Trinia nuk është besim Biblik

Trinia nuk është besim Biblik

Xhelal Ebuelrub
 

Burimi: 50 koncepte të drejta e humane nga Muhamedi, f.20-22

… Enciklopeditë dhe fjalorët kryesor perëndimorë, të shkruara në Perëndimin e krishterë, nga kryesisht autorë perëndimorë të krishterë, i pranojnë këto fakte:

The New Encyclopaedia Britannica:”As fjala ‘Trini’ e as doktrina e qartë nuk gjenden në Dhiatën e Re, e as që Jezusi dhe pasuesit e tij patën për qëllim ta kundërshtojnë Shemën* në Dhiatën e Moçme:’Dëgjo, o Izrael: Zoti ynë është një Zot’ [Deuteronomia 6:4]… Doktrina u zhvillua gradualisht, për disa shekuj dhe nëpër shumë debate… Nuk ndodhi veçse në shekullin 4 që dallueshmëria e të treve dhe uniteti i tyre u bashkua në një doktrinë të vetme ortodokse të një ekzistence dhe tre qenieve… Nga fundi i shekullit 4… doktrina e Trinisë mori formën e cila është mbajtur deri tani”.

The Encyclopaedia Americana:”Krishterimi i përftua nga Judaizmi dhe Judaizmi qe saktësisht Njësues [besimi se Zoti është një qenie]. Rruga që çoi nga Jerusalemi në Nikea, ishte pothuajse e drejtë. Trinitarizmi i shekullit të katërt, nuk pasqyronte saktësisht mësimet e hershme krishtere lidhur me natyrën e Zotit. Përkundrazi, ajo ishte një devijim nga këto mësime”.2

The Columbia Encyclopaedia:”Trinia… kjo doktrinë nuk mësohet qartë në Dhiatën e Re”.3

The New Catholic Encyclopaedia:”Formula [një Zot në tre qenie] në vetvete nuk pasqyron vetëdijen e drejtpërdrejtë të periudhës së zanafillës. Ajo qe një prodhim i një zhvillimi doktrinar tre-shekullor. .. Formulimi ‘një Zot në tre qenie’ nuk u vendos fort e sigurisht që nuk u përvetësua në jetën e krishtere dhe në predikimin e saj të fesë para fundit të shekullit 4. Por, është pikërisht ky formulim që ka pohuar titullin e dogmës së Trinisë. Midis Etërve Apostolikë, s’ka pasur gjë që, madje, as për së largu t’i jetë afruar një mentaliteti apo pikëpamjeje të këtillë.”4

Encyclopaedia of Religion and Ethics:”Në Dhiatën e Re, nuk gjejmë doktrinën e Trinisë apo ndonjë gjë tjetër si forma në të cilën është zhvilluar ajo, madje as në teologjinë Pauliste* dhe Johaniste*”.5

Encyclopaedia International:”Doktrina e Trinisë nuk është formuar nga predikimi i apostujve, siç është transmetuar në Dhiatën e Re”.6
New Bible Dictionary:”Fjala ‘Trini’ nuk gjendet në Bibël dhe, ndonëse është përdor nga Tertullian* në dekadën e fundit të shekullit 2, kjo nuk ka zënë vend formalisht në teologjinë e Kishës, deri në shekullin 4″.7

Dictionary of the Bible:”Trinia e Zotit përkufizohet nga Kisha si besimi se në Zotin ka tre qenie, të cilët rrojnë në një natyrë. Ky përkufizim i besimit u arrit në shekujt 4 dhe 5 p.e.s., prandaj nuk paraqet një besim biblik as saktësisht, as formalisht”.8

New International Dictionary of New Testament Theology:”Dhiata e Re nuk përmban doktrinën e zhvilluar të Trinisë… Krishterimi primitiv nuk ka pasur një doktrinë të qartë Trinie, siç është përpunuar në kredot e Kishës së hershme më pas “.9

The Oxford Companion of the Bible:”Ngaqë Trinia është një pjesë aq e rëndësishme e doktrinës së vonë krishtere, është e habitshme që ky term nuk paraqitet në Dhiatën e Re. Njëlloj, koncepti i zhvilluar i tre ortakëve të barabartë në Hyjninë, i gjetur në formulimet e mëvonshme të kredos, nuk mund të zbulohet qartë brenda kufijve të ligjit kishtar… Ndërsa shkruesit e Dhiatës së Re flasin shumë rreth Zotit, Jezusit dhe Shpirtit të secilit nga këta, asnjë shkrues i Dhiatës së Re nuk shpjegon marrëdhëniet mes këtyre treve në detajet që të krishterët e vonë e shpjegojnë”.10

… Trinia iu imponua krishterimit nga Perandori Konstantin, i cili më 335 p.e.s. thirri këshillin e përgjithshëm, të parin në historinë e Kishës, me qëllim të largimit të mospajtimeve rreth natyrës së Zotit, të cilat u shfaqen mes grupimeve të ndryshme krishtere.

Disa javë pasi u mblodh këshilli, i cili, sipas Athanasit, në letrën e tij Ad Afros, përbëhej nga 318 peshkopë, doktrina e Trinisë iu imponua të krishterëve si një kredo që duhej pasuar.
Vendimin e Konstantinit, i cili në thelb ishte një Perandor pagan, e pasuan persekutimet e tmerrshme fetare, me qëllim që të detyrohej një kredo e shpikur, e cila asnjëherë nuk u predikua nga Jezusi [paqja qoftë mbi të].
Edhe mbështetësit më fanatikë të Trinisë nuk munden të gjurmojnë shkencërisht Trininë moderne më larg se shekulli i dytë i krishterë. Madje edhe atëherë, kjo ishte një kredo e huaj, që kurrë s’ishte përhapur nga Jezusi apo nga ndonjë prej dishepujve të tij. Gjatë asaj kohe, Trinia konkurronte me të tjera teori të huaja, të popullarizuara midis të krishterëve, rreth natyrës së Jezu Krishtit [paqja qoftë mbi të].
Që atëherë, besimi i vërtetë i Jezusit u pakësua, derisa, pothuajse, u zhduk para se të vinte Islami.

*. [Sh.P.] Shema ose Sh’ma Jisroel janë dy fjalët e para të një pjese të Torës [Teuratit], e cila përdoret si pjesë kryesore në të gjitha lutjet çifute të mëngjesit dhe të mbrëmjes, dhe drejtpërdrejt pasqyron porosinë monoteiste të Judazimit [Wikipedia].
1. The New Encyclopaedia Britannica (vol. XI, pg.928) (2003)
2. The Encyclopaedia Americana (vol. XXVII, pg.294L) (1956)
3. Legasse, P (Ed.) (2000). The Columbia Encyclopaedia (Pg.2885)
4. The New Catholic Encyclopaedia (vol. XIV, pg.295 & 299) (1967)
*. [Sh.P.] Pauliste: Kjo i referohet një dege të krishterimit të hershëm, që identifikohet me besimin dhe doktrinat e mbështetura nga apostulli Pal në shkrimet e tij. [Wikipedia] *. [Sh.P.] Johaniste: Literatura Johaniste është përmbledhje e punimeve të Dhiatës së Re, që, nëpërmjet gojëdhënave, i referohen personit Gjon Evangjelisti. [Wikipedia] 5. Hastings, J. (1951). Encyclopaedia of Religion and Ethics (vol. XII, pg.458).
6. Henderson, I (1969). Encyclopaedia International (pg.226)
*. [Sh.P.] Udhëheqës Kishe dhe autor nga periudha e krishterimit të hershëm. [Wikipedia] 7. Douglas, J.D. (1962). The New Bible Dictionary (pg.1298)
8. McKenzie, J.L (1995) Dictionary of the Bible (pg 899)
9. Brown, Colin (1932). New International Dictionary of New Testament Theology (vol.2 pg.84)
10. Metzger, B.M & Coogan, M.D. (1993). The Oxford Companion to the Bible (pg.782)

http://mburoja.net