një literaturë hyjnore e cila besohej si e frymëzuar nga Perëndia dhe detyrimisht meritonte apelativin Shkrim i shenjtë. Siē e kemi parë derimëtani për të krishterët e hershëm së paku deri në gjysmën e dytë të shekulli të dytë, i vetmi shkrim i cili njihej si i frymëzuar nga Perëndia dhe meritor për emrin Shkrim i shenjtë ishin vetëm librat e Dhiatës së Vjetër. Termi shkrim i shenjtë, edhe shumë kohë pas Palit, nuk ka qenë përdorur për librat e Dhiatës së Re. Atë Raymond Collins komenton: “Kjo nomenklaturë ‘shkrimet e shenjta’ (hiera grammata), përndryshe nuk gjendet gjëkundi në Dhiatën e Re; e as në Dhiatën e Vjetër poashtu. Por na bëhet e njohur nga Judaizmi Helen. Edhe Filo (Jeta e Moisiut, 2;292) edhe Jozefusi (Antikitetet e Judenjve, 10;210)e përdorin termin ‘shkrime të shenjta’. Kjo shprehje përcakton atë që ne të krishterët rëndom e quajmë Dhiatë e Vjetër; dhe asgjë në përdorimin e shprehjes nuk sugjeron se autori i II Timoteut kishte në mend shkrimet e Krishtere” [3] Nga kjo mund të pohojmë se përdorimi i këtij pasazhi për të vërtetuar frymëzimin e librave biblikë të Dhjatës së Re përbën një anakronizëm. E vetmja mundësi është që Pali në këtë verset ti jetë referuar librave të Dhiatës së Vjetër.

b. Ky fakt bëhet krejtësisht i qartë kur e analizojmë versetin në kontekstin e tij. Nëse do ta shohim në tërësi krejt pasazhin e II Timoteut 3:10-17 do të shohim se në të Pali nxit Timoteun, si njëri i Zotit dhe lider i kishës që ishte, që të ndjekë shembullin e Palit dhe traditën e mësimeve të tij. Pika më e rëndësishme ndodhet në vesetet 14- 15 ku Pali i thotë Timoteut: “Por ti qëndro në ato që mësove dhe u binde plotësisht, duke e ditur prej kujt i mësove, dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus”. Siē shihet në këtë verset, Pali po e përkujton Timoteun për shkrimet e shenjta që ai kishte mësuar që nga fëmijëria. Shprehja e përdorur në greqisht fjalëpërfjalë do të thotë që kur ishe bebe [4]. Hebrenjtë e kishin zakon ti mësonin që nga fëmijëria e hershme fëmijëve shkrimin e shenjtë (Dhjatën e Vjetër). Është pikërisht këtij shkrimi që Pali i referohet duke qenë edhe se asnjë shkrim i Dhiatës së Re nuk ka ekzistuar kur timoteu ishte fëmijë. Të krishterët e hershëm ishin të bindur se në Dhjatën e Vjetër ishte parashikuar gjithēka për jetën dhe misionin e Jezusit dhe se analiza e profecive biblike për Jezusin do të shpinte të besoje në të si Mesia i pritur dhe detyrimisht të arrije shpëtimin [5]. Është pikërisht kjo arsyeje se përse Pali pasi i referohet shkrimeve të shenjta që Timoteu kishte njohur që kur ishte fëmijë vazhdon e thotë: “… të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus”. Më pas vimë në versetin 16 ku Pali thotë: “I gjithë shkrimi (që Timoteu kishte mësuar që fëmijë) është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje ndreqje dhe për edukim me drejtësi. Siē shihet edhe nga konteksti i gjithë pasazhit, Pali me termin shkrim i shenjtë nënkupton literaturën e Dhjatës së Vjetër, që në atë kohë besohej nga të krishterët si i vetmi tekst i cili meriton emrin shkrim i shenjtë. Teologë të shumtë të krishterë e kanë pohuar këtë fakt në punimet e tyre. Në vijim do të përmendim disa prej tyre.

Në Enciklopedinë e Re Katolike e cila është një nga veprat më të njohura në botë lexojmë: “Vlera e përhershme e Dhiatës së Vjetër është insistuar tek 2 Timoteu 3:15-16 duke sqaruar se” I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi” Për këto arsye Dhiata e Vjetër është mbajtur në Kishë si autoritative dhe e dobishme. ( I Korintasve 10:11)” [6]

Në një fjalor të njohur biblikë lexojmë: “Termi Grek për ‘i inspiruar’ (theopneustos, i frymëzuar nga Perëndia) gjendet vetëm një herë në Bibël (II Timoteu 3:16) dhe edhe atëherë duke iu referuar Dhiatës së Vjetër: “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, ”… Autori i II Timoteut pa dyshim është duke menduar në Shkrimin si shkresa të njerëzve të cilët shkruan nën udhëzim dhe me fuqinë e Shpirtit Hyjnor. Shkrimi – që do të thotë Ligji, Profetët dhe shkrimet e tjera të tilla si Psalmet, u shkruan nga njerëzit të cilëve u ishte dhënë një ndritje e veēantë në rrugët dhe qëllimet e Perëndisë, në mënyrë që porosia e tyre do të duhej të konsiderohej si fjalë thelbësore e Perëndisë për njerëzit e tij. ” [7] Në një përkthim të njohur biblikë në gjuhën angleze lexojmë: “15. Shkrimet e Shenjta, pra Dhiata e Vjetër, të cilën Kisha e interpretoi si kallëzuese të Jezus Krishtit” 16. Të gjitha Shkrimet, Dhiata e Vjetër”. [8]

Në një komentar biblik pohohet: “Të gjitha shkrimet: Dhiata e Vjetër; për autorin dhe lexuesit e tij, ashtu sikur edhe për Palin dhe lexuesit e tij, kjo do të thoshte përkthimi Grek, pra Septuaginta. Koncepti Helen për inspirimin influencoi në Krishterimin e hershëm.” [9].
Në një tjetër vepër të njohur lexojmë “Timoteu ishte mirë i informuar. Ai e dinte Fjalën e Perëndisë që nga fëmijëria. Mirëpo, nuk ishte Dhiata e Re ajo të cilën Apostulli Pal e kishte në mendje dhe e cila nuk kishte qenë e shkruar në kohën kur Timoteu ishte fëmijë. Mos e neglizhoni Dhiatën e Vjetër. Shumë të krishterë e bëjnë këtë; shumë nga ta i kushtojnë pak kohë Dhiatës së Vjetër, dhe rezultati është se ata kanë një të kuptuar shumë joperfekt të Dhiatës së Re. Për të parë rrënjët e Dhiatës së Re depërto thellë në Dhiatën e Vjetër. Timoteu i dinte shkrimet hebraike. Ai ishte i familjarizuar me profecitë rreth ardhjes së Mesisë, kështu që kur atij iu prezantua Zoti Jezus, ai ishte përgatitur për ta besuar. ‘dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus.’” [10] Në një nga komentarë katolikë më të njohur në botë i cili për më tepër posedon edhe Nihil Obstatin dhe Imprimaturin, pra lejen e autoriteteve kishtare për botim gjejmë këtë koment: “Duke qenë se koleksioni Shkrimeve të Krishtere nuk ishte akoma në ekzistencë në kohën kur u shkrua II Timoteu…shprehja ‘i gjithë Shkrimi’ i referohet (vetëm) Shkrimeve Hebraike, siē është vërtetuar gjithashtu nga shprehja paralele ‘shkrimet e shenjta’ në vargun 15. Përfundimisht, pasi që pasa graphe-s i mungon rasa e shquar, sipas të gjitha gjasave ajo nënkupton ēdo pasazh të Shkrimeve…Kështuqë 2 Timoteu afirmon se ēdo pasazh në Shkrimet Hebraike është i frymëzuar; dhe si rezultat këto Shkrime janë të dobishme për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi. Duke qenë se Shkrimet kanë ardhur nga Perëndia ato mund të jenë profitabile me qëllim të udhëzimit dhe këshillimit” [11]

3. Në një analizë të fundit mund të themi se Letra e Timoteut e cila është pjesë e një grup letrash që njihen ndryshe edhe si letrat baritore, është konsideruar si një pseudoepigrafi e përpiluar në vitin 150 pas krishtit. Sipas shumicës së teologëve të sotëm të krishterë kjo letër nuk është shkruar nga Pali por nga një njeri i panjohur rreth një shekull pas vdekjes së Palit. Më vonë ne do të analizojmë më në detaje këtë rast por këtu do të mjaftohemi me riprodhimin e disa autoriteteve kishtare lidhur me Letrën drejtuar Timoteut. Atë Raymond Collins në një nga veprat e tij pohon: “Një numër i konsideratave i udhëzoi shumë ekzegetë në përfundimin se e tërë Letra është pseudepigrafe. Kështu që ne nuk duhet të mendojmë se fragmenti i konsideruar (3:10-17) është pjesë e një letre personale të apostullit drejtuar Timoteut, shokut të tij dhe bashkëpunëtorit të ngushtë”[12] Teologu i njohur Archibald Robertson pohon: “…letrat drejtuar Timoteut dhe Titit janë konsideruar edhe nga teologë profesionalë si sajesa të shekullit të dytë..” [13] .

Në një tjetër vepër gjejmë: “…të gjithë shkollarët me përjashtim të Katolikëve dhe Fundamentalistëve tani pajtohen se ato (Letrat Timoteut dhe Titit) janë shpikje të shekullit të dytë që merren me gjendjen e shekullit të dytë…këta falsifikues mbase përdorën atë që e dinin për jetën e Palit për ta bërë punën e tyre të duket sa më e ngjashme (me mentalitetin e tij)” [14] Së fundmi do të përmendim një fjalor të njohur biblikë ku pohohet: “Kështu, konkluzioni i nxjerrë nga shumica dërmuese e shkollarëve është se Letrat Pastorale duhet ti atribuohen ndonjë autori të krishterë me pseudonim të shekullit të dytë, i cili ishte i bindur se mësimet e Palit ishin normative për kishën, dhe se Pali do ti adresohej kushteve ekzistuese në atë mënyrë”. [15].
Pra përfundimisht mund të pohojmë se përdorimi i këtij verseti për të vërtetuar inspirimin e autorëve neotestamentar është i pabazë. Në këtë verset reflektohet thjesht opinioni i të krishterëve të hershëm lidhur me statusin e librave të Dhjatës së Vjetër

Referencat:
[1] Raymond F. Collins, Introduction to the New Testament, New York, 1987, f. 319
[2] Shih; “La Sacra Bibbia” Edizioni Paoline, Romë 1968, f. 1324; Life Application Study Bible, New Living Translation, Tyndale House Publishers, Inc., Illinois, 1996, f. 1937; Holy Bible, New Living Translation, Tyndale House Publishers, Inc., Illinois 1997, f. 690.
[3] Raymond F. Collins, Introduction to the New Testament, New York, 1987, f. 320
[4] Shih, New Bible Commentary, Eerdemans Publishing, Michigan, vëllimi I, 1965, f. 1078
[5] shih: “The Clarendon Bible”; The Gospel According to Saint Mark, by A.W.F.Blunt, Oxford 1929, f. 11-12
[6] New Catholic Encyclopedia”, 1967, Vëll. II, f. 382
[7] The Interpreter’s Dictionary of the Bible, Edited by George Arthur Buttrick, Abingdon Press, Nashville, Nju Jork, 1962, f. 713-714
[8] The New Oxford Annotated Bible with Apocrypha: New Revised Standard Version, edited by Bruce M. Metzger and Roland E. Murphy, New York: Oxford University Press, 1994, f. 1448, nën komentin e II Timoteut
[9] Nelson’s Bible Commentary, Thomas Nelson & Sons, Neë York, vëllimi VII, 1962, f. 2515.
[10] Adresses on the First and Second Epistles of Timothy also lectures on the Episles of Titus, by H.A. Ironside, Loizeaux Brothers, 1947, f, 226-7
[11] Raymond E. Brown, Joseph A. Fitzmyer, Roland E. Murphy (Ed.), The New Jerome Biblical Commentary, Englewood Cliffs, NJ: Prentice Hall, 1990), Nihil Obstat. Imprimatur: Reverend William J. Kane. Vicar General for the Archdiocese of Washington, Nov. 15 1988; për pohime të ngjashme shih edhe: The Cambridge Annotated Study Bible”- New Revised Standard Version, Notes and references by Howard Clark Kee, Cambridge 1993, f. 203, nwn komentin e II Timoteut; “The Interpreter’s Bible, vwll. XI edited by George Arthur Buttrick, Nashville, NT: Abingdon, 1952, f. 507; “The New Bible Commentary Revised”, Edited by D. Guthrie, J.A. Motyer, A.M. Stibbs, D.J. Wiseman, Eerdmans Publishing, Michigan 1970, f. 1078; The Zondervan Pictorial Encyclopedia of the Bible, edited by Merril C. Tenney, Zondervan Publishing House, Grand rapids, Miēigan 1978, f. 752; New Bible Commentary, Eerdemans Publishing, Michigan, vwllimi I, 1965, f. 1078; “The KJV Parallel Bible Commentary”; The IVP Bible background Commentary, f. 630; Gnomon of the New Testament, by John Albert Bengel, Edinburgh vwllimi IV, f. 310; Irwins Bible Commentary. The John Winston Company Philadelphia, f. 533
[12] Raymond F. Collins, Introduction to the New Testament, New York, 1987, f. 320
[13] Archibald Robertson, The Origins of Christianity, (Neë York, 1954), f. 66
[14] Freed, New Testament, p. 440, as quoted by Lee Martin Mc Donald & Stanley E. Porter. Early Christianity and Its Sacred Literature, (Hendrickson Publishers Inc., 2000), p. 488
[15] “Paul J. Achtemier (Ed.), Harper’s Bible Dictionary (San Francisco: Harper and Row, 1985